Koalicioni i PD me 13 partitë, Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë

dgvmfn.jpg

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë.


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas finalizimit të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” të PD me 13 aleatët e saj.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha.

Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim. “Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

(a.k.dosja.al)
 
Koalicionet sikur jan fshir nga kodi zgjedhorë?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top