Kuzhina Franceze..

Arfenilla

Themelues i Forumit

Ne kete teme mund te sjellin receta nga kuzhina franceze..


sallate-franceze.jpgPër 6 persona nevojiten:

6 speca jeshile ,
4 speca të kuq ,
l thelb hudhër të shtypur ,
3 domate mesatare ,
1/2 filxhan çaji vaj ulliri ,
2 lugë gjelle uthull ,
rreth 10 ullinj të zinj ,
1 lugë gjelle majdanoz ,
pak kripë.
Përgatitja

1. Piqni në furrë specat dhe pasi të jenë gati pastrojini nga lëkura dhe farëzat. Prijini hollë për së gjati.

2. Lani domatet dhe prijini në copa të vogla. Hidhni poshtë lëngun dhe farëzat.

3. Përgatitni dressing duke rrahur me tel vajin dhe uthullën, derisa të formohet një masë e rrjedhshme e homogjene. Shtoni në këtë masë kripën dhe hudhrën. I përzieni sërish.

4. Në një pjatancë hidhni domatet dhe specat. Përziejini mirë dhe shtoni nga lart dressing-un e përgatitur. Në fund shpërndani kudo ullinjtë dhe majdanozin.
 
Titulli: Kuzhina Franceze..

KUZHINA FRANCEZE
Sensi për përgatitjen e ushqimit të shijshëm tek francezët është i natyrshëm.
Ushqimi tek francezët nuk paraqet thjesht konsumim, por edhe kohë për shoqërim dhe relaksim.
Dreka më së shpeshti përbëhet prej tre ose katër pjata: pjata e parë, pjata e dytë, djathë dhe ëmbëlsirë.
Gjatë të ushqyerit pihet verë, e cila e ka statusin e prodhimit ushqimor. Sot nuk ekziston prodhues i verës në Francë, i cili do t’ju propozojë një verë të caktuar, pa ju këshilluar se me çfarë ushqimi përshtatet më së shumti.



Supat
اdo menu tradicionale fillon me supë.
Supat më të njohura franceze janë supa me hudhër, supa me fasule, krem supa nga kungulli dhe supa e njohur e Avinjonit.



Djathi
Franca është vendi në të cilin prodhohen mëse 370 lloje të djathit. اdo lloj I djathit flet për rajonin në të cilin është prodhuar dhe është rezultat I klimës së veçantë, vegjetacionit, faunës dhe mënyrës tradicionale të përgatitjes. Kuptohet se djathi është gjithmon present në tryezën franceze.


Vera
Me verërat franceze lidhen shumë veçori të rajonit nga I cili prodhohen: struktura e tokës, dhe përbërja e saj, pozita dhe pjertësia e tokës, numri i ditëve me diell, sasia e shirave, akullit dhe erës.
Vera flet për njeriun I cili I prodhon. Ajo pasqyron karakterin e tij, trashëgimin kulturore dhe historike, filozofinë dhe etikën e tij.
Rajonet më të njohura të verës në Francë janë Bordo, Bozhole, Kot di Ron dhe Provansa.


Shampanja
Shampanja është emër i mbrojtur për verën e natyrshme me shkumë, e cila prodhohet nga rrushi dhe vera në mënyrë të veçantë.
Ekzistojnë shumë arsye të cilat ndikojnë mbi shijen e shampanjës. Shija mund të jetë e lehtë, e frutave, e luleve, e freskët, e pjekur, e thjeshtë apo komplekse.
Shampanja mund të shërbehet si aperitiv, me pjatën e dytë apo me ëmbëlsirë. Përshtatet për të gjitha rastet, vetëm duhet të zgjidhet shampanja e vërtet.



Konjaku
Konjaku është pije alkoolike e cila fitohet me destilim të dyfishtë të verës, të prodhuar në rajonin me po këtë emër në Francë.
Konjaku i vjetër deri në 5 vjet është me ngjyrë të verdhë të ndritshme me shije vanilje.
Konjaku mes 5-10 vjet ka ngjyrë më të errët dhe shije më të theksuar.
Kur kalojnë 30 vjet, vjen deri te ulja e vogël e përqindjes së alkoolit, ndërsa pas 50 vjet konjaku ka 40% alkool dhe mund të përdoret si pije.
Por koncetrimi i alkoolit mund të korrigjohet me ujë të destiluar.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top