Krijimet e muajit Nentor 2019

Monique

With or Without u
Pershendetje te dashur miq!

Ja ku ritakohemi serisht per te sjelle copezat tona ne kete muaj te ri.

E le te fillojme pa humbur kohe me te gjitha krijimet dhe ju lutem votoni, e komentoni

Ju dua fort !



1. Faji im me i madh

E keni parasysh ate periudhen e femijeris ku merr puthje cdo her qe gervishesh?
Un kam marr shkelma majtas djathtas dhe sot i falenderoj sepse mu dha nje rol per te cilin nuk isha gati...
Pse linda femer kur te gjith prisnin nje mashkull?
Pse mu rrit gjoksi per te provokuar nxenesit e tjere dhe stimoluar fantazit e mesueseve?
Pse vishja bluze te ngushta deri ne fyt dhe beja sikur sme interesonin shikimet?
Pse u diplomova ne nje shkolle e frekuentuar ne pergjithesi nga meshkuj ose femra qe nuk i dallon gjinin? Te jemi realist, a bejn lendet shkencore per femrat?!
Te gjith e dim mir qe duhet te leja shkollen dhe te martohesha prepara se te krijoja indipendence financiare dhe jo vetem intelektive... te ulja koken dhe ti nenshtrohesha burrit sepse nderi ka perparesi...
E dim te gjith se cfare ndodh kur merr ne dore jeten tende dhe kthehesh detyrimisht ne nje Rrugaçe sepse kjo je ne te vertet.
Kush ma ka fajin qe kam lindur me vagjine ne mes te kembeve?
Pse i hapa?
Pse nuk i hapa? Pse bej sikur sdua?
Pse e detyrova tmi hapte.
Me siguri e ke kam bere kastile per tu dukur interesante.


2. Gezuar!

Ne dite si keto , kur heshtjen kemi ne mes ,ashtu si ti e une perpiqem te bej me te miren edhe pse e mira nuk eshte kurre mjaftueshem.
Ashtu si une e ti ne dite te tilla, mendon se s’te perket asgje dhe asnje vendi me nuk i perket.
Dinamike e jetes te duket sikur shkon ne kahun tjeter e ti perkundrejt saj capesh e rraskapitur.
Ne dite si keto me duket, se as tokes si perkas edhe pse kembet me rendojne fort ,per te me treguar se ne cdo beteje te saj duhet te luftoj vetem!
Vetmia edhe ajrin e ka ndryshe , me te rende e me te lodhur e ben cdo gje pritja. E ne pritje ti lejon mendjen te bredh si shtojzovalle e te arratiset atje ku shpirti deshiron. Ne gjithe kete proces ndertohet historia…imja e jotja bashke!
Fjalet, nuk me dhembin me , heshtja me ngroh , me perkedhel embel , ne shpirt endrrat vallezojne , celin sythe, e ne cdo note pentagrami i njejti skenar perseritet….krah meje je ti!
Limite, si njoh me ato , me perrallat e historite e fantazive jam bere njesh , e mendja ime ne perfeksion krijon cdo personazh dhe me te, keshtjellat e reres ne breg te detit nderton. E ti ulesh pa shume zhurme perballe e sheh si shemben te gjitha , te gjitha ato qe ne vertik i le pas, si kujtimin me te cmendur te diteve tona …
Nje gote vere nder duar kam , nje dolli per ty ,arkitektin e endrrave boshe uroj..
Nuk druhem i dashur te hap edhe nje shishe tjeter , ndergjegjen me te te mbys
Vetes i bindem ne ate thirrje te mekur dhe lejoj boshllikun tim te me shfaqet para syve duke kerkuar sadopak me ajer te mbushet .
Mesoje , te dish te sherosh veten, duhet art dhe durim ..ohh sa durim . Mbi egersine e diteve gri nje copez dashuri mund te triumfoj….por..

Ke guxim te presesh?
Apo shpinen do kthesh serisht?


3. E varfer

Jam vajzë qe herë pas herë është rafshuar me tokë.Ku skam pasur ku të mbështetëm as krah për t'i fshi lotët e mia.
O Zot pse më ndodh kjo mua?!
O jetë pse tregohesh kaq e ashper ndaj meje?!
Ah, sikur të isha në vendin e atij tjetrit ... (mendoja). Të bëhesha hi dhe të zhdukesha në er...
Të bëhesha duhan dhe të gjezdisja nëpër gishtat e tua..
Cili ishte gjynahu im?!
Dëshira ime për tē jetuar, vallë!
Ose dëshira ime për ty...
Po ,kjo dhimbje , kush më shkaktoj ?!
Apo gjynahu im..
Dhe gjynahu im je ti...Ah unë që të hapa zemrën , e të zvesha shpirtin,dhe ti ...që më godite me fjalet e mia.
A thua valle qe do harroj ?!
A do sherohen plagët e mia?!
A ka sherim për mua?
Nuk ka përgjigje...Dua të qendroj në kēmbët e mia..Pse jam kaq e pa vendosur...
Më ka mbet "ora" tek ty.Nuk vuaj e as nuk qaj më... Ky zjarr brenda vetës e ngadal e shuan çdo ndjenje e imja...
Çuditerishtë, fillova do të ngjaj aq shumë



4. Fundvit!

Fundviti po vjen prape
Midis nesh pa u ndjere
Serisht festat afrojne
Si cdi vit
Si perhere
E ne serisht presim
Keto festa ti festojme
Po harrojme qe anash nesh
Shume persona lotojne
Lotojne se skane
Nji tavoline per ta furnizuar
Lotojne se skane femijet per ti gezuar
Festat kalojne per ata femije
Me bindje e ne syte e tyre plot shprese
Kte vit qe vjen
Nga tavolina dicka do te mbese

Po keshtu dhe ne anet sentimentale
Disa vuajne me shpirt .e disa ja nisin festat qe ne karnavale.....
Per kto festa ju uroj me shpirt te kaloni gezuar
Si ju qe jeni single e te dashuruar
Por dhe te tjeret qe jane te lenduar....


5. Ndoshta nje dite...

Eshte e veshtire te shkruash per ty. Eshte e veshtire te shkruash per lumturine e dy njerzve qe jane ulur duke bere asgje.
Me duhet te rrefej mekatin, jam une ajo qe te thirra per tu mbrojtur nga ndjesia e frikes. Vetmia eshte bere si sperance qe ne pranine tende as thellesia e detit nuk e mban dot.
Ndoshta neser do jene harruar kenget, ndjesit, prekjet por te pakten i kishim per nje moment.
I kam rrjeshtuar nje nga nje ne cdo cep te memories.
Do jete i denje dikush te shkruaj valle per ne te dy?!
Ohhh i dashur gjerat mdonjehere jan te paparashikueshme por te pakten per nje cast shikuam njeri tjetrin dhe buzeqeshem


6. Ai çast

I dashur moment!
Ktheje kokën dhe më shiko edhe një herë.
Zvarritu nëpër bebëzat e gjelbërta që marin ngjyrë vjeshte nga kujtimi që më fale ti.....
E di se do të shkosh te kopështi ku mollat e mëkatit rriten,
në shpirtin tim ke ndërtuar folenë
dhe aty jeton.

Mblidh gjethet e zbehura dhe ktheju ngjyrën.
Kthema mua veten.
Na ndaj neve dyve nga pema që po lulëzon.

Ndale pak hapin, por mos i trego të gjithat.
Mos fol për dobësinë time të fshehur brenda shpirtit.
Bëhu miku im e të ulemi nën hijen e pemës....
Të mbledhim gjethet e zbehura.....
Si dikur
Si dikur


7. Neser!


Po po neser eshte feste,dhe ti do jeshe aty duke ngre dolli dhe duke vallzu valsin e dashuris.
Duke buzeqeshur e duke hedhe syte nga dritarja,se mos do vi une..siq ishe mesuar te vi tek ti ne oret e vona,ashtu siq shkonte hirushja ne ballon qe organizonte Princi.
Por jo!
Une nuk do jem afer teje.Nuk do vallzoj e nuk do mbeshtes koken mbi supet e tua..ne ato supe qe shume here i bera qull nga lotet!?dhe sa ngreja koken shikoja syte e tu ..une humbisja ne nje horizont te gjere degjoja tik-taket e zemres ashtu siq ndegjohen akrepat e ores diku pas mesnate ku gjith jan ne gjum,e mbretron heshtja.
Heshtja!- Ah heshtja,mbulesa me e mire e dhimbjes,e nje dhimbjes qe nuk shkulet sikurse gjethet e vjeshtes.Sa mir do ishte!edhe dhimbja te zbehet te shkeputet nga shpirti dhe te ler lakuriq kete shpirte sikur len gjethja trungun e drurit.
Por jo,kjo eshte e pa mundure ,sepse dhimbja ka linde bashke me shpirtin dhe vetem atehere kur
Humbe shkelqimin shpirti ,zbehet dhimbja.
Ti mbase do merzitesh nga pritja,dhe nga dehja e veres do vallzosh pa vra mendjen per mua.
E un,e humbur do ece ne turma njerz duke mos kthy koken pas,do arri buz lumit dhe do ndalem te sodis pejsazhin e bukur..aty do jem duke tet prit ty ,qe te Vishe dhe te dehemi te dy nga dashuria ndaj njeri tjetrit.


8. Dy gisht Johny

Teksa dhimbja mbushte me kenaqsi qenien tende,
Lengoje si pela e dermuar pas parmende,

Perballe nesh deti perplasej shkembinjsh me furi,
Xhelozi i shkrete, perballe meje i pa fuqi,

Dhe ti e dorezuar, nuk shpetoje dot,
“O ma” the... dhe buzet i bere cop,

Syt e tu u fshehen drejt diellit ne agim,
Sikur te ishte e fundit here qe shikoje perendim.


9. E arnuar!

Vetja ime nuk me perket me.
Ndihem e huaj,
E vetme ne nje humnere pa fund.
Rrethohem nga vorbuj koncentrike e labirinte pa dalje.
Humbem neper nenvetedije e puthje dhimbjesh.
Trupi si nje rrobe e arnuar, nuk po e ngroh me shpirtin me.
Buze te kafshura, prekje rrenqethese qe vrasin, dhembin e vrasin serish.
Zemra ime nuk po me bindet me.
Nje pjesez e saj lufton me dallget e detit Lamtumiren
Harresen.
Pjesa tjeter e saj ka mbetur peng neper kujtime, buzeqeshje,
Lot e trishtime!


10. Vjeshte serisht

Vjeshte,
M’pelqen dita me ngjyra qe ti sjell, e adhuroj soditjen e mengjeseve nga cdo kend i shtepise.
Adhuroj larmine ngjyrosese t’arte dhe vezullimin qe u ke falur pemeve tek pasqyrohen mbi ujin e liqenit.
Adhuroj renien e gjetheve nga mengjesi ne mbremje qe feshferijne si nje duke krijuar nje simfoni melodish mrekullonjse per veshin, te lodhur nga perditshmeria perseritese.
C’lodhese e pameshirshme e cdo qelize te qenies sime.
Riperteritese mendimesh te groposura thelle ne shpirt, euforike per te shperthyer e bere njesh me ty nen petkun e shumengjyresh te servirur me bollek detajisht.
Te adhuroj....


11. I embli mendim

Më pëlqen të ta eksitoj.....!
Me pëlqen të ta eksitoj mendimin...
Mes neuronesh të krijoj mjegullën e dëshirës
E në fund të zbres mes vibrimesh mishtore... ...
Aty ku ti në ëndërr prek vehten.
Është nxehtë .....
Si djall të shfaqem pranë
Mes përfytyrimeve rrugës ku ecin takat e larta,
gulçimeve të tua ua vodha frymarrjen e fundit
Për të më ngrirë si dordolec në tuat poezi...
Ahhhhh dashnorja ime e zjarrtë
U dogje ëndrrash teksa zhgarravisje fletën e bardhë,
Një bust perëndie zbuluan arkeologët e sotëm
Dikur ish etja jote...
Sot, i panjohuri i përdalë.
Më pëlqen të ta eksitoj mendimin...
Jemi mëkatarë të ferrit me emrin Tokë
Grindemi dhe dashurohemi
Kërkojmë më kot...
Për ne, nuk do ndërtojnë asnjë varr.
 
Redaktimi i fundit:
Versuluni dhe komentoni e votoni sepse e meritojne kaq KRIJUESIT e ketyre copezave kaq te embla... :)
 
. Ndoshta nje dite...

Eshte e veshtire te shkruash per ty. Eshte e veshtire te shkruash per lumturine e dy njerzve qe jane ulur duke bere asgje.
Me duhet te rrefej mekatin, jam une ajo qe te thirra per tu mbrojtur nga ndjesia e frikes. Vetmia eshte bere si sperance qe ne pranine tende as thellesia e detit nuk e mban dot.
Ndoshta neser do jene harruar kenget, ndjesit, prekjet por te pakten i kishim per nje moment.
I kam rrjeshtuar nje nga nje ne cdo cep te memories.
Do jete i denje dikush te shkruaj valle per ne te dy?!
Ohhh i dashur gjerat mdonjehere jan te paparashikueshme por te pakten per nje cast shikuam njeri tjetrin dhe buzeqeshem

P.s do votoj ket per gjitha femrat shtrigane qe na thyjne zemrat....djallushe dykembshe pa ndjenja ??
 
Urime, mjafte krijime!
Te bukrua dhe me ngjyra` vjeshte`plot.
Vota ime shkon per 10-ten.
Nje kolazh i bukur ndjenjash.

Urime te gjitheve!
 
uaa dashkam 1 dite me i lexu.
Sa shuuumeee ??
 
Ne kete konkurence donit te me fusnit?!

Thanks, but NO thanks.

P.s. Voten me vone kismet.
 
Jooo e kunderta. Jane top, me aq sa i lexova vertikalisht te pakten :p

Sinqeriozisht tani. Gjitha te mira por i lexoj me vone per qejf.
Pres voten tende me ankth dhe shume objektivitet :p
 
Inostrani jazikov abagashajev radnoi jazik
Djella jet jevo jarkim gipkim i virazitjelnim !

Vladimir Ilic Lenin .

me pelqeu e prapafundit! ?

?
 
Me terhoqi qe nga titulli...
Vota ime shkon per nr 8
Me pelqejn shkrimet e shkurtra qe me pak fjal te cojne larg me imagjinaten
 
A sa bukur, ka lezet tere keto krijime! Nje sy te shpejt u hodha tre krijimeve te fundit.
Do u rikthehem ti lexoj me vemendje.

Suksese!
 
Kjo 10-a mrekullonjëse :D
Duhet me i lexu prape dhe iher me terezi.
 
Epo ja vlen gjithe ai insistim , jam bo si ai fukarai dere me dere lol lol

ehhh..por ja shperblehem ne fund :)
Fukara fukara i mjeri fukaraaa


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Merimonge votova ?

pertoja me i lexu, por nr.6 “Ai çast”, me te vertete me habisi.

kushdo qofte autor ja ka haberin ! Big upp
 
Te bukura...
Votova 10?
 
Keto te Nentorit me te bukur se ato te muajit te kaluar.. Votova per dyshin, me pelqeu nje cike me shume se katershi.
 
Ne kete konkurence donit te me fusnit?!

Thanks, but NO thanks.

P.s. Voten me vone kismet.
ore me kete konkurence u bera pishman dhe une qe hyra lol ???
 
Une votova "E varfer".
Me shume me pelqeu subjekti, dhimbja qe me percolli. Ama ne aspektin letrar nuk ishte sh e arrire. Sidomos kur thote: "Me ka mbet
ora tek ty" Lol

Edhe 'Ai cast' me pelqeu gjetja. Pra subjekti ishte pikerisht casti, koha!

Ama te gjitha krijimet ishin super , duhet thene :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top