Kenedi, presidenti që vijon të frymëzojë politikën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kenedi, presidenti që vijon të frymëzojë politikën

kenedi-768x763.jpg


Modeli “Kenedi” vijon të jetë frymëzues për politikën ende sot. Ai ishte vetëm 43 vjeç, kur u zgjodh president, duke u bërë njeriu më i ri i zgjedhur në atë post. Dr Evarist Beqiraj e njeh mirë historinë e një prej personazheve më të rëndësishëm të historisë amerikane. Vetëm pak kohë më parë ai përktheu librin , “Lidershipi i John F. Kennedy” (Mësimet dhe trashëgimia e një Presidenti), botuar nga UET PRESS. Evarist Beqiri është pedagog i së drejtës kushtetuese, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; pedagog i lidershipit, Kolegji Universitar Luarasi.

Cilat ngjarje dhe politika e shënjuan presidencën e Kenedi?


Presidenti Kenedi qëndroi më pak se tre vjet në Shtëpinë e Bardhë. Pra, ai nuk e përfundoi dot as një mandat të plotë presidencial. Një nga momentet më delikate të presidencës së tij ishte menaxhimi i krizës së raketave në Kubë në 1962, ku dy superfuqitë botërore Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik rrezikuan të shkaktonin një luftë bërthamore. Shumica e këshilltarëve të tij ushtarak i sugjeruan bombardimin e pozicioneve në Kubë.
Presidenti Kenedi ishte i ndërgjegjshëm për rrezikun që po i kanosej botës, prandaj dhe zgjodhi bllokadën ndaj anijeve sovjetike në vend të bombardimit. Më pas, JFK dhe Hrushovi arritën një marrëveshje dhe hodhën hapat e para për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Gjithashtu, edhe në politikat e brendshme, veçanërisht në fushën ekonomike presidenca e Kenedit shënoi suksese. Kenedi hodhi themelet e programit hapësinor amerikan, për eksplorimin e hënës dhe planeteve të tjera. Ai ishte i pari president, që e trajtoi çështjen e të drejtave civile si një çështje po aq sa morale aq edhe politike.
JFK ishte një hero i Luftës së II Botërore. Pjesëmarrja në këtë luftë e shënjoi atë thellësisht dhe bëri që ai të ishte një president i zotuar ndaj paqes, aq sa dëshironte si epitaf mbi varrin e tij mbishkrimin “Ai e ruajti paqen”. Presidenti Kenedi ishte një lider karizmatik, jeta dhe vdekja e tij, i shërbejnë njerëzimit si simbole të idealeve fisnike dhe shpresës për një botë më të mirë.

Cilat janë disa nga mësimet më të vlefshme që mund të nxjerrim nga jeta e JFK?

Presidenti Kenedi, ishte vetëm 43 vjeç, kur u zgjodh president, duke u bërë njeriu më i ri i zgjedhur në atë post. Megjithëse vinte nga një familje e pasur, ai nuk u kënaq kurrë vetëm me shijimin e privilegjeve që mund t’i ofronte një jetë e tillë, por krijoji një profil publik të vetin. Ai në kundërshtim me dëshirën a babait të tij, Joe Kennedy Sr., vendosi të merrte pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Fillimisht, u punësua në Shërbimin Inteligjent të Marinës, në Uashington. Dëshira e tij ishte të shkonte në front, por shëndeti i keq nuk ia lejonte këtë.
Megjithëse, më pas, ai arriti ta realizonte këtë dëshirë duke rrezikuar edhe jetën gjatë luftimeve me japonezët. JFK ishte një njeri ambicioz dhe me karakter shumë të fortë, ai nuk u dorëzua kurrë përballë vështirësive të jetës. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai mësoi t’i përballonte vuajtjet dhe vështirësitë që në fëmijëri. Pavarësisht vështirësive që hasi, ai i shërbeu vendit të tij me devotshmëri, besnikëri dhe kurajë të pa masë, në të gjitha funksionet publike që mbajti përgjatë karrierës së tij.

Cila është trashëgimia e lidershipit të JFK për botën e sotme?

JFK është një nga politikanët më popullor të të gjitha kohërave. Si çdo politikanë, ai pati sukseset dhe dështimet e veta. Presidenca e tij u përball me shumë kriza, si jashtë vendit, në Berlin, Kubë, Laos, Vietnam, ashtu edhe brenda vendit Xhorxhia, Misisipi dhe Alabama.
Disa prej këtyre problemeve ai i përballoi me kurajë dhe i zgjidhi, disa të tjera ai nuk arriti t’i zgjidhte. Pas vdekjes trashëgimia e tij ka ardhur duke u forcuar. JFK mëshiron në sytë e shumë njerëzve presidentin ideal, politikanin, i cili ishte në gjendje të ndërthurte idealet më të larta njerëzore me politikat në shërbim të njerëzve. Ai me thirrjen e tij për t’i drejtuar sytë nga yjet, i bëri amerikanët të besojnë se aftësitë e kombit të tyre ishin të pakufishme dhe asgjë nuk ishte e pamundur për ta. Ai kërkonte një botë më të mirë ku paqja dhe liria të ishin të mundshme për të gjithë.
Mënyra e komunikimit dhe fjalim-bërjes së JFK, është një manual shumë i vlefshëm për çdo politikan modern. Përveç sharmit, mirësisë dhe hijeshisë personale, ai dinte t’i zbukuronte fjalimet e tij me shprehjet e poetëve dhe filozofëve. Citatet e marra nga fjalimet e JFK, janë të gdhendura sot në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve në mbarë botën.

اfarë përfaqëson Kenedi për të rinjtë?

Presidenti Kenedi ishte një orator i jashtëzakonshëm, i cili lindi me televizionin dhe diti ta shfrytëzoj atë më së miri. Sot, realiteti i hi–tech, i mediave sociale, e vendos njeriun para sfidave të tjera, të cilat duhet të zotërohen dhe shfrytëzohen si duhet. Përshtatja e JFK me televizionin, shërben si një shembull shumë i mirë për të mësuar mënyrën sesi duhen përballuar këto realitete të reja.

JFK lindi afërisht 101 vjet më parë, por thirrja e tij e famshme për t’i shërbyer vendit mbetet përherë aktuale. Emri i tij, lulëzon sot dhe simbolizon diçka thuajse mistike, idealet, shpresat, të cilat po përpiqen t’i gjejnë brezat pasardhës. Objektivat progresive dhe të guximshme të Presidentit Kenedi, përbënin rrezik ndaj interesave të ngërthyera mes tyre, prandaj ato komplotuan për t’i marr jetën. Por martirizimi i Presidentit Kenedi, i Martin Luter Kingut dhe i Robert F. Kenedit më pas, vetëm sa i ka forcuar idealet për të cilat ata dhanë jetën. Shumë të rinj në mbarë botën e shikojnë shpresën për një botë më të mirë, pikërisht tek trashëgimia e këtyre njerëzve.

Në politikën e sotme amerikane këto ideale dhe shpresa vazhdojnë të mbahen gjallë nga një tjetër pinjoll i dinastisë Kenedi. Joe Kennedy III, duket se po risjell trashëgiminë kenediane në politikën e sotme amerikane. Një yll i ri duket se po lind në skenën politike amerikane, por për të kuptuar se me sa sukses do të arrij ai t’i realizoj këto ideale duhet të presim edhe ca…
(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top