Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

U lumte atyre qe perpjeken dhe bejne te pamunduren per te ofruar nje ambjent te kendshme ,besues per turistet.
Por shqiperia ke nje problem madhore ne lidhje me turizmin,ska infrastruktur,eshte nje katastrof e vertete.
 
Jam shumë dakort deri diku!
Por ka disa jo të vërteta këtu të cilat më duhet ti përmend.
E para dhe tepër e rëndësishme. ne jemi shqiptarë, dhe më beso kaq bregdet, është mëse i mjafueshëm për të gjithë në, dhe për rajonin gjithashtu. Çmimet janë wtf për dijeni, një lugë makarona apo oriz me tre karkaleca dhe dy midhje 800-1200 lekë.
I ftoxia, ferni ta franga thonë grekët, në shqip " e paka e sjell të shumën". Rrogat nuk ndryshojnë shumë në rajonin ballkanik, duke qenë se 70% e të huajve që vizitojnë shqipërinë, janë ballkanas apo nga europa lindore.
Ne nuk kemi turistë perëndimorë, sepse sinqerisht nuk kemi se me çfarë t'ju bëjmë diferencën.
E dyta, që ka të bëjë me diferencën kemi ca plazhe artificiale, për të cilat jemi duke u vrarë se kush do shtojë një çadër më shumë. Një çadër që të kushton 1200 lekë, thua se ajo çadra të çon në det vetë e të sjell.
E treta, lëre më mirë se lista është sinqerisht e gjatë.
Në fund të gjithë kësaj Shqiptarët duhet të mësojnë të bëjnë turizëm, të organizojnë paketa, dhe të mësojnë se or mik mesdheu është shumë i gjerë dhe ka shumë mrekulli, duhet të mësojnë ta shikojnë një turist si një njeri, jo si një 100-she euro që ecën.
Referenca: rastësisht para dy ditësh kam qenë për kafe me një qytetar gjerman, mësues kimie. Në fillim të bisedës i them- hë si të duket Shqipëria ?
Për mua tha tepër normale, për ty ( pasi i isha prezantuar që jam një rrogtar ), tepër e shtrenjtë.
Më vjen keq, por ne jemi në fazën e zhvatjes, jo të të bërit turizëm, kjo e fundit kërkon shumë më shumë sepse përtej dritave të bukura, apo pjatave të mëdhaja me zbukurime artistike, një pushues kërkon, qetësi, detin e pastër, barkun plot dhe dyshekun e rehatshëm.
Të tjerat janë thjesht një gjendje e gaztë pasi ke ngrënë fasule.
Turqia e ka kuptuar me kohë turizmin, fito pak, kënaqi të gjithë e dera plot që në maj deri në nëntor.
Shqipëria mund të jetë shumë më shumë se sa thjesht një zhvatëse.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top