"Jo, nuk dua të rri në Shqipëri, dua të iki në Europe".

Dmth Shqipëria nuk është Europe për ty që vjen nga një vend i harruar nga zoti si Afganistani.
Do doja që në vend të këtyre afganëve pordhace të OJF. të kishim marrë afgane të thjeshtë. Njerëz që kanë vuajtur e ta dinë nderin. Do kishim bërë sevap realisht.

Përtej sjelljes fyese, ajo që të vret më tepër është fakti që këta OJF - ista janë një nga arsyet e dështimit të Amerikës në Afganistan. Njëlloj si Presidenti i tyre Afgan që u largua me 169 milionë dollarë më vete dhe këta OJF-iste (njëlloj dhe si të ngjashmit e tyre në Shqipëri) janë këputur duke sajuar projekte "emancipimi" "demokratizimi" "antikorruptimi", "reformimi"e duke futur lekët në xhep. E kështu avulluan 2 trilionë dollarë amerikanë në 20 vjet e Talebanet janë në pushtet njëlloj si në 2001. Praktikisht nuk ndryshoi asgjë për popullin afgan i cili prapë ngeli aty në Afganistan, duke vuajtur, ndërkohë që OJF-istet fluturan me xhepat plot me avionët e atyre të cilëve u kishin mbushur xhepat.

Një nga arsyet e rrëmujës që mbizotëron sot në politikat shtetërore janë dhe mbështetja pa kushte bile pothuaj dogmatike në OJF të tilla. Mesa kemi parë dhe që është pranuar vetë zyrtarisht nga Sekretari i shtetit Amerikan, raportet e OJF shërbejnë si burim informacioni për të bërë politika. Nuk habitem që Kabuli ra për 24 orë dhe Amerikanët nuk dinin gjë. Sipas informacioneve të OJF afganase populli ishte demokratizuar, ushtria dhe rendi ishin të fuqishëm e ndërkohë fusnin lekët e projekteve në xhep pa pikë turpi.

Një pjesë e madhe e fajit të politikave të shteteve dhe në vende të tjera është dhe mbështetja në njerëz të tillë "ekspertë" që punojnë nëpër OJF apo organizma " të suksesshme" por që në fakt punojnë thjesht për xhepin e tyre duke bërë ca "studime e analiza" me më pak vlere se Bonot Shqiptare të Privatizimit në vitet 90.
Shembullin më të fundit në Shqipëri e kemi me "Reformën në Drejtësi" ku "eksperte" të tillë OJF-sh e Fondacionesh na bënë peshqesh një shkatërrim total të Drejtësi qe nuk ka Zot qe e rregullon. E ndërkohë vetë morën lekët e Projekteve, mbushen faqet e Raporteve, bile dhe u vunë në krye të Organizmave që monitorojnë e drejtojnë "Drejtësinë e re".

Për sa më sipër më vjen shumë keq që nuk morëm popull afgan të thjeshtë, por na erdhën njerëz të tillë që mbase do ishte më mirë të kishin ndejtur atje e të vuanin pasojat e gabimeve të veta.
Gjithashtu shpresoj që shqiptarët ta kenë kuptuar tashmë rrezikun që vjen nga politika që nuk bazohen as në informacione e analiza të thelluara dhe as në përgjegjësi politike me votë por bazohen në "ekspertë OJF" që nuk kanë as përgjegjësi politike para votuesit por as mekanizma kontrolli e përgjegjësie për të gjithë ato "studime dhe projekte" që prodhojnë. Projekte jo vetëm pa pikë vlere, por dhe të rrezikshme në planin afatgjatë.
Shpresoj ta kemi kuptuar.

/E.Tafani
 
Nuk e lexova artikullin por po pergjigjem rreth titullit….po dhe une iku por ku te shkoj? Si do shkoj? Ca do bej? Jane me mijera si une qe thojne ka maru shqiperia duhet me ik…por jemi gjithe pa shkolle,pa zanat…te vjedh? Te shes droge? Jo faleminderit me mire po rri ktu bej hyzmet ktyne qe kam ?
 
Mogli fillo me shkollen njehere se seshte vone asnjehere.
 
As shqiptaret nuk duan te rrine ne shqiperi e jo me kta. Flasim te drejten. Kemi vend leshi.
 
Kur takojme keta "emigrantet" qe vijne per pushimet verore dhe fillojne bejne krahasime ne shqiperi keshtu dhe andej keshtu, ndalesh dhe ben nje retrospektive te mundesive dhe arritjeve te tua dhe cfare njeh ti. Me rezultoi dhe pse shume vite ne emigracion jane ende me shtepia me qera dhe vone me planifikimin familjar pse jo dhe karriera jo atje ku duhet.

Shqiperia te ofron mundesi per ata qe kane investuar tek vetja dhe qe kane sakrifikuar per ti arritur ato qe kane pasur si objektive te tyren,por ama ka nje gje shume te keqe qe do vite te rregullohet, siguria e jetes eshte 0. Mund te kesh para por ske sigurine ushqimore ske sigurine rendin mjekesine ndihmen e pare etj, sigurime nese te ndodh gje. Kjo eshte e vetmja plus per personat qe jetojne jashte, sigurisht ata te siguruarit jo ata qe punojne ne te zeze.
 
Kurioz jam me e dit nese naj here gjate komunizmit prodhime shqiptare jane blloku neper dogana si produkt jo bio ?
 
Ku do ikin kto re?
Ah pooooo, kane ik, kane ik nga QS ne Shengjin neper hotele ?

Se di pse kam pershtypjen qe shumica derrmuese e tyre do mbeten ne Shqiperi.
Perse duhet te presin kaq gjate proceduren?
Nese USA apo kushdoqofte nese do i donte i pajiste me vize humanitare, vize qe jepet per 30 sekonda.
 
Tash mireboll se bahet shengjini qytet ?
 
Ku do ikin kto re?
Ah pooooo, kane ik, kane ik nga QS ne Shengjin neper hotele ?

Se di pse kam pershtypjen qe shumica derrmuese e tyre do mbeten ne Shqiperi.
Perse duhet te presin kaq gjate proceduren?
Nese USA apo kushdoqofte nese do i donte i pajiste me vize humanitare, vize qe jepet per 30 sekonda.
Mos mi luj se i kam zgjedh une 1 e nga 1 tek e tek e tek jane krejt gra ???
 
Ku do ikin kto re?
Ah pooooo, kane ik, kane ik nga QS ne Shengjin neper hotele ?

Se di pse kam pershtypjen qe shumica derrmuese e tyre do mbeten ne Shqiperi.
Perse duhet te presin kaq gjate proceduren?
Nese USA apo kushdoqofte nese do i donte i pajiste me vize humanitare, vize qe jepet per 30 sekonda.

Kta jane trampoline per USA Voy. Ktu thjesht po ju behen verifikimet per antiterrorizmin dhe sa tju gjejne akomodimin e duhur andej bye bye.
 
Po ca faji kane keta: Kur dhe ne themi duam te ikin ne Europe???
Te ikin qe c'ke me te. Pse kujtoni ju se te vuajturit e luftes erdhen ketu? Ketu kane ardhur ata qe punonin me Amerikanet dhe kushedi cfare u eshte premtuar! :D
Ehaaa...
 
Kur takojme keta "emigrantet" qe vijne per pushimet verore dhe fillojne bejne krahasime ne shqiperi keshtu dhe andej keshtu, ndalesh dhe ben nje retrospektive te mundesive dhe arritjeve te tua dhe cfare njeh ti. Me rezultoi dhe pse shume vite ne emigracion jane ende me shtepia me qera dhe vone me planifikimin familjar pse jo dhe karriera jo atje ku duhet.

Shqiperia te ofron mundesi per ata qe kane investuar tek vetja dhe qe kane sakrifikuar per ti arritur ato qe kane pasur si objektive te tyren,por ama ka nje gje shume te keqe qe do vite te rregullohet, siguria e jetes eshte 0. Mund te kesh para por ske sigurine ushqimore ske sigurine rendin mjekesine ndihmen e pare etj, sigurime nese te ndodh gje. Kjo eshte e vetmja plus per personat qe jetojne jashte, sigurisht ata te siguruarit jo ata qe punojne ne te zeze.

Jashteteti te ofrohet fiks kjo qe the ti Siguria dhe infrastruktura. E vertete me qera jetojne, dhe une me qera kam jetuar 10 vite por nuk e kemi ndjere qerane fare. Nuk kemi bere ndonjehere llogari a ta blej kete apo jo, sepse cmimet ishin ne perpjestim me rrogen. Profesionisti vleresohet dhe ka 1 rregull e hierarki qe s'ke nevoje ti ti hapesh tjetrit per te te respektuar. Ka nje besim tek qeveria, mjekesia dhe nuk vendos ne dyshim cdo ilac qe te jep mjeku, nuk ke frike se s'do i beje serumin dhe ti fusesh 20 mijlekshin infermjeres. Ka infrastrukturen qe eshte gjeja me kryesore ne nje shtet. Nuk ke nevoje per makine sepse urbani eshte kudo i paste, me kondicionet si vere/dimer. Lodhesh, lodhesh shume jashte por ama ja merr mbrapsht fitimin. E vetmja gje qe nuk ke jashte o Marle (sipas meje) eshte familja dhe ajo perkatesia e vendit tend. Lidhja qe krijon me kujtimet e femijerise. Ngado te kthehesh ke nje boshllek qe ta mbush vetem vendi ku u rrite. Ja kjo eshte e vetmja arsye pse shqiptaret qe kane vite jashte i lejne te gjitha dhe kthehen tek pluhuri dhe kaosi i Shqiperise. :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top