Kualifikohen me ankth Milani e Dortmundi

cent

...Lontano
ITALI-Nuk ka pasur surpriza në kualifikime, por në rezultate po. Kur pritej një fitore e Milanit, kuqezinjtë ka vuajtur jo pak, kjo edhe pas daljes me karton të kuq të Montolivos. Me 10 lojtarë në fushë, Milani ka mbrojtur barazimin, duke kaluar grupin. Ndërsa Barcelona është hakmarrë ndaj Sëlltik 6-1, pasi ishin skocezët që i shkaktuan humbjen e parë sezonale. Ashtu siç prite, në grupin F pati intriga. Napoli shënoi 2 gola ndaj Arsenalit, por pa ia arritur dot të tretit, pasi koha ishte e pamjaftueshme. Ndërsa në ndeshjen tjetër, Dortmund vetëm në minutën e 87-të ka shënuar golin e fitores përballë Marsejës të mbetur me 10 lojtarë që në pjesën e parë. Kështu, kualifikohen Dortmundi dhe Arsenali. Austria e Vjenës ka bërë çudinë, teksa shtang 4-1 Zenitin, edhe pse ishin rusët që kaluan të parët në avantazh. Zeniti u kualifikuar vetëm falë fitores së Atletikos së Madridit ndaj Portos. Si asnjëherë tjetër në historinë e Ligës së Kampioneve, 4 skuadra gjermane janë kualifikuar për në 1/8, ndërsa dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletiko e mbyllën fazën në grupe me 5 fitore dhe një barazim.

MOURINJO
Trajneri Mourinjo nuk mendon se اelsi i tij është mes favoritëve për të fituar Championsin. Portugezi tha se ai do tentojë ta fitojë atë për herë të tretë, pasi e bëri me Porton dhe Interin, por shtoi se vetëm një surprizë mund ta dërgojë اelsin në finalen e Lisbonës. “Shanset tona këtë sezon nuk kanë të krahasuar me ato të klubeve të tjera. Skuadrat e tjera kanë stabilitet, ne nuk e kemi momentalisht. Por ne jemi kualifikuar në 1/8-at dhe, nëse shkojmë në çerekfinale, atëherë mund të them se edhe اelsi ka një shans për të fituar. Për mua Bajerni është favoriti absolut për shkak të qëndrueshmërisë. Pastaj janë Barcelona dhe Reali gjithashtu”, – tha trajneri përpara sfidës me Steauan. Në fund, ai nuk harroi të bëhej protagonist, duke hequr fanellën e tij dhe pasi e autografoi, ia dhuroi përkthyesit rumun: “Sot ka qenë një nga konferencat më të gjata, prandaj ti e meriton”.
GAFA
Manuel Pelegrini kthehet në objekt talljeje me deklaratat e tij pas ndeshjes me Bajernin. Mançester Siti fitoi 3-2 ndaj bavarezëve në “Allianz Arena” dhe një gol tjetër mund t’u jepte anglezëve vendin e parë në grup, por në përfundim të ndeshjes, për habinë e të gjithëve, tekniku theksoi se ekipi kishte nevojë dhe për dy gola të tjerë për të siguruar kreun e grupit. Gazetarët hapën sytë nga habia, kur kiliani tha: “Doja të fusja Agueron në lojë, kur rezultati ishte 2-3, ndaj e nxora në nxehje, por pastaj vendosa të mos ndryshoja, duke parë që na nevojiteshin dhe dy gola të tjerë për të arritur vendin e parë në grup. Shënimi i dy golave ishte i vështirë dhe mendova të mos rrezikoj me argjentinasin.” Deklarata e Pelegrinit ka irrituar së tepërmi tifozët e Sitit, të cilët pas ndeshjes akuzuan trajnerin e tyre pse nuk luajti gjithçka për gjithçka, duke ruajtur Agueron. Pelegrini është trajneri i parë në historinë e Sitit që arrin të kualifikojë skuadrën për në 1/8 e Champions League.


CHAMPIONS LEAGUE

GRUPI A
M.Junajtid-Shakhtar 1-0
Sociedad-Leverkusen 0-1

1.M.Junajtid 14
3.Leverkusen 10
2.Shakhtar 8
4.Sociedad 1

GRUPI B
Kopenhagen-Real Madrid 0-2
Gallatasaraj-Juventus 1-0

1.Real Madrid 16
2.Gallatasaraj 7
3.Juventus 6

4.Kopenhagen 4

GRUPI C
Benfika-PSG 2-1
Olimpiakos-Anderleht 3-1

1.Paris SG 13
2.Olimpiakos 10
3.Benfika 10
4.Anderleht 1

GRUPI D
Bajern Mynih-M.Siti 2-3
Pëlzen-CSKA 2-1

1.Bajern Mynih 15
2.M.Siti 15
3.CSKA Moskë 3
4.Pëlzen 3

GRUPI E
اelsi-Steua 1-0
Shalke-Bazel 2-0

1.اelsi 12
2.Shalke 10
3.Bazel 8
4.Steua 3

GRUPI F
Napoli-Arsenal 2-0
Marsejw-Dortmund 1-2
1.Arsenal 12
2.Dortmund 12
3.Napoli 12
4.Marsejë 0

GRUPI G
Atl.Madrid-Porto 2-0
A.Vjenë-Zenit 4-1

1.Atl.Madrid 16
2.Zenit 6
3.Porto 5
4.A.Vjenë 5

GRUPI H
Barcelona-Sëlltik 6-1
Milan-Ajaks 0-0

1.Barcelona 13
2.Milan 9
3.Ajaks 8
4.Sëlltik 3
/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top