Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Monique

With or Without u
Nuk di nese kjo teme ekziston , u mundova ta gjeja por pa rezultat.

Napoleoni i shkruan bashkëshortes së tij, Zhozefinës,

Paris (1795)

Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e
pakrahasueshme ç’efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?… Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Viktor Hugo për Adele Foucher

1821

E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë
V.H
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit

25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!

E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. ثshtë një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

I mbyllur në burg për ta ndaluar që të takonte Olymbe Dunover,
vajzën e varfër të një gruaje të shtresës së ulët, Voltaire u arratis pasi shkroi letrën (1713).

Unë jam burgosur këtu në emër të mbretit, ata mund të më marrin jetën, por jo dashurinë që ndjej për ty.
Po, e adhuruara ime, sonte unë do të të shoh ty edhe nëse do të më duhet të lë kokën për këtë gjë.
Për hir të Zotit, mos mu drejto me terma të tillë shkatërrimtarë kur shkruan. Ti duhet të jetosh dhe të jesh
e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mëma jote, duke qenë se ajo është armikja jote më e tmerrshme.
اfarë duhet të them? Ki kujdes nga të gjithë, mos beso askënd; ji gjithnjë në gjendje gadishmërie në çdo
moment, sapo të dalë hëna; unë do të largohem fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do të
largohem si veriu për në Sheveningen; unë do të marr letër e bojë me vete; ne do të shkruajmë letrat tona.
Nëse më do binde veten; dhe mblidh gjithë fuqinë e mendjes që të të vijë në ndihmë. Mos lejo që nëna jote
të vërejë ndonjë gjë, përpiqu të marrësh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjë kërcënim, apo dhe torturat
më të mëdha nuk do të më ndalojnë që të të shërbej ty. Jo, asgjë nuk ka fuqinë që të më ndajë nga ty.
Dashuria jonë është ngritur me virtyte dhe do zgjasë për sa të jemi gjallë. Lamtumirë, nuk ka asgjë që unë
nuk do guxoja të bëja për hirin tënd; ti meriton shumë më shumë se aq!

Lamtumirë zemra ime e dashur!

Voltaire.
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Vincent Van Gogh, artisti i famshëm holandez i shkruan Theos, vëllait të tij, duke i përshkruar
dashurinë për kushërirën e tij, Kee, e cila nuk i pranoi kurrë, (7 shtator 1881).

I dashur Theo,

Jeta është bërë shumë e dashur për mua, dhe jam shumë i lumtur që kam rënë në dashuri.
Jeta ime dhe dashuria ime tani janë një. “Por ti je përballur me një “kurrën e kurrës”, më
përgjigjesh ti. Përgjigjja ime për ty është: “اunak i vjetër, tani për tani unë shikoj në
“kurrën e kurrës” një bllok akulli, të cilën zemra ime mund ta shkrijë.

V.
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Winston Churchill për bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill, (10 gusht 1894).

E dashura ime Clemmie!

Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua,
se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë
që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri
mund të mbahen llogari...Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë
tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme
se sa të shohësh sa i madhë dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet
stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje.

Bashkëshorti yt i dashur.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Aki
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Ta provoj fatin dhe une (me shpresa qe sdo me rreh Didi :p )

Ok shpresoj t'u jap nje perkthim te denje ketyre tre letrave te rradhes:

Hick, e dashur, ah sa mire me vjen te degjoj zerin tend. Ishte shume jo e pershtatshme te te tregoj se cfare nenkuptonte. Ishte shume qesharake qe smund te te thoja je t'aime(te dua) dhe je t'adore (te adhuroj), por mbaje mend qe e them perhere dhe shtrihem te fle duke menduar per ty.
Letra e Eleanor Roosevelt per Lorena Hickok (per te cilen kishte thashetheme se perjeton nje lidhje dashurore)


Djali im, soneta jote eshte shume e bukur, dhe eshte nje mrekulli qe ata buzet e tua te kuqe si petale trendafili s'jane bere vetem per te puthur por meritojne te shfrytezohen edhe per muzike dhe kenge. Shpirti yt me hijeshi po ec ndermjet pasionit dhe poezise. Une e di qe Hiacinti qe Apollo e dashuronte me marezi, ishte perfytyrimi yt ne kohen e Greqise se Vjeter.
Oscar Wild per Lord Alfred 'Bosie' Douglas


Jam redukuar ne nje gje qe deshiron Virginia-n. Shkruajta nje leter per ty ne oret e pagjuma te neteve te mbushura me ankthe dhe e vetmja qe shkruajta ishte: Vetem se me merr malli per ty ne nje menyre shume te thjeshte deshperuese njerezore. Ti me gjithe ato letrat e bukura nuk do e shkruaje asnjehere nje fraze kaq elementare, ndoshta as nuk do e ndjeje. Por prap besoj se do ishe e ndjeshme per ndonje zbrazetire te vogel, po do e veshje me fraza aq elegante sa qe do humbnin ndjesine e realitetit. Por nga ana ime eshte shume e thjeshte: Ndjej mall per tyme shume sec mund ta besoja; dhe isha e gatshme te ndjej shume mall per ty. Prandaj kjo leter eshte vetem nje klithme dhimbjeje. Eshte e pabesueshme sa e rendesishme je bere per mua. E paramendoj qe je mesuar qe njerezit te t'i thone keto gjera. Mallkuar qofsh ti krijese e llastuar; nuk do te bej te me duash me shume duke e shprehur veten ne kete menyre- Por oh e dashur, me ty nuk mund te behem e zgjuar dhe e ftohte, te dua shume sa per te mos bere ate. Sinqerisht. Ti nuk e di sa e ftohte mund te behem me njerezit qe nuk i dua. Po ti ke thyer te gjitha mburojat e mia. Dhe nuk me pengon kjo ne te vertete.
Vita Sackville-West per Virginia Wolf
 
Titulli: Letrat më të famshme të dashurisë të të gjitha kohërave!

Ronald Reagan për bashkëshorten e tij, 4 mars, 1983.

E dashur Zonjë e Parë!

E di se sipas traditës këtë mëngjes unë duhet të vendos kartolina të tipit “Gëzuar Përvjetorin!”, në tabakanë ku ndodhet mëngjesi yt.
Por gjërat janë disi të ndërlikuara. Unë i zëvendësova ato me një dhuratë të cilën e dorëzova disa javë më parë.
Sidoqoftë kjo mbetet dita që shënon 31 vite lumturie, të tillë që rrallë burrave u ndodh. Të kam thënë njëherë që kjo ka qenë njësoj
siç e ëndërron një adoleshent martesën. E akoma mendoj njësoj. Ti e di se unë e dua fermën, por këto dy ditët e fundit ma kanë bërë
më se të qartë se unë e dua atë vetëm kur ti je aty. E kjo është e vërtetë për çdo vend, në çdo kohë. Kur ti nuk je aty, unë nuk jam askund,
vetëm një i humbur në kohë e hapësirë. Unë ndjej më shumë se dashuri për ty, unë nuk jam i plotë pa ty. Ti je jeta në mua.
Kur ti nuk je pranë meje, unë pres kthimin tënd që të filloj të jetoj sërish.

Gëzuar përvjetorin dhe faleminderit për 31 vitet e mrekullueshme!
Të dua!

Bashkëshorti yt mirënjohës,
Ronald.
 
Mungojne 6 letrat qe Garret i shkruan per Catherine dhe per Theresa nga libri Message in a bottle te Nicholas Sparks
 
Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit

25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!

E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. ثshtë një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.

Ky lordi kishte dhe ca letra te fshehura ne sirtar, me mire mos te dalin :p
 
Mungojne 6 letrat qe Garret i shkruan per Catherine dhe per Theresa nga libri Message in a bottle te Nicholas Sparks

Mund ti sjellesh edhe ti (ne shqip normal). ( :


Ps. Hard, mos prish temen mortje.
 
Ky Napoleoni paska qene goxha burre! :)
 
Me sjell une letrat tona keta ketu lıhen ne hıje lol

ajo e curcıllıt me pelqeu :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top