Ligji per '' Barazine Gjinore ne Shoqeri ''

ida angel

:)
V.I.P
LIGJNr.9970, datë 24.7.2008
PثR BARAZINث GJINORE Nث SHOQثRI


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث
VENDOSI
:
PJESA I
DISPOZITA Tث PثRGJITHSHME
Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe
trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të
drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës
shoqërore.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:
a) të sigurojë mbrojtje efikase nga diskriminimi për shkak të gjinisë dhe nga çdo formë
sjelljeje, që nxit diskriminimin për shkak të gjinisë;
b) të përcaktojë masa për garantimin e mundësive të barabarta ndërmjet grave e burrave,
për të eliminuar diskriminimin e bazuar në gjini, në çfarëdo forme me të cilën shfaqet;
c) të përcaktojë përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore, qendrore dhe vendore, për të
hartuar dhe zbatuar aktet normative, si dhe politikat që mbështesin zhvillimin dhe nxitjen e
barazisë gjinore në shoqëri.

Neni 3

Parimet themelore


1. Ky ligj bazohet në parimin e barazisë e të mosdiskriminimit dhe në parimet e tjera, të
sanksionuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga konventa “Për eliminimin e të gjitha
formave të diskriminimit ndaj gruas”, si dhe nga të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare, të
ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk duhet të interpretohen apo zbatohen në mënyrë që të
kufizojnë apo reduktojnë garancitë për arritjen e barazisë gjinore, të shprehura në aktet
ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, acquis communautaire të Bashkimit
Europian, konventa “Për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas”.

Neni 4

Përkufizime


Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Barazi gjinore” është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe e meshkujve në të gjithat
fushat e jetës, pozita e barabartë ndërmjet tyre, mundësi e shanse të barabarta, për të gëzuar të
drejtat dhe për të përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit
të saj.
2. “Përkatësi gjinore” janë mundësitë dhe atributet shoqërore, të lidhura me të qenit femër
apo mashkull, si dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
3. “Diskriminim për shkak të gjinisë” është çdo dallim, përjashtim ose kufizim mbi baza
gjinore, që ka për qëllim ose për pasojë dëmtimin, mosnjohjen, mosgëzimin dhe mosushtrimin, në
mënyrë të barabartë, nga secila gjini, të të drejtave të njeriut dhe lirive të parashikuara në
Kushtetutë dhe në ligje, në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile.
4. “Integrim gjinor” është procesi që zhvillohet ndërmjet femrave dhe meshkujve, si një
proces që nuk i përket vetëm njërës gjini si grup i veçuar, por shoqërisë në tërësi. Si i tillë,
integrimi gjinor është rruga për arritjen e barazisë gjinore në shoqëri, nëpërmjet përfshirjes së
perspektivës së secilës nga gjinitë në të gjitha proceset ligjvënëse, politikëbërëse, planifikuese,
zbatuese e monitoruese.
5. “Përfaqësim i barabartë gjinor” është përfaqësimi i secilës prej gjinive me jo më pak se
30 për qind në një institucion, në nivel drejtues, organ të emëruar, parti politike.
6. “Masa të veçanta të përkohshme” janë masat e ndërmarra nga organet shtetërore, që
synojnë përshpejtimin e vendosjes së barazisë faktike ndërmjet femrave dhe meshkujve në
shoqëri.
7. “Nëpunës që merret me çështjet e barazisë gjinore” është punonjësi i administratës
publike, qendrore apo vendore, i cili ka formim dhe njohuri të posaçme në fushën e barazisë
gjinore dhe ia kushton kohën e punës arritjes së barazisë gjinore dhe integrimit gjinor në sektorin
apo territorin që mbulon.
8. “Punë me vlerë të barabartë” është veprimtaria e paguar, e cila, e krahasuar me të
njëjtët tregues ose njësi matëse të një veprimtarie tjetër, pasqyron njohuritë e ngjashme ose të
barabarta dhe aftësitë profesionale në realizimin e një sasie të barabartë dhe të përafërt të
përpjekjeve fizike e intelektuale.
9. “Ngacmim për shkak të përkatësisë gjinore” është çdo formë sjelljeje e padëshiruar, që
lidhet me gjininë e një personi dhe ka për qëllim dhe/ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit
personal ose krijimin e një mjedisi kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes.
10. “Shqetësim seksual” është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose
veprime fizike dhe simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin
e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues,
përçmues apo fyes.


Neni 5

Zbatimi i ligjit


1. Ky ligj mbron nga diskriminimi për shkak të gjinisë të gjithë personat, që jetojnë dhe
qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Shtetasit shqiptarë, me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të
Republikës së Shqipërisë, gëzojnë mbrojtjen, që ofron ky ligj, në marrëdhëniet me organet
shtetërore shqiptare.
3. Personat fizikë e juridikë të huaj, me banim, vendqëndrim apo seli jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë, gëzojnë mbrojtjen, që ofron ky ligj, në marrëdhëniet me organet
shtetërore shqiptare.

Neni 6
Ndalimi i diskriminimit për shkak të gjinisë



1. اdo trajtim më pak i favorshëm i një personi për shkak të gjinisë, në krahasim me
trajtimin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një personi të gjinisë tjetër, në një situatë të
ngjashme, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të gjinisë dhe ndalohet.
2. Hartimi, zbatimi, nxitja dhe krijimi i dispozitave, kushteve, kritereve apo praktikave,
në dukje neutrale, por që sjellin vendosjen në një situatë më pak të favorshme të një personi të
njërës gjini, krahasuar me personat e gjinisë tjetër, përbën diskriminim të tërthortë për shkak të
gjinisë dhe ndalohet. Nga ky ndalim bëjnë përjashtim rastet kur këto dispozita, kushte, kritere apo
praktika justifikohen nga një qëllim i përligjur dhe mjetet apo rrugët për arritjen e këtij qëllimi
janë të nevojshme dhe të përshtatshme.

Neni 7

Masat e nevojshme për sigurimin e barazisë gjinore


Për sigurimin e barazisë gjinore dhe eliminimin e diskriminimit për shkak të gjinisë,
organet shtetërore, në bazë të kompetencave të tyre:
1. Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, zbatimin
praktik të parimit të barazisë gjinore.
2. Sigurojnë, përmes masave legjislative ose me mjete të tjera të përshtatshme, të
shoqëruar edhe me sanksione, kur është rasti, ndalimin e çdo diskriminimi për shkak të gjinisë.
3. Sigurojnë, përmes rregullimeve ligjore dhe nënligjore ose me mjete të tjera të
përshtatshme, ndryshimin ose shfuqizimin e çdo akti ligjor, zakoni apo praktike, që përbën
diskriminim për shkak të gjinisë.
4. Marrin të gjitha masat e përshtatshme, për të krijuar lehtësitë e nevojshme e të
përligjura objektivisht, për mundësi të barabarta dhe akses të barabartë për të dyja gjinitë.
5. Sigurojnë, përmes institucioneve publike dhe gjykatave kombëtare, mbrojtjen efektive
të të dyja gjinive ndaj çdo veprimi diskriminues.

Neni 8

Masat e veçanta të përkohshme

1. Masat e veçanta të përkohshme përfshijnë kuotat për të arritur përfaqësim të barabartë
gjinor, rritjen e pjesëmarrjes së gjinisë më pak të përfaqësuar në vendimmarrje dhe në jetën
publike, fuqizimin ekonomik dhe të pozitës së personave të secilës gjini në fushën e punës,
përmirësimin në mënyrë të barabartë të nivelit arsimor, si dhe masa të tjera në çdo fushë, ku
personat e njërës gjini nuk gëzojnë pozitë të barabartë me personat e gjinisë tjetër.
2. Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur organet shtetërore marrin
masa të veçanta të përkohshme, përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë përshpejtimin e
vendosjes së barazisë faktike ndërmjet femrave dhe meshkujve. Këto masa duhet të pushojnë së
ekzistuari sapo të jenë arritur objektivat e barazisë gjinore, për të cilat janë krijuar.

Neni 9

Masat e veçanta

Nuk përbëjnë diskriminim për shkak të gjinisë rastet kur shteti merr masa të veçanta,
përfshirë edhe dispozita ligjore, që synojnë:
a) mbrojtjen e posaçme të grave gjatë shtatzënësisë dhe lindjes, të nënave të reja, si dhe të
prindërve të rinj, për shkak të lindjes natyrore ose të adoptimit të fëmijës, duke krijuar kushte për
mbrojtjen dhe lehtësimin e tyre në punë; në sigurimet shoqërore e ndihmat sociale; në sigurimin e
ndihmës së nevojshme shëndetësore për nënën dhe fëmijën; në sigurimin dhe nxitjen e sistemit të
shërbimeve sociale, duke favorizuar zhvillimin e rrjetit të çerdheve e kopshteve;
b) lehtësimin e ndihmën për personat, që kanë përgjegjësi të veçanta në familje, për shkak
të përkujdesjes së përditshme ndaj anëtarëve të paaftë të familjes, për shkak të moshës, paaftësisë
fizike apo mendore ose për shkaqe të tjera paaftësie.
c) kufizimet për të punuar në disa sektorë të punëve të rënda dhe të rrezikshme për gratë
shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Këto kufizime do të rishikohen periodikisht, në varësi të
njohurive shkencore e teknike dhe sipas nevojave që paraqiten.

PJESA II
ORGANET PثRGJEGJثSE PثR MBARثVAJTJEN E BARAZISث GJINORE
DHE DETYRAT E TYRE


Neni 10

Këshilli i Ministrave


1. Këshilli i Ministrave miraton strategjinë kombëtare dhe planin e veprimit për arritjen e
barazisë gjinore në Shqipëri.
2. Projektligjet e përgatitura nga Këshilli i Ministrave, që i paraqiten Kuvendit për
miratim, nëse është rasti, duhet të shoqërohen edhe me një vlerësim të efekteve për secilën gjini.

Neni 11

Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore


1. Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore është organ këshillimor që ngrihet me urdhër të
Kryeministrit, me propozim të ministrit që mbulon çështjet e barazisë gjinore. Përbërja e tij
miratohet mbi bazën e përfaqësimit të barabartë, sipas përkatësisë gjinore.
2. Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore kryesohet nga ministri që mbulon çështjet e
barazisë gjinore dhe në përbërje ka dhjetë përfaqësues të përcaktuar nga Qeveria dhe tre nga
shoqëria civile. Përfaqësuesit nga shoqëria civile duhet të jenë shtetas shqiptarë, me arsim të lartë
dhe të njohur, për shkak të veprimtarisë së tyre në fushën e barazisë gjinore.
3. Mandati i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore është 4 vjet, me të drejtë
riemërimi, me përjashtim të anëtarëve që janë zgjedhur për shkak të detyrës. Në çdo rast,
ripërtëritja e të gjithë anëtarëve të këshillit në të njëjtën kohë ndalohet.
4. Rregullat procedurale të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, si dhe
shpërblimi i anëtarëve të tij miratohen nga Këshilli i Ministrave në Rregulloren e Këshillit
Kombëtar të Barazisë Gjinore.

Neni 12

Detyrat e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore


Detyrat e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore janë:
a) këshillon Qeverinë për përcaktimin e drejtimit të politikave shtetërore për barazi
gjinore, me përjashtim të çështjeve që merren në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Punës. Për
çështje të një rëndësie të veçantë, Këshilli Kombëtar i Barazisë Gjinore mund të zhvillojë
mbledhje të përbashkëta me Këshillin Kombëtar të Punës;
b) siguron integrimin gjinor në të gjitha fushat, sidomos në ato politike, shoqërore,
ekonomike dhe kulturore;
c) i propozon Këshillit të Ministrave programet kryesore për nxitjen dhe arritjen e
barazisë gjinore në Shqipëri;
ç) vlerëson gjendjen konkrete të barazisë gjinore në vend, duke dalë me udhëzime për
strukturën e çështjeve të barazisë gjinore në ministrinë që mbulon çështjet e barazisë gjinore, si
dhe propozime e rekomandime për Qeverinë, për përmirësimin e gjendjes;
d) miraton raportin vjetor për çështjet e barazisë gjinore të ministrisë që mbulon çështjet
e barazisë gjinore.

Neni 13

Autoriteti shtetëror përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe
të programeve shtetërore për barazinë gjinore


1. Autoriteti shtetëror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji, si dhe të programeve shtetërore
për barazinë gjinore është ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore.
2. Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore:
a) zbaton dhe mbikëqyr zbatimin e këtij ligji, strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit
për arritjen e barazisë gjinore, si dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në
fushën e barazisë gjinore;
b) i propozon Këshillit të Ministrave ndryshime ligjore e nënligjore, nënshkrimin e
akteve ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore dhe të të drejtave të grave, si dhe ndërmarrjen
e masave të tjera, që synojnë të zhdukin dallimet ndërmjet gjinive në gëzimin e të drejtave dhe
ofrimin e mundësive, pasi këshillohet me Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore;
c) bashkëpunon dhe u ofron mbështetje organizatave jofitimprurëse, aktive në fushën e
barazisë gjinore;
ç) organizon edukimin dhe përgatitjen profesionale të nëpunësve për çështjet e barazisë
gjinore;
d) ndërton mekanizmat e mbledhjes së statistikave, të ndara sipas gjinisë, në
bashkëpunim me Institutin e Statistikave dhe me institucionet e tjera shtetërore, si dhe mbikëqyr
mbledhjen dhe përpunimin e tyre;
dh) organizon grumbullimin, analizën dhe përhapjen e informacionit për problemet e
përkatësisë gjinore;
e) vetë ose në bashkëpunim me institucione të tjera, ndërton dhe realizon veprimtari për
edukimin, trajnimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, si dhe punonjësve e
funksionarëve të administratës publike e sistemit gjyqësor mbi konceptin e barazisë gjinore,
mosdiskriminimin e gruas, eliminimin e stereotipave gjinorë, kuptimin e drejtë të rolit të femrës e
të mashkullit, të nënës e të babait në familje dhe shoqëri;
ë) brenda tremujorit të parë të çdo viti, i paraqet Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore
raportin e vitit paraardhës për veprimtarinë e realizuar, ecurinë e punës për arritjen e barazisë
gjinore, problemet e hasura dhe rrugët për kapërcimin e tyre;
f) organizon mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore dhe përgatit materialet,
aktet dhe dokumentet e nevojshme që paraprijnë ose pasojnë këto mbledhje.
3. Institucionet shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, kanë detyrimin ligjor për të
bashkëpunuar me ministrin përkatës, për shkëmbimin e informacionit dhe lehtësimin e
përmbushjes së funksionit të tij. Për këtë qëllim, në çdo ministri emërohet një nëpunës që merret
me çështjet e barazisë gjinore.
4. Ministri realizon detyrat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni, si dhe mbikëqyr
veprimtarinë për çështjet e barazisë gjinore nëpërmjet strukturës që ai ka për këtë qëllim.
Drejtuesi i kësaj strukture drejton këtë veprimtari, si dhe e përfaqëson strukturën në marrëdhëniet
me të tretët.
5. Ministria për çështjet e barazisë gjinore ka burime financimi:
a) Buxhetin e Shtetit;
b) donatorë të ndryshëm.

Neni 14

Organet e qeverisjes vendore


1. Organet e qeverisjes vendore bashkëpunojnë me organet e qeverisjes qendrore për
zbatimin e legjislacionit dhe politikave shtetërore për barazinë gjinore.
2. Organet e qeverisjes vendore bashkëpunojnë ngushtë me organizatat jofitimprurëse për
arritjen e barazisë gjinore në fusha të ndryshme, në territorin që mbulojnë.
3. Organet e qeverisjes vendore kryejnë mbledhjen dhe përpunimin e statistikave
vendore, të ndara sipas gjinisë.
4. Organet e qeverisjes vendore emërojnë një ose disa nëpunës vendorë, që merren me
çështje të barazisë gjinore, pranë tyre.

PJESA III
PJESثMARRJA E BARABARTث GJINORE Nث PROCESIN
E VENDIMMARRJES

Neni 15

Pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes


1. Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe
gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike arrihet kur:
a) sigurohet përfaqësim në masën mbi 30 për qind për secilën gjini, përfshirë edhe në
organet e tyre drejtuese;
b) sigurohet respektimi në mënyrë të njëjtë për secilën gjini i procedurave dhe kritereve
të konkurrimit, gjatë emërimit në këto organe;
c) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve për zgjedhjet
në organet përfaqësuese vendore;
ç) sigurohet përfshirja jo më pak se 30 për qind e secilës gjini në listën e kandidatëve të
paraqitur nga partitë politike për sistemin proporcional për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë;
d) sigurohet përfshirja mbi 30 për qind të secilës gjini në organet administruese të
procesit të zgjedhjeve qendrore dhe vendore.
2. Partitë politike përcaktojnë mënyrat dhe masat për të përmbushur kërkesat e
përcaktuara në pikën 1 të këtij neni.
3. Partitë politike paguajnë një gjobë deri në një të dhjetën e fondit shtetëror për
financimin e fushatës zgjedhore, nëse shkelin dispozitat e këtij neni, deri në ndreqjen e shkeljes.
 
PJESA IV


MBROJTJA DHE TRAJTIMI I BARABARTث, Nث BAZث Tث PثRKATثSISث GJINORE, Nث
MARRثDHثNIET E PUNثS

Neni 16


Detyrimet e punëdhënësit në marrëdhëniet e punës

Punëdhënësi dhe çdo individ, që vepron në emër dhe për llogari të tij, me cilësinë e
ndërmjetësit, të agjentit apo të përfaqësuesit, detyrohet që, për promovimin e barazisë gjinore
para dhe gjatë marrëdhënieve të punës:
1. Të mos përfshijë elemente të diskriminimit në bazë të gjinisë në shpalljen e vendit të
lirë të punës dhe të sigurojë mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt për të aplikuar në
vendet e lira të punës.
Kur për një vend të lirë pune ose për një kategori të caktuar pune ka një shpërndarje të
pabarabartë të femrave dhe meshkujve, nuk përbën diskriminim nëse shpallja vë në dukje
qëllimin e vendosjes së parimeve të barazisë.
2. Të zbatojë kritere të njëjta në të gjitha procedurat e rekrutimit, me përjashtim të rasteve
të veçanta, të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji.
Punëdhënësi nuk mund të disfavorizojë një punëkërkues, duke vendosur rregulla, kritere
ose metoda procedurale, që në dukje janë neutrale, por që në praktikë janë më pak të favorshme
për personat e gjinisë tjetër, përveçse për shkaqe objektive dhe të arsyeshme.
3. Të punësojë pa diferencim gjinor, në çdo pozicion ose vend të lirë, në të gjitha nivelet
e hierarkisë profesionale.
4. Të promovojë shpërndarje të barabartë, ndërmjet femrave dhe meshkujve, në lloje të
ndryshme të vendeve të punës dhe brenda kategorive të ndryshme të punëmarrësve, përmes
trajnimit dhe zhvillimit të aftësive profesionale e të masave të tjera të përkohshme.
5. Të krijojë kushte pune të barabarta dhe të përshtatshme, mundësi të barabarta për
informacion, trajnim e kualifikim dhe trajtim të barabartë të punëmarrësve gjatë marrëdhënieve të
punës.
6. Të zbatojë kritere të barabarta në vlerësimin e cilësisë së punës. Punëdhënësi nuk
mund të zbatojë një kriter vlerësues, në dukje neutral, por që në praktikë është në disavantazh të
personave të gjinisë tjetër.
7. Të japë pagesë të barabartë për punë me vlerë të barabartë.
8. Të marrë masa për ndalimin e diskriminimit, ngacmimeve dhe shqetësimeve seksuale
ndaj punëmarrësit.
9. Të mos vendosë në pozitë të disfavorshme ose të mos marrë masa disiplinore ndaj
punëmarrësit, i cili kundërshton ose ankohet për diskriminim, ngacmim ose shqetësim seksual, si
edhe ndaj punëmarrësit që dëshmon për veprime diskriminuese, ngacmim ose shqetësim seksual,
të kryera prej punëdhënësit ose punëmarrësve të tjerë.

Neni 17

Veprimet diskriminuese të punëdhënësit


1.Veprimet e punëdhënësit në sektorin publik ose privat janë diskriminuese, nëse, për
shkak të gjinisë:
a) përdor standarde ose/dhe procedura të diferencuara ndaj punëmarrësve për rekrutimin,
trajnimin dhe ritrajnimin, promovimin në detyrë, nxitjen profesionale, menaxhimin dhe
shpërndarjen e punës, kohëzgjatjen dhe kushtet e provës, sigurimet shoqërore dhe përfitimet në
rastet e daljes në pension, papunësisë, sëmundjes, invaliditetit, paaftësisë për punë, të drejtën e
lejes dhe të lejes së paguar, mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë në punë, pagesën për punë me
vlerë të barabartë, pjesëmarrjen në organizatat sindikale, përveçse për shkaqe objektive dhe të
arsyeshme, të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji;
b) krijon kushte pune të diferencuara për punëmarrësit e të njëjtit nivel;
c) ndërmerr dënim disiplinor ndaj punëmarrësit, ndryshon kushtet e punës, e transferon
në një punë tjetër, shkurton vende pune, pushon apo largon nga puna ose përfundon kontratën e
punës;
ç) vendos në pozitë të disfavorshme punëmarrësin, për shkak të një ankese ndaj
veprimeve të mësipërme të punëdhënësit.
2. Ndalohet diskriminimi në përzgjedhjen e një kandidati për punë dhe përfundimi i
marrëdhënieve të punës nga punëmarrësi për shkaqe të mëmësisë, mundësisë për shtatzënësi në të
ardhmen, shtatzënësisë, përgjegjësisë prindërore, gjendjes civile, përgjegjësive familjare. Nuk
përbën diskriminim nëse vendi i punës është përcaktuar nga Këshilli i Ministrave si i vështirë ose
i rrezikshëm për shëndetin e nënave me fëmijë në gji dhe për gratë shtatzëna.
3. Gjatë proceseve të riorganizimit dhe reformimit të vendeve të punës, punëdhënësi
respekton rregullat e përfaqësimit të barabartë gjinor në përfundimin e marrëdhënieve të punës.

Neni 18

Përgjegjësitë e punëdhënësit për mbrojtjen e punëmarrësit


nga diskriminimi, ngacmimi dhe shqetësimi seksual
1. اdo diskriminim, ngacmim apo shqetësim seksual në vendin e punës nga punëdhënësi
dhe/ose punëmarrësi është i ndaluar.
2. Punëdhënësi, për të mbrojtur punëmarrësit nga diskriminimi, ngacmimi e, veçanërisht,
nga shqetësimi seksual, detyrohet:
a) të marrë masa parandaluese dhe të përcaktojë masa (sanksione) disiplinore në
rregulloren e brendshme, për ndalimin e ngacmimeve dhe të shqetësimeve seksuale ndaj
punëmarrësit, në përputhje me këtë ligj;
b) nëse merr dijeni, në mënyrë të tërthortë ose me ankesë nga një punëmarrës, i cili
pretendon se është diskriminuar, ngacmuar ose shqetësuar seksualisht nga një punëmarrës tjetër,
pasi bindet, merr masat e duhura organizative për ndalimin e vazhdimit dhe parandalimin e
diskriminimit, të ngacmimit ose shqetësimit seksual dhe zbaton sanksionet disiplinore;
c) të informojë të gjithë punëmarrësit për ndalimin e diskriminimit, të ngacmimit dhe
shqetësimit seksual në vendin e punës.
3. Punëdhënësi vendos në kontratën kolektive të punës rregulla për të parandaluar
diskriminimin për shkak të gjinisë dhe për mënyrën e zgjidhjes së ankesave të bëra prej personave
të dëmtuar nga akte të tilla.
4. اdo marrëveshje individuale ose kontratë kolektive, që vjen në kundërshtim me
dispozitat e këtij ligji, është e pavlefshme.
5. Dispozitat e këtij ligji i shtrijnë efektet e tyre edhe tek të vetëpunësuarit, si dhe për
punëmarrësit, për punët që kryhen në kushtet e shtëpisë.

Neni 19

Autoriteti publik përgjegjës për barazinë gjinore në fushën e punës


1. Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore është autoriteti publik përgjegjës për të
zbatuar dhe kontrolluar respektimin e këtij ligji në fushën e punës dhe të punësimit.
2. Me qëllim që të zbatojnë masat për përmirësimin e mundësive të barabarta ndërmjet
femrave dhe meshkujve, për eliminimin e diskriminimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, për
shkak të përkatësisë gjinore, ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore organizon
mbikëqyrjen dhe ushtron kontroll ndaj institucioneve që varen prej tij, të cilat ndjekin problemet e
barazisë gjinore, si më poshtë:
a) Shërbimi Kombëtar i Punësimit siguron zbatimin e masave për mbikëqyrjen e
mundësive dhe të trajtimit të barabartë ndërmjet burrit dhe gruas në fushën e shërbimit të
punësimit dhe të formimit profesional, si dhe në mbështetjen me të ardhura nga papunësia,
kontrollon marrjen dhe zbatimin e masave të veçanta, të përkohshme, nga punëdhënësi, si dhe i
paraqet ministrit që mbulon çështjet e barazisë gjinore propozime për ndryshime në ligje e akte
nënligjore, çdo nismë e projekte, studime e bashkëpunime të tjera në fushën e barazisë gjinore;
b) Inspektorati Shtetëror i Punës siguron kontrollin dhe zbatimin e masave për
respektimin e barazisë gjinore në fushën e marrëdhënieve të punës e të punësimit, të sigurimeve
shoqërore e shëndetësore, të sigurisë në punë prej punëdhënësit dhe personave të punësuar në
sektorin publik e privat, si dhe kontrollon marrjen dhe zbatimin e masave të veçanta të
përkohshme nga punëdhënësi;
c) Shërbimi Social Shtetëror inspekton dhe përgjigjet për zbatimin e masave për
respektimin e parimeve të barazisë gjinore në fushën e zbatimit të politikave dhe të legjislacionit
të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve të përkujdesit
shoqëror në të gjithë vendin.
3. Ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore bashkëpunon me Ministrin e Financave,
me qëllim që Instituti i Sigurimeve Shoqërore të sigurojë zbatimin e masave për mbikëqyrjen e
barazisë gjinore në fushën e administrimit dhe të menaxhimit të sistemit publik të pensioneve dhe
të të drejtave të tjera të sigurimit shoqëror.
4. Mënyrat, format dhe fushat konkrete të bashkëpunimit në fushën e barazisë gjinore
ndërmjet institucioneve, në varësi të ministrisë që mbulon çështjet e barazisë gjinore dhe
ministrive të tjera, përcaktohen me akte nënligjore.

Neni 20

Njoftimet diskriminuese


1. Përbën diskriminim një njoftim pune, arsimimi, kualifikimi ose trajnimi, kur në të
përcaktohen kërkesa ose preferenca, të cilat i japin përparësi aplikuesit të një gjinie të caktuar, me
përjashtim të rasteve të veçanta, të përcaktuara në nenin 9 të këtij ligji, për shkak të natyrës së
veçantë të punës.
2. Përbën diskriminim një njoftim pune/arsimimi, i cili përmban kërkesa, që nuk kanë
lidhje me vendin e punës/arsimit ose që mund të përjashtojë një femër/mashkull nga aplikimi, ose
që të lë përshtypjen e parapëlqimeve ndaj një gjinie të caktuar, përveçse për shkaqe objektive dhe
të arsyeshme.
3. Përbën diskriminim specifikimi në njoftim i kërkesave ose parapëlqimeve, që kanë të
bëjnë me gjendjen familjare e martesore apo me detyrimet familjare.
4. Në njoftimet e punës është e ndaluar të kërkohet nga njoftuesi informacion rreth jetës
private ose familjare të aplikuesit.
5. Njoftimi nuk është diskriminues nëse gjinia e përfaqësuar në nivelin më të ulët (duke
pasur parasysh vendin e punës dhe postin) nxitet të aplikojë.

Neni 21

Të drejtat e punëmarrësit për respektimin e parimeve
të barazisë gjinore


Punëmarrësit femra dhe meshkuj kanë të drejtë që pa asnjë diskriminim për shkak të
gjinisë:
a) të zgjedhin lirisht profesionin dhe vendin e punës, sistemin e përgatitjes dhe përsosjes
profesionale dhe të kualifikimit të pandërprerë, të mësimit të zanateve, të ngrihen në përgjegjësi,
të kenë punë të qëndrueshme;
b) të kenë të njëjtat mundësi punësimi, përfshirë zbatimin e të njëjtave kritere të
përzgjedhjes për punësim;
c) të informohen nga punëdhënësi për vendet e lira të punës dhe të drejtat e tyre mbi
mundësitë e barabarta në marrëdhëniet e punës;
ç) të kenë pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, përfshirë shpërblimet, për
trajtim të barabartë për punë me vlerë të barabartë, si dhe për trajtim të barabartë lidhur me
vlerësimin e cilësisë së punës;
d) të kenë sigurime shoqërore, veçanërisht në rastet e daljes në pension, të papunësisë apo
të humbjes së aftësisë së përkohshme për punë;
dh) të kenë mbrojtjen e shëndetit dhe sigurimin në punë, përfshirë ruajtjen e funksionit të
riprodhimit;
e) të mos diskriminohen ose pushohen nga puna për shkak të martesës ose gratë për
shkak të shtatzënësisë ose amësisë dhe të garantohet e drejta efektive për punë;
ë) të kenë të drejtë të përfitojnë kompensime për fëmijët që kanë në ngarkim;
f) të kenë mbështetjen dhe inkurajimin e sistemit të shërbimeve sociale të nevojshme, për
t'u lejuar prindërve punëmarrës të gërshetojnë detyrimet familjare me përgjegjësitë profesionale;
g) të marrin informacion me shkrim nga punëdhënësi, pas paraqitjes së një kërkese,
lidhur me natyrën dhe qëllimin e trajnimit, eksperiencën në punë dhe të kualifikimeve të tjera që
pati personi i gjinisë tjetër, i cili fitoi të drejtën, u përzgjodh, u promovua në një pozicion ose
vend të lirë pune;
gj) të anëtarësohen dhe të aktivizohen në organizatat sindikale dhe në çdo organizatë
tjetër profesionale.

Neni 22

Masat e veçanta të përkohshme në fushën e marrëdhënieve të punës


1. Për të siguruar përfaqësim të barabartë në fushën e marrëdhënieve të punës, nuk përbën
diskriminim nëse shpallja për një vend të lirë pune deklaron parapëlqim për kandidatin e gjinisë
më pak të përfaqësuar.
2. Për të siguruar përfaqësim të barabartë në fushën e marrëdhënieve të punës, në
procesin e përzgjedhjes për marrjen në punë, ngritjen në detyrë, zhvillimin e aftësive
profesionale, kur kandidatët kanë rezultate ose nivele të barabarta, punëmarrësi i jep përparësi
kandidatit të gjinisë më pak të përfaqësuar.

Neni 23

Vlerësimi i punës së papaguar


1. Puna e papaguar e femrave dhe e meshkujve vlerësohet kontribut për zhvillimin e
familjes dhe të shoqërisë, në rast kur ai/ajo:
a) kujdeset për mirëqenien e familjes;
b) kujdeset për fëmijët;
c) kujdeset për anëtarë të tjerë të familjes;
ç) punon në bujqësi dhe ekonomi familjare.
2. Subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni përfitojnë nga shërbimet në komunitet,
politikat e punës dhe të punësimit, si dhe të formimit profesional në bazë të legjislacionit në fuqi.

PJESA V

TRAJTIMI I BARABARTث DHE MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI
PثR SHKAK Tث GJINISث Nث ARSIM DHE KUALIFIKIM

Neni 24

Ndalimi i pabarazisë për shkak të përkatësisë gjinore

1. Ndalohet diskriminimi, për shkak të përkatësisë gjinore, ndaj personave nga/në
institucionet arsimore të të gjitha niveleve, publike ose private.
2. Përbëjnë diskriminim rastet kur:
a) parashikohen norma kufizuese, bazuar në dallime gjinore dhe pengohet krijimi i
lehtësive të nevojshme për t’u arsimuar pranë institucioneve shtetërore ose private, që ofrojnë
arsimim apo shërbime të tjera kualifikimi e trajnimi;
b) krijohen mundësi të ndryshme e të pajustifikuara objektivisht ndaj burrit dhe gruas,
për zgjedhjen e një fushe të veçantë studimi, trajnimi, diplomimi, si dhe për kohëzgjatjen e
mësimit.

Neni 25

Edukimi i barazisë gjinore

1. Subjektet, që ofrojnë arsimim, kualifikim e trajnim, si dhe ata që formulojnë tekstet,
programet dhe materialet e tjera mësimore, në të gjitha nivelet, sigurojnë mësimdhënien e
njohurive të nevojshme dhe përdorin metoda mësimdhënieje, trajnimi e kualifikimi, në mënyrë të
tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në
ndalimin e diskriminimit për shkak të gjinisë, të stereotipave negativë, paragjykimeve dhe
praktikave zakonore ose të çdo lloji tjetër, që cenojnë parimet e barazisë gjinore.
2. Institucionet e arsimit të lartë, në mënyrë të veçantë, sipas fushave përkatëse,
ndërmarrin nisma për kryerjen e studimeve në fushën e barazisë gjinore, ose e përfshijnë atë në
studimet e kryera, për të siguruar materiale me informacionin përkatës, si dhe për t’i paraprirë
zhvillimit praktik e shkencor të kësaj fushe.

PJESA VI

TRAJTIMI I BARABARTث DHE MBROJTJA NGA DISKRIMINIMI
PثR SHKAK Tث GJINISث Nث MEDIA

Neni 26

Barazia gjinore në media


1. Media ndihmon në rritjen e vetëdijes së përgjithshme për barazinë e femrave dhe të
meshkujve:
a) përmes raportimit jodiskriminues mbi baza gjinore;
b) përmes përdorimit të terminologjisë neutrale në aspektin gjinor;
c) përmes shmangies së stereotipave gjinorë në veprimtarinë e vet.
2. Ndalohet transmetimi, botimi dhe publikimi i materialeve dhe i informacioneve, që
përmbajnë apo nënkuptojnë dallime poshtëruese apo fyese, përjashtime apo kufizime të njërës
prej gjinive, në bazë të diskriminimit për shkak të gjinisë.

PJESA VII

ZGJIDHJA E MOSMARRثVESHJEVE DHE SANKSIONET

Neni 27

Masat disiplinore



Shkelja e nenit 18 pika 2 shkronja “b” të këtij ligji sjell përgjegjësi disiplinore. Masat
disiplinore jepen nga eprori i drejtpërdrejtë, sipas legjislacionit përkatës.

Neni 28

Gjoba


1. Shkelja e neneve 16, 17, 18 pika 2 shkronjat “a” dhe “c” dhe 20 pika 3 të këtij ligji
dënohen me gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
2. Shkelja e neneve 24 pika 2 dhe 26 të këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe
dënohet me gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
3. اdo person që shkel dispozitat e këtij ligji dënohet me gjobë si më poshtë:
a) personi fizik, nga 30 000 deri 60 000 lekë;
b) personi juridik nga 60 000 deri 100 000 lekë;
c) personi fizik brenda personit juridik, i cili është përgjegjës për shkelje, nga 30 000 deri
80 000 lekë;
ç) personi, i cili ushtron funksion publik dhe është përgjegjës për shkelje në bazë të këtij
ligji, nga 30 000 deri 80 000 lekë.
4. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, në rastet kur përbëjnë vepër penale, dënohen sipas
dispozitave të Kodit Penal.

Neni 29

Shpërblimi i dëmit


Shpërblimi për dëmin material dhe moral, të shkaktuar nga cenimi i dispozitave të këtij
ligji, përfshirë rikthimin e të drejtave të shkelura, bëhet në rrugë gjyqësore në bazë të Kodit Civil.

Neni 30

Procedurat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve


1. اdo ankesë për shkeljen e barazisë gjinore, sipas këtij ligji, shqyrtohet ose gjykohet
nga organet administrative, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.
Organet administrative vendosin sipas dispozitave të këtij ligji.
2. Palët, sipas zgjedhjes së tyre të lirë, kur është rasti, mund të përmbushin çdo procedurë
ndërmjetësimi ose të zgjidhjes me pajtim, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, për të adresuar
shkeljet në bazë të këtij ligji. Përmbushja e këtyre procedurave nuk i heq të drejtën ankuesit ta
ndjekë çështjen pranë organit administrativ ose gjykatës kompetente.
3. Nëse shkelja është bërë nga nëpunësit e administratës publike, zbatohen dispozitat e
ligjit nr.8510, datë 15.7.1999 “Për përgjegjësitë jashtëkontraktore të organeve të administratës
shtetërore”.
4. Organizatat jofitimprurëse, të licencuara për ofrim shërbimi social, mund të
përfaqësojnë ose të mbështesin në procese ligjore, në emër ankuesit, sipas parashikimeve të këtij
ligji.

PJESA VIII

DISPOZITA PثRFUNDIMTARE

Neni 31

Shfuqizimet


Ligji nr.9198, datë 1.7.2004 “Për barazinë gjinore në shoqëri”, i ndryshuar dhe aktet
nënligjore, të dala në zbatim të tij, shfuqizohen.

Neni 32

Aktet nënligjore


1. Ngarkohet ministri që mbulon çështjet e barazisë gjinore për nxjerrjen e akteve
nënligjore në zbatim të nenit 13 shkronja “d” dhe të nenit 19 pika 4 të këtij ligji, brenda 3 muajve
nga hyrja në fuqi e tij.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të nenit 11
pikat 1 dhe 4 të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 33

Hyrja në fuqi


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5850, datë 30.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi

Drejtoria e Shanseve te Barabarta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top