Kina, gati për spektaklin e Lojërave Olimpike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kina deklaroi se është gati për t’i dhuruar botës një nga Lojërat më të mëdha Olimpike, pavarësisht se kritikohet ashpër për shkelje të drejtave të njeriut. “Ne i përgatitim Lojërat e Pekinit për shtatë vjet dhe ne tani jemi gati, ne kemi bindjen se do të jenë të suksesshme”, - tha zëdhënësi i Komitetit Organizator “Pekin 2008’, Sun Ueide. Në Kinë janë aktualisht sportistët më të mirë të botës, të cilët premtojnë përveç medaljeve dhe spektakël e rekorde.

Flaka Olimpike bëri xhiron e fundit përgjatë Murit të Madh kinez, e mbajtur nga 18 pishtarëmhajtës dhe ku u lëshuan në qiell 2008 pëllumba gri, të shoqëruar në një koreografi e muzikë.

Për Kinën, Lojërat janë një mundësi për t’i treguar botës se çfarë kanë bërë komunistët në transformimin ekonomik të vendit, qysh kur ata erdhën në pushtet në vitin 1949, por edhe t’u bëjnë rivalitet Lojërave të zhvilluara në Japoni (1964) e në Korenë e Jugut (1988). “Kina është një vend në tranzicion, me një të ardhme të madhe, me një potencial të jashtëzakonshëm dhe përballë sfidave të mëdha”, - tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar pas mbërritjes në Pekin.

Më shumë se 100 krerë shtetesh (përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Berisha) do të jenë të pranishëm në ceremoninë zyrtare të Lojërave, edhe pse ndaj Kinës ka një qëndrim të ashpër ndërkombëtar në lidhje me çështjen e Tibetit.

Ceremonia e lojërave Olimpike do të zhvillohet, të premten, më 8 gusht në orën 20:00 (lokale), ose në orën 14:00 me orën shqiptare. Numri “8’, pra 8 gushti, për kinezët është një shenjë mbarësie. Më shumë se 10 mijë atletë do të konkurrojnë për medaljet e arta, argjendta e të bronzta.

Kina numëron më shumë se 1.3 miliardë banorë dhe ka qenë shumë e vështirë për të siguruar një biletë edhe për disiplinat, në dukje më pak të rëndësishme.

Më shumë se 100 mijë personel sigurimi do të patrullojnë Pekinin, ndërkohë që policia ka marrë masa të jashtëzakonshme në afërsi të stadiumit kombëtar “اerdhja e zogut”, për të përballuar çdo trazirë të mundshme. Pak ditë më parë, grupe terroriste jashtë Kinës kërcënuan se do të rrezikonin ecurinë e Lojërave duke kryer atentate.

Emigrantë tibetianë në Indi dhe Nepak mbajtën protesta anti-Kinë, në prag të Lojërave Olimpike. Në Nju Dehli ishin rreth 1000 protestues, duke mbajtur flamuj tibetianë e thirrur “Jo Lojërave Olimpike në Kinë”. India është shtëpia e 100 mijë refugjatëve ng Tibeti.


Albania-Sport
 
ishalla nuk ndodh ndonje sulm terrorist islamik se tani sa e degjova ne lajme per nje video qe kishte nxjerr nje organizate terroriste ne internet per kte pun!
 
Pak orë na ndjanë nga ceremonia e hapjes së lojrave olimpike “Pekin 2008”. Flaka olimpike ka arritur më në fund në murin e madh kinez , e shoqëruar dhe me protesta të shumta. Qindra mijë persona kanë festuar këtë ditë duke tundur flamuj kinezë dhe thirrur “Forca Kina, forca Olimpiada”. Ndërkohë policia është njoftuar për një alarm për bombë në qendrën ku janë vendosur të gjithë gazetarët.
 

Attachments

  • 1.jpg
    1.jpg
    35.3 KB · Shikime: 70
  • 2.jpg
    2.jpg
    54.4 KB · Shikime: 71
  • 3.jpg
    3.jpg
    56.6 KB · Shikime: 74
  • 4.jpg
    4.jpg
    44.1 KB · Shikime: 71
  • 5.jpg
    5.jpg
    25.9 KB · Shikime: 78
po keta jane shume si ja dalin bravo disipline te hekurt e kane
 
te tjera ............................
 

Attachments

  • 13.jpg
    13.jpg
    93.7 KB · Shikime: 72
  • 14.jpg
    14.jpg
    91.1 KB · Shikime: 79
  • 8.jpg
    8.jpg
    41 KB · Shikime: 85
  • 7.jpg
    7.jpg
    10.3 KB · Shikime: 73
  • 6.jpg
    6.jpg
    34.8 KB · Shikime: 77
fbks m'fal loqki:puthje:

MOS FSHINI POSTIME PALIDHJE JA U THEFSHA DURT JORABI:D..T'PAKTEN KUR TA FSHINI KALLXOMI PSE SE SKA LEZET..

Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir,
Tibet i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir, Tibeti i lir

ata qe kan leju kto lojra t'ronsishme mu mbajt n'Kin kan durt t'lagura me gjakun e tibetanve, as njet mi kqyr kto lojna se kom, t'pakten jo deri sa t'ket tibetan qe nuk shohin driten e djellit qe shum vjet, po ja bojn sikur serbi neve...
 
Redaktimi i fundit:
ishalla nuk ndodh ndonje sulm terrorist islamik se tani sa e degjova ne lajme per nje video qe kishte nxjerr nje organizate terroriste ne internet per kte pun!

200.000 kinez me pak seshte gje e kegje se jan shu shum kohet e fundit
jo shaka po bej shpresoj dhe une te mos ndodhi gje se kta terroristet
po shkaterrojne boten
 
me sa lexova kan prishur 42 miliarde dollare per te regulluar stadjumin , nje terminal ne aeroport dhe per pamjen+ mirmbajtjen e Beijungut
Deri tani eshte Olimpiada me e shtrejnte....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top