Lampard krenar që është shënuesi i 3-të më i mirë i Chelseat

The Game©

Antar Aktiv
f.0329150250467_m.jpg

Frank Lampard është krenar që të shtunën arriti ta tejkalojë rekordin Peter Osgood dhe Roy Bentley dhe të bëhet shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Chelseat.
Anglezi pati një paraqitje të shkëlqyeshme të shtunën kur shënoi katër gola në fitoren 7-1 të Aston Villas dhe çoi në 21 numrin e shënimeve këtë sezon. Ai po ashtu u rendit në pozitën e tretë në listën e shënuesve më të mirë të bluve me 151 gola të shënuar.

“Kam dashur ta arrijë këtë sukses këtë sezon dhe Peter Osgood dhe Roy Bentley janë dy legjenda absolute në historinë e Chelseat. Nuk prita se kjo do të ndodhë të shtunën, por jam krenar që kam arritur dhe tash do të mundohem ta vazhdoj atë me të njëjtin stil”.

“Jam një person shumë ambicioz dhe përpiqem çdo javë të jap maksimumin, por nuk mund të shënoni një numër të tillë të golave nëse nuk jeni i rrethuar me lojtarë të mirë. Unë e kam këtë nder dhe jam i lumtur”, ka thënë Lampard. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top