Këshillim Kombëtar në Facebook

Pyetja 1: Ngrohja globale ka vënë në vështirësi edhe vende shumë më të zhvilluara se ne. Kapriçot e motit po bëjnë që në dimer të përballemi me të ftohtin dhe gjatë verës me të nxehtin.


Nisur nga i ftohti polar që po kalojmë disa mendojnë se shkollat, universitett dhe qendra e punës duhet të rrinë pushim. Disa të tjerë mendojnë se duhet investuar për ngrohjen e shkollave.

lg.php
Ju si mendoni? Ja vlen të shpenzojmë fonde për ngrohjen e shkollave kur edhe për 8 apo 9 javë vjen pranvera dhe është e sigurtë që moti do të ngrohet.


Pyetja 2.
Sot ne kemi 646 mijë pensionistë. Numri i pensionistëve do të vijë në rritje dhe parashikohet që brenda 5 vjetëve të arrijë në 700 mijë. Sikundër e dini, pensionistët nuk punojnë. Disa janë të mendimit se duhen rritur pensionet se kanë 20 vjet që nuk rriten, disa të tjerë mendojnë se pensionet duhen rritur kur ata vetë të dalin në pension. Ju si mendoni. Duhen rritur pensionet?


Pyetja 3.
Shëndetësia këtu është falas. Ky është fakt. Ka pretendime të pa provuara se ende njerëzit paguajnë në spitalin publik, se të sëmurët nxirren nga spitali pa u mjekuar plotësisht dhe se kurimi vijon duke blerë ilaçet në farmaci çka përbën një barre të rëndë për ekonominë familjare. Po ju si mendoni? Pse njerëzit ende paguajnë kur shëndetësia është falas?! a) është forca e zakonit. b) nuk e dinë se shëndetësia është falas. c) nuk kam mendim për këtë çështje.


Pyetja 4.
60% e njerëzve dhe 80% e biznesit janë në aksin Tiranë – Durrës. Ka njerëz dhe shumë ekonomistë që thonë se investimet në infrastrukturë duhen përqëndruar në këtë aks dhe jo duke hapur rrugë dhe tunele në zona të pa mbaruara. Ju si mendoni ja vlen të investosh për unazën e madhe të Tiranës dhe zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës, apo të ecim me projektin e 100 fshatrave dhe 1000 lagjeve?

Pyetja 5.
Rruga e Arbërit ende nuk ka përfunduar dhe deri më tani është inaguruar vetëm një herë. Ju ftojmë të jepni mendim për një çështje të rëndësishme. Rruga edhe pse nuk ka mbaruar ka nevojë për mirëmbajte. Si mendoni duhet ta vendosim tani trarin me pagesë apo duhet ta kishim vendosur që në fillimin e punimeve?

Pyetja 6.
Shqipëria është vend i bekuar me burime ujore të shumta. Eshtë fakt se ende nuk kemi ujë 24 orë. Jo se nuk i kemi mundësitë, por nëse do të kemi ujë 24 orë ne rrezikojmë seriozisht disa kompani shqiptare shumë të suksesshme që shesin ujin e pijshëm. Ju si mendoni?



Pyetja 7
Kjo pyetje vlen më shumë për ish pronarët. Si mendoni për procesin e legalizimit. Mendoni se ka shumë burokraci për t’i dhënë çertifikatën e pronësisë të ashtuquajturve “zaptues” të tokave të tjetrit apo ky proces po ecën me ritmin e duhur?

Pyetja 8.
Kriza energjitike ka mbërthyer gjithë Europën dhe gjendja pritet të përkeqësohet nëse Rusia pushton Ukrainën. Reshjet e shiut priten vetëm në pranverë dhe vetë Kosova ka hasur vështirësi për shkak të defekteve në Termocentralin Kosova B, ju si mendoni çmimin e energjisë duhet ta rrisim tani menjëherë apo duhet ta kishim rritur 6 muaj më parë?

Pyetja 9.
Shqipëria që nga janari i këtij viti dhe për 24 muaj në vijijm do të jetë në të njëtën tavolinë me 5 fuqitë e mëdha të Këshillit të Sigurimit në OKB. Ju lutem shkruani tre rezolutat që ju i mendoni të rëndësishme dhe që duhen miratuar menjëhrë.

Pyetje 10.
Në këtë pyetje nuk kërkohet votim, po mendim. Ka një shqetësim të madh në lidhje me rritjen e ccmimit të apartamenteve të banimit kryesisht në Tiranë. Në të gjithë botën ccmimet i rrit kërkesa, ndërsa këtu i rrit oferta. Si e shpjegoni ju këtë anomali?!


Pyetja 11
Kjo pyetje është shumë e rëndësishme për të ardhmen e demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Për këtë pyetje ka tre opsione në votim. Ju mendoni se PD duhet të udhëhiqet nga Basha, nga komisini i Rithemelimit të PD-së, apo nga një grupim i ri? Ju ftohjmë dhe ju falenderojmë për votimin.


mapo.al
 
Sa e trishte kur e lexon.
Ironi therse ,nje realitet i keq,deri ne abuzues ndaj qytetarit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top