Krijimet e muajit Gusht 2020!

e fundit e kendshme shume?
 
Ju falemnderit per te gjitha votat qe me keni dhene ? I ❤ lexuesit e mi qe sme zhgenjejne ??
 
Votoni, votoni ...
Jo, jo votoni dhe komentoni te pakten per ate qe votoni. Ose renditini sipas pelqimeve. Ose thjesht lexoji dhe komento ndonje emoji....
Ketu ka me shume vota se sa komente.....cudi
 
Jo, jo votoni dhe komentoni te pakten per ate qe votoni. Ose renditini sipas pelqimeve. Ose thjesht lexoji dhe komento ndonje emoji....
Ketu ka me shume vota se sa komente.....cudi
Secili e din vet Sofi, un kam then njeher komentoni,por nuk i marr dot me zort te komentojn ,secili vepron sic ndjehet rahat vet :) .
 
Poezia me nr 1 ,e thjeshtë,rrjedh mendimi natyrshëm,rima e goditur. Poezi ku të gjithë e gjejnë veten. Komplimente shkruesit/shkrueses.?

Poezia nr 2,një lutje për dashurinë,e përkthyer në fraza të shkurtra,estetikisht të mirëndërtuara,figuracion i pasur. E rrjedhshme ,fjala ndjek logjikën estetike dhe lidhjet semantike të figurshme. Komplimente shkruesit/shkrueses .?

Poezia nr 3,një baladë për ndarjen,dhimbje që shprehet mes rreshtash mes fjalëve të thjeshta që rrokullisen pikpyetja "përse". Një kërkim brenda vetes dhe tjetrit ; fraza ka ngarkesë dhe arrin të japë mesazhin që do të përcjellë. Komplimente shkruesit/shkrueses.?

Poezia nr 4,një poezi si një kërkesë e shpirtit për të mbushur mungesën, trishtim i lehtë ku lutja realizohet nëpërmjet përsëritjes së vargut dhe jep efektin e duhur.
Frazat të ndërtuara bukur,vargu në harmoni,nuk të vret. Komplimente shkruesit/shkrueses.?
Kaq për momentin?
 
Jo, jo votoni dhe komentoni te pakten per ate qe votoni. Ose renditini sipas pelqimeve. Ose thjesht lexoji dhe komento ndonje emoji....
Ketu ka me shume vota se sa komente.....cudi

eshte normale te kete me shume vota.
jo te gjithe kane deshire apo nerva te komentojne dicka te tille, ka njerez qe e lexojne, pelqejne dhe votojne. simple
 
eshte normale te kete me shume vota.
jo te gjithe kane deshire apo nerva te komentojne dicka te tille, ka njerez qe e lexojne, pelqejne dhe votojne. simple
Shume e drejte dhe nuk po detyroj, thjesht sugjeroj dicka per te cilen ndihet mire edhe autori edhe lexuesi qe thote mendimin e tij apo ben ndonje kritike here pas here.
 
Shume e drejte dhe nuk po detyroj, thjesht sugjeroj dicka per te cilen ndihet mire edhe autori edhe lexuesi qe thote mendimin e tij apo ben ndonje kritike here pas here.

ke nje gje te mire dhe te keqe njekohesisht ti...
i jep shtyse gjerave dhe argumentave, kjo eshte gje e mire
flet per te tjeret, cfar do donin apo do ndiheshin, kjo eshte cik e keqe por e pa demshme :D
jo te gjithe kane te njejtin zell

bej gati ate romanin tend kritik, te mar nje pjate makarrona e ta lexoj, te tjeret i lem ne qefin e vet :D
 
Une po pres me padurim mendimet e @N0, perndryshe per te komentu jo jo po do e jap voten anonim :p

Ps: sa te talentuar jeni te gjithe. Suksese ?
 
1.Jeto

Çmënduri sikur zjarri
ka kapluar këtë zemër.
Lodhet e rreket
për një tekë tjetër.

Pa u tharë akoma,
buza kërkon të njomet.
Sikur mos të mjaftonin të çarat
Sikur flet, tregon që nuk lodhet.

Thonjë që ngulen,
e të shkulin prej shpirti fjalën.
Sikur të vjedhin arsyen
E nuk i gjejmë dot daljen.

Sytë, të vërtetën
as që duan ta shohin
I kënaqen momentit,
vetëm lotët njohin.

Nuk pyetet një i çmendur
sa jetë ka për të jetuar,
di që ate që ka
një herë ka per ta jetuar.
Mbreselenese si poezi, kuptimi nuk e le mbrapa. Ka nevoje per disa redaktime ne syrin tim qe nuk i ndryshojne thelbin por qe t'i shtojne rendesine rimave. 4 strofat e para theksojne fatin e nje te perhumburi nga dashuria. Strofa e fundit shfaq pergjithesimin e jetes ne dashuri (perseri). Ndjenja e rezistueshme nga faktoret e jashtem ( zjarri ka kapluar kete zemer) shfaqet simbolikisht ne shqisat qe permend drejteperdrejte apo duke nenkuptuarne strofat pasardhese.
Buza e thare dhe e care si per te shprehur sakrificen nga pritja e dashurise se zemres.
Thonjte qe ngulen e te shkulin nga shpirti fjalen vret ndryshe artistikisht. Nderthur elementet e qenies fizike dhe qenies abstrakte. Te vargu tjeter do te te sugjeroja qe ne vend te "daljen" te vendosesh "anen". Mbart te njejtin kuptim, rima del me e plote.
Ne strofen ku ke perdorur shqisen tjeter: syte: ke perdorur inversion per te theksuar te verteten qe sic vjen pasoje nga vargu i fundit eshte e dhimbshme e gjithe eksperienca saqe behet burim lotesh.
Strofa e fundit i jep ate pergjithesimin e jetes me apo pa dashuri. Edhe per kete kisha nje sugjerim per ndertimin e rimes kuptimplote: vargu fundit: nje here ka per ta provuar. Mesazhi i qarte: Cdo eksperience jetesore le pasoja ne jeten tone, por jeta eshte e vetme per kedo, prandaj mos ta harrojme te shijojme sado e hidhur te jete. Autori(sipas meje): @Harbin
 
Vendin e dyte e paskam garantu :p
 
Vota ime shkon per krijimin e pare. Suksese te gjitheve ?.
 
2.Eja mes krahesh

Më zgjo njëherë nga mes krahët
qoftë mbasdite
mesnatë a drekë
aq sa për të thënë
mirëmengjes
dhe ëndrrat në kujtim
le të shndrrohen.
Eja me cdo kohe se ..
U lodha duke i helmuar vetë!
E di si ështe
të jesh bërë mburojë
lules së sapo celur të ftoit
në acarët e pa kontrolluar të prillit
dhe në vjeshtë mes pëllëmbëve
as një ftua të mos kesh?
Të mbështes në përthyerjet
e bryllta delirin
dhe të pranosh
që është i mirë vertet
e zgjatjet për të puthur frymën
të mi ushqesh me diell...
Eja mos u vono....dhe
Pastaj lërmë me heshtjen
ti tregoj për shndrrimin
e ngjyres se syve
per puhizat e kënaqësise
se flokëve ne gishta
per trokthin e zemres
nëpër frymë të shpejtuar
që miklojne thërritjen jetë.
Por një mirëmëngjes mos ma kurse
Eja dhe ma thuaj dhe pa asgje !!!!
Sinonim i rregullsise ne parregullsine e rimave, monokolones dhe ritmit. Sinonim i nje dashurie ekzistuese, jo te prekshme nga monotonia, por perkundrazi perkthen cdo rutine ne arsye per te jetuar. Artikstike dhe e punuar mjaft mire edhe pse frymezimi me shume mundesi ka ardhur pas temes se muajit. Ajo pyetje retorike :
A e di si eshte te jesh
mburoje e lules
së sapo celur të ftoit
në acarët e pa kontrolluar të prillit
dhe në vjeshtë mes pëllëmbëve
as një ftua të mos kesh?

Jo vetem eshte e preferuara ime si figure letrare ne poezi, por eshte thelbi i mosardhjes mes kraheve. Te kujdesesh e te te mos shperblejne. Te ftohesh e te mos te ngrohin. I njejti konotacion eshte perdorur edhe ne vargjet pasardhese. Autori nuk e kursen faljen per gabimet e dikurshme..mjafton te jetoje ne frymen e dashurise se paster qe meson prej gabimeve. .Te lumte! Ke bere pune te shkelqyer!
Autori (sipas meje): @Hera ose @Desa
 
Sa e mirë je moj ??

3A3165E0-7F56-491A-8E09-1F80B1197884.gif
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top