“Ji pozitiv dhe ngjarje pozitive do të të ndodhin”. Ky është ligji i tërheqjes. Vendose në zbatim!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Ji pozitiv dhe ngjarje pozitive do të të ndodhin”. Ky është ligji i tërheqjes. Vendose në zbatim!​

6E65B62F-A6D2-49E7-81CD-9A87384A2A0F.jpeg

Cilat janë synimet e tua në jetë? A ke ëndrra? Nëse nuk e di nga t’ia nisësh, cilën rrugë të ndjekësh, shiko brenda vetes dhe kërko për ëndrrat që dëshiron të arrish; për çfarë do të jesh, apo do të kesh në jetë.

Me siguri të ka rastisur të shohësh një film jo interesant, që ndoshta të është dukur se as që kishte njëpërmbajtje të vlefshme. Sa shumë të ka mërzitur? Të ka bërë të ndërrosh kanal. Imagjino sikur jeta jote tëishte e tillë, pa një skenar interesant. Do të pëlqente? Imagjino ndërkohë sa shumë të ka pëlqyer një film me një përmbajtje interesante, ku përfundimi ishte me një mesazh të vlefshëm dhe ku protagonisti e arriti atë që dëshironte…

Mos e fillo historinë tënde me hapa të mëdhenj, askush nuk pret nga ty që menjëherë të ndryshosh botën. Fillo me hapa të vegjël, por nis me diçka që do të të nxisë edhe të çohesh nga shtrati në mëngjes. Pasi ta realizosh, mos u ndal. Ndiq një ëndërr tjetër derisa ta arrish. Kjo është jeta, e gjitha në lëvizje, pasi ti duhet të krijosh historinë tënde. Ti je protagonisti, drejtuesi, regjizori dhe duhet të jesh përherë në lëvizje për ta pasuruar historinë tënde. Me hapa të tillë, me ëndrra të mëdha të realizuara, mund ta kuptosh edhe vetë që ndërtohet edhe historia më e bukur.

Në jetën tënde, në rrugën e realizimit të ëndrrave të tua, me siguri nuk do të jesh i vetëm. Do të kesh plot persona që do të ndihmojnë. Ji mirënjohës. Shumë pak gjëra mund të arrihen në jetë vetëm, shumica e gjërave me vlerë, kërkojnë padyshim mbështetje (qoftë dhe morale), nga personat që na duan dhe i duam. Mirënjohja është vlerësimi më i mirë për mbështetjen që të ofrojnë.

Do të kesh edhe dështimë, padyshim. Gjërat e mëdha nuk arrihen lehtë. Nëse do të arriheshin lehtë, tëgjithë do t’i arrinin dhe nuk do të ishin aq të mëdha. Mos u mërzit! Jeta është e ndërtuar me ulje dhe ngritje. Shih anën pozitive të gjithçkaje dhe përpiqu të jesh pozitiv. Ji pozitiv dhe ngjarje pozitive do të tëndodhin. Ky është ligji i tërheqjes. Vendose atë në zbatim dhe do ta shohësh se sa shumë do të ndryshojëjeta jote. Sigurisht që për mirë…
bota.al
 
Kjo ngjan si ato reklamat e deshmimtarve te jehovait. ???
 
Sa me shume te ngarkohesh negativisht automatikisht do behesh perçues i negativitetit, sa me shume te ngarkohesh pozitivisht aq me shume do behesh perçues i pozitivitetit.
Po kur te ngarkojne me negativitet si i behet?
Mos e mbaj, lere te dale siç u fut, zbrazu, ler vend per pozitivitet.
Negativiteti ashtu si pozitiviteti marrin force kur gjejne terren te zhvillohen, perndryshe jane kalimtare.


Cit-Lev Ndoka pasi ka pi kafen e dyte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top