Lauda: Sebastian Fetel fiton me çdo skuderi

cent

...Lontano
28tet76.jpg

Niki Lauda deklaroi se Sebastian Fetel do të vazhdojë të fitojë tituj botërorë edhe nëse do të lërë Red Bullin për një skuderi tjetër. Të dielën e kaluar gjermani hipotekoi titullin e tretë botëror radhazi në Formula 1, duke mposhtur Fernando Alonson me vetëm tri pikë diferencë. Gjermani ka një kontratë me Red Bullin edhe për dy sezonet e ardhshme, megjithatë emri i tij është përfolur mjaft për një lëvizje të mundshme te Ferrari. Sipas Laudës, 25-vjeçari zotëron të tilla aftësi që të fitojë tituj me çdo rival. “Ai do të shkojë diku tjetër, – deklaroi për ‘CNN’ Lauda, i cili në karrierën e tij ka fituar dy Botërorë, 1 me Ferrarin dhe 1 me McLaren. – ثshtë normale. اdo skiator i ndryshon skitë e tij çdo vit. Kështu që edhe makina duhet të ndryshojë të paktën një herë në historinë tënde. Personalisht, unë i ndryshova makinat tri a katër herë në karrierën time dhe vazhdoja të fitoja. Edhe ai (Fetel) do të bëjë diçka si kjo, patjetër. Fetel është një djalë super, po ashtu edhe Luis Hamilton, Alonso dhe Shumaker gjithashtu”. Ndërkohë piloti ka thënë se ky Botëror ka qenë më i vështiri i viteve të fundit. Ndërsa në 2011-ën, 15 gara i nisi i pari nga ‘pole position’-i, këtë edicion ia doli gjashtë herë. “Mendoj se ka qenë një vit i gjatë, me ulje-ngritje”, – tha ai në ceremoninë e nderimit si piloti më i mirë i vitit./Panorama.sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top