Jeronim De Rada

CoNNecT

Administrator
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
 
Këngët e Milosaos

Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep një freski të jashtëzakonshme. Thjeshtësia në dukje e fabulës dhe subjektit lind iluzionin për thjeshtësi të idesë. Në të vërtetë, mesazhi i kësaj vepre është kuptuar në mënyra të ndryshme nga studjuesit: disa mendojnë se në qendër të poemës është ideja patriotike, disa janë për idenë e dashurisë në luftë me paragjykimet shoqërore, të tjerë thonë se qëndrore është ideja e afirmimit të dashurisë si ide e madhe njerëzore.
Po të analizojmë me kujdes veprën, do të shohim se ideja e luftës së ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit është tepër e fuqishme, ajo i përshkon të gjitha këngët, ajo organizon konfliktin e protagonistëve me shoqërinë dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh në vepër më tepër si rrymë e nëndheshme, e cila, megjithatë, njeh shpërthime të fuqishme e tronditëse. Edhe kjo ide bëhet bazë për një konflikt tjetër ndërmjet ndjenjës dhe detyrës: protagonisti disa herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për çlirimin e atdheut, dëshirë që mbështetet nga e ëma dhe nga populli si figurë kolektive. Kjo dëshirë përleshet me ndjenjën e dashurisë në vetëdijen e protagonistit dhe me vetë qëndrimin e së dashurës që do t`a mbajë pranë vetes. Kurorëzimi i idesë patriotike, triumfi i ndjenjës së detyrës në shpirtin e protagonistit është rënia e tij heroike në luftë, të cilës i kushtohet një këngë e shkurtër, po tepër shprehëse (sikur konflikti kryesor të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do të merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurie me martesë). Pra, sipas mendimit tonë në poemë problemi patriotik dhe problemi i luftës së ndjenjës me mjedisin janë ide paralele njësoj të rëndësishme. Andaj edhe poeti e quante këtë vepër të vet "roman dyfish lirik„, meqënëse ajo kish lindur nga dy shqetësime të thella të tij. Poeti pohon nëpërmjet kësaj vepre dy ide: të drejtën e individit për të qenë i lirë të zgjedhë fatin e vet dhe pashmangshmërinë e luftës së armatosur për të çliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet në vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!
Doemos do vdesim
në shtrat, në mos rënçim
në prag të shtëpive tona!

Vazhdimësi dhe thellim të kësaj ideje gjejmë në vallen e grave që e përcjellin Milosaon për luftë:
Sjellsh ti një ushtri fatmirë,
të na i hapë këto brigje
lirisë që borëm.
Nëpërmjet shkatërrimit të shpejtë të lumturisë familjare të Milosaos, shprehet ideja se nuk mund të ketë lumturi vetjake, kur atdheu është i robëruar, se detyrës së madhe të luftës për çlirim i duhet nënshtruar çdo gjë. Një ide tjetër e poemës është ajo e barazisë midis njerëzve. Kjo pohohet përmes dashurisë së dy të rinjve prej klasash të ndryshme, përmes figurës së bijës të Kallogresë, vajzë me virtyte të larta; po kështu përmes përshkrimit të idealizuar të lumturisë së tyre të thjeshtë, që i mposht vështirësitë materiale si dhe përmes përshkrimit, në disa vende, të jetës së rëndë të të varfërve dhe simpatisë që tregon autori për ta. De Rada e shfaq veten demokrat në këtë poemë. Ai shpreh edhe filozofinë e qëndresës morale nëpërmjet vargjeve të thjeshta e të madhërishme të frymëzuara nga poezia popullore:

Duro, zemër, duro,
si duron mali me borë

si dhe nëpërmjet fatit të protagonistit, që u bëri ballë në fillim tërë pengesave që ndesh për të realizuar dashurinë e tij dhe, më vonë, humbjes së tërë njerëzve të dashur. Në zgjidhjen e dy konflikteve të poemës ka njëfarë artificialiteti. Si për konfliktin e parë, si për të dytin poeti përdor mjete të kërkuara: në rastin e parë një tërmet që rrafshon Shkodrën dhe varfëron Milosaon; në rastin e dytë vdekjen e Rinës. Megjithatë, deri diku ruhet logjikë e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tërmetit familja e Milosaos nuk heq dorë nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinës vetëm e forcon ndjenjën atdhetare në shpirtin e Milosaos.
Në poemë përdoret forma e vetërrëfimit, e dashur për romantikët. "Këngët e Milosaos„ është një shembull tipik i "parregullsisë lirike„ romantike. Poema është e ndërtuar në mënyrë të tillë që kalimi nga një kapitull në tjetrin është krejt i befasishëm madje këngët e poemës mund të duken si vjersha të veçanta. Unitetin poemës nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve përmes subjektit, por ideja poetike. Copëzimi i poemës është në përputhje me parimet krijuese të De Radës, që poezia duhet të japë kulmet e jetës dhe të shfrytëzojë nëntekstin. Veçse ky parim krijues herë-herë e kalon masën.
Poezia popullore e ka ushqyer këtë vepër me frymën patriotike dhe me optimizmin e natyrshëm, të shëndetshëm, përmes të cilit populli kupton jetën, vdekjen, dashurinë. Kjo poezi i ka dhënë veprës figuracionin e pasur, të freskët dhe tepër origjinal si dhe metrikën ku zotëron vargu i bardhë tetërrokësh trokaik.
Personazhet e poemës paraqiten në çastin e tendosjes më të lartë të mendimeve e të ndjenjave, që gjen shprehje në një lirizëm të vrullshëm. Poeti depërton thellë në botën shpirtërore të personazheve të vet, e pasqyron atë me larmi nuancash. Ai përshkruan po me atë forcë shprehëse dashurinë e zjarrtë të djalit ("Veç me sy shihemi, bota të përmbyset„) ashtu edhe ndjenjës së ndrojtur të vajzës, që nuk di t'ia shpjegojë as vetes së saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithë ky gëzim„). Poeti është treguar mjeshtër në dhënien e mjedisit patriarkal të fshatit, ku vajzat nuk guxojnë të dalin nga dera, veçse kur nuk janë "etërit e vrenjtur", mjedis ku sundojnë thashethemet.
Milosaoja është edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishëron heroin romantikme botë të gjerë shpirtërore që ngrihet më lart se mjedisi; njëkohësisht edhe taë hero që kryen një faj tragjik dhe, disi zbehtë, nga fundi dhe heroin luftëtar. E dashura e tij. Rina, mishëron idealin romantik të vajzës së dashuruar, bashkëshortes dhe nënës, po ka edhe disa tipare reale të fshatares arbëreshe. Nëna e Milosaos dhe e motra janë më tepër silueta, sesa personazhe, por që të mbeten në mendje. E para mishëron aristokracinë patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishëron vetëmohimin e e lartë dhe të heshtur të motrës për vëllanë.
Vepra është vendosur në shekullin XV, kur populli shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut, i bëri ballë perandorisë së fuqishme osmane. Kjo vendosje është më tepër simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i përgjigjen realitetit të jetës arbëreshe bashkëkohore), por poeti ka mundur të japë frymën kombëtare, nëpërmjet filozofisë, veçorive të karaktereve, zakoneve. Sipas estetikës së De Radës poezia duhet jo vetëm të paraqesë me saktësi format plastike të gjërave, por duhet edhe të përdorë dhe tingëllimin muzikor, ritmin onomatopeik, për të shprehur diçka më të thellë, thelbin e brendshëm të gjërave. Dhe "Këngët e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen në një tërësi të harmonishme, i mishërojnë në mënyrë të goditur këto parime estetike. Të gjitha dukuritë e realitetit jepen aty me një dorë piktori; dhe njëkohësisht muzikaliteti i vargut, ndonëse mungon rima, është i lartë.

Një element me rëndësi te "Këngët e Milosaos„ është natyra, pothuajse gjithnjë e shkrirë me ndjenjat e personazheve. Shqetësimin e djalit gjatë grindjes më të dashurën ai e jep me lëvizjen e deleve nëpër vathë, kurse dhembjen e tij te thellë për vdekjen e gruas e jep përmes kontrastit me përtëritjen e përhershme të natyrës.
Vepra ka një origjinalitet të veçantë që i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gëzimit fëminor në soditjen e botës, karakteristike për poezinë popullore, me shqetësimet, dyshimet e forta të poetit romantik.
 
Serafina Topia dhe Skënderbeu i Pafat

Veprat kryesore poetike të De Radës janë "Këngët e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat". "Këngët e Milosaos„ ishte një poemë lirko-epike, ku frymëzimi i poetit ka qenë tepër i kulluar dhe është arritur harmonia midis brendësisë dhe formës. "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat„ janë poema me vëllim të gjerë, të cilave poeti u kushtoi pothuajse tërë jetën. Në këto vepra është forcuar epizmi dhe është rritur thellësia e problematikës në krahasim me krijimet e rinisë. Ideja patriotike që ishte si një rrymë e nëndheshme tek Milosaoja këtu ka dalë në plan të parë. Poeti ka synuar të japë tabllo të gjera të kohës së Skënderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, që të jepet kështu sa më i plotë shekulli XV në Shqipëri. Këtu është forcuar edhe përpjekja për ngjyrim historik… Poeti shpreh frymën heroike të kohës në mënyrë madhështore te "Skënderbeu i pafat", nëpërmjet skenave të heroizmit masiv dhe atij të veçantë, siç janë skena e betejës së Shkodrës, skena e vrasjes së pashait turk nga Astriti, një trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes së Skënderbeut me dy tartarët. Epoka e Skënderbeut këtu pasqyrohet në përpjestime të mëdha vigane. Në veprimin e poemës marrin pjesë jo vetëm individë të veçantë me veti të jashtëzakonshme, po gjithë kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Këto poema dallohen për shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, këtu poeti i jep jetë një galerie të pasur personazhesh, midis të cilëve spikatin Skënderbeu, që është i pranishëm në të dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemës, "Një pasqyrë e jetës njerëzore„ që shfaqet edhe te "Skënderbeu i pafat„. Skënderbeu mishëron idealin e udhëheqësit -si ushtarak dhe burrë shteti,- por De Rada ndalet edhe në anën e tij thjeshtë njerëore të tij. Serafia Topia mishëron idealin e gruas shqiptare dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. Romatizmi i De Radës merr në këto poema ngjyra të forta, heroikja ndërthurret me tragjiken. Problematika patriotike (çështja e çlirimit me luftë të armatosur, problemi i bashkimit të shqiptarëve, çështja e udhëheqjes) në këto poema është në qendër të vëmendjes, por shoqërohet edhe nga një larmi problemesh shoqërore, morale dhe filozofike, siç janë: shfrytëzimi feudal, e drejta e njeriut për të vendosur për fatin e vet, çështja e së mirës dhe së keqes, e drejta e njeriut për lumturi. Këto probleme mishërohen te personazhe nga më të ndryshmet. Poeti shfaq një thellësi të veçantë zhbirimi në botën e brendëshme të krijesave të veta. Veçanërisht të gjalla janë figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skënderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Një pasqyrë e jetës njerëzore".
"Skënderbeu i pafat" shkrin elementë të eposit me elementë të poemës kombëtare-historike dhe të poemës filozofike. "Një pasqyrë e jetës njerëzore"është edhe ajo origjinale për nga lloji, shkrin llojin e poemës shoqërore-psikologjike me llojin e poemës epiko-heroike.
Të dyja poemat kanë marrë nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave të kreshnikëve dhe pasurinë e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirë.


De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për tërë letërsinë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skënderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohën e "Skënderbeut". De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështëtjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje edhe estetike. Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohet për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur, por disi e errët, Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshë dhe një ndikim më të vogël te shkrimtarët e tjerë të Rilindjes.
 
Titulli: Jeronim De Rada

Kenge e djemve.

S'jam hijeshia unë për qytet,
Reth i bujarve më mërzit, dh'andajë
Me shi e djellë fushës një re ndjek.
Sa bota vlen për mua vasha e bardhë,
Prej gjakut të kulluar e fatbardhë,
Që hiri i pastër aqë e hijeshoi,
Kur dy limonj nga malli më dhuroi
--------------------------------------------
Kenget e Milosaos - Kenga I

Bota kish nderruar lisa,
uji i ri ne det
kaltronte n`ditn` e re;
por lumbardha e Anakreontit
ne Temp rronte e mocme.
Nd`uj nje dit` vate te mali
e s`u kthye si e kish zakon.
Vec`qe ate s`e thau bora,
s`e pergjaku heshteza,
po u largua gjersa ra
tek e bardha shpia ime.
Kur n`agim toke edhe shpi
u zbuluan bashk` me detin,
si hareja qe del sysh,
me zgjoi duke ferfelluar
qelqeve t`dritares.
U pataksa e ruajta jashte:
rrusht` , pak aguridhe,
dheut tone i kishin hie;
lule liu te hapura,
n`i tund era e i perzien,
ne ate ninull qeshin;
si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e se kuljtoje.
nje mbuim njerezish.
Kallezoret mbe dhemat
mbajn kangjelje.Ka i goi
ahjena nder time motera
kishi arren e mema ime
emerin tim thoj per nde shpi.
Nje gare m`u rodh te kurmi,
si garea mbremjes te shtrati,
kur vajza e ngrohet
ndien per te parezen
sist ce m`i frihjen.
Si ato lule –qielli.
Ti veshtroje dhe s`kujtoje
asnje mbehi njerezish.
Kallezoret neper duajt
po kendonin.Dheut huaj
ahere nder time motra
kisha arritur; mema ime
emrin tim thosh neper shpi.
Nje hare me rrodhi kurmit,
si hareja kur te shtrati,
mbremanet, vajza e ngrohte
ndien per te parazen
siset qe m`i fryhen.
-----------------------------------------------
Kenget e Milosaos - Kenga II

Vreshtat ishin verdhellore.
Erdh nga mali dhelpera
Me te lodhurat te bijat,
me te mbaruar te vjelat;
e at`here kur nder sheshe
fshihet dielli ( si nen toke
memat qe kenduan ne valle),
kur ne Fjokat une rashe.
E perveshur e e larte,
me gershet te pleksur
ne nje lidhese te bardhe,
ish te kroi nje vash`.Te balli
nje mendim i kishte hie.
I lidhur te brezi i kalter,
mbi truall i cik mandili.
Posa qe me ndjejti,
vasha drejt nga une u suall,
gjifyre edhe plot hie,
me nje te trembur hare.
Trimi : - Vajze, a m`ep ti nje pike uje?
Vajza: - sa te duash t`i , bir zoti.
- kuja bije je ti, vashe?
Mos me je ti e dheut guaj?
Kur jesh djalj e Salloniq
vajta, vajza neng ishin
nde katund me aq gadhi,
Nde ceret e dhezures,
vucen ajo ngrenej,
- Jam e bilje kollogres,
ngrejti ballet e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
gjembat ce vireshin tek udha
se gervishtetin at kopilje :
me llort te pergjakura,
ka ballt u me ja reshta.
Di buz te qesheme,
nje herje te bardh,
at mbrema dukeshim.
Mos me je nga dheu i huaj?
Kur, djalosh, ne Selanik
vajta, vashezat nuk ishin
ne katund me kaq hir.
Ne ceret e ndezur,
vucen ajo ngrinte:
-Jam e bije e Kollogrese,
ngriti ballet e zbuluar.
Duke shkuar asaj udhe,
gjembat qe vareshin udhes
s`e gervishtnin ate cupe:
me lleret pergjakur,
une nga ballet ia reshtja.
Dy buze te qeshura,
njej here te bardhe,
at mbremje dukeshim.
-----------------------------------
Kenga III

Ish te mbremja e shen Merise.
Vashat kishin lene lodrat
E te dyert kuvendonin,
se nuk qene ne shtepi
eterit e vrenjtur.
Kudo niste nje nxitim:
ndaheshin ar e kandile,
tek ne pritej nata.
Bija madheshtore zonjash
perdorez do luanin
me te nderem bij bujaresh.
ashtu si engjejt ne qiell,
me te mir` nga njerezit,
bejne vec harene e tyre.
Dola ne Rodh e , te kopshti,
ku po frushullonte elbi,
eca nen ullinjte.
Posht` te kroi, me kater vasha,
me te bardhe cip kreit,
erdh e bije e Kollogrese.
Dukeshin kallez te pjekur.
Vajza : -Fatmirosh ai qe na del,

mbi Rodhen fushamir
si vantilje Arberit!
Fanemir ajo kopilje
ka e jema e puthurez,,
ce te kragu t`i pushonj!
Ka te niset e magjepsur?
Ka vorea si dejti,
o ka e bardha mjezedit?
Mbi Rodhen e gjetheruar
si flamur i Arberit!
Fatmiroshe ajo cupe ,ema,
do pushoje n`at krah!
Nga do niset, e magjepsur?
Nga veriu si deti,
Apo nga e bardha Juge?
--------------------------------------
Luleve që valvit era

Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t'Vodhit!
Ushtarë, m'hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodren dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
Luleve që valvit era,
posi valë që s'kanë mbarim
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i lë si ëndërzë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top