Konventa mbi te Drejtat e Femijes

ida angel

:)
V.I.P
Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të
Bashkuara më 20 nëntor 1989.


PJESA I
Neni 1



Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç,me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.

Neni 2


1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmedura në këtë Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose
çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria,
paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij
ose përfaqësuesve të tij ligjorë.

2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës,
veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, te përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.

Neni 3

1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga
institucione publike, ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet
administrative, apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë
konsiderata mbizotëruese.
2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e
nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e
prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht
përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe
administrative përkatëse.
3.Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen
për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e
caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit,
të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.

Neni 4


Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative e të
tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të
gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është
nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Neni 5


Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit ose,
sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet nga
zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën,
për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe
udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.

Neni 6

1. Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.
2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe
zhvillimin e fëmijës.

Neni 7


1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të ketë
një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën për
të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.
2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me
legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet
përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre,
fëmija do të mbetej pa shtetësi.

Neni 8

1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur
identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas
ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.

2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë
elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e
duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.


Neni 9


1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër dëshirës së
tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit gjyqësor,
vendosin që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje është e
domosdoshme, në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë i
nevojshëm në raste të veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen për
fëmijën, ose kur ata jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të banojë
fëmija.
2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët e
interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë të
njohura mendimet e tyre.
3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy
prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta
me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin më
të lartë të fëmijës.
4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë,si ndalimi,
burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku,
kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës,
ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një
anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari
ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave
dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e një
kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose
personat e interesuar.

Neni 10


1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9, kërkesat
e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në një Shtet
Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen nga Shtetet
Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet Palë
sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të
dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.

2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të
mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy
prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe
në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me
ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik,
shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në
pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Neni 11


1.Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e
paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.
2.Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe ose
shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.

Neni 12

1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të
drejtën për t’I shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të,
duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.
2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë
gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë
nëpërmjet një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me
rregullat e procedurës së legjislacionit kombëtar

Neni 13


1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të
kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa
marrë parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose
me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm kur
përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për:
(a) Respektimin e të drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose

(b) Mbrojtjen e sigurimit kombëtar, të rendit publik, të shëndetit ose të moralit
publik.


Neni 14


1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të
ndërgjegjes dhe të fesë.
2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas rastit, të
përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të drejtës së tij,
në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.
3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet vetëm
kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të mbrojtur
sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose liritë dhe të
drejtat themelore të të tjerëve.


Neni 15


1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e
grumbullimit paqësor.
2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre
të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në
interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të
mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.


Neni 16


1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën
e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të
kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.
2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të
tilla.


Neni 17


Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e komunikimit
masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale që vijnë nga
burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që synojnë të

rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin e tij fizik
dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:
(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion dhe
materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me
frymën e nenit 29;
(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe
shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme
kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;
(c) Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;
(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë të
veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është
autokton;
(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga
informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh
dispozitat e neneve 13 dhe 18.
 
Neni 18


1. Shtetet Palë përpiqen me të gjitha mundësitë, për të siguruar njohjen e parimit,
sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin dhe
zhvillimin e fëmijës. Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës
e kanë prindërit, ose sipas rastit, përfaqësuesit e tij ligjorë. Ata duhet të udhëhiqen,
në radhë të parë, nga interesi më i lartë i fëmijës.
2. Për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në këtë Konventë, Shtetet
Palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, në
ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen
e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar fëmijëve,
prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, të drejtën të përfitojnë nga
shërbimet dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijët, për të cilat janë ngritur.

Neni 19

1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe
edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore,
fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi,

përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij
ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo
personi tjetër të cilit i është besuar.
2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të
efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të
fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe
identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të
keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet,
procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.


Neni 20


1. Një fëmije, të cilit i mohohet në mënyrë të përkohshme ose të përhershme
mjedisi i tij familjar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qëndrojë në
këtë mjedis, ka të drejtë për një mbrojtje dhe një ndihmë të posaçme nga shteti.
2. Shtetet Palë sigurojnë për këtë fëmijë një përkujdesje alternative, në pëputhje
me legjislacionin e tyre të brendshëm.
3. Kjo përkujdesje alternative mund të ketë, inter alia, formën e vendosjes në një
familje, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësimit ose, në rast nevoje, të
vendosjes në një qendër të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Në gjetjen e këtyre
zgjidhjeve, duhet të mbahen mirë parasysh dëshira për vazhdimësinë në edukimin
e fëmijës, si dhe origjina e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.


Neni 21


Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë që
konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës dhe:
(a) Sigurojnë që birësimi i fëmijës të autorizohet vetëm nga autoritetet
kompetente, të cilët përcaktojnë, në përputhje me ligjin dhe procedurat e
zbatueshme dhe mbi bazën e të gjitha të dhënave përkatëse dhe të besueshme, që
birësimi të lejohet duke mbajtur parasysh gjendjen e fëmijës në raport me
prindërit, të afërmit dhe përfaqësuesit e tij ligjorë dhe, kur është e nevojshme,
personat e interesuar të kenë dhënë pëlqimin e tyre të ndërgjegjshëm për
birësimin, mbi bazën e këshillimit të nevojshëm;
(b) Pranojnë se birësimi në një vend tjetër mund të shihet si një alternativë për të
siguruar kujdesin për fëmijën, në qoftë se fëmija nuk mund të vendoset në një

familje ushqyese ose birësuese, ose të ketë një mënyrë tjetër të përshtatshme
përkujdesjeje në vendin e tij të origjinës;
(c) Sigurojnë që, në rast birësimi në një vend tjetër, fëmija të gëzojë mbrojtjen dhe
normat e barazvlershme me ato që ekzistojnë në rastin e birësimit në vendin e tij;
(d) Marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, në rast birësimi në një vend
tjetër, vendosja e fëmijës të mos kthehet në një përfitim material të pavend për
personat e implikuar në të;
(e) Mbështesin, sipas rastit, objektivat e këtij neni, duke përfunduar rregullime,
ose marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe përpiqen në këtë kuadër të
sigurojnë që
vendosja e fëmijës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose organet
kompetente.

Neni 22


1. Shtetet Palë marrin masat e duhura për të siguruar që një fëmijë, i cili kërkon të
marrë statusin e refugjatit ose që konsiderohet si i tillë sipas rregullave dhe
procedurave të së drejtës ndërkombëtare ose të brendshme të zbatueshme, qoftë
vetëm apo i shoqëruar nga prindërit e tij ose nga çdo person tjetër, të përfitojë nga
mbrojtja dhe përkrahja humanitare e duhur, për t’i lejuar atij të gëzojë të drejtat që
i njohin kjo Konventë dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare mbi të drejtat e
njeriut ose me karakter humanitar, në të cilat Shtetet janë Palë.
2. Për këtë qëllim, Shtetet Palë bashkëpunojnë, kur e gjykojnë të nevojshme, në
çdo përpjekje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të organizatave të tjera
ndërqeveritare ose joqeveritare kompetente, që bashkëpunojnë me Organizatën e
Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur dhe ndihmuar fëmijën dhe për të kërkuar
prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes të çdo fëmije refugjat, me qëllim që të
sigurojnë informacionin e nevojshëm për bashkimin me familjen. Në rastet kur as
prindërit, as anëtarët e tjerë të familjes nuk gjenden, fëmijës do t’i jepet e njëjta
mbrojtje, si çdo fëmije tjetër që i mungon ngaherë ose përkohësisht mjedisi
familjar, cilado qoftë arsyeja, sikundër parashikohet në këtë Konventë.


Neni 23


1. Shtetet Palë pranojnë se fëmija me paaftësi mendore ose fizike duhet të bëjë një
jetë normale dhe të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin e tij, që nxisin
autonominë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tij aktive në jetën e bashkësisë.

2. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës me paaftësi për kujdes të posaçëm dhe
nxisin e sigurojnë, brenda mundësive të të ardhurave të disponueshme, dhënien
fëmijës, i cili përmbush kushtet, si dhe atyre që kujdesen për të, të ndihmës që
kërkohet dhe që i përshtatet gjendjes së fëmijës dhe gjendjes financiare të
prindërve të tij, ose të atyre që kujdesen për të.
3. Duke njohur nevojat e veçanta të fëmijës me paaftësi, ndihma e dhënë sipas
paragrafit 2 të këtij neni jepet falas sa herë të jetë e mundur, duke pasur parasysh
burimet financiare të prindërve të tij ose të atyre që kujdesen për të dhe kjo synon
që fëmijët me paaftësi të kenë mundësi efektivisht të marrin arsim, kualifikim,
shërbime shëndetësore, shërbime riaftësimi, përgatitje për punësim dhe veprimtari
argëtuese, në mënyrë që fëmija të sigurojë një integrim shoqëror dhe zhvillim
vetiak sa më të plotë, përfshirë zhvillimin e tij kulturor dhe shpirtëror.
4. Shtetet Palë, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, nxisin shkëmbimin e
informacionit të përshtatshëm në fushën e kujdesit shëndetësor parandalues dhe të
trajtimit mjekësor, psikologjik dhe funksional të fëmijëve me paaftësi, përfshirë
përhapjen dhe mundësinë e marrjes së informacionit lidhur me metodat e
riaftësimit, edukimit dhe shërbimeve të formimit profesional, me qëllim që Shtetet
Palë të kenë mundësi të përmirësojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë
përvojën e tyre në këto fusha. Në këtë drejtim, duhet të mbahen parasysh në
mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.


Neni 24


1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për të gëzuar një gjendje shëndetësore sa
më të mirë dhe për të përfituar nga shërbimet për trajtimin e sëmundjes dhe
riaftësimin e shëndetit. Shtetet Palë përpiqen të sigurojnë që asnjë fëmije të mos i
mohohet e drejta për të pasur këto shërbime të kujdesit shëndetësor.
2. Shtetet Palë ndjekin zbatimin e plotë të kësaj të drejte dhe në veçanti marrin
masat e duhura:
(a) Për të ulur vdekshmërinë foshnjore dhe fëminore;
(b) Për t’u siguruar të gjithë fëmijëve ndihmën e nevojshme mjekësore dhe
kujdesin për shëndetin, duke e vënë theksin në zhvillimin e kujdesit shëndetësor
parësor;
(c) Për të luftuar sëmundjen dhe kequshqyerjen, edhe në kuadrin e kujdesit
shëndetësor parësor, me anë të përdorimit, ndër të tjera, të teknikave lehtësisht të

arritshme si dhe të sigurimit të produkteve ushqimore të përshtatshme dhe ujit të
pijshëm të pastër, duke pasur parasysh rreziqet e ndotjes së mjedisit natyror;
(d) Për t’u siguruar nënave kujdesin e duhur shëndetësor, para dhe pas lindjes;
(e) Për të mundësuar që gjithë grupet shoqërore dhe në veçanti prindërit dhe
fëmijët të marrin informacion, të kenë mundësi edukimi dhe të përkrahen për të
përdorur dijet bazë për shëndetin dhe të ushqyerit e fëmijës, përparësitë e
ushqyerjes me gji, higjienën dhe shëndoshjen e mjedisit dhe parandalimin e
aksidenteve;
(f) Për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, këshillimin e prindërve,
edukimin dhe shërbimet në fushën e planifikimit familjar.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e efektshme dhe të nevojshme për të zhdukur
praktikat tradicionale të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
4. Shtetet Palë marrin përsipër të nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin
ndërkombëtar, me qëllim që të sigurojnë gradualisht realizimin e plotë të së drejtës
së njohur në këtë nen. Për këtë, mbahen parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e
vendeve në zhvillim.

Neni 25

Shtetet Palë i njohin fëmijës, për të cilin është vendosur nga autoritetet kompetente
për të qenë nën kujdesje, mbrojtje ose trajtim fizik ose mendor, të drejtën e një
ekzaminimi periodik të këtij trajtimi dhe të çdo rrethane tjetër lidhur me këtë
vendosje.

Neni 26


1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore,
përfshirë sigurime shoqërore dhe marrin masat e nevojshme për të arritur
realizimin e plotë të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar.
2. Ndihmat, ku është e nevojshme, duhet të jepen duke pasur parasysh të ardhurat
dhe kushtet e fëmijës dhe personave përgjegjës për mbajtjen e tij si dhe çdo
konsideratë tjetër që lidhet me kërkesën për ndihmë të bërë nga vetë fëmija ose në
emër të tij.


Neni 27

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e çdo fëmije për një nivel jetese të mjaftueshëm
për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror.
2. Përgjegjësinë për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës për zhvillimin e
fëmijës,
brenda kufijve të mundësive dhe mjeteve të tyre financiare, e kanë në radhë të parë
prindi ose prindërit ose personat e tjerë përgjegjës për rritjen e fëmijës.
3. Shtetet Palë marrin masat e duhura, sipas kushteve kombëtare dhe mundësive të
tyre, për të ndihmuar prindërit dhe personat e tjerë përgjegjës për fëmijën, që të
vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast nevoje, për të siguruar një përkrahje
materiale dhe programe mbështetjeje, sidomos lidhur me ushqimin, veshmbathjen
dhe banimin.
4. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar marrjen e pensionit
ushqimor të fëmijës nga prindërit e tij ose nga personat e tjerë që kanë përgjegjësi
financiare ndaj tij, qoftë brenda ose jashtë vendit. Në veçanti, në rastet kur personi
që ka një përgjegjësi financiare ndaj fëmijës jeton në një shtet tjetër nga ai i
fëmijës, Shtetet Palë favorizojnë aderimin në marrëveshjet ndërkombëtare ose
përfundimin e marrëveshjeve të tilla si dhe miratimin e rregullimeve të tjera të
duhura.


Neni 28

1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që të arrihet
kjo e drejtë, hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta, në mënyrë të
veçantë ata:
(a) Bëjnë arsimin fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë;
(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesëm si të
përgjithshëm, dhe profesional, i bëjnë ato të hapura e të mundshme për çdo fëmijë
dhe marrin masa të përshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhënia e një
ndihme financiare në rast nevoje;
(c) U sigurojnë të gjithëve arsimin e lartë, sipas aftësive të secilit, me të gjitha
mjetet e
përshtatshme;
(d) Bëjnë të mundshëm dhe të arritshëm për çdo fëmijë informacionin dhe
orientimin shkollor e profesional;

(e) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e
përqindjes së braktisjes së shkollës.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që displina
shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës
dhe në përputhje me këtë Konventë.
3. Shtetet Palë nxisin dhe inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e
arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të
analfabetizmit kudo në botë dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive
shkencore e teknike dhe të metodave moderne të mësimdhënies. Për këtë, mbahen
parasysh në mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.


Neni 29


1. Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim:
(a) Të zhvillojë potencialin e plotë të personalitetit, dhuntive dhe aftësive mendore
e fizike të fëmijës;
(b) Të rrisë respektin për të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe për parimet e
mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara;
(c) Të rrisë respektin për prindërit e fëmijës, për identitetin e tij, gjuhën dhe vlerat
kulturore, për vlerat kombëtare të vendit ku fëmija jeton, të vendit të origjinës dhe
të qytetërimeve të ndryshme nga i veti;
(d) Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në
frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis
të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me
origjinë autoktone;
(e) T’i zhvillojë fëmijës respektin për mjedisin natyror.
2. Asnjë dispozitë e këtij neni ose e nenit 28 nuk do të interpretohet në mënyrë të
atillë që të cënojë lirinë e personave fizikë ose juridikë, për të krijuar e drejtuar
qendra arsimore, gjithmonë me kusht që parimet e përmendura në paragrafin 1 të
këtij neni të respektohen dhe që arsimi që jepet në këto qendra të jetë në përputhje
me normat minimale që përcaktohen nga Shteti.

Neni 30

Në Shtetet ku ekzistojnë pakica etnike, fetare apo gjuhësore, ose persona me
origjinë autoktone, një fëmije që i përket një minoriteti ose është autokton, nuk
mund t’i mohohet e drejta për të pasur kulturën e vet, të ushtrojë dhe praktikojë
fenë e vet, ose të përdorë gjuhën e vet së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij.


Neni 31


1. Shtetet Palë i njohin fëmijës të drejtën të pushojë dhe argëtohet, të praktikojë
lojëra dhe veprimtari çlodhëse, në përshtatje me moshën, si dhe të marrë pjesë
lirisht në jetën kulturore dhe artistike.
2. Shtetet Palë respektojnë dhe nxisin të drejtën e fëmijës për pjesëmarrje të plotë
në jetën kulturore dhe artistike, inkurajojnë sigurimin e mundësive të përshtatshme
dhe të barabarta për kohën e lirë dhe për veprimtari kulturore, artistike, argëtuese
dhe çlodhëse.


Neni 32


1. Shtetet Palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi
ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e
tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose
shoqëror.
2. Shtetet Palë marrin masa legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative,
për të siguruar zbatimin e këtij neni. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasysh
dispozitat përkatëse të instrumenteve të tjera ndërkombëtare, Shtetet Palë në
mënyrë të veçantë:
(a) Përcaktojnë një moshë minimale ose moshat minimale të pranimit në punë;
(b) Parashikojnë një rregullim të përshtatshëm të orarit të punës dhe të kushteve të
punës;
(c) Japin dënime ose sanksione të tjera të përshtatshme për të siguruar zbatimin
efektiv të këtij neni.


Neni 33


Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, duke përfshirë ato legjislative,
administrative, shoqërore dhe edukative, për të mbrojtur fëmijët nga përdorimi i
paligjshëm i drogave narkotike dhe lëndëve psikotrope, siç përcaktohen në
konventat përkatëse ndërkombëtare dhe për të mos lejuar që fëmijët të përdoren
për prodhimin dhe trafikun e paligjshëm të këtyre lëndëve.
 
Neni 34


Shtetet Palë marrin përsipër të mbrojnë fëmijën nga çdo lloj forme e shfrytëzimit
seksual dhe keqtrajtimit seksual. Për këtë qëllim, Shtetet Palë marrin në mënyrë të
veçantë të gjitha masat e duhura në planin kombëtar, dypalësh dhe shumëpalësh
për të mos lejuar që:
(a) Fëmijët të nxiten ose të detyrohen për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme
seksuale;
(b) Fëmijët të shfrytëzohen për qëllime prostitucioni ose praktika të tjera seksuale
të paligjshme;
(c)Fëmijët të shfrytëzohen për shfaqje ose materiale pornografike.

Neni 35


Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme në planin kombëtar, dypalësh dhe
shumëpalësh, për të mos lejuar rrëmbimin, shitjen, ose trafikun e fëmijëve për çdo
qëllim dhe në çfarëdo forme qoftë.

Neni 36

Shtetet Palë mbrojnë fëmijën nga çdo formë tjetër shfrytëzimi, që dëmton në
çfarëdo aspekti mirëqënien e tij.


Neni 37


Shtetet Palë sigurojnë që:
(a) Asnjë fëmijë të mos i nënshtrohet torturës, as trajtimeve ose dënimeve mizore,
çnjerëzore ose poshtëruese. As dënimi me vdekje, as burigimi i përjetshëm nuk
duhet të jepen për shkelje të ligjit; të kryera nga persona nën 18 vjeç;
(b) Asnjë fëmije të mos i mohohet liria në mënyrë të paligjshme ose arbitrare.
Arrestimi, ndalimi ose burgimi i një fëmije duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe
të përdoret vetëm si një masë e fundit dhe për një kohë sa më të shkurtër.
(c) اdo fëmijë i privuar nga liria të trajtohet në mënyrë njerëzore dhe me respektin
që i takon dinjitetit të njeriut dhe në mënyrë të tillë; që të kihen parasysh nevojat e
personave të moshës së tij. Në veçanti, çdo fëmijë i privuar nga liria duhet të
veçohet nga të rriturit, me përjashtim të rastit kur mendohet se është në intresin më
të lartë të fëmijës që kjo të shmanget dhe ai të ketë të drejtën të mbajë lidhje me

familjen me korrespondencë dhe vizita, me përjashtim të rrethanave të
jashtëzakonshme;
(d) اdo fëmijë i privuar nga liria duhet të ketë të drejtën që t’i jepet menjëherë
ndihmë juridike ose çdo ndihmë tjetër e përshtatshme, si dhe të drejtën të
kundërshtojë vendimin për heqjen e lirisë përpara një gjykate ose një autoriteti
tjetër kompetent, të pavarur dhe të paanshëm si dhe për një vendim të shpejtë për
çdo rast të tillë.


Neni 38


1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë dhe të bëjnë të respektohen rregullat
e së drejtës humanitare ndërkombëtare, që janë të zbatueshme për ta në rast
konflikti të
armatosur dhe që kanë të bëjë me fëmijën.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që personat, të
cilët nuk kanë mbushur moshën pesëmbëdhjetë vjeç, të mos marrin pjesë
drejtpërdrejt në veprimet luftarake.
3. Shtetet Palë nuk rekrutojnë në forcat e tyre të armatosura asnjë person që nuk ka
mbushur moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Kur ata rekrutojnë persona më të rritur se
15 vjeç por më të vegjël se 18 vjeç, Shtetet Palë përpiqen të rekrutojnë më përpara
më të mëdhenjtë në moshë.
4. Në përputhje me detyrimin që u takon në bazë të së drejtës humanitare
ndërkombëtare, për të mbrojtur popullsinë civile në rast konflikti të armatosur,
Shtetet Palë marrin të gjitha masat e mundshme, për të siguruar mbrojtjen dhe
kujdesin për fëmijët e prekur nga konflikti i armatosur.

Neni 39

Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura për të lehtësuar riaftësimin fizik e
psikologjik dhe riintegrimin në shoqëri të çdo fëmije që është viktimë: e çdo forme
pakujdesie, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo forme tjetër të një trajtimi
ose dënimi mizor, çnjerëzor e poshtërues ose konflikti të armatosur. Ky riaftësim
dhe ky riintegrim duhet të bëhen në kushtet e një mjedisi, që ndihmon shëndetin,
personalitetin dhe dinjitetin e fëmijës.


Neni 40

1. Shtetet Palë i njohin çdo fëmije të dyshuar, të akuzuar ose për të cilin është
thënë se ka kryer shkelje të ligjit penal, të drejtën e një trajtimi të tillë, që zhvillon

te fëmija ndjenjën e dinjitetit dhe të vlerës së personit, që përforcon tek ai ndjenjën
e respektit të tij për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve dhe që merr
parasysh moshën e fëmijës si dhe dëshirën për të ndihmuar në riintegrimin e tij në
shoqëri dhe në mënyrë që ai të luajë një rol konstruktiv në gjirin e saj.
2. Për këtë qëllim dhe duke pasur parasyh dispozitat përkatëse të instrumenteve
ndërkombëtare, Shtetet Palë kujdesen në veçanti që:
(a)Asnjë fëmijë të mos jetë i dyshuar, i akuzuar ose i cilësuar për shkelje të ligjit
penal për arsye të veprimeve ose mosveprimeve që nuk kanë qenë të ndaluara nga
e drejta e
brendshme ose ndërkombëtare në momentin kur ato janë kryer;
(b) اdo fëmijë i dyshuar ose i akuzuar për shkelje të ligjit penal të ketë të paktën
garancitë që vijojnë:
(i) Të prezumohet i pafajtshëm derisa të provohet pafajësia ligjërisht;
(ii) Të informohet menjëherë dhe drejtpërdrejt për akuzat e ngritura kundër tij,
nëse është e përshtatshme, me anë të prindërve të tij ose të përfaqësuesve ligjorë,
dhe të ketë ndihmë juridike ose nga çdo ndihmë tjetër të duhur për përgatitjen dhe
paraqitjen e mbrojtjes së tij;
(iii) اështja e tij të shqyrtohet pa vonesë nga një autoritet ose instancë gjyqësore
kompetente, e pavarur dhe e paanshme, sipas një procedure të drejtë ligjore, në
praninë e ndihmës juridike ose të një ndihme tjetër të përshtatshme, dhe, kur
gjykohet
se kjo nuk është në interesin më të lartë të fëmijës, sidomos për arsye të moshës
ose gjendjes së tij, në prani të prindërve ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
(iv) Të mos detyrohet të dëshmojë ose të pohojë veten fajtor; të pyeten ose të bëjë
të pyeten dëshmitarët e akuzës dhe të sigurojë paraqitjen dhe marrjen në pyetje të
dëshmitarëve të mbrojtjes së tij, në kushte të barabarta.
(v) Në qoftë se vendoset se ka shkelur ligjin penal, të bëjë ankim kundër këtij
vendimi
si dhe çdo masë të marrë si pasojë, para një autoriteti ose një instance gjyqësore
kompetente më të lartë, të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me ligjin.
(vi) Të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se ai nuk e kupton ose nuk e
flet gjuhën që përdoret.
(vii) Të respektohet plotësisht jeta e tij private në të gjitha fazat e procedurës.

3. Shtetet Palë përpiqen të nxisin krijimin e ligjeve, procedurave, organeve dhe
institucioneve të posaçme për fëmijët që dyshohen, akuzohen ose që vlerësohen se
kanë kryer shkelje të ligjit penal dhe në veçanti:
(a) Përcaktojnë një moshe minimale, nën të cilën fëmijët prezumohen të paaftë për
të shkelur ligjin penal;
(b) Marrin masa, sa herë është e nevojshme dhe e dëshirueshme, për t’i trajtuar
këta fëmijë pa iu drejtuar procedurës gjyqësore, me kusht që të respektohen
plotësisht të drejtat e njeriut dhe mbrojtja ligjore.
4. Parashikohen dispozita të ndryshme, siç janë kujdesi, orientimi dhe kontrolli;
këshillat; periudha e provës; kujdesi në familje; programet e edukimit të
përgjithshëm dhe profesional dhe zgjidhje të tjera, veç atyre institucionale, për t’u
siguruar fëmijëve një trajtim në përputhje me mirëqenien e tyre dhe në raport me
gjendjen e tyre dhe me shkeljen e ligjit.


Neni 41


Asnjë nga dispozitat e kësaj Konvente nuk cënon dispozitat më të favorshme për
realizimin e të drejtave të fëmijës, që mund të parashikohen:
(a) në legjislacionin e një Shteti Palë; ose
(b) në të drejtën ndërkombëtare në fuqi për atë Shtet.


PJESA II

Neni 42

Shtetet Palë marrin përsipër t’ua bëjnë gjerësisht të njohura parimet dhe dispozitat
e kësaj Konvente, si të rriturve ashtu edhe fëmijëve, me anë të mjeteve energjike të
përshtatshme.


Neni 43


1. Me qëllim që të shqyrtohen përparimet e arritura nga Shtetet Palë në
përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër prej tyre në bazë të kësaj Konvente,
krijohet një Komitet mbi të Drejtat e Fëmijës, i cili kryen funksionet e caktuara si
më poshtë.

2. Komiteti përbëhet nga dhjetë ekspertë me moral të lartë dhe që njihen si
kompetentë në fushën që trajton kjo Konventë. Anëtarët e tij zgjidhen nga Shtetet
Palë midis shtetasve të tyre dhe marrin pjesë me titull personal, duke pasur
parasysh një shpërndarje gjeografike të drejtë dhe sistemet juridike kryesore.
3. Anëtarët e Komitetit zgjidhen me votë të fshehtë, nga një listë personash të
caktuar nga Shtetet Palë. اdo Shtet Palë mund të caktojë një kandidat nga shtetasit
e tij.
4. Zgjedhja e parë bëhet jo më vonë se gjashtë muaj nga data e hyrjes në fuqi të
kësaj Konvente. Më pas zgjedhjet bëhen çdo dy vjet. Të paktën katër muaj para
datës së çdo zgjedhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të
Bashkuara fton me shkrim Shtetet Palë të propozojnë kandidatët e tyre brenda një
afati dymujor. Sekretari i Përgjithshëm bën më pas listën alfabetike të kandidateve
të caktuar, duke cilësuar Shtetet Palë që i kanë caktuar dhe ua paraqit ata Shteteve
Palë në këtë Konventë.
5. Zgjedhjet bëhen gjatë mbledhjeve të Shteteve Palë, të organizuara nga Sekretari
i Përgjithshëm në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këto
mbledhje, në të cilat duhet të jenë të pranishëm jo më pak se dy të tretat e Shteteve
Palë, kandidatë të zgjedhur në Komitet janë ata që fitojnë numrin më të madh të
votave dhe shumicën absolute të votave të Shteteve Palë të pranishëm dhe votues.
6. Anëtarët e Komitetit zgjidhen për një mandat katërvjeçar. Ata mund të
rizgjidhen në qoftë se kandidatura e tyre paraqitet përsëri. Mandati i pesë prej
anëtarëve të zgjedhur në zgjedhjen e parë mbaron pas dy vjetësh. Emrat e këtyre
pesë anëtarëve hidhen në short nga Kryetari i mbledhjes, menjëherë pas zgjedhjes
së parë.
7. Në rast se një anëtar i Komitetit vdes ose jep dorëheqjen ose deklaron se për çdo
arsye tjetër nuk mund t’i kryejë më funksionet e tij në Komitet, Shteti Palë, që
kishte paraqitur kandidaturën e tij, emëron një tjetër ekspert nga shtetasit e vet, për
të plotësuar vendin e lire deri në përfundimin e mandatit korrespondues, gjë që i
nënshtrohet miratimit të Komitetit.
8. Komiteti miraton rregulloren e tij të brendshme.
9. Komiteti zgjedh byronë e tij për një periudhë prej dy vjetësh.
10. Mbledhjet e Komitetit zakonisht mbahen në Selinë e Organizatës së Kombeve
të Bashkuara ose në çdo vend tjetër të përshtatshëm, të caktuar nga Komiteti.
Komiteti mblidhet zakonisht çdo vit. Zgjatja e sesioneve të tij përcaktohet dhendryshohet, në rast se është e nevojshme, nga një mbledhje e Shteteve Palë në këtë
Konventë, me rezervën e miratimit nga Asambleja e Përgjithshme.
11. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vë në
dispozicion të Komitetit personelin dhe pajisjet e nevojshme, për të kryer me
efektshmëri funksionet që i janë besuar në bazë të Konventës.
12. Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme, anëtarët e Komitetit të krijuar në
bazë të kësaj Konvente paguhen nga të ardhurat e OKB-së, sipas kushteve dhe
modaliteteve të caktuara nga Asambleja e Përgjithshme.

Neni 44


1. Shtetet Palë marrin përsipër të paraqitin në Komitet, nëpërmjet Sekretarit të
Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raporte mbi masat e marra
për të përmbushur të drejtat e njohura në këtë Konventë dhe mbi përparimet e
realizuara në gëzimin e këtyre të drejtave:
(a) Brenda dy vjetëve, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Konvente për
Shtetet Palë;
(b) Në vazhdim në çdo pesë vjet.
2. Raportet e paraqitura në zbatim të këtij neni tregojnë faktorët dhe vështirësitë,
në rast se ka, që kanë ndikuar në shkallën e përmbushjes nga Shtetet Palë të
detyrimeve të parashikuara në këtë Konventë. Raportet duhet të përmbajnë
gjithashtu të dhëna të
mjaftueshme për t’i dhënë Komitetit një ide të plotë për zbatimin e Konventës në
vendin përkatës.
3. Shtetet Palë, që kanë paraqitur në Komitet raportin e parë të plotë, nuk
përsërisin në raportet që i paraqesin atij në vazhdim, sipas pikës (b) të paragrafit të
parë të këtij neni, sqarimet kryesore, të komunikuara qysh më parë.
4. Komiteti mund t’u kërkojë Shteteve Palë të dhëna plotësuese, që kanë të bëjnë
me zbatimin e Konventës.
5. Komiteti i paraqit çdo dy vjet Asamblesë së Përgjithshme, nëpërmjet Këshillit
Ekonomik dhe Shoqëror, një raport mbi veprimtarinë e tij.
6. Shtetet Palë sigurojnë një shpërndarje të gjerë të raporteve të tyre në vendet e
tyre.

Neni 45


Për të arritur zbatimin efektiv të Konventës dhe për të inkurajuar bashkëpunimin
ndërkombëtar në fushën që mbulon kjo Konventë:
(a) Agjencitë e specializuara, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe
organe të tjera të Kombeve të Bashkuara, kanë të drejtë të përfaqësohen gjatë
shqyrtimit të zbatimit të dispozitave të kësaj Konvente, që kanë të bëjnë me
mandatin e tyre. Komiteti mund të ftojë agjencitë e specializuara, Fondin e
Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe të gjitha organet e tjera kompetente, që ai
do ta gjykojë të arsyeshme, për të dhënë mendime të specializuara mbi zbatimin e
Konventës në fusha që kanë të bëjnë me mandatin e tyre përkatës. Ai mund të ftojë
agjencitë e specializuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe organe
të tjera të Kombeve të Bashkuara për t’i paraqitur raporte mbi zbatimin e
Konventës në sektorët që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së tyre;
(b) Komiteti u transmeton agjencive të specializuara, Fondit të Kombeve të
Bashkuara për Fëmijët dhe organeve të tjera kompetente, në rast se e sheh të
nevojshme, çdo raport të Shteteve Palë, që përmban një kërkesë ose që tregon një
nevojë për këshilla ose ndihmë teknike, së bashku me vërejtjet dhe sugjerimet e
Komitetit, në rast se ka të tilla;
(c) Komiteti mund t’i rekomandojë Asamblesë së Përgjithshme, që t’i kërkojë
Sekretarit të Përgjithshëm, të ndërmarrë në emër të tij studime për çështje të
veçanta, që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës;
(d) Komiteti mund të bëjë sugjerime dhe rekomandime të përgjithshme, të bazuara
në të dhënat e marra në zbatim të neneve 44 dhe 45 të kësaj Konvente. Këto
sugjerime dhe rekomandime të natyrës së përgjithshme i transmetohen çdo Shteti
Palë të interesuar dhe i përcillen për dijeni Asamblesë së Përgjithshme, të
shoqëruara, në rast se ka të tilla, me vërejtjet e Shteteve Palë.


PJESA III


Neni 46


Kjo Konventë është e hapur për nënshkrim nga të gjithë Shtetet.

Neni 47


Kjo Konventë i nënshtrohet ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit depozitohen
pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Neni 48


Konventa do të qëndrojë e hapur për aderim nga çdo Shtet. Instrumentet e aderimit
depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara.

Neni 49


1. Kjo Konventë hyn në fuqi në ditën e tridhjetë pas datës së depozitimit pranë
Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të
instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit.
2. Për secilin Shtet që ratifikon këtë Konventë ose aderon në të, pas depozitimit të
instrumentit të njëzetë të ratifikimit ose aderimit, Konventa hyn në fuqi ditën e
tridhjetë pas depozitimit nga ky Shtet, të instrumentit të tij të ratifikimit ose
aderimit.

Neni 50


1. اdo Shtet Palë mund të propozojë një amendament dhe të depozitojë tekstin
pranë
Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sekretari i
Përgjithshëm ua komunikon pastaj amendamentin e propozuar Shteteve Palë, duke
kërkuar që t’i bëjnë të ditur nëse janë për thirrjen e një konference të Shteteve Palë
për shqyrtimin e propozimit dhe të hedhjes në votë. Nëse brenda katër muajve pas
datës së këtij komunikimi, të paktën një e treta e Shteteve Palë shprehen për
thirrjen e një konference të tillë, Sekretari i Përgjithshëm thërret konferencën nën
kujdesin e Organiztës të Kombeve të Bashkuara. اdo amendament i miratuar nga
shumica e Shteteve Palë të pranishëm dhe votues në konferencë i paraqitet për
miratim Asamblesë së Përgjithshme.
2. Një amendament i miratuar në përputhje me dispozitat e paragrafit 1 të këtij
neni hyn në fuqi pasi të jetë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara dhe të jetë pranuar nga dy të tretat e Shteteve Palë.
3. Kur një amendament hyn në fuqi, ai bëhet i detyrueshëm për të gjithë Shtetet
Palë, që e kanë pranuar dhe Shtetet e tjerë që mbeten të lidhur me dispozitat e
kësaj Konvente dhe me të gjithë amendamentet e mëparshme të pranuar prej tyre.

Neni 51

1. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara merr dhe ua
dërgon të gjithë Shteteve tekstin e rezervave të bëra nga Shtetet në çastin e
ratifikimit ose të aderimit.
2. Nuk lejohet asnjë rezervë e papajtueshme me objektin dhe qëllimin e kësaj
Konvente.
3. Rezervat mund të tërhiqen në çdo kohë, nëpërmjet njoftimit drejtuar Sekretarit
të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili informon për këtë
të gjithë Shtetet Palë në Konventë. Njoftimi hyn në fuqi në datën kur ky është
marrë nga Sekretari i Përgjithshëm.


Neni 52


اdo Shtet Palë mund ta denoncojë këtë Konventë me anë të një njoftimi me
shkrim, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara. Denoncimi hyn në fuqi një vit pas datës kur njoftimi është marrë nga
Sekretari i Përgjithshëm.


Neni 53

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara caktohet si
depozitues i kësaj Konvente.


Neni 54

Origjinali i kësaj Konvente, bërë në gjuhët angleze, arabe, kineze, spanjolle,
franceze dhe ruse, me vlerë të barabartë, depozitohet pranë Sekretarit të
Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për vërtetim, nënshkruesit, të plotfuqishëm e të ngarkuar ligjërisht nga qeveritë
përkatëse, nënshkruan këtë Konventë.
* * *

Drejtoria e Shanseve te Barabarta
 
Bravo Ida..un e kam nji kopje te kesaj konvente..mduket se ma kane dhen para shum vitesh kur mora pjese me 1 aktivitet..qe sme kujtohet ca ishte..dhe e kam lexuar t`gjithin :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top