Keshtu foli Zarathustra- Friedrich Nietzsche

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اfarë gjuhe do të flasë një shpirt kur ai flet vetëm me veten? Gjuhën e ditirambit. Unë jam shpikësi i Ditirambit. Dëgjohet se si Zarathustra flet me veten para Lindjes së diellit: një lumturi e smeraldtë, një butësi e tillë hyjnore nuk kishte gjetur një gjuhë që ta shprehte para se ta gjeja unë. Edhe melankolia më e thellë e një dionis të tillë bëhet ditiramb. PO marr si tregues Këngën e Natës- vajtimin e pavdekshëm të qënieve të dënuara të mos dashurojnë nga tepria e dritës dhe fuqisë që kanë, nga natyra e vet diellore:
"ثshtë natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
ثshtë natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.
Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.
Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!
Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej meje.
Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr; dhe shpesh herë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur sesa të marrësh.
Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo , që unë shikoj sy që presin dhe netë të ndriçuara dëshire.
Oh fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! Oh eklips i diellit tim! Oh dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!
Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? ثshtë një humnerë mes marrjes dhe dhënies, dhe humnera më e vogël duhet të kalohet e fundit.
Uria lind nga bukurua ime; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, do të doja t'i zhvishja ata të cilëve u kam bërë dhurata- prandaj kam uri për ligësi.
Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.
Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!
Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.
Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon. Dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.
Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë.
Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre- ndërsa me mua heshtin.
Ah kjo armiqësia e dritës kundrejt asaj që ndriçon; ajo përshkon pa pikë mëshire rrugët e saj. Pa të drejtë me çdo gjë që ndriçon, të padrejtë në thelb të shpritit, të ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell. Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.
Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Veç ju pini qumësht e çlodhje nga gjinjtë e dritës!
Ah ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!
ثshtë natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë! Dhe vetmi!
ثshtë natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira ime për të folur.
ثshtë natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
ثshtë natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari".

B;shtepia librit
 
KثNGA E NATثS

ثshtë natë: tani flasin më fort të gjithë shatërvanët gurgullues. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
ثshtë natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
Ka te mua diçka të paqetë dhe të paqetësueshme që do të flasë me zë të lartë. Ka te mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.
Unë jam dritë: ah, sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.
Ah, të isha i errët si nata! Si do ta thithja gjirin e dritës!
Dhe ju vetë do t’ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha i lumtur nga dhuratat tuaja prej drite.
Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda vetes flakët që shpërthejnë prej meje.
Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr, dhe shpeshherë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur se të marrësh.
Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo, që unë shikoj sy që presin dhe net të ndriçuara dëshire.
Oh, mjerim i të gjithë dhuruesve! Oh, errësim i diellit tim! Oh, dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!
Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? ثshtë një humnerë mes marrjes dhe dhënies, dhe humnera më e vogël duhet të kalohet e fundit.
Uria lind nga bukuria ime; do të doja t’u bëja keq atyre që ndriçoj, do të doja t’i grabisja ata të cilëve u kam bërë dhurata – prandaj kam uri për ligësi.
Të tërheqësh dorën, kur dora tjetër tashmë shtrihet drejt ligësisë; ngjashëm me ujëvarën që ngurron ende ndërsa bie nga lart – në këtë mënyrë kam uri për ligësi.
Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.
Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!
Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; zemra dhe dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.
Syri im nuk mbushet me lot para turpit të atij që kërkon; dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.
Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemrës sime? Oh, vetmi e të gjithë atyre që japin! Oh, heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë!
Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre – ndërsa me mua heshtin.
Oh, kjo armiqësia e dritës kundrejt asaj që ndriçon; ajo përshkon pa pikë mëshire rrugët e saj.
Të padrejtë me çdo gjë që ndriçon, të padrejtë në thelb të shpirtit, të ftohtë me diejt – kështu ecin në qiell të gjithë diejt.
Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.
Oh, veç ju, ju të errëtit, ju të natës, krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Veç ju pini qumësht e çlodhje nga gjinjtë e dritës!
Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah, kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!
ثshtë natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime – dëshira ime për të folur.
ثshtë natë: tani flasin më fort të gjithë shatërvanët gurgullues. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
ثshtë natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.

(Shkëputur nga “Kështu foli Zarathustra”, III:18.)
 
ECCE HOMO – Si bëhet njeriu ai që është


Odeon._zpsjsekntay.jpg

Nga Friedrich Nietzsche

Parathënie

1.

Duke parashikuar se do të më duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i paraqes njerëzimit me kërkesën e tij gjërat më të vështira që janë kërkuar ndonjëherë, më duket e domosdoshme të them se kush jam unë. Në fund të fundit, kjo duhet të dihet sepse unë nuk e kam lënë veten “pa dëshmi”. Por mospajtimi mes madhështisë së detyrës sime dhe vogëlsisë së bashkëkohësve të mi shfaqet në faktin se unë nuk jam dëgjuar, madje dhe as jam vënë re prej tyre. Unë jetoj me autoritetin që i kam krijuar vetes, apo ndoshta është thjesht një paragjykim besimi se unë jetoj?… Më mjafton të flas me ndonjë njeri “me kulturë” çfarëdo që vjen gjatë verës në Engadinën e Sipërme, për t’u bindur se unë nuk jetoj… Në këto rrethana, ndjej një detyrim ndaj të cilit ngrenë krye zakonet e mia, e aq më tepër, krenaria e instikteve të mia, detyrimin që të them: Më dëgjoni! Sepse unë jam ky njeri. Mbi të gjitha, mos më ngatërroni me të tjerët!

2.

Unë nuk jam aspak, le të themi, një gogol, një përbindësh moral – përkundrazi, jam një natyrë e kundërt me ata lloj njerëzish që gjer më sot janë nderuar si të virtytshëm. E thënë mes nesh, mua më duket se pikërisht kjo është arsyeja e krenarisë time. Unë jam një dishepull i filozofit Dionis (Shënim i përkthyesit: Herakleot Dionis – Filozof grek, predikonte se me vdekjen merr fund gjithçka) dhe, për më tepër, parapëlqej më mirë të jem një satir (Shënim i përkthyesit: Satir – Qenie mitologjike gjysmë njeri e gjysmë cjap. Shoqëronin Dionisin, perëndinë e verës dhe simbolizojnë dëfrimin, satirën dhe ironinë.) sesa një shenjt. Po, lexoni të paktën vetëm këtë shkrim. Ndoshta ia kam dalë mbanë (dhe ndoshta ky shkrim nuk ka qëllim tjetër) që të shpreh në mënyrë të kthjellët dhe dashamirëse këtë kundërshti. Gjëja e fundit që do të doja të premtoja është kjo, që unë “do ta bëj më të mirë” njerëzimin. Nuk do të ndërtoj idhuj të rinj; le ta mësojnë idhujt e vjetër se ç’do të thotë të kesh këmbë argjile! Përmbysja e idhujve (kështu i quaj unë “idealet”) është zanati im kryesor. U zhvesh realiteti nga vlera, kuptimi, vërtetësia e tij në atë masë saqë u sajua një botë e rreme ideale… “Bota reale” dhe “bota e dukshme”, çka do të thotë: bota e sajuar dhe realiteti… Gënjeshtra e idealit ka qenë deri më sot mallkimi që varet kërcënueshëm mbi realitetin. Nga kjo u falsifikua dhe u llastua njerëzimi deri në instiktet e tij më të thella, deri aty sa filloi të adhurojë vlerat e kundërta të atyre vlerave me anë të të cilave sigurohej përparimi, e ardhmja, e drejta e lartë për të ardhmen.

3.

Kush di të thithë ajrin e shkrimeve të mia, e di që ai është një ajër i lartësive, një ajër i freskët. Duhet të jesh krijuar enkas për të, përndryshe rreziku që të ftohesh nuk është i vogël. Akulli është afër, vetmia e pamasë – por, sa qetësisht qëndrojnë gjërat në dritë! Sa lirisht që merr frymë! Sa shumë gjëra ndjen poshtë vetes! Filozofia, të cilën unë deri më sot kam synuar dhe jetuar, është të jetosh vullnetarisht mes akujsh e mbi malet e larta, të kërkosh gjithçka është e çuditshme dhe problematike në ekzistencë, gjithçka që deri tani ka qenë e ndaluar nga morali. Nga përvoja e gjatë që më ka ofruar pelegrinazhi mes gjërave të ndaluara, kam mësuar t’i shoh në një mënyrë mjaft të ndryshme nga ajo që do të ishte e dëshirueshme çështjet për të cilat është moralizuar dhe idealizuar deri tani: historia e fshehur e filozofëve, psikologjia e emrave të mëdhenj të filozofisë, doli për mua në dritë. – Sa të vërteta përballon, sa të vërteta guxon një shpirt të shohë? – për mua ky ka qenë gjithmonë kriteri i vlerave. Gabimi (pra besimi tek ideali) nuk është verbëri, gabimi është përtaci… اdo arritje, çdo hap përpara drejt njohjes është rrjedhojë e guximit, e ashpërsisë ndaj vetvetes, e pastërtisë ndaj vetvetes… Nitimur in vetitum (Shënim i përkthyesit: Nitimur in vetitum – lat. Të kërkosh të ndaluarën. Varg i poetit latin Ovidi, “Amorum” III, 4, 17.) – në këtë pikë, filozofia ime do të triumfojë një ditë, sepse, deri më sot, vetëm e vërteta është ndaluar sistematikisht.

4.

Ndërmjet shkrimeve të mia, “Zarathustra” ha bukë veç. Me të i kam bërë njerëzimit dhuratën më të çmuar që mund të bëhet ndonjëherë. Ky libër, zëri i të cilit përshkon mijëvjeçarët, nuk është vetëm libri më i lartë që ekziston, libri i vërtetë i ajrit të lartësive (fakti i plotë “njeri” gjendet në një largësi mjaft të madhe poshtë këtij libri), por është dhe më i thelli, i lindur nga pasuria e brendshme e së vërtetës, një pus i pashterrshëm brenda të cilit asnjë kovë nuk zbret pa u kthyer lart e mbushur plot me ar dhe mirësi. Këtu nuk flet një “profet”, një nga ata hibridët e tmerrshëm të sëmundjes dhe të vullnetit për pushtet që quhen themelues të feve. Mbi të gjitha, duhet dëgjuar mirë tingulli që del nga kjo gojë, ky tingull bilbili, për të mos bërë shtrembërimin mizor të kuptimit të urtësisë së tij. “Janë fjalët më të qeta ato që sjellin stuhinë; mendimet që vijë lehtë-lehtë, udhëheqin botën”.

“Fiqtë bien nga pemët, ata janë të mirë e të ëmbël. Gjatë rënies, lëkura e tyre e kuqe çahet. Unë jam një erë veriu për fiqtë e pjekur. Kështu, njësoj si fiqtë, mësimet e mia bien pranë jush, o miqtë e mi. Merreni ëmbëlsinë e tyre, ushqehuni me tulin e tyre të ëmbël! Përreth nesh është vjeshtë, qiell i pastër dhe është pasdite.”

Këtu nuk flet një fanatik, këtu nuk “predikohet”, këtu nuk kërkohet besimi: nga një pafundësi plot dritë dhe nga një thellësi lumturie bie pika pas pike, fjala pas fjale, një ngadalësi e butë është ritmi i këtyre diskutimeve. Gjëra të tilla u ndodhin vetëm më të zgjedhurve. ثshtë një privilegj i pashoq ai që mund të dëgjosh këtu: asnjeri nuk është aq i lirë sa të ketë veshë për Zarathustrën… Por, në këtë mënyrë, a nuk është Zarathustra një tundues? اfarë thotë ai vetë kur për herë të parë kthehet në vetminë e tij? Pikërisht të kundërtën e asaj që do të thoshte në një rast të tillë një “i urtë”, një “shenjt”, një “shpëtimtar i botës” apo dekadentë të tjerë… Ai jo vetëm flet ndryshe, ai është ndryshe…

“Tani unë po largohem i vetëm, o dishepujt e mi! Shkoni dhe ju tani, të vetëm! Kështu dua unë.

Në të vërtetë, po ju them: shkoni dhe ruhuni nga Zarathustra! Ose më mirë, turpërohuni prej tij! Ndoshta ai ju ka mashtruar.

Njeriu që kërkon diturinë nuk duhet vetëm të dojë armiqtë e tij, por edhe të mundet të urrejë miqtë e tij.

Mësuesin e shpërblen keq kur mbetesh gjithnjë vetëm dishepulli i tij. E përse nuk doni ju të shkelni kurorën time?

Ju më nderoni, po ç’do të ndodhte nëse një ditë nderimi juaj do të shembej? Hapni sytë, se mos ju shtyp ndonjë statujë!

Ju thoni se besoni tek Zarathustra? Po ç’rëndësi ka Zarathustra! Ju më besoni mua, po ç’rëndësi kanë të gjithë besimtarët!

Ju nuk keni kërkuar ende veten tuaj – atëherë të më gjenit. Kështu bëjnë të gjithë besimtarët, prandaj të gjitha besimet vlejnë kaq pak!

Tani, ju urdhëroj të më humbisni mua e të gjeni vetveten; dhe vetëm kur të gjithë të më keni mohuar, atëherë do të kthehem tek ju…”

vazhdon…

Përktheu:Taulant Hatia
 

Attachments

  • Odeon._zpsjsekntay.jpg
    Odeon._zpsjsekntay.jpg
    50.6 KB · Shikime: 1
  • Odeon._zpsjsekntay.jpg
    Odeon._zpsjsekntay.jpg
    50.6 KB · Shikime: 1
“ECCE HOMO – Si bëhet njeriu ai që është”

S’resht se mahnituri ky njeri me fuqin e tij shprehese e ne te njejten kohe me nje stil sublim e irracional qe hedh poshte cdo skeme racionale ne formen e te shkruajturit.
Njeriu qe ka hedhur poshte gjithe kulturen e perendimit. Filozofi qe e vetequan filozofine e tij: “me te rena çekiçi”
Kam dashur te shkruaj dicka per te po meqe kjo pjese e perkthyer thote disa prej gjerave qe Niçe mendon mbi kulturen perendimore e subjektin bashkohor(njeriun) nuk do e bej. Keshtu dhe T.C sdo e marre mundimin ti vej shkrimet e mia ne “Fondin e zi”.
Dy gjera jane te rendesishme per kedo lexon Niçen( ju kerkoj ndjese per kete fraze prepotente).

1) Qe eshte i pari njeri ne historine e mendimit qe ka vene ne DYSHIM kulturen njerezore.
2) Eshte i vetmi njeri qe i ka TREGUAR njerezimit, ne nej periudhe historike liberale, “Vdekjen e vlerave”, permbysjen e tyre, zhdukjen e tyre,Me pas pohimi me i mjerueshem e me i vertet i botekuptimit bashkohore “Vdekja e Zotit” : qe s’eshte tjeter perveçse vdekja e cdo vlere, vdekja e homo sapiens-it.

NJe nga pjeset kyqe te mendimit Niçean.

Cosi parlٍ Zarathustra: Della Tarantola
/byHerakliti.
 
C`fare gjuhe do te flase nje shpirt kur ai flet vetem me veten? Eshte nate: tani flasin me fort te gjithe shatervanet gurgulluese, edhe shpirti im eshte nje shatervan gurgullues. Eshte nate: pikerisht tani zgjohen te gjithe kenget e te dashuruarve, edhe shpirti im eshte kenga e nje te dashuruari. Ah te isha i erret si nata, si do t`i thithja farat e drites! dhe ju vete do tju bekoja, ju o yje te vegjel vezullues, xixellonja te qiellit! dhe do isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po une jetoj me naten time, une perthith brenda meje flaket qe shperthejne prej meje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top