Krijimet e muajit gusht 2017

jana80

Super Moderator
Themelues
1the_gate_by_rowye-d87sc6v-570x306.jpg

Hey, pershendetje lexues te ketij kendi
tema kete muaji ishte dèjà vu, edhe pse eshte kohe pushimesh krijuesit tane me derguan krijimet e tyre Faleminderit nga te gjithe ata qe e lexojne,komentojne kete teme!



Limonade

Limonat ne nje shporte i mblodha per ty.
I qerova nje nga nje e te bera cajin qe te pije ti.
Nje thele e mora e ta vura ne buze
Kalove lehte gjuhen aty dhe ne pah dolen dhembet e tu te bardhe rruze.
Pastaj mbylle syte u ktheve ne ane tjeter e fjete prap gjume
Erdha e lehte " te dua shume" te peshperita ne vesh.
Gjaku im u ndez me nje te papare epsh.
Vajta tek tavolina e drurit dhe mbusha kanen me limonate
E piva te gjithen ,vetem, plot e perplot me inate.
U ktheve serish nga une me krahet hapur te prisje nje perqafim
Por une krenare sic isha mora nje limon dhe pasi mora shenjester drejt teje, te thashe ik zhduku sje me terbimi im.
U ngrite duke qeshur shume lozonjar me dhe nje pickim dhe me more hopla ne krahe.
Te vura duart ne qafe pasi e surprizuar leshova nje ah.
Shtepia ishte mbuluar me ere limoni
Ashtu si une. Ashtu si ti.
Te dy te dehur per dashuri.



Fjal e dhene?!

Me siguri ashtu duhet te kete qene, pasi qe ne dhenjen e dores e njoha ate shterngim,ate lekure e deri ne eren qe mbaje ne fytyr,dikur diku te kam jetuar me pare!
Rijetoj nje mundesi te dyte, e dyte ne cdo kuptim e mbushur me mister dhe vetedije nje cudi ne ndjenjen per ty,cudi qe me ka mbushur me jete..me nje jete te meparte..Me nje "iluzion" joshes e me heshtje dypaleshe jetojme duke i vjedhur kohes dhe te tashmes rrahje qe pulsojne shprese per muaj te tere.
E ne kemi pritur dite,muaj, vite mbase edhe shekuj e perseri jemi te vonuar ne takim..por u takuam!
Ti dimrin e ben pranvere e une jetoj mes luleve kur nisin te vyshken serish i ujit me ujin e jetes dhe te dy vazhdojme te tashmen.
E tashmja qe me lekundi qe me puthjen e pare.
Embelsisht,pasionalisht,ndjenjesisht dhe deshireshumte! Me ato buze qe sdonin tu ndalnin me kurre...sshkeputeshim asnjeri thithnim kohen e humbur..aq gjate!!
Ty te kam jetuar edhe me pare, te ndjej gjer ne kocke, e me mbush me mall, te shoh e ndjek gjith deshire dhe nje her si atehere, ate kohe me pare kur fjalen duhet te ma kesh dhene..
se ndryshe skam shpjegim per gjithe cfar ka ngjare.
Ej zemer e cmendur duhet te presesh serish... shttt.. ja te tund si nje foshnje ne duar.. shtt se do te vi. Ai nuk ka harruar qe ne gjoksin tim rreh ti,zemer e tij!




Nje fund Korriku ndryshe...


Nje shetitje pergjate bregut -mendoi - do ishte kaq bukur te shihte perendimin teksa ecte e ta ndjente ne largesi se diku diku ish pjese e kesaj pamje, e kesaj mbremje.

Neper librat e saj , personazhet kishin perjetuar shpesh nje perendim dielli , edhe ajo vete plot here....por pse sonte ndjente se ishte ndryshe?

Ecte pergjate bregut me shikim te perhumbur tutje ne horizont, me deshirat ndezur, me kujtimet qe i digjnin lekuren e nxire tashme nga rrezet e diellit.*

Sa kish deshiruar qe vetem nje perendim te kish pritur ne krahet e tij, ose prane tij, ose edhe ne distance te perjetonin te njejten ndjesi...
U ul ne breg dhe shikimi s'iu nda atij lemshi te kuq qe qiellin kish sfumuar, po aq e detin e kish kuqeluar.

Nje cast mbylli syte, mori fryme thelle dhe la veten te lire ta kaplonte imagjinata. Si nje rrjete merimange ndjente se po perpihej e tera dhe buzet mermerisnin lehte ....nje enderr te lutem....nje enderr.

E teksa rregjej ne ate breg te braktisur degjoi nje ze te shtruar si valet e detit te atij fund korriku.....

Ai- Serisht nje perendim i kuq, serisht nje dite e nxehte neser.

Ne erresiren e asaj nate, nen zhurmen e valeve qe perplaseshin gurave, ne heshtjen perreth , ai ze e beri ti dritherohej zemra. Aspak nga frika , ai ze i vinte kaq familjar, kaq i ngrohte, kaq i ndjere. Nuk i hapi syte , dhe ashtu nen efektin e atij zeri hapi serisht buzet e saj ....
Ajo- Nxehtesine e trupit mund ta shuash , por ate te shpirtit si mundet...a di te ma thuash?

Heshtje..... mos valle iku? Oh sa keq, serisht vetem. Apo mos valle ai ze ishte frut i imagjinates?....Mundet.....

Ai - Shpirti eshte iracional , ndonjehere na vendos ne disa kushte ku te zgjedhesh midis te duhures e jo te duhures behet kaq e pamundur. Po aq e pamundur eshte te shuash edhe nxehtesine e saj.

Ajo - Po me kujtimet ....a mund ta shuash nje flake qe djeg ?

Ai- Kujtimet jane ato qe ushqejne qenien tone, e nje flake qe te shuhet kerkon harrese....jo kujtese. Ne kete rast kujtimet ndezin, djegin me shume se furrat e shkrirjet se hekurit.

Ajo - Po harresa a mund te ekzistoj?

Ai- Hmmm perkohesisht po, nese kujtimi qe djeg eshte idealizuar ne nje imazh dhe ky imazh eshte i konkretizuar ne nje person ,harresa nuk do ndihmonte ....do ishte si ai shiu qe ra dje mbi token e zhuritur, do ndjesh aromen e tokes se lagur por ne fund edhe pse shpresuam se do freskohej pak, ai shi e ndezi me shume nxehtesine....sepse eshte e pamundur te harrosh ate cfare eshte ende ndezur brenda.

Ajo - Cfare do mundte nje idealizim?

Ai - Ahhh, te idealizosh nje person eshte pune dreqi e dashur. Sepse ti jeton ne nje enderr dhe shpesh ne endrra perjetojme te paimagjinueshme, ato cka nuk mund ti kemi apo prekim ne boten reale. Eshte si te kerkosh te shohesh paster pertej xhamit te lagur nga shiu , pamjen qe shfaqet....*

Ajo- Pse enderrat jane pothuajse shpesh me te bukura se ajo cka prekim ne realitet?

Ai - Sepse subkoshienca jote ne ato momente relaksi , te jep imazhe per te cilat ti te ndizesh e me shume. Sepse ne te shumten e rasteve ne jemi ne lufte me veten , dhe jo ata qe na rrethojne.
Sepse eshte pikerisht ajo , subkoshienca jone qe na ve ne perballje me ato cka nuk duam te vihemi.

Ajo- Po thua se ne luftojme me veten ?

Ai - Pothuajse cdo here, pothuajse gjithnje....

Ajo - E si mund te jete vetvetja kundra nesh?

Ai- Ndodh, kur ti je ne dileme midis asaj qe do dhe asaj qe duhet. Vetvetja ka mekanizma filtrues , dhe perpiqet te te mbroj ,nga cka ajo konsideron si te rrezikshme , te panevojshme, te dhimbshme per te.

Ajo- Mund te jete dashuria nje nga keto percaktime?

Ai- Ehhh dashuria eshte miks i shume percaktimeve njeheresh. Disa prej tyre edhe keto.

Ajo- Po thua se nuk duhet ti besojme dashurise apo premtimeve te dashurise?

Ai- Ke degjuar ate shprehjen*
"Mos premto kur je i lumtur" ?*

Ajo - Po!

Ai - Po aq nuk duhet as te besosh dike kur ben premtime nen zekthin e lumturise.*

Ajo- Je ndjere ndonjehere i zhgenjyer?

Ai- Ndonjehere....?! Plot here.....por ja tek jam , prane nje te panjohure qe me duket sikur e njoh prej nje jete.....

E ky pohim per pak caste e beri te heshte.
Po vertet edhe asaj i dukej sikur po fliste me dike qe e njihte prej nje jete. E ne ato momente nuk kish me asnje pyetje, vec nje deshire te thekur per t'u strukur ne krahet e atij te panjohuri. Te ndihej e pushtuar dhe e perhumbur ......
Por jo , nuk mund te lejonte me te panjohur ne jeten e saj. Tashme ajo ishte vetem dhe duhet te mesohej me kete fakt. Le te ishte ky nje fillim i ri, larg ndjenjave, besimit te thyer, premtimeve te keputura, dashurise se zhgenjimeve..... Sonte pas kesaj nate ajo ishte serisht me e forte se dje, dhe gati per te jetuar cdo cast si te ish i fundit....
Asnje keqardhje, asnje pishman.... vetem deshire per te qene serisht ajo, perpara se mengjesi te vinte, perpara se dallget te merrnin te djeshmen e saj, perpara se drita e diellit te prekte te rene e saj....ajo deshiroi nje perqafim nga nje i panjohur ........




Cast...

Frynte nje ere e lehte,fustani qe kisha veshur vallzonte me eren ,kujtonte lojen qe ben jeta me ne shpesh here.Ashtu e humbur mes dashurish,kujtimesh dhe frymarrjesh,tek hapat kalojne per mos tu kthyer me,ngadalsovoj sheritin e jetes,,ulem dhe pushoj ne me te bardhen pike te saj.
Kundroj plot arome jeten tek trupin me zhvesh,shikoj se si cdo diagrame merr jete,era fryne neper gjethet e pemve , zgjon vegimet e shikimeve plot dashuri.Diku me tutje nje burim uji ,..uji qe rrjedh ngadale i patunduar nga rruga qe pershkron,qetesisht derdhet neper token qe pi krejt etje. ,neper ahishtet e larta fershferijne zogjte e lodhur nga vapa,qielli zbret i kalter dhe plot dashuri perqafon majat e larta te maleve, sic perqafoj une nudesine e kujtimeve te kesaj jete.Duke zbritur neper dritare kujtimesh, neper shkalle kohore ndalem gjithnje ne puthjen tende, ne syte e tu ne lekuren tende te lagesht me arome shpirti dhe puhiz dashurie.
E thithur nga fresku i i kesaj dite vere,shtrihem mbi trupin tend nudo ndjelles dhe ndihem parfumi i kesaj dite vere.
Syte e tu kalerojne ne perendimin e diellit te kuq qe sapo me pershendeti nostalgjikisht per tu takuar neser.
Neser ndoshta takohemi dhe une e ti perseri, deri atehere naten e mire i dashuri im.




Duke ju uruar lexim te kendshem ju ftoj te mos hezitoni ne komentet e juaja...
 
Jam mes te 2-tes dhe te 3-tes.
E dyta eshte nje dashuri ne vete,ne cdo varg te ben per vete.
E treta nje broshur e bukur nderthurje, psikollogjikisht te hedh sa me nje breg mendimi ne nje tjeter.

Vota ime shkon per te 3-ten kesaj rradhe;Nje fund Korriku ndryshe..

Urime pjesemarresve!
 
Cudi. Per here te pare krijimet e ketij muaji me duken te cmendura.
Jo ne kuptimin e mire te fjales, perkundrazi.
Frike. Te fusin frike aq deshperim ka. Aq nevoje per dicka...
Sido qe te jete une sjam askushi ti " kritikoj" gjykoj, por ripereseris, wow. Te cmendur.

Sma ben dora te votoj asnje. Keni futura nota dielli nota vere , nota fresku por shpirti sh plage :(
 
Te kater krijimet kan vlera te pamohushme letrare.
Dy te parat me tingellojn shume origjinale , me nje gjuhe te vecante dhe te pasur ,kurse ty te
fundit me tingellojn paksa deja vu , por shume poetike , as shume sa cdo fjali eshte ngarkuar me fraza poetike
saqe krijimit nuk i nxjerr dot nje subjekt .
Urime krijusve dhe vota ime shkon tek 2 . Fjale e dhene !?
 
Ku jini votues dhe krijues ,te votoni dhe te komentoni,,:)
Mos na harroni.
 
Po votoj 4 per te mos e lene jetime .....por asnje nga krijimet nuk me jep ndjesi te mire ...te gjithe depresive :p
 
Mua me ishte krijuar pershtypja qe deja vu ashtu sic eshte nje cast edhe fjalet te jene aq, 1-2.
"Koha ndal, casti te zhduket, dhe ti mbetesh vetem me ndjesine: ah sikur te zgjaste me shume!"
 
O miremengjesi miremengjesi,ktej nga vargjet tona letrare! :)
Si jini ku jini?
Noj tjeter koment ,opinion,konpliment?! :p

Ajd mos na lini vetem ne kete vape.

Votoni mos harroni,vota eshte detyrim qytetar forumor..:p
 
O miremengjesi miremengjesi,ktej nga vargjet tona letrare! :)
Si jini ku jini?
Noj tjeter koment ,opinion,konpliment?! :p

Ajd mos na lini vetem ne kete vape.

Votoni mos harroni,vota eshte detyrim qytetar forumor..:p


i the po kujt i the o nevertiti?!
 
Shume komplikime e gabime neper krijime .... te tera kane difekte . Do te ju rikthehem nderkohe qe do te mundohem vete qe ti rregulloj tek - tuk.
 
Hoo re njerez te prendise ku jiniii? Ca baniii?

A ka noj vote tjeter?! :p
 
A votuan te gjitheeee?
Po si ore vetem 7 votaaa?!
ku jini ku jiniii?
 
Desha te jap voten per krijimet e muajit.

Aty thot ; ky sontazh eshte mbyllur.
Por nrm.mbyllet me dt.31.


Ok...ndoshta nk kom sh.internet.

Piken time e jap per - Cast ., nè pa mundesi te votoj direkt.


Shpresoj tè merret parasysh vota ime .


Klb. ne vazhdim :)
 
Mua me pelqeu limonata.
 
Pershendetje! :) S"jam e sigurte por ndoshta Jana mos eshte me pushime.
Dhe do kemi ndonje vones te vogel.
POr duruam kaq dite qe te dinim emrat,te durojme dhe pak. :)
 
Nise se t'a mbaj une!
 
Erdhaa :) voto jote danger eshte e vlefshme :)
 
Jana, sa bukur foto e profilit. :-D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top