Lajme nga futbolli .

Qeshtje fati eshte me shum kur kalojn ne penallti .ama jo kur jan ne fush .se kjo nuk eshte llotari.
e kisha nw kuptimin e te berit futbollist eshte çeshtje fati....si te kosova si te shqiperia futbollistet jetojne jashte dhe lujne ne ekipe jashte vendi....ne kosove dhe shqiperi asht e pamujtun te arrish nivelin e 1 futbollisti qe stervitet ne europe
 

Shorti për kualifikueset e Botërorit, ja se në çfarë vazo ndodhet Shqipëria dhe Kosova​

s21-750x430.png
Liga e Kombeve është duke përfunduar dhe kualifikueset e Botërorit janë gati që të nisin, për t’i hapur rrugën spektaklit të vërtetë. Në këtë format të ri do të jetë vetëm vendi i parë që do të kualifikohet menjëherë në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të kenë një përballje direkte, pa harruar edhe dy nga fituesit e Ligës së Kombeve që do të futen në këto takime për të nxjerrë tre bileta që të dërgojnë në Botëror.


Por në çfarë vazo ndodhet Shqipëria? Kuqezinjtë gjenden në vazon e katërt, ndërsa Kosova është në vazon e pestë. Shorti pritet të hidhet në muajin dhjetor, ndërsa duke parë edhe mënyrën e ndarjes me pak fat mund të gjendemi në një grup të favorshëm. /Sport Ekspres/1411111111-468x430.png
 

Zyrtare/ “Bandës së shqiptarëve“ i shtohet një tjetër anëtar, Lokomotiva e Zagrebit prezanton afrimin e radhëstahiraj-719x430.png

“Kolonia” e shqiptarëve në Kroaci sa vjen e shtohet. Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në shtëpinë e dytë për ta, teksa vitet e fundit numri i lojtarëve me origjinë shqiptare ka qenë i lartë. Madje në Kroaci kanë zgjedhur t’i quajnë edhe me emrin “banda e shqiptarëve”. Por ditë ne sotme kësaj “bande” i është shtuar nëj tjetër anëtar.
Françesko Tahiraj ka arritur akordin me skuadrën e kryeqytetit kroar. Lojtari i krahut ka përfunduar marrëdhënien e tij me Hajdukun e Splitit, ku ka luajtur për 1 sezon e gjysmë. Futbollisti 24-vjeçar është prezantuar nga Lokomotiva e Zagrebit si afrimi më i ri, ndërsa në ambientet e klubit kroat do të gjejë edhe lojtarë të tjerë shqiptar si Kallaku, Cokaj, Tuci, apo Mersinaj.Sport Ekspres/
 
Formacionet e mundeshme per te 2-ja skuadrat sipas #gds.
●Inter
XI (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Martinez.
● Milan
XI (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimimovic
●Megjithese asgje nuk esht zyrtare .
FB_IMG_1602789070914.jpg
 

Futbolli europian drejt ndryshimeve, presidenti Ceferin paralajmëron risi

Kampionati i ardhshëm europian mund të mos luhet në 12 shtete. Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin bëri me dije ditën e sotme se turneu ka gjasa të luhet në 11, 8, 5 ose në një shtet europian si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Soccer_UEFA_President_Ceferin_36691.jpg“Jemi shumë të shqetësuar për situatën, por jemi totalisht të sigurtë se kampionati europian do të luhet. Plani jonë është EURO 2021 të zhvillohet në 12 shtete, por ka mundësi ta organizojmë në 11, 8, 5 ose në vetëm një vend”, u shpreh për televizionin spanjoll “Movistar+” presidenti Ceferin.

Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i futbollit europian shtoi se formati i kompeticioneve të klubeve Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës mund të zhvillohet me një takim në fazën gjysmëfinale që nga viti 2024.

lg.php

lg.php
“Faza finale me 8 ekipe është shumë e vështirë për t’u realizuar, por ajo me 4 skuadra në një javë do të ishte një rast i jashtëzakonshëm. Kjo mund jetë një opsion për sezonin 2024-2025”, përfundoi presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin.

PANORAMASPORT.AL
 

Ngrihet padi kundër pilotit anglez, çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Autoriteti Civil Britanik ka ngritur padi ndaj pilotik anglez Dejvid Henderson për vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala në janar të vitit të kaluar pasi avioni me të cilin ai udhëtonte ra në kanalin anglo-francez.SALA-EM.jpgOrgani i fluturimeve ajrore akuzon 66-vjeçarin për neglizhencë të kompetencave dhe thyerje të rregullave të fluturimit duke ia ngarkuar detyrën e transportimit rekrutit Dejvid Ibotson, i cili nuk ishe i licencuar për fluturimet me avionët e tipit “Piper PA-46 Malibu”.28-vjeçari Emiliano Sala humbi tragjikisht jetën në 21 janar të vitit 2019 kur po fluturonte drejt Britanisë së Madhe për t’u prezantuar si lojtar i Kardifit. Në rrethana misterioze, avioni “Piper PA-46 Malibu” ra në ujërat e kanalit La Mansh Ai u konfirmua i vdekur në 7 shkurt 2019. Trupi i pilotit Dejvid Ibotson akoma nuk është gjetur.sALA.jpg

Vdekja e Salas solidarizoi mbarë botën e futbollit, të cilët përkujtuan sulmuesin e ndjerë argjentinas.5c5830352308c_1004x564.jpgDyshimet e para u hodhën mbi pilotin Dejvid Ibotson, i cili nuk kishte përvojë në fluturimet me avionë të tillë. Pas gati dy vitesh, çështja e Emiliano Salas do të marrë verdiktin e drejtësisë britanike.

●panoramasport.al●
 
Lajmi fundit:
Menjehere pas disfates se neserme Lukaku i fton te gjithe lojtaret e Milanit per ngushellim ne krevatin e tij ???foto-de-romelu-lukaku-en-la-cama-de-su-casa--romelulukaku.jpg
 

Ankth te Liverpuli, Van Dajk lë fushën i dëmtuar. Shikoni ndërhyrjen horror ndaj mbrojtësit

Virxhil Van Dajk ka pësuar një dëmtim të frikshme në ndeshjen derbi mes Evertonit dhe Liverpulit.

VAN-DAJK.png

lg.php



Në minutën e 13’,mbrojtësi holandez pas një krosimi të marrë në zonë, lufton për të kapur topin në mënyrë që ta dërgojë atë në rrjetë. Megjithatë nuk shkon gjithçka në mënyrën e duhur, teksa portieri i Evertonit, Pikford, në tentativë për të larguar topin, bën një ndërhyrje horror ndaj mbrojtësit.

Menjëherë Van Dajku mbetet i dëmtuar keq dhe për këtë arsye është i detyruar të largohet nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Xho Gomez.

Në pamje të parë duket një dëmtim shumë i rrezikshëm, që mund ta mbaj lojtarin gjatë jashtë fushave dhe për këtë arsye ankthi te Liverpuli është shtuar së tepërmi, pasi holandezi është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.
Panoramasport.al
 

I riktheu fitoren Milanit në derbi, flet Pioli: Vuajtëm për tifozët, kur erdhi Ibra në fillim më tha…

Stefano Pioli ia doli të rikthejë Milanin te fitorja në derbi në kampionat, pas më shumë se 4 viteve. Pas përfundimit të sfidës, për “Sky Sport”, trajneri i Milanit u shpreh se ishte një fitore e vuajtur për tifozët që shoqëruan skuadrën deri te stadiumit. Më tej ai zbulon edhe një bisedë me Ibrën, kur ky i fundit iu bashkua Milanit.

pioli.milan_.2020.21.applaude.derby_.750x450.jpg
lg.php



“Ne jemi shumë të lumtur për këtë sukses, mposhtëm një ekip të madh. Ne ia dolëm duke marrë një fitore të vuajtur për tifozët tanë. Ata na shoqëruan deri te stadiumi. Rruga jonë është ende e gjatë, kemi shumë vend për përmirësim.

Ibra ishte shumë i lodhur, më kërkoi zëvendësim, por unë nuk e dëgjova. Zlatan është një kampion i madh që jep gjithçka, kontributi i tij për ekipin është shumë i rëndësishëm. Urime djemve të mi, kjo tregon se ne kemi punuar mirë dhe po vazhdojmë të rritemi.

E kaluara? Ata që mendojnë për të kaluarën, nuk e shijojnë të tashmen. Unë kënaqem me të tashmen dhe mundohem ta bëj të ardhmen sa më të mirë. Ne punojmë shumë dhe mirë, por nuk kemi pasur fitore të lehta, kështu që mund të përmirësohemi.

Skuadra? Ka 3-4 ekipe që kanë investuar më shumë se ne. Ne kemi investuar për një periudhë afatgjatë. Ne jemi ambiciozë dhe jemi Milani. Mendoj se do të jetë një kampionat i vështirë, sidomos për të kaluar ekipe si Juve, Inter, Napoli, Lacio, Atalanta etj.

Për të synuar fitimin e titullit, duhet të rrisësh nivelin e lojtarëve. Ne po e bëjmë, por është një rrugë që mund të zgjasë një vit. Unë mendoj se klubi ka punuar mirë, duke afruar të rinj dhe lojtarë me eksperiencë.

Ditën e parë kur Ibra u bashkua me ne më tha: ‘Ti je trajneri dhe unë lojtari, do respektoj gjithçka.”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

p.s Humben interistat ??
 
Disssssssssss
 
Interi nuk meritonte me humb, por futbolli pranaj o i bukur sepse jo gjithmone fiton ai qe lun me mire.

Por bravo hunderrit qe boni 2 gola tshpejte, edhe bravo interit qe bleu superstarin Kolarov enkas per derbin ???
 
Interi nuk meritonte me humb, por futbolli pranaj o i bukur sepse jo gjithmone fiton ai qe lun me mire.

Por bravo hunderrit qe boni 2 gola tshpejte, edhe bravo interit qe bleu superstarin Kolarov enkas per derbin ???
Kshu shkojn kto pun o vlla diku do dali gabimi por futbolli i till esht sot humb neser fiton por gjithmon ne derbi ka pas dhe do ket polemika

Hunderri per at pun esht te zgjoje handanoviç nga gjumi ??
 

“Kampionati mund të luhet me dy faza”, Demollari: Mund të bëhet ndryshim në këtë moment që ndodhemidemollariiiiii.jpg

Ish-futbollisti i Dinamos dhe Shqipërisë Sulejman Demollari shprehet se ka ardhur koha që qeveria dhe klubet e Kategorisë Superiore.

Në studion “Sport News Plus” të “News 24”, ish-trajneri i Shqipërisë shtoi se ka ardhur që të reformohet i gjithë sporti në Shqipëri, jo vetëm futbolli.

lg.php

“Në opinionin tim, jemi të vonuar. Zgjidhja e çështjës duhet të bëhet një reformë ligjore. Tani ka ardhur momenti që kemi arritur në këtë pikë. Nuk është përplasje e qeverisë me ekipet e Superiores. Nuk është vetëm për futbollin, por për të gjithë sportet, sa më shpejt të bëhet reforma aq më mirë do të jetë për të gjithë. Ka ardhur koha të bëhemi si Europa. Kemi shembullin shumë të mirë Kosovën. Si Kosova mund t’i zgjidhim gjërat më të thjeshta. Të ndihmojmë dhe futbollin dhe sportin e fëmijëve. Unë e thashë, jam për zgjidhjen, ka ardhur momenti të ketë marrëveshje qeveria me Ligën.

Patjetër për momentin sjell këtë vështirësi të ndeshjeve, sigurisht që ka një zgjidhje. Edhe fillimi që shpresoj të vijë sa më shpejt. Shpresoj që me konferencën e përbashkët të kryetarit të Ligës Libohova dhe deputetit Ylli të vijë zgjidhja .Edhe kryeministri si ish-sportist do ta ketë merak zgjidhjen e bojkotit. Edhe me dy faza mund të përfundojë kampionati.

Që të ketë ligj, duhet të ketë një arsye. Ju sjell një rast që m’u kujtua. Mançini e filloi si trajner pa liçencë, federata nxori ligj që trajneri të fillonte punë dhe të merrte licencë në një kohë tjetër. Edhe për këtë moment mund të bëhet. Kudo që mund të shkojmë mund të bëhet me dy faza”, u shpreh ish-futbollisti Demollari.

PANORAMASPORT.AL
 

Lajm i hidhur/ Fitoi Europianin me Francën, ataku kardiak i merr jetën ish-portierit

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, ish-portieri francez, Bruno Martini. Ataku kardiak i ka marrë jetën ish-portierit në moshën 58-vjeçare.

photo-1295379450-e1603196653713.jpg


Martini zhvilloi 31 ndeshje me Francën, teksa nga viti 1999 deri në vitin 2010, ishte trajner i portierëve me ekipin kombëtar të Francës.

Gjithashtu ai ishte edhe pjesë e Okser dhe Montepelie në kampionatin francez, ku zhvilloi 152 ndeshje. Gjatë kohës që ishte trajner i portierëve, Martini fitoi Europianin me Francën në vitin 2000.

PANORAMASPORT.AL
 

10 ditë i dëmtuar, Milani nuk do të ketë në dispozicion për 3 ndeshje futbollistin kryesor

Milani duhet të bëjë 10 ditë pa mesfushorin turk Hakan Çalhanoglu. Futbollisti ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe është larguar nga qendra stërvitore me paterica.Hakan-Calhanoglu-toro.jpg“Sky Sports” raporton se Çalhanoglu nuk do të jetë në dispozicion të Milanit ndeshjen e së enjte me Sëlltikun, takimin me Romën në kampionat dhe sfidën e dytë në Ligën e Europës me Sparta Pragën.

Kujtojmë që mesfushori ishte titullar në fitoren në derbi me Interin.

lg.php


PANORAMASPORT.AL
 

Në Francë shpërfillin COVID-19, 5 mijë tifozë në stadium, pa maska dhe pa distancim fizik091515975-1851ac15-c285-48b0-90b0-51bc58761674-768x511.jpg

Rennes debutoi në Champions League me një barazim 1-1 kundër Krasnodar por më shumë se sa rezultati lajm bënë tifozët në stadium. Afro 5 mijë fansa të Rennes ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur live këtë takim, por nuk respektuan në asnjë moment rregullat kundër COVID-19.
Në stadium kishte hapësira mjaftueshëm për të ruajtur distancën e duhur por tifozët zgjodhën të qëndronin të gjithë bashkë për të mbështetur ekipin e tyre. Ajo që shqetësoi edhe më shumë autoritet sanitare ishte fakti që shumë pak tifozë ishin me maska.
(BalkanWeb)
 

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në rënie të lirë, zbret edhe Kosova​

Tre ndeshje pa fitore, 1 humbje dhe 2 barazime, mbi të gjitha pa shënuar asnjë gol, kanë pasur efekt jo vetëm në grupin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve por dhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Kuqezinjtë zbresin sërish me tre pozicione duke u renditur në vendin e 69-të me 1345 pikë.shqiperia.png

Me të drejtë Duka por dhe opinioni sportiv presin më shumë nga Shqipëria në këtë grup pasi dukshëm, edhe në renditjen e FIFA-s ka një diferencë të madhe me tre ekipet e tjera. Bjellorusia renditet ne vendin e 90-të, ka humbur tre pozicione, Kazakistani në vendin e 119-të, ka humbur një pozicion ndërsa Lituania renditet në vendin e 130, e vetmja skuadër në grup që ka fituar një pozicion.kosova.png

Vijon të humbas terren në renditjen e FIFA-s edhe Kosova. Dardanët pozicionohet tashmë në vendin e 117-të. Nuk ka asnjë ndryshim në pesë ekipet e para, renditja kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.
(BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top