Kuriozitete !

Titulli: Kuriozitete !

Ne Gjermani ka stacione false autobusesh perballe cdo azili pleqsh, per te parandaluar largimin e te moshuarve. Ata presin gjate ne stacion per autobusin, derisa dikush nga azili i merr dhe i fut perseri brenda.
24211d1439491673-kuriozitete-11231692_1193382937354806_64129931548395913_n-jpg
Edhe kete se kisha degjuar deri me sot...
Nqs behet fjala per pleq me semundjen e Alzhemerit, nuk i le njeri te dalin vetem ne rruge sepse mund ti shtypi makina, mund te largohen shume nga banesa e mos gjejne me rruge-kthimin e te vdesin diku rruges nga ftohti, ngrohti nga mungesa e strehimit, e keshtu me radhe...
Ndersa te tjeret, qe e kane trurin sagllam dine te orjentohen te gjejne stacionin e duhur- se s'eshte veshtire te pyesesh kalimtaret:p
Keshtu qe ky lajmi me duket cik veshtire per te besuar....
 
Titulli: Kuriozitete !

Ti stwweeeettteeezzz e zgjuara nuk mund ti dish te gjitha gjerat qe ndodhin ne bote duke jetuar vetem ne disa metra katror :D
Vlonjate mo amon ,ca te presesh tjeter :p
 
Titulli: Kuriozitete !

Nese e gjithe historia e universit do te permblidhej ne nje vit, "Rruga e Qumeshtit" do ishte formuar ne 15 Maj, jeta do te ishte shfaqur ne 21 Shtator, dinosauret do te zhdukeshin ne 30 Dhjetor, njerezit do te modernizoheshin ne 31 Dhjetor ora 23:52, ndersa Kolombi do ta zbulonte Ameriken disa minuta me vone, ne 23:59:58 sekonda!
12002323_1217581421601624_3110901772213923308_n.jpg

Me 13 Shtator te vitit 2001, mbreteresha Elizabeth e theu per here te pare dhe te vetme protokollin dhe i lejoi truprojat te luanin himnin e SHBA-se, ne nder te tragjedise se kullave binjake.
12019825_1217584864934613_671728992255406283_n.jpg

Lihtenshtejni eshte i vetmi vend qe ka rreth 30 000 banore dhe rreth 70 000 vende pune, ku punojne punetor nga Zvicra, Austria Gjermania, Shqiperia dhe mbare bota!
12006120_1217587471601019_1630137918887050122_n.jpg

Aktorja Shirley Henderson qe ka luajtur rolin e Moaning Myrtle ne filmin e famshem "Harry Poter", ishte plot 38 vjece asokohe dhe perseri e ka luajtur rolin e adoleshentes ne menyre te shkelqyer!
12036614_1217583688268064_6321489878365277755_n.jpg

Studiuesit kane arritur ne konkluzionin se dhimbjet fizike dhe shpirterore qetesohen nese ju mendoni per ushqimin tuaj te preferuar!
12002291_1217580764935023_7134218285948743449_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Albert Rizzi eshte nje burre i verber nga Philadelphia dhe Doxy eshte qeni i tij qe i sherben si guide kudo qe Albert shkon. Nje dite, kur ata te dy i kishin hipur avionit dhe do te niseshin ne nje fluturim per ne Islande, stjuardesa e pa qenin dhe i nxorri qe te dy me dhune jashte. Dhe e dini c'ndodhi? 30 pasagjeret e tjere qe ndodheshin ne avion gati per tu nisur, teper te indinjuar, zbriten pas zoterise se verber ne shenje solidariteti dhe kerkuan tu ktheheshin parate mbrapsht!
12003358_1217105504982549_3521813465712256871_n.jpg

FOTO E RRALLE: Ky lume ne formen e dragoit eshte fotografuar nga nje avion ne fluturim mbi Portugali!
12032166_1217579031601863_6845475472777279084_n.jpg

Mos harroni kurre te buzeqeshni gjate intervistes se punes! Studimet kane treguar se personat qe qeshin kane 80% me teper mundesi te fitojne nje vend pune!

Kjo eshte fotoja e fundit e inxhiniereve te Titanikut! As edhe nje prej tyre nuk levizi nga anija kur ajo filloi te permbytej. Ata ndejten aty duke ndihmuar te tjeret te shpetonin, dhe vete nderruan jete!
12004149_1217576148268818_1336291177780914220_n.jpg

Studiuesit nga Universiteti i Cambridge kane zbuluar se fundmi se eshte e mundur qe te behet femije duke perdorur qelizat seksuale te 2 njerezve me seks te njejte!
12039687_1217101971649569_6969659644712408595_n.jpg

FOTOJA E DITES: Fotografi Paul Nicklen ka realizuar nje super foto te nje makine qe kalon mes per mes kembes se ylberit ne Ameriken e Veriut!
12036706_1217100891649677_6165908954883295791_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Tregohet se Gandi, nje dite e gjeti veten te detyruar te vrapoje per te zene trenin, i cili sapo ishte nisur. Me tu kapur pas mbajtesve dhe me te vene njeren kembe ne shkalle, atij i bie njera kepuce. Menjehere dhe pa hezituar, ai e hoqi dhe kepucen tjeter dhe e hodhi perbri kepuces,qe sapo i kishte rene tek shinat. Shoket e tij,te habitur nga kjo sjellje, e pyeten: "C'te shtyu ta besh kete ?!" Gandiu u pergjigj:"Doja qe fukarai qe do t'i gjeje,te perfitoje prej tyre.Nese do te gjente vetem njeren kepuce,as ai nuk do te perfitonte prej saj dhe as mua nuk do te me hynte ne pune kepuca qe mbaja".
12002193_1216721405020959_7211969742715717303_n.jpg

Lihtenshtejni njihet si një vend i vogël dhe punëtor. Angazhimi i fundit i ushtrisë së tyre ka qenë në 1866, kur ata kishin dërguar në Itali rreth 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik!

Islanda eshte nder te paktat rajone ne bote ku nuk ka asnje mushkonje!
12037973_1216718531687913_7428546735833618722_n.jpg

Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë po zgjat më shumë se ndërtimi i piramidave. Ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar!
12033238_1216718181687948_3511435273505107571_n.jpg

Ky trung peme 9 metra i gjate ka plot 120 vite qe noton ne te njejtin pozicion vertikalisht ne liqenin Oregon. Sipas shkencetareve, ai leviz 36 km ne muaj, dhe askush se shpjegon dot pse!
11998912_1216716578354775_4931906207715494936_n.jpg

Personat qe luajne videolojra shohin shume endrra por jane enderrues "te kthjellet". Kjo do te thote se ata shohin endrra aksion ne te cilat i kontrrollojne vete veprimet e tyre sikur te jene te ndergjegjshem!
12009634_1216712801688486_7854454943563515872_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Historia e filmit ''Man on Fire'' ku shoferi lufton deri ne vdekje per te siguruar kthimin e vajzes se vogel te shtepise, eshte bazuar ne nje histori te vertete te ndodhur ne vitet 70'. Arushi i perdorur ne film, eshte pikerisht arushi origjinal i vajzes qe arriti te mbijetonte!
11232940_1215897635103336_631469481766262191_n.jpg

Zogu me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e tokes, ishte nje zog jofluturues i cili u zhduk fill pas dinozaureve!
12004018_1215896255103474_2353635549716440093_n.jpg

Njihuni me pulen Mike, e njohur ndryshe si pula e mrekullise. Ne vitin 1947, ajo jetoi plot 18 muaj te tjere pasi ja prene koken!
10625110_1215858351773931_7468589936501004294_n.jpg

Fshati Umoja në Kenia është i vetmi vend në botë ku banojnë vetëm femra dhe asnjë mashkull! Prej 1990, aty strehohen viktimat e përdhunimit, martesës së detyruar të fëmijëve, dhunës në familje.. Liria i ka lejuar ato që të fitojnë besim në vetvete kurse jetesën banoret e Umoja e sigurojnë përmes shitjes së stolive dhe drejtimin e një kampingu turistik afër fshatit të tyre. Në Umoja 47 gra jetojnë me 200 fëmijë.
11998873_1215620638464369_7347150638966913138_n.jpg

Jesse James eshte nje nder grabitesit me te medhenj qe Amerika ka njohur! Nje here, ai i dha zonjes qe e strehoi per disa vite, te gjitha parate qe i duheshin per te paguar borxhet qe i kishte kusheririt te saj, dhe sapo doli nga shtepia, James e ruajti dhe e grabiti zoterine duke i marre serish te gjitha parate!
12001033_1215616041798162_703126279341864828_o.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 2001, banka amerikane "Sandler O’Neill" ne afersi te vendit ku ndodheshin kullat binjake, humbi 66 prej punonjesve te saj si pasoje e shperthimit. Kete 11 Shtator, ne 14 vjetorin e tragjedise, pronari i bankes ka derguar 54 femije te te ndjereve ne kolegj, dhe ka premtuar te paguaje shkollimin e tyre deri ne diten e diplomimit, dhe me pas do t'i punesoje te gjithe!
11987206_1215615585131541_8882993425968242153_n.jpg

Endal eshte qeni me me teper medalje ne bote! Kur pronari i tij i paralizuar Allen Parton, u perplas nga nje makine ne levizje, Endal e terhoqi ate, e ktheu ne pozicionin e duhur, nxorri celularin e tij nga xhepi dhe ja afroi tek duart. Me pas, ai i hodhi siper plages nje batanije qe e gjeti poshte karriges me rrota, dhe vrapoi drejt nje hoteli duke lehur derisa dikush erdhi per ta ndihmuar pronarin e tij!
11063958_1215593248467108_7387364011710436913_n.jpg

Ne vitin 2011, 49 vjecarja ruse Fagilyu Mukhametzyanov nderroi jete nga nje atak ne zemer, pasi u zgjua papritur dhe e gjeti veten ne funeralin e saj, me te afermit qe po e varrosnin.
12004043_1214911311868635_7087207412362000107_n.jpg

Studimet e fundit tregojne se njerezit sarkastike jane shume here me kreative se ata qe nuk dine ta perdornin sarkazmen!
12011262_1213649641994802_8360485483768571169_n.jpg

Te varfer por bujare, fisi Masai ne Kenia i ka dhuruar Amerikes diten e djeshme 14 lope si nje ndihme ne kujtim te tragjedise se Kullave Binjake!
12002104_1213638835329216_9138733245826374170_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Pas nje studimi mes vendeve te Bashkimit Evropian, rezultoi se Gjermania eshte vendi ku njerezit jane me punetore ndersa greket jane njerezit me dembele ne Europe!
11228906_1224193287607104_3995650817080883102_n.jpg

Ndryshimi i orës filloi si një shaka nga Benjamin Franklin i cili e ndrroi atë që njerzit të ngriheshin më shpejt, të punonin më shumë dhe të kursenin qirinjtë.
12011221_1224190170940749_5105567468093456995_n.jpg

Ekziston nje biblioteke ku pervec qe mund të lexoni, mund të takoni njerëz te panjohur dhe ti dëgjoni historitë e tyre. Kjo është një metodë inovative e projektuar për të nxitur dialogun, të reduktojë paragjykimet dhe të inkurajojë mirëkuptimin.
12072714_1224187334274366_2080659920211891818_n.jpg

Ky zjarr ne Hiroshima te Japonise eshte dhezur ne vitin 1964 në nderim të viktimave nga bomba atomike dhe do të shuhet vetëm kur të gjitha armët bërthamore do te hiqen nga bota dhe Toka të jete e lirë nga kërcënimi bërthamor.
12020004_1224182374274862_113064194952292332_n.jpg

Ky është 3D printeri më i madh në botë që mund të ndërtojë shtëpitë nga fibrat natyrore.Ai ndërton një seri dhomash që thelbësisht pasi bashkohen me njëra-tjetrën formojnë praktikisht një shtëpi.
12039626_1224174550942311_7048725320453427876_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Disa fakte të çuditshme të planetit ku jetojmë...triumfon padrejtësia

100 milion Afrikano-Amerikan kanë lindur si skllevër, kanë jetuar dhe kanë vdekur si skllevër.

SHBA-ja ka shpenzuar 20.2 miliardë dollarë në Irak dhe Afganistan vetëm për ajër të kondicoinuar, pa llogaritur asnjë shpenzim tjetër.

Vatikani ka miliarda aksione në korporata të mëdha si Gulf Oil, Shell, General Motors, Bethlehem Steel, GE, IBM.

Po ashtu Vatikani është njëri nga mbajtësit më të mëdhenj të arit në botë. Vatikani ka ar në vlerë të 8.9 miliardë dollarëve.

20% e më të pasurve në botë merr rreth 80% të resurseve botërore për prodhim.

Në Amerikë janë afërsisht 223 milionë njerëz të bardhë dhe 39 milionë Afrikano-Amerikanë, mirëpo burgjet amerikane kanë 200 000 të burgosur më shumë Afrikano-Amerikanë sesa të bardhë.

Në vitin 1972 Amerikanët shpenzonin 3 miliardë dollarë në vit për ushqime të shpejta (fast-food), ndërsa sot shpenzojnë rreth 110 miliardë dollarë.

Nëse marrim vetëm 1% të asaj që bota shpenzon për armë, çdo fëmijë në botë do të kishte mundësi të shkollohej.

Fotografitë e Holokaustit që ne i shohim, janë të gjitha të bëra me fotoaparat të firmës “Kodak”, të cilat ju ishin dhuruar nazisteve gratis.

Në SHBA janë të burgosur mbi 1 milion Afrikano-Amerikan, ndërsa në Afrikë të gjithë të burgosurit nuk e arrijnë këtë shifër.

Aq efektive janë reklamat e McDonald-it saqë fëmijët në Amerikë posa të shohin një letër me shkronjën "M" mendojnë për McDonald-in.

Pas aksidenteve me makina, vetëvrasja nga depresioni është shkaktari më i madh i vdekjeve në botën perëndimore.

Ketçapi “Heinz” që përdoret në Kaliforni ka një histori interesante. Domatet mbillen në Kaliforni, pastaj dërgohen në Kanada, e nga Kanada dërgohen në Meksikë derisa përgatitet edhe prapë kthehen në Kaliforni për t’u ngrënë.

Rreth 27-28 përqind e gjithë fëmijëve sot në vendet e zhvilluara është vlerësuar se do të jenë me mbi-peshë në të ardhmen.

Në ditët e sotme ne konsumojmë 12 herë më shumë se sa konsumonim dikur para 100 viteve. Pra ne sot i shpenzojmë shumë më shpejt resurset e natyrës se sa dikur.

Pasuria e meksikanit Carlos Slim është aq e madhe sa 73% e krejt Meksikës ose ka aq pasuri sa 75 milionë meksikanë së bashku.

Në vitet 70’, Princat Arab i flaknin veturat e tyre porsa u mbaronte karburanti, kurse miliona arabë të tjerë vuanin nga varfëria ekstreme.

Më shumë se 30,000 fëmijë nga vendet e “botës së tretë” (vende të pazhvilluara) vdesin çdo ditë për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve.

Më shumë se 50% e aseteve të gjithë botës janë në pronësi të 2% të meshkujve të rritur.

Një Amerikan mesatarisht shpenzon 3.100$ për zbavitje çdo vit, shumë kjo e mjaftueshme që të sigurohen 20,000 vaksina kundër malarias.
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne Los Angelos te Kalifornise eshte e ligjshme qe burri ta rrahe gruan e tij me rrip lekure, me kusht qe ky i fundit te jete jo me shume se 5 cm i gjere. Ne rast te kundert, gruaja duhet t'i jape leje burrit qe te perdore nje rrip me te trashe se aq!
10435029_1235436299816136_7713056488519214082_n.jpg

"Potoos" jane zogj unike amerikane te cilet kane aftesine te kamuflohen si natyra per t'i shpetuar grabitqareve. Te vetmet qe mund t'i dallojne, jane shqiponjat!
12107061_1235496039810162_490874864616156859_n.jpg

Ky kub eshte produkti me i shitur i te gjitha koherave, i ndjekur nga iPhone ne vend te dyte!
12079455_1235437246482708_752938108631456522_n.jpg

Ne Athinen e lashte, vendin ku lindi demokracia, ata kishin nje proces te cilin e quanin "ostracizem", ose izolim. Nje here ne vit, populli votonte per politikanin qe i sillte me shume deme vendit dhe demokracise, dhe e dergonin per 10 vite ne nje ishull te vetmuar larg Greqise! A nuk do ishte mire te praktikohej edhe sot kjo gje?
12122927_1235388186487614_1416811071001371651_n.jpg

Dritaret e avionit kane 3 shtresa, dhe eshte e pamundur qe nje pasagjer t'i thyeje, nese ndonje "i cmendur" e con neper mend nje gje te tille! Gjithashtu, keto dritare kane edhe nje vrime te vogel ne fund, qe sherben per qarkullimin e ajrit midis 3 shtresave dhe nuk i lejon xhamat te thyhen nga presioni i ajrit!
10537018_1235366836489749_5259779017982487087_n.jpg

Originale
 
Titulli: Kuriozitete !

Teksa Titaniku permbytej, nje nga pasagjeret e shtreses se larte refuzoi te largohej me varkat e shpetimit, dhe vendosi te qendronte me qenin e saj! Ajo u gjet pa jete ne uje, duke mbajtur qenin ne krahe!
12108108_1234766096549823_4475395486470184850_n.jpg

Fusha me e vogel e shahut ne bote, e integruar ne nje unaze! Kjo eshte unaza e marteses qe nje grua i beri bashkeshortit te saj te fiksuar pas shahut!
12074921_1235344703158629_5512663571481824183_n.jpg

Filozofi grek Chrysippos, ishte aq shakator saqe vdiq nga te qeshurat me nje nga shakate e tij!
12115975_1234959103197189_6398432033458742913_n.jpg

Kapja e gishtave te vegjel kur behen premtime, eshte nje tradite qe vjen nga mesjeta. Personi qe e thyente premtimin, ishte i detyruar ta priste gishtin e vogel!
12118594_1234957803197319_1625039547392264370_n.jpg

Ne pyjet e Australise, kurorat e pemeve nuk e prekin asnjehere njera tjetren! Ky eshte nje fenomen i jashtezakonshem natyror qe quhet "crown shyness" (kurorat e turpshme)!
12141737_1234769339882832_4275183106609135933_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Nje grup kinezesh 'singel', blene enkas ne disa kinema te New York-ut ne diten e Shen Valentinit vetem numrat e karrigeve teke, ne menyre qe ciftet mos te uleshin bashke me njeri-tjetrin!
12027739_1238133352879764_3686458732733517581_n.jpg

Gjate filmit ''40 vjecari i virgjer'' aktorit kryesor Steve Carell, iu hoqen ne te vertete qimet e trupit ne skenat e xhirimit te filmit!
12065898_1238131796213253_8320290396908229296_n.jpg

Grupi i minierave te diamantit ''DeBeers'', ka shperndare nje lajm ku thuhet se nje mase e madhe diamantesh jane shperndare gabimisht ne unaza fare te thjeshta dhe jane shitur neper tregjet e botes, me cmime qesharake!
12141492_1238128582880241_8371615138993356654_n.jpg

Ne kuader te nje ekperimenti, disa minj u detyruan te degjojne muzike 'Heavy metal', ne menyre qe shkencetaret te kuptojne efektin e kesaj muzike ne trupat e tyre.
Perpara se te mbaronte muzika, minjte sulmuan njeri-tjetrin, duke perfunduar te gjithe te ngordhur!
12063687_1238128089546957_6976185153037825177_n.jpg

Marylin Monroe i kerkoi nje premtim bashkeshkortit te saj, Joe DiMaggio, ku nese ajo vdiste nje dite, ai duhet t'i dergonte lule asaj cdo jave, per 20 vite rresht!
Pas vdekjes se papritur te Monroe, varri i saj qendroi plot 20 vite i rrethuar nga lulet, pasi cdo jave lulet nderroheshin duke u zevendesuar me te tjera !
12039646_1238008132892286_1797837875864076969_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ekziston nje pike ku distanca mes SHBA dhe Rusise, eshte vetem 2.4 milje!
12049138_1238123952880704_8912228637366417546_n.jpg

Kur ishin njohur, Katie Holmes i kishte shprehur nje deshire Tom Cruise, i cili me pas do behej bashkeshorti i saj. Ajo deshironte qe ne nje dite te vetme, kulla Eiffel te ishte e saja... e ai me shaka i kishte blere nje varese celesash ku ishte kulla Eiffel!
Vite me pas kur cifti Cruise pesoi nje krisje, Tom fluturoi per ne Paris per te organizuar nje darke magjike... ai prenotoi te gjithe restorantin ne majen e kulles Eiffel, vetem per te dhe per gruan e tij!
10303759_1238007939558972_5203998489410436477_n.jpg

Barack Obama shpesh vishet si nje njeri i thjeshte dhe del me biciklete ne rruget e Washington, pasi ne kete menyre sheh me nga afer problemet e perditshme te njerezve!
Nje dite ai u fut gabimisht ne korsine e kembesoreve dhe kur nje polic civil e ndaloi, Obama i tha: ''Te falenderoi qe e zbaton ligjin deri ne kete pike, por kam nje detyre me te rendesishme per te bere, me duhet te drejtoj shtetin!''
12032246_1238006176225815_4859857701248979164_n.jpg

Një ndër krijesat më unike në Tokë - e ka të atin gomar e nënën zebër.
Të vetmuar, zebra dhe gomari nga Krimea kanë vendosur të provojnë diçka interesante, që ka rezultuar me këtë kafshë.
Kjo zakonisht ndodhë në natyrë apo në fermë, e jo në kopsht zoologjik, por meqenëse zebra ishte e vetme, vendosën të bëjnë bashkë me gomarët dhe kuajt. Asaj duket se i ka pëlqyer më shumë shoqëria me gomarin dhe kanë bërë familje së bashku.
12140779_1237656062927493_1119354512641762285_n.jpg

Nje nga fotot me te mrekullueshme sipas Discovery Channel. Samuel eshte nje banor i nje ishulli tailandez, i cili ka zene shoqeri te ngushte me kete elefant. Ne rast se Samuel nuk ndodhet ne vendin e perhershem te takimit cdo mengjes, elefanti fillon te "bertase" me te madhe!
10177273_1237105309649235_872262630946179340_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Hunët jetojnë 120 vjet, pothuajse kurrë nuk sëmuren!
Hunët janë një popull i vjetër që jetojnë në kufirin midis Pakistanit dhe Indisë. Ata njihen për jetëgjatësinë e tyre, ndaj dhe vendi i tyre njihet si “oazi i rinisë”. Pjesëtarët e këtij komuiniteti pothuajse asnjëherë nuk sëmurën, ndërsa fal gjeneve fytyra e tyre gjithmonë duket rinore.
Ata lahen me ujë të ftohtë, madje edhe në temperatura nen 15 gradë, dhe lindin fëmijë edhe pas moshës 65 vjeçare. Gjatë verës hanë pemë dhe perime, ndërsa në dimër konsumojnë fruta të thata, drithëra dhe djathë.
12107287_1239302122762887_6188058918397818516_n.jpg

Quhen rete lentikulare, dhe eshte nje fenomen i zakonshem per malet Fuji. Edhe shkencetaret e kane te veshtire te shpjegojne saktesisht nga se krijohet kjo mbivendosje e reve ovale.
12046573_1239115296114903_8177040303163664934_n.jpg

Zhurma e ujvares se Victorias degjohet deri ne 64 km largesi!
10455847_1238653782827721_5034144906055949491_n.jpg

Tirana e 1972!
12049554_1238680896158343_2754619176706873232_n.jpg

Bora qe bie absorbon zhurmen, ndaj ben te mundur uljen e zhurmes se pergjithshme te ambjentit ne nje peisazh bore. Ajri dhe era bllokohen brenda flokeve te debores, duke shpjeguar me se miri qetesine qe karakterizon nje peisazh ne bore!
12047096_1238546552838444_143421795529405495_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

FOTOJA E DITES: Fotografi Paul Nicklen ka realizuar nje super foto te nje makine qe kalon mes per mes kembes se ylberit ne Ameriken e Veriut!
Shiko fotografinë 24474[/QUOTE]
rast per te vertetuar ne ndryshon gjina po kalove ylberin ( pak shaka normalisht)
 
Titulli: Kuriozitete !

Gruaja qe peshon 317 kg, seks 7 herë në ditë…

ok.jpg

Kjo grua quhet Pauline Potter dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes për peshën e saj që shkon në 317 kg. Mjekët e kanë paraljamëruar se ajo rrezikon të vdesë, nëse nuk ecën dhe nëse nuik bën aktivitet fizik. Në këto kushte, Pauline ka kërkuar ndihmë nga ish-bashkëshorti dhe ka arritur që përmes seksit 7 herë në ditë, të bjerë 45 kg.

Kush tha qe nuk te dobeson ? :p
 
Titulli: Kuriozitete !

10 gjërat e zakonshme për të cilat në Korenë e Veriut ekzekutohesh

emi mësuar të dëgjojmë për vrasjet mizore të presidentit koreano-verior, Kim Jung-un, por ka edhe shumë gjëra të tjera që diktatori i ndalon me dekret presidencial.

1-Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.

2-Të shohësh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.

3-Të drejtosh makinën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.

4-Të luash muzikë

Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

5-Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit

Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë jetën. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

6-Të japësh mendim

Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

7-Të braktisësh vendin

As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

8-Të besosh

Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.

9-Të shohësh porno

Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.

10-Të jesh online

Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.

KIMI.jpg

1 Kim-Jong-un.jpg

kim jong un - Copy 1.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Jon Masters nje i pastrehe nga Florida, pasi grumbulloi 40 dollare nga kalimtaret , ato i shfrytezoi per të blerë disa vegla arti – brusha dhe ngjyra të lira dhe tani po i mahnitë të gjithë me pikturat e tij

12227582_1250354051657694_3758372245747999851_n.jpg
12239484_1250354084991024_6022602824962450391_n.jpg
1797595_1250354048324361_7283006288067815982_n.jpg
12189966_1250354054991027_58493432315389684_n.jpg
12227230_1250354061657693_8124842482136150226_n.jpg

Sipas nje studimi mesohet se njerezit qe rrijne zgjuar naten deri vone jane me intelegjent, me kreativ dhe me te mencur ne marrjen e vendimeve jetesore .

Per te ruajtur sigurine e Enver Hoxhes teksa udhetonte, kishte dy autokolona me makina. E para kalonte ajo ku shihej makina ''Mercedes Benz'' e diktatorit, e mbuluar me perde tek xhamat e pasem, ku te gjithe e pershendesnin duke menduar se fshihej Hoxha. Ndersa 45 minuta me pas, kalonin dy makina te thjeshta, ne te cilen vertete fshihej Enver Hoxha!

Ne vitin 1930 nje indian i quajtur Bhupinder Singh vizitoi sallonin e makinave Rolls Royce dhe e pyeti shitesin per cmimin e vetures me te fundit e prodhuar nga kjo kompani. Shitesi u tall duke i thene se nuk do e perballoje dot cmimin. I frustruar nga shitesi Bhupinder bleu te gjitha makinat dhe i shendrroi ne makina per mbledhjen e mbeturinave
 
Titulli: Kuriozitete !

Liqeni i gjelbert ne Styria te Austrise.
Gjate muajve te dimrit ky vend sherben si park natyror. Por ne stinen e pranveres ky vend shendrrohet ne nje liqen prej ujit qe shkrihet nga bora dhe perrejve qe zbresin nga malet perreth

12247176_1250105255015907_3779531153676957159_n.jpg12239462_1250105245015908_6041735436560696523_n.jpg

Ne New York ka aq shume restorante sa mund te hani cdo nate per 54 vjet rrjesht ne restorante te ndryshme...

Njihuni me shtëpinë më të vetmuar në botë!

Ne Islande ekziston një ishull i vogël i quajtur Ellioaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vetmuar, e cila ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse.Për të arritur në këtë vend, se pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera.
11045504_1249842705042162_6959413072621022003_n.jpg

Gjate nje konflikti, Meshkujt preken me shume emocionalisht se sa femrat!
Ata vetem se jane me te afte qe ta fshehin ate

14 vjet para fundosjes se anijes Titanic, shkrimtari anglez Morgan Robertson kishte botuar nje roman ku shkruhej per fundosjen e nje anije te quajtur “Titan” , e cila, e mbushur përplot udhëtarë të pasur dhe tejet të lumtur, në një mbrëmje të ftohtë gjatë udhëtimit të parë nëpër oqean, ndeshet me një copë të madhe të akullit dhe fundoset!

Studimi që konstaton se pijet energjike janë të dëmshme, është bërë në një numër individësh të cilëve u është dhënë të pinë nga një pije energjike çdo ditë përgjatë 2 javëve. U zbulua se presioni i gjakut dhe hormonet e lidhura me stresi, u shtuan ndjeshëm gjatë kësaj periudhe te këta persona që konsumuan pije energjike. Po ashtu u rrit rrezikshmëria ndaj sëmundjeve të zemrës.

Zviceranët janë kombi i vetëm në botë me një demokraci të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se çdo qytetar mund të sfidojë çdo ligj dhe të propozojë modifikime ne kushtetutë

Kur nje gazetar e pyeti Albert Einstein ne lidhje me jeten e tij, Einstein i tha:
-''Kush je ti qe te me vjedhesh 10 sekonda nga jeta ime?''

Në fund të çdo viti, Channel dhe Louis Vuitton i djegin produktet e pashitura në mënyre që të mos shiten me çmime të përgjysmuara !

Ekziston një pemë në Afrikë të Jugut që është 2,000 vjet e vjetër dhe që njihet si “Pema e Jetës”.
Kjo pemë, përveç që është shumë e vjetër, ka disa fruta të cilat kanë veti të mëdha shëndetësore dhe që gjithashtu kanë një shije të mirë.
11200581_1248749785151454_2761098026958945753_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Japonia ka shpikur nje ''arme'' e cila i ndalon njerezit te flasin. Nese shpesh keni menduar sesi mund ta besh dike te pushoje se foluri, kjo eshte zgjidhja e duhur. Brenda vitit del ne tregun boteror!
11214257_1250902591602840_35711859826335543_n.jpg

Ngjyra e kuqe tipike e buzeve vjen nga perqendrimi i larte i kapilareve te vegjel qe jane te pasura me oksigjen. Kjo shpjegon pse buzet jane te zbehta dhe te dobeta kur eshte ftohte, ngjyra e buzeve tona behet blu

Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Pra dita nuk ka 24 orë !!!
11148754_1251131334913299_5854670830686253157_n.jpg

Henry Patterson është sipërmarrësi më i ri në botë. Edhe pse është 11 vjeç, ai arrin të fitojë 1500 euro në muaj si sipërmarrës në biznesin e ëmbëlsirave
10386830_1251342484892184_7699482644459080683_n.jpg

Quhet “Krzywy Las” pylli i shformëzuar. Ndodhet në Poloni dhe pavarësisht hipotezave të ndryshme në lidhje me arsyen se pse pemët marrin këtë harkim të çuditshëm, origjina e tij ngelet ende një mister.
12115459_1251352234891209_8299114021839476346_n.jpg
11988434_1251352224891210_5214825901407791520_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

U lyen gishtat me manikyr për ti njohur. Kjo është idea e mamit Janet për Laura, Jasmin, Kim dhe Sofi, që jetojnë në Lipsia. Katërnjakët që pas pak muajsh do të nisin kopshtin, janë katërnjake homozigotë, identike. Sipas ekspertëve, kjo është një gjë e rrallë dhe ndodh vetëm 1 në 13 milionë raste.
12250063_1255244401168659_5724480739893751819_n.jpg

Edhe pse në pamje të parë Bretkosa ngjyrë blu duket mjaft e lezetshme, lëkura e saj është toksike. Madje njerëzit mijëra vjet më parë e përdornin helmin e saj për të lyer shtizat.
12274715_1255709501122149_518788768802645739_n.jpg

Pasi pesoi nje aksident dhe u zgjua nga koma, Gary Richmond humbi memorjen dhe nuk e njihte me gruan e tij prej 20-vitesh. Ajo perdori te njejtat taktika si para 20-vitesh, per ta bere Gary-n te binte serish ne dashuri me te, dhe ja doli!
12299204_1255729731120126_8838191133817433028_n.jpg

Ishujt qe puthen - Groenlande!
12301697_1255257437834022_1358933180718302070_n.jpg

Gjeniu i shahut Garry Kasparov, luajti kunder botes ne nje loje shahu online, ku mbi 50.000 persona te ndryshem nga 75 vende votonin per levizjen me te mire te rradhes.
Ne fund ai arriti te fitonte!
12243564_1255242867835479_6451058629743771682_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne nje spital te Florida-s, dy infermiere pasi kane punuar per nje kohe ne te njejtin ndrrim dhe te njejtin repart kane arritur te kuptojne se ne fakt ato ishin dy motra te humbura prej kohesh nga Korea Jugore, te ndara rreth 40 vite me parë!
12308586_1258017767557989_1571202059882625179_n.jpg

Nje "pirat" (hacker) i quajtur Jan Krissler krijoi shenjat e gishtit te ministrit gjerman te mbrojtjes, vetem nga nje autograf i tij. Ishte i njejti djale i cili mundi verifikimin e gjurmes se gishtit te Apple mbrenda 24 oreve te lancimit te Iphone 5s.
12295337_1258036730889426_5820124154743114615_n.jpg

Një thesar i madh me bizhuteri ari, gurë të cmuar dhe diamantë është gjetur në një tempull hindu në jug të Indisë.
Nga një ekzaminim paraprak rezulton se vlera e objekteve të gjetura është rreth 22 miliarde dollare.
12278854_1258025827557183_8103138260461425729_n.jpg

Panda e quajtur Basi është panda më e vjetër në botë dhe ka festuar ditëlindjen e saj të 35’të së bashku me shumë njerëz të pranishëm.
Basi shfaqet duke ngrënë tortë në Fuzhou, Kinë, përderisa shënoi 35 vjetorin e lindjes.
Panda është 140 vjet e vjetër, duke u llogaritur në moshën njerëzore, dhe është panda e dytë që ka jetuar më së shumti në botë.
12295482_1257708260922273_7510970294721624813_n.jpg

12316492_1257708287588937_8610808014687993798_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

Ne nje takim qe kishte me Barack Obama-n dhe nusen e tij, ish-kryeministri i Italise Silvio Berlusconi, i dhuroi Michele Obama-s nje pale kepuce elegante, pasi sipas tij, Barack kishte ndikuar keq ne shijet e saj!
12308556_1257464164280016_5108730333720974819_n.jpg

Në vitin 2001, prindërit e djaloshit në foto i thanë se nëse nuk do të pinte alkool, duhan dhe do ti rrinte sa më larg drograve të ndryshme deri sa të shkonte 21 vjeç, ata do ti dhuronin 1 mijë e 500 dollarë. Në foto duket qart djaloshi 21 vjeçar me kontratën e nënshkruar që në moshën 8 vjeçare!
12316251_1257453034281129_7400049466521391391_n.jpg

Skena e fundit e filmit ''Scarface'', ku Toni Montana u perball me nje ushtri ne shtepine e tij, dhe ku plumbat nuk i benin asgje per shkak te kokaines, eshte nje skene e vertete e ndodhur ne Miami, ku nje prej boseve te medhenj te droges, arriti te luftoje deri ne sekonden e fundit!
Nje film i bukur, por qe nuk duhet ndjekur si shembull!
12311037_1256851217674644_394840324335428511_n.jpg

Dy minuta zgjat udhëtimi më i shkurtër ajror në botë. Starti: në orën 8.46 dhe ulja më 8.48. Kjo linjë lidh dy ishujt skocezë Westray dhe Papa Westray
12289725_1256239037735862_3992257450957198745_n.jpg
 
Titulli: Kuriozitete !

10 faktet më të pabesueshme të cilat nuk i keni dëgjuar më parë

1 -Më shumë se gjysma e njerëzve të botës do të infektohen nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme gjatë jetës së tyre.

2 -Brendësia e gojës tënde është e përbërë nga të njëjtat qelizat ë lëkurës sikurse brendësia e vagjinës .

3 -15 anijet më të mëdha të botës, e ndotin ajrin aq shumë sa 760 milion vetura në botë.

4 -Nëse do i radhitje të gjithë njerëzit e gjallë, rreshti do të lakohej përgjatë Tokës 56 herë.

5 -اdo javë, një fëmijë e qëllon me armë dikë në SHBA.

6- 2 nga 3 australianë do të sëmuren me kancer të lëkurës gjatë jetës së tyre .

7 -Më shumë vrasin njerëz makinat shitëse brenda një viti sesa peshkaqenët .

8 -Njerëzit janë të vetmit primat të cilëve iu zvogëlohen dhëmbët kur madhësia e trurit rritet.

9 -Kur filmi i famshëm ‘Star Wars’ kishte debutuar, Franca ende ishte duke ekzekutuar njerëz në gijotinë.

10 -Proporcioni mes milingonave e njerëzve është 1.5 milion me 1 .
 
Titulli: Kuriozitete !

Ujevarat e gjakut ne Antartike
Antarctica%20lakes%2029.04.jpg


Ndodhet ne McMurdo Dry Valley, regjioni qe konsiderohet te jete me i ftohte dhe me i thate ne bote. Pas kerkimeve dhe analizave te shumta eshte zbuluar se perfund akullit qe rrethon dhe mbulon kontinentin, ka mbetur nje pjese oqeani qe ka perfshire kete regjion para 1.5 milione vitesh. Liqene te tera te roberuara nen akullin ku dhe jane gjetur bakterie qe sipas ADN-se jane pasardhes te bakterieve te oqeaneve. Keto bakterie duke zberthyer materie qe gjenden nen akullin lirojne hekur (qe nuk i dihet ende origjina) qe pastaj derdhet ne keto ujevara dhe ben te duket sikur rrjedh gjak.

Anthony Brutto qe filloi studimet me 1939 ne deget e inxhinierise, edukates fizike dhe arteve industriale ishte i detyruar te nderprese studimet nga fillimi i Luftes se Dyte Boterore. Vazhdoi studimet pasi u kthye nga lufta me 1946 dhe pastaj u detyrua perseri ti nderprese qe te punoje per t'u kujdesur per gruan e tij te semure. Tani Anthony Brutto ne moshen 94 vjecare do marre diplomen ne degen e arteve dhe thote qe do beje pak pushim para se te filloje magjistraturen. :)

81f5c4ce34e7dcde84d46c360029af32.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top