Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në ora 19:00

Love

βeℓℓe â๓e
Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në ora 19:00

(u181u)kv.jpg


Qytetarët e Republikës së Kosovës sot u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur kryetarët e tyre për një mandat qeverisës katërvjeçar dhe deputetët për asambletë komunale. Në dispozicion të qytetarëve do të jenë 798 qendra të votimit dhe 2 mijë e 366 vendvotime. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 779 mijë e 357 qytetarë

Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në ora 19:00. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet lokale ku edhe votoi vet. Ajo bëri thirrje tek të gjithë që të dalin në zgjedhje që të kryejnë obligimin e tyre kushtetues.

Zgjedhjet lokale për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.

Zgjedhjet lokale në 39 komuna, do t’i vëzhgojnë 30 mijë e 173 vëzhgues. Në garë për kryetar komune e asamblistë janë 103 subjekte politike, me gjithsej 7 mijë 932 kandidatë. Për këto zgjedhje, do të përdoren listat e hapura.

Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe për funksionimin normal të procesit zgjedhor janë të angazhuar 5 mijë e 500 pjesëtarë të forcave policore të Kosovës, të mbështetur edhe nga misioni i EULEX-it dhe OSBE.

Edhe Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se për këto zgjedhje lokale i ka angazhuar 50 prokurorë kujdestarë, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.
mesazhi/com
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

Isha per ta prishur voten, jo per t'votuar
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

Për kë votove si përfundim? :p
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

Per askend :D Prisha voten, sepse po te mos shkoja, vota ime do tshkonte per dike, fundi fundit.
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

Isha per ta prishur voten, jo per t'votuar

Edhe un menova me prish voten me bo te pavlefshme,po mu dhimt :p
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

tlutna, ti je shume e gjymert :p Po su desht me tu dhimt per kit shkret politike bre :S
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

lol Iiiii prishës i votës së shtetit :p
 
Titulli: Kosova voton - Procesi i votimeve ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në

Un realisht nuk kam votu fare. Vota ka pergjegjsi te madhe !!keshtuqe duke par ngjarjet se si kan ece keto vitet e fundit ne ks. si familje nuk kemi dal fare ne zgjedhje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top