Krasniqi dhe Gashi, mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek femrat është Fatime (8,626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek meshkujt është Bajram.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8,026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.
Në Kosovë, sipas një matjeje të vitit 2017, në Kosovë janë identifikuar 26,557 mbiemra.


Mbiemri më i shpeshtë në Kosovë ishte Krasniqi, ku 58,199 persona mbanin këtë mbiemër.

Në anën tjetër, në Kosovë mbiemrin Gashi e mbajnë 57,396 persona. Mbiemrin Berisha e kanë 43,727 persona. Atë Morina e kanë 27,222 persona.


Ndërkaq, mbiemrat e tjerë janë si vijojnë: Shala (25,585 persona), Kastrati (13,015 persona), Kryeziu (12,882 persona) dhe Hoti (12,709 persona).

Në Prishtinë mbiemri Gashi ishte i pari, ndërkaq Krasniqi ishte mbiemër i dytë më i hasur tek kryeqytetasit.


Kosovaime.tv
 
Me beri pershtypje se numri me i vogel i lindjeve ishte ne muajin nentor, dhjetor, janar dhe shkurt :unsure:

A thua valle kaq pak kosovaret e shfrytezojne shperthimin pranveror ne mars, prill dhe maj? o_O:unsure::(
 
Pyetje:

Per gashët se di po, a jane krasniqet te njejte me krasnic të sllaveve që ne kuptim do te thote të bukur, të hijshem nga krasni?
 
Pyetje:

Per gashët se di po, a jane krasniqet te njejte me krasnic të sllaveve që ne kuptim do te thote të bukur, të hijshem nga krasni?
Rrenja eshte e njejte me ate te sllaveve, me nje ndryshim te vogel qe nuk do te thote te bukur, as te hijshem por TE KUQ!
Ndodh e njejta gje edhe ne shume shtete europiane ku mbiemri Kuqi eshte nder me te perhapurit, natyrisht ne gjuhen dhe nuancat perkatese.
 
Rrenja eshte e njejte me ate te sllaveve, me nje ndryshim te vogel qe nuk do te thote te bukur, as te hijshem por TE KUQ!
Ndodh e njejta gje edhe ne shume shtete europiane ku mbiemri Kuqi eshte nder me te perhapurit, natyrisht ne gjuhen dhe nuancat perkatese.
1650623891079.png
 
Nuk thashe me i perhapuri por NDER me te perhapurit, nejse, shiko pak Italine😉
Sidoqofte nuk qenka burim i besueshem, te marr nje shembull-
Ne Shqiperi Kelmendi me i perhapuri?
Nuk eshte as ne 10-shen e pare😀
Hoxha,
Shehu,
Prifti,
Çela etj etj.
Sidoqofte Krasniq do te thote i kuq😀
Nuk e postova per te te kundershtuar po vetem te ndaje dicka lidhur me mbiemrat ne europe :D Edhe kjo eshte interesant:

1650624918654.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top