KQZ, Subashi: Ne disa kuti te KZAZ te Fierit s’ka pasur numerim

Зngjεll

___________
1246795305.jpg

Nënkryetarja e KQZ-së denoncon faktin se në disa nga kutitë e KZAZ-ve nuk është kryer numrimi pavarësisht se është marrë vendimi për tabelat përmbyllëse. Në këto kushte Subashi thotë se I takon subjekteve politike të ankimohen.

TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor do të diskutojë nesër mbi 9 kutitë e qarkut të Fierit të cilat ende nuk janë numëruar. Sipas nënkryetares së këtij Komisioni Deshira Subashi KQZ duhet të marrë në shqyrtim këto kuti brenda 48 orësh, dhe ky afat korrespondon me ditën e nesërme.

Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22.

Nënkryetarja Subashi në një prononcim telefonik për NEWS24 deklaroi se ligji parashikon që nga momenti që KZAZ dorëzojnë materialet në KQZ duhet 48 orë që KQZ të japë tabelën përmbledhëse të rezultatit.

Subashi denoncon se në shumë kuti të katër KZAZ-ve komisionerët nuk kanë kryer fare procesin e numërimit, megjithse këto kuti kanë dokumentacionin (tabelat) që janë numëruar. Në këto kushte subjekti politik i interesuar duhet të ankimojë pranë KQZ vendimin e kundraligjshëm të KZAZ. Më pas KQZ voton për të pranuar ose jo ankimimin dhe vetëm në rastin e një miratimi të ankimit , KQZ ka të drejtën ligjore të numërojë kutitë përkatëse.

Pyetjes së gazetarit të Tv NEWS 24 se nëse ky ankimim nuk pranohet a rrezikojnë këto kuti të mos numërohen më Subashi iu përgjigj “subjektet kanë të drejtë të ankimojnë të gjithë vendimet e paligjshme që marrin KZAZ-të në Kolegjin Zgjedhor”./BalkanWeb/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top