Kush ishte Juda Iskarioti, dishepulli që tradhëtoi Jezu Krishtin?

Kush ishte Juda Iskarioti, dishepulli që tradhëtoi Jezu Krishtin?​

1663681339707.png

Juda Iskarioti është më i njohur për tradhtinë ndaj Jezu Krishtit, duke e shitur këtë të fundit tek kryepriftërinjtë, një akt që çoi më pas në arrestimin dhe kryqëzimin e Jezusit nga romakët. Sot emri i Judës është sinonim i tradhtarit. Por ndryshe nga Apostujt e tjerë, përveç tradhtisë së Jezusit, për Judën nuk dihen shumë gjëra.

Në fakt, Juda është i vetmi Apostull që nuk ka një histori se si e thirri Jezusi të bëhej ndjekësi i tij. Emri i tij nënkupton se ai ishte pjesë e Sicarii, një fraksion radikal hebre në atë kohë. Sicarii e mori emrin nga kamat e gjata që mbanin anëtarët e tij, të njohura si ‘sicae’.

Ata ishin vrasës profesionistë që eleminonin shpesh simpatizantët e Perandorisë Romake, zakonisht gjatë tubimeve të ndryshme apo gjatë pelegrinazhit në Tempullin e Malit. Por disa njerëz besojnë se mbiemri i Judës, nuk nënkupton se ai ishte anëtar i organizatës radikale. Dhe se mbiemri i tij buron nga fjala latine ‘sicarius’, që do të thotë vrasës. Një interpretim tjetër i mbiemrit të Juda Iskariotit, është se ai ishte nga qyteti Keriotit në krahinën e Judesë. Nëse kjo ka qenë e vërtetë, atëherë Juda ishe i vetmin Apostull që nuk ishte nga Galilea.Ndërkohë nuk dihet shumë mbi origjinën e tij. Ai përmendet si Juda, biri i Simonit, por se kush ishte Simon Iskarioti kjo nuk dihet. Megjithatë ajo që dihet, është se Juda ishte arkëtari i Jezusit dhe i Apostujve të tjerë, dhe se herë pas here vidhte nga çanta e përbashkët ku mbaheshin paratë.

Në një moment Judës iu dhanë 30 monedha argjendi, në këmbim të tregimit të vendndodhjes së Jezusit. Në Kopshtin e Getsemanisë, Juda e puthi Jezusin në faqe, për ta identifikuar atë tek autoritetet, gjë që çoi në arrestimin dhe kryqëzimin e mëvonshëm të tij në kryq. Pas vdekjes së Jezusit, sipas tregimit të Ungjillit, thuhet se Juda u ndje fajtor për veprimet e tij, ia ktheu priftërinjve monedhat e argjendit dhe vrau veten shkruan bota.al.

Se përse Juda Iskarioti e tradhtoi Jezusin, kjo debatohet ende sot. Disa studiues spekulojnë se Juda e tradhtoi Jezusin, pasi donte që ai të udhëhiqte një rebelim të madh kundër romakëve, dhe kjo përputhet me hipotezën se ai ishte pjesëtar i grupit Sicarii, të cilët njiheshin për urrejtjen e tyre ndaj Perandorisë Romake.

Të tjerë thonë se ishte thjesht lakmia, ajo që e nxiti Judën të tradhtonte Jezusin, siç pretendojnë edhe Apostujt Marku dhe Mateu në Bibël. Po ashtu, disa studiues argumentojnë se Juda nuk veproi me vullnetin e tij të lirë. Sipas tyre, ishte Satanai ai që zotëroi trupin e tij dhe e detyroi ta tradhtonte Jezusin.

Në Dhjatën e Re, Apostulli Gjon 13:27 thotë:”Sapo Juda mori të hajë bukën në darkën e fundit, tek ai hyri Satani… Kështu Jezusi i tha:”Atë që kë ndërmend ta bësh, bëje shpejt!”. Ky episod mbështet idenë se Juda nuk kishte kontroll mbi situatën ku ndodhej, dhe se ishte Satanai ai që e detyroi Judën të shiste Jezusin, duke përfunduar në kryqëzimin e tij.

Megjithatë, fe të ndryshme dhe sekte të vogla të Krishterimit e shohin Judën në një këndvështrim tjetër. Këtu hyjnë gnostikët dhe myslimanët. Kjo rrymë, e konsideruar si një herezi nga Krishterimi zyrtar, beson se bota materiale është e keqe, se ajo është e përkohshme dhe në fund degradon dhe vdes.

Gnostikët besojnë se ekziston një Zot transhendent që është jashtë sferës materiale, dhe ai është Zoti i vërtetë i shenjtë. Ndërkohë Zoti që adhuron populli hebre, i njohur si Jahveh, është perëndia e keqe e sferës materiale që kur e krijoi atë. Në këndvështrimin e Gnostikëve, duke qenë se Zoti, i njohur edhe si Ialdabaot, është krijuesi i botës materiale, dhe bota materiale është e keqe, atëherë edhe Zoti është gjithashtu i keq.

Gnostikët besojnë se të gjithë njerëzit kanë pjesë të Zotit brenda tyre, dhe se vetëm përmes njohjes së Universit dhe luftës ndaj injorancës, mund ta njohësh plotësisht veten e vërtetë. Shumë nga këto ide burojnë nga filozofi i Greqisë së Lashtë, Platoni, i cili besonte se Zoti ishte gjëja më e mirë dhe më e lartë jashtë botës materiale. (Bota.al)

Po ashtu Gnostikët pretendojnë se filozofia e zbulimit të Zotit brenda njeriut, erdhi direkt nga Jezusi, nëpërmjet mesazheve të Apostujve, të cilat supozohej se iu përcollën peshkopëve të tyre. Gnostikët kishin pikëpamjet e tyre mbi Juda Iskariotin. Madje shkruan një Ungjill të tërë për të, i zbuluar në vitin 2006 nga “National Geographic”.

Përkthimi i tij ka shkaktuar shumë debate, të cilat kanë çuar në interpretime të shumta të tekstit, që nuk pranohet si pjesë e Dhjatës së Re. Kur “National Geographic” publikoi për herë të parë Ungjillin e Judës në vitin 2006, ai pretendoi se Juda nuk ishte në fakt vërtetë tradhtari i Jezu Krishtit, por miku i tij më i mirë.

Po ashtu u pretendua se Jezusi donte të çlirohej nga forma e tij fizike, ndaj i kërkuan Judës të bënte atë që bëri. Por me kalimin e kohës, studiues të tjerë e kanë përkthyer librin, dhe janë korrigjuar disa gabime të vna re në përkthimin e parë.

Në vend se të jetë miku më i mirë i Jezusit, Juda është mishërimi njerëzor i Ialdabaotit, i njohur gjithashtu si Demoni i 13-të. Pasi në teologjinë gnostike Ialdabaot, ai banon në Dimensionin e 13-të. Atje Jezusi pretendon se Apostujt e tjerë janë priftërinj injorantë, që po i mësojnë të krishterët të betohen për besnikëri ndaj Ialdabaotit të lig, dhe se Jezusi në fund sakrifikohet për këtë demon.

Kjo besohet se është një mënyrë për të shpjeguar mospërputhjen në lidhje me sakrificën e Jezusit për mëkatet tona, përmes fatit të pakontrollueshëm të Judës, pasi Satanai e kontrolloi Judën, gjë që e ktheu atë në një vrasës dhe tradhtar. Ndërkohë në teologjinë islamike, Juda Iskarioti nuk shihet aspak si tradhtar.

Madje cilësohet si një mbrojtës i Jezu Krishtit. Në Islam, Jezusi është një profet i nderuar që besohet se ka lindur nga një mrekulli. Myslimanët besojnë se Zoti bëri që Virgjëresha Mari të ngjizte Jezusin pa baba, dhe se Jezusi bëri gjëra të mrekullueshme në jetën e tij. / grunge.com – bota.al
 
Ç'kuptim ka Zoti pa kundërshtar, djallin 🤷
Ç'kuptim do kishte historia e Jezusit pa juden, biles nuk do kishte fare krishterim 🤷
Reflektim 🙃🙂🤷
 
Nuk ekziston vetëm e mira apo vetëm e keqja, bukura apo vetëm e shëmtuara, vetëm drita apo vetëm errësira etj etj, por ekzistojnë së bashku dhe njëra nuk do të ekzistonte pa tjetrën. Të dyja krijojnë atë ekuilibër të domosdoshëm në ekzistencën e çdo gjëje 🤷
tao.png
 
Po pra po ideja e njerezve esht qe djalli esht erresirra dhe zoti esht drita dhe kto na luftokan me njeri tjetrin.
 
Zoti nuk lufton me asnje. Zoti ka krijuar cdo gje.

Na ka tregu ca eshte e mire e ca e keqe. Ne njerezit luftojme me vetet tona, luftojme me djallin ose bejme paqe me te. 😁
 
Zoti nuk lufton me asnje. Zoti ka krijuar cdo gje.

Na ka tregu ca eshte e mire e ca e keqe. Ne njerezit luftojme me vetet tona, luftojme me djallin ose bejme paqe me te. 😁
Koncepti që unë po vë në dukje është që këta dy anë të kundërta janë e njëjta gjë..! Të domosdoshme për njëri-tjetrin, përndryshe nuk do kishte asnjë kuptim asnjëra palë pa tjetrën 😎🤷

Të kthehemi tek përsonazhi i temës, Juda. Pa juden, nuk do mbyllej rrethi i kompletimit të programit hyjnor i Jezusit 🤷
E shikoni pra që janë një dhe të pandarë ndonse komplet të ndryshëm 😎
 
@NeVertiti hajde e jepe mendimin tënd, e lehtë të hapësh temë si të hedhësh një gurë në lum 😁
Argument serioz ky i anëve të kundërta
🙃🙂🙃🙂🙃🙂🙃🙂
 
Koncepti që unë po vë në dukje është që këta dy anë të kundërta janë e njëjta gjë..! Të domosdoshme për njëri-tjetrin, përndryshe nuk do kishte asnjë kuptim asnjëra palë pa tjetrën 😎🤷

Të kthehemi tek përsonazhi i temës, Juda. Pa juden, nuk do mbyllej rrethi i kompletimit të programit hyjnor i Jezusit 🤷
E shikoni pra që janë një dhe të pandarë ndonse komplet të ndryshëm 😎
Problemi esht se na ndryshojne kendveshtrimet pasi ne nuk mendojme qe jezusi esht hyjni
 
Islami eshte e vertet qe na meson se Jezusi a.s., ishte vetem profet-njeri? A nuk eshte e palogjikeshme qe dikush te quhet edhe njeri edhe Zot?!!
Zoti eshte Zot, njeriu eshte njeri, sa e thjesht eshte kjo logjike e te menduarit-besuarit.
Zoti eshte Krijuesi, kurse njeriu eshte i krijuari nga Krijuesi.
Sa thjesht na meson Islami per konceptet e besimit te drejte. Dhe sa mirenjohes jemi per kete besim.
 
Nuk the asgjë çfarë të ka mësuar islami. 🤷
Kupton se çfarë po kërkoj të fus në qëndër të temës??
Bashkësinë e anëve të kundërta..🙃🙂
Ashtu si mirë dhe keq. Dritë dhe errësirë, djall dhe shënjtë... Pse nuk mund të jetë në një bashkësi edhe hyjnia (jo materie) në trupin e njeriut (materie) 😁

A nuk jemi të përbër nga trupi fizik dhe nga një shpirtë që nuk është materie??
Ne kemi një dritë hyjnore mbrenda nesh që e quajmë shpirtë, apo jo? A nuk pretendojmë që kjo dritë hyjnore që e quajmë shpirtë, ti bashkohet dritës hyjnore nga edhe k ardhur? 😇
O ceni 🤔
 
Laur ti duhesh se pari ti kuptosh pse jane anet e kunderta dhe gjithcka qe Zoti ka krijuar ne gjithesi? Pra duhet kuptuar arsyen?
Ato nuk jane kriju per ti bashku ti hahaha as me shrkonja sepse eshte mendjehetesi vetem te mendohet!
Kur flasim per Zotin duhet te mendojme thelle se po flasim per nje Krijues qe kur i shohim aq te medha galaktikat, yjet, planetet, po e perserise, aq te medha, athere kemi te bejm me nje FUQI ABSOLUTE, qe menjda jone nuk ka gjasa ta perceptoj dhe mendoj. Zoti eshte aq i Lartesuar dhe i Madherishem saqe nuk guxojme ta mendojme qe ka qene 9 muj ne barkun e nje nene! Sepse e ulim Madherine e Tij, e Zoti nuk guxon te ulet nga njeriu ne kete nivel. Eshte kufer, mohim, dhe gabimi me i madhe qe ka bere biri i Ademit!
Edhe pse jemi te krijuar nga shpirti, ne nuk dijme asgje per shpirtin, e si ti japim Zotit trajte, dukje, gjini? A nuk osht mendjelehtesi? Na as per veten tone sdijme asgje, dhe te themi Zoti duket keshtu apo eshte filan njeri apo na vete jemi Zot e lloje te tilla mendimesh jane aburde.


Zoti eshte Nje- La ilahe ilallah, sa mire na meson feja jone per Njeshmerin e Zotit.
 
Sado që të zhvishemi nga ajo që kemi veshur, nuk e arrijmë kurrë lakuriqësinë, sepse lakuriqësia është fenomen shpirtëror dhe jo heqja e rrobave.
Lexo dhe thelloju të kuptosh 😇
 
Veshja dhe zhveshja nuk munden te jene e njejta gje, ashtu edhe Zoti kurre smundet te jete njeri. Kete po mundohem ta theme Laur.
Ne besojme ne Zot i cili eshte atje larte ne Qiell qe Sundon Boten. Kurse ju mendoni se Zoti ka cilesi te njeriut qe eshte shfaqur ne barkun e nje nene, qe ka lindur, qe ne te njejten kohe te jete Zot ne Qiell, dhe Zot ne barkun e nenes! Sa i shemtuar eshte ky besim qe Zoti te vritet, te vdese, te ringjallet!!
E pyes veten pse nje shkrim aq i thjesht ne te kuptuar s'mund te perceptohet nga dikush qe pretendon se lexon thelle!
 
Top