Kushtuar Pavarësisë së Kosovës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Gëzuar Ditëlindjen Kosovë!

Nën kupen e mbushur t`gëzimit
Të gjitha portat janë hapur…
Mirëse na keni ardhë në këtë festë të madhe…
Me buzëqeshje të gjithë t`mirëpresin…
Hapur rrinë edhe dritarët … zërat e gëzimit e t`këngës…
Anemban buçasin, sot ka festë Kosova….dëgjohet kënga...
Mirëse ke ardhë Gëzim! në vatrat e Zemrat tona.
Dashtë Zoti, lum ne që e pritem këtë ditë…Gëzimi!
Gëzuar për shumë Mote Ditëlindja jote Kosovë!
Me fytyra e sy të Gëzuar që shkëlqejnë si Deti i qetë
Nën rrezët e Diellit…
E dielli të duket se u falë përqafimin e tij
Të gjithë atyre që duan e ndjehen pjesë e saj…
Mbushin e zbrazin gotat me lot Gëzimi deri në dehje…
Gëzuar Kosovë, të pimë këtë kupë –Gëzimi
Për ty Kosovë!


mergimtarja D.F.

 
Heroizëm i pa parë

Kudo gjurmë barbarije shihje ku?
Në Kosovë.
Njollat të freskëta gjaku që vërshonin token tonë.
Mure e kulla rrënuara, perdhunisht e qëllimisht.

Njerëz e bagëti të therura egersisht.
Qdo ditë vrasje, masakrime, djegje e shkatrrime
Të gjitha këto në Kosovën time.

Drenica u dogj, e tëra u masakrua!
Por kurr shkaut sju gjunjezua.

Ti kujtojm Heronjtë që dhanë jeten për Liri,
U sakrifikuan të tërë, me pleqë e femij.

O Flamuri ynë shpesh me gjak nau topite.
Valo mbi Kullë të Jasharajve si shqipe.
Amaneti i brezave nuk guxon te shkelet,
Liria është më e shtrejt se jeta'
ajo nuk blihet as shitet.

Letë shkelqejë Flamuri si Diell majë mali.
Se lirinë e fituam, askush s`na e fali.
KOSOVA më kurrë Djep i Sërbisë,
Lavdi Dëshmorëve në për vjetorin e PAVARSISث


nga Shpresa
 
KA DIELL PثR Tث GJITHث

(Shkruar më 17 shkurt 2008)


Asgjë e jashtëzakonshme, biri im
Dielli lindi

Në gjoksin tënd të njomë
Në ballin tënd të hapur
Po dritëson

Merre hisen tënde të qiellit
E qëndisi shekujt e dashurisë me rreze

E as mos ia lë
E as mos ia merr kujt kurrë



SOT
(17 shkurt 2008)

E ngjeva penën në buzëqeshjet e vonuara të fëmijëve
Dhe e shkrova vargun më të bukur për dritën

I përzjeva ngjyrat e të gjitha puthjeve të zjarrta
Dhe e pikturova ylberisht dashurinë më të virgjër

I vesova lotët e të gjitha nënave zemërplasura
Dhe e kompozova himnin më të dhembshëm për diellin

E mpreha daltën e ndryshktë në kujtimet përvëluese për të rënët
Dhe e latova shtatoren më të lartë të krenarisë

I mblodha të gjitha ëndrrat e plagosura
Dhe e qëndisa kurorën e amshuar të lirisë


Sabit IDRIZI
 

Të dua Kosovë


Të dua Kosovë, për kullat dhe malet
Dashunia e jote, nuk blihet por falet


Ti lirinë e mbajte, si prushin në votër
si buka dhe kripa, kur shtrohet në sofër !


Të dua Kosovë, po si mos të dua ?!
sa shumë lotë u derdhën, përmbi varre tua.


Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë


Ti kët’ ditë e prite, tash e qindra vjet
Ty me gjak t’u rritën dhe fëmijt në djep


Ditën e Pavarsisë, shekujve e nise
Shqipen e Flamurit ndër zemra qëndise


Flakën e lirisë, unë tek ti e ndeza


Ti Kosovë legjendash, e Adem Jasharit
Trimash luftëtarë me palcë shqipëtarit!


Zahir Pajaziti ngrihu ti nga varri
Ku je Sali Ceku, Agim Ramadani ?!


اohu Hamz Jashari se na erdhi dita !
Sot feston Kosova, feston Republika.


Ej Fahnmi Lladroci e ti motra Xhevë
اohuni! Kosova sot asht plot me diellë.


Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë



VAJI I LUFTثTARIT…

Shkuan ditë e shkuan net..
Hëna sjell pak dritë në varre
Gjaku i shokëve u tret!
Ti Kosovë kaq shpejt u lodhe?
Ah medet!

Ja një klithmë del nga nëntoka
Atje lart a është liri!?
A mos vallë harroj Kosova?
Nuk më kalb jo dheu i zi…
Ah medet!…


Agim Doçi


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top