Josef Vissarionovich Stalin

Arfenilla

Themelues i Forumit
Josefin Visarionovich Stalin)lindi me 18 Dhjetor 1878 në Gori të Gjeorgjisë ishte udhëheq dhe burështetas suprem i Bashkimt Sovjetik i cili mori këtë detyrë nga Vladimir Lenin i cili ne këtë kohë u sëmur rendë dhe konsidrohej si Babai i revulucionit.
f886359780a8302ec92eb1ba6aa874ee.jpg
Stalin njihej si njeri kontravers ai deklarohej para popullit si udhëhëqs i pa gabushem dhe gjenial por në fakt ai ishte një kriminel shumë i rezikshëm.Po sa hyri në pushtet populli rus u perball me disa reforma qe renduan situaten e disa vendeve në Bashkimin Sovjetik.

Stalin doli fitmitar ne Luftën e dytë Botërore por shteti sovjtik u demtua shumë dhe pas luftës egzekutoi shumë heroj,më vonë ai vendosi një regjim terrori.

Më vonë Stalini vdiq ne disa rethan mistrozie dhe pushtetin e mori Nikita Hrushov
maxresdefault.jpg




Stalini emri tij i linjes (Ioseb Besarionis dze Jughashvili) lindi me 18 Dhjetor të vitit 1878 në Gori një qytet në qendër të Gjerogjisë prinderit e tij ishin Ketevan Geladze e ema ndrsa i ati ishte Besarion Jughashvili qe te dy ishin këpuctar. Babai i tij ishte nje pijanec dhe njeri i dhunëshem qe ushtronte dhunë mbi familjen e tij ne fillim Stalini u influencua nga nëna e tij qe kishte pikpamje fetare ai u regjistura ne shkollen fillore dhe me pas ne shkollen fetare te kishës ortodokse Gjeorgjiane profesoret pane nje intelegjence dhe nje aftësi per te mbajtur shume në mend por me pas shpejte mesoi te fliste rusisht dhe u frymzua nga idetë komuniste te Boshlshevizmit qe perhapeshin ne gjithe Perandorine Ruse ne vitin 1906 shkoi në Baku kryreqyteti i Azirbegjanit ku u njoh me Ekaterina Svanidze 21 Vjecare.Me te u martua dhe cifti shpejt u bë me femije ku Stalinit i lindi djali i madh Yakov Dzhugashvili (1907-1943) dhe me pas Babain e Stalinit do ta interrnonin në nje fashat per sulmet ndaj polices kur ishte i dehur dhe biznesi i tij falimentoi.Stalin ne kete Kohë kishte zbuluar shkrimet e Kryetarit te Partisë Komuniste Vladimir Lenin dhe u misrua me idet marksiste-leniniste ku u bashkangjit grupit ateist dhe bolshevik ne pjesmarje ne Protesta u ku shqua per vrazhdesi.Ne vitin 1907 guraja e tij e parë Ekaterina vdiq vdiq nga tifoja.Stalin ishte arrestuar tetë here nga polica cariste ku ndërroi mbiemrin nga Jughashvilli ne Stalin (shqip Njeri i Hekurt) dhe do te forconte lidhjet me Vladimir Lenin dhe Vyeceslav Molotov dhe figura te njohura ne vitin 1909 bashke me djalin e tij do te shpernguleshin ne Volgograd|Pertograd.Me vone ky qytet do te merrte emrin e tij sepse ketu Stalin kishte filluar karrierën si Komunsit shume i rrezikishem
T9kRPEC55IaYC_6Qo6plQfyNUmgsRcrjp_p8BVRfVhcUaZe0qh.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Josef Vissarionovich Stalin

Dokumenti, اurçilli dhe Stalini harruan Shqipërinë kur ndanë Ballkanin

dokumenti2.png

Fati i Shqipërisë u harrua në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nëse ajo do të ishte pjesë e influencës perëndimore apo sovjetike. Një fakt të tillë e konfirmon vetë Kryeministri britanik, Uinston اurçill, në një telegram sekret drejtuar ministrit të Jashtëm, dy ditë pas takimit me Stalinin, në Konferencën e Moskës më 9 tetor 1944. Qartazi dallohet fakti që اurçilli harroi të përmendë Shqipërinë dhe influencën që duhet të kenë aleatët mbi të. Në reflektim të gabimit të tij, اurçilli i kërkon ministrit të Jashtëm për të ribiseduar me sovjetikët që Shqipëria të jetë pjesë e një influence të përbashkët, 50 me 50, si në rastin që Kryeministri britanik propozoi për Jugosllavinë. Në këtë telegram sekret, اurçilli flet se po gabohet me politikën që të mbështetet një qeveri e LNا, me idenë se ajo do rrëzohet shpejt nga pushteti. Nga ana tjetër, në një dokument prej 6 faqesh të prodhuar nga zyra e Kryeministrit britanik, është tepër interesant fakti që اurçilli ka shpresa se Mbreti Zog mund të kthehet në fron pas lufte vetëm pas një rrëzimi të komunistëve nga vetë populli shqiptar. Ajo që duket në këtë rast, është fakti që اurçilli ka një mungesë informacioni për Shqipërinë. Në një telegram mbi situatën në Shqipëri, që atij i adreson ministri i Shtetit nga Kajro, اurçill duke e kthyer mbrapsht, kërkon shpjegime nëse ky informacion ka lidhje me Jugosllavinë. “ثshtë tërësisht për Shqipërinë, z. Kryeministër”, është përgjigjja që i vjen اurçillit. Dosja me nr PREM 3/41, e deklasifikuar në vitin 1996 nga Arkivi Britanik, ka një material të përmbledhur të zyrës së Kryeministrit britanik, Uinston اurçill në rreth 40 faqe. Në të përfshihen kërkesa për informacion që Kryeministri britanik kërkon për vendin tonë, telegrame, si dhe nota me shënime që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare. Kjo dosje ka një informacion tepër të rrallë mbi mënyrën se si Shqipëria u trajtua në bisedimet e nivelit të lartë mes Stalinit dhe اurçillit.

Shënimet e zyrës së Kryeministrit britanik, Uinston اurçill mbi Shqipërinë më 5 tetor 1944, para konferencës së Moskës më 9 tetor 1944

Dokumenti nr 1P.M /44/641 Kryeministri 5 tetor 1944 Tashmë që evakuimi i gjermanëve nga Ballkani pritet të ndodhë në një kohë të shpejtë, është tepër e nevojshme të rishohim situatën në Shqipëri, si dhe linjën e politikës sonë të ardhshme për të. 2. Forca më e fortë momentalisht në Shqipëri është FNا (Fronti Nacional اlirimtar). Kjo forcë, ashtu si partizanët në Jugosllavi dhe EAM–i në Greqi, është kryesisht nën dominimin dhe kontrollin komunist, ndonëse komunistët me shumë mundësi janë pakicë mes njerëzve me ndikim. FNا, që drejtohet nga Enver Hoxha, është organizmi i vetëm, i cili ofroi një rezistencë serioze ndaj italianëve dhe gjermanëve dhe të gjitha ndihmat që kemi dërguar në muajt e fundit në Shqipëri, u kanë shkuar atyre. . I vetmi grup rezistence tjetër është Lëvizja e Legalitetit, nën drejtimin e Abaz Kupit. Kupi është një ishoficer xhandarmërie, i cili sërish është besnik i Mbretit Zog. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në integritetin e tij personal, por për shumë muaj ai nuk ka ndërmarrë asnjë aksion pozitiv ndaj gjermanëve dhe është më shumë i shqetësuar në ndalimin e FNا për të marrë kontrollin e vendit. Pavarësisht kësaj, ai personalisht nuk është duke bashkëpunuar me armikun, ka qenë në kontakt me “nacionalistët”, duke përfshirë edhe shumë anëtarë të ish-qeverisë kukull. Të dyja palët, si Kupi ashtu edhe nacionalistët, janë tashmë në ankth për të ribashkëpunuar me ne dhe kanë premtuar të luftojnë kundër gjermanëve. Ata kanë ndërmarrë disa aksione të vogla, por nuk mund të na sjellin ne një rezistencë të rëndësishme ushtarake dhe qëllimi i tyre pa dyshim është marrja e mbështetjes sonë për t’u fuqizuar, në mënyrë që të jenë të aftë të vendosin kontrollin mbi Shqipërinë me FNا, pas tërheqjes së gjermanëve.

4. Pjesa më e fortë e FNاsë ka qenë gjithnjë në jug të Shqipërisë. Qendra dhe veriu i vendit janë pak a shumë primitive dhe shumë pak të interesuara për pikëpamjet politike e sociale të ekstremit të majtë. Megjithatë, FNا ka zgjeruar së fundmi aksionet e tyre në veri dhe çuditërisht kanë hasur në rezistencë të pakët. Nëse gjermanët tërhiqen shpejt nga Shqipëria, është e pamundur që Kupi dhe nacionalistët, por edhe çdo grup tjetër, të jetë i aftë të kundërshtojë qëllimin e FNا për të marrë kontrollin e të gjithë vendit. 5. Interesat tanë në Shqipëri janë të limituara, por ne kemi premtuar në rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë pas lufte dhe për këtë qëllim duhet të kërkojmë rivendosjen e shpejtë të ligjit dhe rregullit, si dhe vendosjen e një qeverie stabël. Do të ishte gjithashtu kundër interesave tanë që Shqipëria të kalojë e gjitha nën influencën sovjetike dhe do të ketë disa rreziqe për këtë, nëse në pushtet vjen një qeveri e LNا.

6. Por, në këto kushte, në mendje nuk kam asnjë alternativë, vetëm të mbështesim perspektivën e marrjes nën kontroll të Shqipërisë nga LNا pas luftës, dhe ne të përqendrojmë përpjekjen tonë në forcimin e pozicionit tonë me LNا, në mënyrë që të kompensojmë influencën sovjetike. I kam dërguar këto pikëpamje tek Macmillan dhe i kam sugjeruar disa aksione të menjëhershme, të cilat mund të ndërmerren (shih telegramin tim nr. 1116 për Caserta)

7. Një rezultat në marrjen e kontrollit të vendit nga FNا është se nuk do të ketë një mundësi imediate për Mbretin Zog në marrjen e fronit pas lufte, pasi liderët e FNا janë plotësisht kundër tij. Në muajt e fundit, mbështetja për Mbretin Zog, në shqiptarët jashtë vendit është rritur, por mbështetja brenda vendit ka rënë dhe, përveç Kupit e ndjekësve të tij të pakët në numër, nuk ka asnjë grup me rëndësi në Shqipëri që kërkon kthimin e mbretit. Gjithsesi, është gjithmonë e mundur që qeveria e FNا, nëse një e tillë vjen në pushtet, do të kthehet në jopopullore dhe herët a vonë do të rrëzohet. Në këtë rast, ndjenjat pro Mbretit mund të rriten. Nga pikëpamja jonë, ky mund të jetë një avantazh, nisur nga fakti që Zogu nuk mund të bjerë nën influencën sovjetike, ndryshe nga liderët e FNا. Edhe nëse ne pranojmë një qeveri të FNا, duhet të shmangim përkushtimin e thellë ndaj tyre, sepse nëse ata bien nga pushteti, me kthimin e Mbretit Zog, mund të na dobësohet pozicioni ynë në Shqipëri. Konferenca e Moskës, Marrëveshja e Përqindjes, që اurçilli i propozoi Stalinit

Më datë 9 tetor 1944 u mblodh Konferenca e radhës e Moskës, në të cilën اurçilli inskenoi të famshmen Marrëveshjen e Përqindjeve. Në të ai skicoi sasinë e influencës që sovjetikët dhe aleatët duhet të kenë në Ballkan, por çuditërisht اurçilli harroi Shqipërinë. Ja çfarë shkruan Kryeministri britanik në kujtimet e tij, në vitin 1954, në bisedën që pati me Stalinin. “Erdhi momenti i pritur dhe Stalinit i thashë: Le të vendosim për çështjet tona në Ballkan. Ushtritë tuaja janë në Rumani dhe Bullgari. Ne kemi interesa atje, misione ushtarake dhe agjentë. Mos na lejoni të merremi me marrëveshje për çështje të vogla. Deri më tani, si Britania ashtu dhe Rusia, janë të shqetësuar se si do të jetë për ju që të keni 90 për qind dominim në Rumani, dhe le të themi që ne të kemi 90 për qind në Greqi, dhe 50 me 50 për Jugosllavinë. Ndërsa ky propozim po i përkthehej Stalinit, unë shkrova në një gjysmë letre: Rumania; Rusia 90 për qind; të tjerët 10 për qind Greqia; Britania e Madhe (edhe SHBA) 90 për qind; Rusia 10 për qind Jugosllavia; 50-50 Hungaria; 50-50 Bullgaria; Rusia 75 për qindtë tjerët 25 për qind E shtyva letrën drejt Stalinit, i cili tashmë kishte dëgjuar përkthimin. Pati një pauzë të vogël. Më pas, ai mori një laps ngjyrë blu dhe bëri një shenjë miratimi mbi të dhe e kaloi sërish letrën te ne. Gjithçka u vendos jo në më shumë kohë seç duhet për t’u ulur. Pas kësaj pati një heshtje edhe më të madhe. Letra e shkruar me laps ndodhej në qendër të tavolinës. Unë iu drejtova: A nuk do të mendohet si cinike nëse do të shikohet se ne përjashtuam nga këto çështje në mënyrë fatale miliona njerëz nga mënyra se si morëm vendimin? Ta djegim këtë fletë. Por Stalini u përgjigj: Jo, mbajeni ju!”.

Reflektimi i اurçillit, dy ditë pas takimit me Stalinin: Harruam ShqipërinëPor dy ditë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje me Stalinin, اurçilli reflekton kur mëson se nuk u përmend Shqipëria. Në një telegram dërguar ministrit të Jashtëm të tij, Kryeministri britanik i kërkon që të këmbëngulin sërish dhe të kërkojnë një marrëveshje për Shqipërinë, në një ndarje të barabartë influence për Shqipërinë 50 me 50, e ngjashme me propozimin për Jugosllavinë. Por nuk ka të dhëna nëse një gjë e tillë u diskutua sërish me sovjetikët. Dokumenti 2 Nr seria; M (tal) 5/4 Kryeministri. Drejtuar sekretarit të Jashtëm:

Një tjetër mbret po rrëzohet. Ne nuk e përmendëm Shqipërinë natën e kaluar, por personalisht mendoj se duhet të insistojmë në një marrëveshje 50 me 50 me sovjetikët. Natyrisht, nëse asnjë nga mbretërit nuk është të lejuar të kthehet mbrapsht në asnjë prej vendeve të tyre dhe të arrijnë një goditje në anën e aleatëve, krijimi i republikave të kontrolluara nga sovjetikët do të jetë model universal. Nuk ka shumë shpresë me politikën e ngritjes së një qeverie nga FNا dhe të presim që ata të rrëzohen nga një revolucion, pasi ata të kthehen në të neveritshëm. Sa për “nuk ka asnjë grup të mjaftueshëm që duan mbretin mbrapsht”, ka shumë pak vende në të cilat ndokush kërkon që ata të kthehen. Të lutëm, duhet të flasim për këtë çështje. Erald Kapri
(Panorama)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Josef Vissarionovich Stalin

Si bene te mundur Stalini dhe Hitleri krimet e njeri-tjetrit


Ne mes te shekullit 20, dy perandorite totalitare te Europes, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovietik i Stalinit, vrane 14 milione civile ne kohe paqe dhe lufte. Pyetjet se kush, pse, kur, ku dhe si ndodhen keto vrasje ne mase jane subject i nje libri te ri terheqes dhe gjitheperfshires nga Tymothy Snyder i Unit te Jales.

Termi qe perdoret si titull i librit permbledh tezen e tij. ‘Tokat e pergjakura’ perfshijne nje territor qe shtrihet nga Vendet Baltike deri ne Detin e Zi atje ku regjimet me gjakatare te Europes kryen krimet me makabre. Tokat e pergjakura u gjenden midis dy projekteve djallezore: ideve te Adolf Hitlerit per supremacy raciale dhe expansion drejt lindjes, dhe deshires se Bashkimit Sovietik per ta ribere shoqerine ne base te konceptit komunist. Kjo nenkuptonte pushkatimin, vdekjen nga uria dhe mbytjen nga gazi te atyre qe nuk bindeshin. Ashtu si Stalini fajesoi fshataret per deshtimin e kolektivizimit, Hitleri fajesoi cifutet per deshtimet ushtarake ne lindje. Z. Snyder argumenton se Hitleri dhe Stalini, ne kete menyre, kishin te perbashket tiranine: ata shkaktuan katastrofat, fajesuan cilin armik te donin, dhe pastaj perdoren vdekjen e miliona njerezve per te bindur te tjeret se politikat e tyre ishin te nevojshme apo te deshirueshme. Sejcili prej tyre kishte nje utopi transformuese: fajeso nje grup te caktuar kur politikat behen te pamundura per tu realizuar dhe pastaj vrit ne mase ne menyre qe te arrish nje fare fitore per te zevendesuar deshtimin.

Libri i z. Snyder eshte revizionimi me i mire qe mund ti behet historise: ne nje proze koncize, duke paraqitur fakte, me nje perdorim shembullor te statistikave, ai e ben lexuesin te mendohet edhe njehere per disa nga episodet me te njohura te historise moderne te Europes. Ata qe kane te ngulitur ne koke konceptet e thjeshtezuara qe jepen ne tekstet shkollore, qe hitlerianet ishin vrases ne mase dhe sovietiket clirimtare, apo qe vrasjet filluan ne 1939 dhe mbaruan ne 1945, teza e Z. Snyder do ti vere ne mendime ose do i shokoje. Biles dhe ata qe krenohen se e njohin historine e tyre, do te perulen nga analiza, ballafaqimet dhe krahasimet. Disa episode te tmershem por te mirenjohur zbehen, te tjere dalin ne drite.

Ngadonjehere, kujtimet mezi mbahen mend sepse shume pak mbeten per te kujtuar. Atyre qe vuajten tmerresisht por mbeten gjalle dhe paten mundesine te tregonin natyrshem historine e tyre, u kushtohet me shume vemendje se atyre ne varret e panjohur. Libri i Z. Snyder, e korrigjon historine ne favor te atyre qe nuk jane me dhe jane harruar.

Ai e fillon me 3.3 milion njerez ne Ukrainen Sovietike qe vdiqen nga uria me 1933 si rezultat i kolektivizimit shkaterrues dhe te pameshirshem te Stalinit. Vazhdon me 250 000 e me shume nenshtetas sovietike, kryesisht polake, qe u pushkatuan per arsye te etnicitetit te tyre gjate pastrimeve etnike te 1937-38. Ne disa raste, policia secrete sovietike gjente emra qe tingellonin polake ne numeratorin telefonik, ose arrestonte ne mase gjithe ata qe ndodheshin ne Meshe ne ndonje kishe polake.


Disa ngjarje kane mbetur pa u pershkruar sepse i interesonte dikujt qe te mos permendeshin. Pothuajse po aq njerez vdiqen ne bombardimin gjerman te Varshaves me 1939 sa vdiqen ne bombardimin e Dresdenit ne 1945. Por Polonia e pas-luftes nuk kishte ndermend te njihej per kete te fundit. Aleanca Naziste-Sovietike e gushtit 1939 ishte e cimentuar ne gjak, sipas Stalinit. Megjithate, pak vete donin te kujtonin nje gje te tille dy vjet me vone, kur gjermanet pushtuan Bashkimin Sovietik ne operacionin Barbarosa. Forcat Aleate ben pak per te ndaluar Holokaustin; e vetmja qeveri qe ndihmoi konkretisht cifutet ishte qeveria polake. Shtate nga tete operacionet ilegale te kryera ne Varshave nga Ushtria E Brendshme Polake ishin ne mbeshtetje te kryengritjeve neper getot cifute (pas luftes, autoritetet komuniste pushkatuan, me akuzen se ishin fashiste, ushtaret polake qe ndihmuan cifutet).

Stalini i konsideroi tradhetare gjithe te burgosurit sovietike te luftes. Ushtaret gjermane i lane keta te burgosur te vdisnin urie. Miliona vdiqen. Por askush nuk guxoi ti vajtonte. Holokausti, po ashtu, nuk kishte vend ne historine sovietike, sidomos kur anti-semitizmi i pas-luftes u intensifikua (cdo cifut eshte nacionalist dhe agjent i spiunazhit amerikan, thoshte Stalini ne 1952). Lapidaret e cifuteve te vrare nuk mbanin yllin e Davidit por yllin e kuq me pese cepa dhe i quanin cifutet thjeshte ‘ nenshtetas sovietike’ ose ‘viktima te fashizmit’.

Shume prej ngjarjeve qe pershkruhen ne liber, njihen tashme si tragjedi kombetare ose etnike. Polaket kujtojne kryengritjen e Varshaves, cifutet Aushvicin, ruset rrethimin e Leningradit, ukrainasit Urine e Madhe. Libri i Snyder-it i nderthur keto ngjarje me njera-tjetren, dhe shpjegon se si tmerret e luftes perforcuan njera tjetren. Hitleri mesoi shume prej Stalinit dhe anasjelltas.

Z. Snyder e zhvendos vemendjen nga vendet qeverite e te cileve kryen krimet dhe e perqendron ne ato vende ku keto qeveri nenshkruan mareveshjet dhe ku me vone luftuan njera – tjetren. Gjermania dhe Rusia (dhe gjermanet dhe ruset) ne pegjithesi, vuajten me pak se sa vendet qe gjeografikisht ndodhen midis tyre (kishte me shume cifute ne Lodz te Polonise se sa ne Berlin dhe Viene te marre se bashku). Nuk kishte cep te asaj qe tani eshte Bjellorusia dhe Ukraina qe i shpetoi tmerreve te luftes. Kurse, nje pjese e madhe e Gjermanise, dhe madje, nje pjese akoma me e madhe e Rusise nuk u prek, te pakten fizikisht, nga lufta.

Ai gjithashtu korrigjon ekzagjerimet, keqkuptimet dhe thjeshtezimet. Zakonisht, eshte trajtimi i eger si skllever i te burgosurve ne kampet e perqendrimit, dhe perdorimi i dhomave te gazit, qe konsiderohet si simboli i persekutimit nazist. Por, pervec se mbyten me gaz dhe bene te vdisnin nga puna e rende, gjermanet pushkatuan dhe shkaktuan vdekjen nga uria te miliona njerezve. Vetem brenda pak diteve, me 1941, Nazistet pushkatuan me shume cifute ne lindje se c’kishin te burgosur ne kampet e perqendrimit.

Libri ‘Toka te Pergjakura’ ka ngjallur kritika nga ata qe besojne se Bashkimi Sovietik, megjithe gabimet qe kishte, nuk mund te krahasohet me Rajhun e Trete qe shpiku genocidin etnik. Te besh nje krahasim te tille, thone ata, legjitimon ultranacionalistet ne Europen lindore te cilet nuk i japin shume rendesi Holokaustit, ekzagjerojne vuajtjet e tyre, dhe perpiqen ti shmangen fajit per bashkepunimin e tyre me Hitlerin.

Ky argumentim eshte i fuqishem por i padrejte. Ka shume qe flasin budallalleqe per historine, por Z Snyder nuk eshte nje nga ata. Ai nuk ve ne diskutim vendin qendror qe ze Holokausti ne historine e shekullit te 20. As nuk i anashkalon vuajtjet e sovietikeve ne duart e Hitlerit apo heroizmin e ushtareve sovietike qe shkaterruan Raik-un e Trete. Ai hedh nje teze qe ka nevoje te perforcohet, sidomos ne Rusi ku si opinioni publik ashtu dhe ai zyrtar e kane pike te dobet udheheqjen e Stalinit gjate luftes. Vrasjet etnike ne Bashkimin Sovietik u bene para se te themelohej Gjermania Naziste. Stalini vertete nuk ishte drejteperdrejte pergjegjes per Holokaustin, por mareveshja e tij me nazistet i hapi rrugen vrasjeve te cifuteve nga Hitleri ne lindje.

Libri i sinqerte dhe disi i vecante i z Snyder, i shmanget debateve propagandistike nese Stalini ishte po aq i keq sa Hitleri, apo nese vrasjet massive qe sovietiket kryen ne Ukraine apo tjeterkund jane te njejta moralisht me shfarrosjen e cifuteve nga Hitleri. Libri, ne menyre te admirueshme, shpjegon dhe vendos ne regjistrin e historise te dyja perandarite totalitare, te cilat i shnderruan qeniet njerezore ne numra dhe vdekjet e tyre ne nje hap te nevojshem drejt nje te ardhmeje me te mire. Libri shpjegon me simpati, urtesi dhe analize te mprehte, si ndodhi dhe kujt i ndodhi.
FC9780465002399.JPG

Reportazh mbi librin 'Toka te Pergjakura' (Bloodlands) nga Tymothy Snyder

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top