KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

ida angel

:)
V.I.P
TIRANE – Lajmifundit – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë sot rezultatin e zgjedhjeve lokale të 8 majit për Tiranën. KQZ do të miratojë tabelat përmbledhëse të rezultatit që kishin mbetur pezull nga procedura e rinumërimit.
Mbrëmë ka përfunduar seria maratonë e mbledhje që KQZ zhvilloi për pesë ditë duke numëruar plot 25 kuti me fletë votimi të ardhura nga KZAZ-të e Tiranës.
Vendimi për numërimin e kutive në fjalë erdhi pas një kërkese të Partisë Demokratike e cila deklaroi se në ato kuti në mënyrë të gabuar ishin hedhur vota të vlefshme për kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Në total për qarkun e Tiranës janë numëruar 125 kuti. Nga këto, sipas KQZ, Lulzim Basha, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës ka marrë 173 vota kurse Edi Rama, kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës ka marrë 83 vota. PS ka lajmëruar se do ta padisë në Kolegjin Zgjedhor procedurën e ndjekur nga KQZ për ndryshimin e rezultatit.lajmifundit
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

Ida te lumte dore e vogel
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

E si perfundim, mbas 2 javesh keni apo nuk keni fitues zgjedhjesh ne Tirane?! ( duhet theksuar se popullata e Tiranes eshte me e madhe se sa ajo e Kines...prandaj ju deshen 2 jave per te numeruar!).
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

Ka vjedhje te fshehta por ne thyem dhe nje tjeter rekord i vodhem haptazi.....
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

E si perfundim, mbas 2 javesh keni apo nuk keni fitues zgjedhjesh ne Tirane?! ( duhet theksuar se popullata e Tiranes eshte me e madhe se sa ajo e Kines...prandaj ju deshen 2 jave per te numeruar!).

Respektimi i Kodit Zgjedhor ,vlersimi dhe rivlersimi i votave te hedhura ne kutine e gabuar ,rinumerimi i votave te pavlefshme dhe qe u shqyrtuan te gjitha ne baze te ligjit qe i rregullon,te gjitha keto sollen nje procedur te zgjatur te numerimit te votave per te nxjer konkluzionin perfundimtar.Vet KQZ nuk ka deklaruar asnje nga kandidatet fites ,qofte qe diten e pare te zgjedhjeve e deri tani .Fitues mund te dal dhe Rama apo Basha .Se vetshpallin fitoren PS apo PD para kohe s'eshte faji KQZ
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

O Ida si ka mundesi qe dhe ne zgjedhjet e kryeministrise ndodhi e njejta figure, numerimi 1-2 jave, e ri numerimi, e JO e hap kuti, jo mbylle kutine....
Kqz te mbledhi mendjen se nuk eshte normale cfare ndodh, nqs nuk jane ne gjendje te numerojne ca vota, atehere ti bejne kuti celiku mos kete celes as nje politikan tek ta, ti cojne ne Kosmos ti numerojne astronautat ( nenkuptohet te jene apolitik dhe JO SHQIPTAR), dhe do dini se c'deshi populli, Ps apo Pd, se me keto lojra qe behen pa pik turpi....sdo e dini asnjehere se fitoj me te vertet....apo fitoj me "ndihm".
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

Zinna do shohim ne zgjedhjet e tjera ,procesi do jete elektronik ,llogaritja e votimeve do behet online dhe do shpallet direkt 10 min mbas mbylljes se procesit te votimeve .
Ndoshta eshte me efikas dhe me trasparent kjo menyre votimi .
Sa per zvarritjet e procesit te numerimit ,nuk eshte ndonje gje e re ,historikisht keshtu ka funksionuar ne politiken shqiptare kur ka qen PS ne pushtet ashtu dhe PD.
 
Pe: KQZ shpall sot rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

O Ida, e veme me bast qe ne zgjedhjet e tjera do ndodhi i njejti hesap?! sado elektronike te jene, sikur pak mendje te zgjuara ka Shqiperia, per te hackuar sistemin e zgjedhjeve:D
Ose do bjeri rjeti, ose do ikin dritat...dicka do ndodhi qe upsss...mos numerohen votat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top