Libri i parë i shkruar nga gratë, për gratë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
1-35.jpg


Në maj të 1969, lëvizja e grave ishte duke marrë vrull dhe duke zgjeruar ndikimin në zonën e Bostonit dhe vende të tjera të SHBA. 12 gra të moshës nga 23 deri 39, u takuan në një seminar me temë “Gratë dhe trupi i tyre”, ku ndanë informacione dhe histori personale, si dhe diskutuan përvojat e tyre me mjekët. Ato vendosën që njohuritë e tyre t’i shpërndajnë dhe t’i bëjnë më të prekshme për gratë e tjera.

Në vitin 1970, ato botuan një libër prej 193 faqesh me titull “Women and Their Bodies”. Libri përfshin kapituj mbi riprodhimin dhe të drejtat riprodhuese, seksualitetin dhe preferencat seksuale që thyejnë shumë mite gjinore, të cilat trajtojnë gratë si pasive në marrëdhëniet seksuale. Libri trajton kontrollin e lindjes, abortin, shtatzëninë, dhunën dhe abuzimin, orientimin seksual, identitetin gjinor, lindjen e fëmijëve, menopauzën. Ndërsa në vitin 1971, libri u editua dhe mori titullin “Our Bodies, Ourselves”.


Ky libër është ripublikuar përafërsisht çdo katër deri në gjashtë vjet. Editimi i fundit është bërë në vitin 2011, me titull. Ai është përkthyer në 30 gjuhë, duke u lexuar nga miliona gra në mbarë botën./Dritare.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top