Janari nis mirë për Interin, Napoli dhe Atalanta fitore

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
i1-1.jpgJanari ka qenë muaji më i vështirë i Interi-t përgjatë viteve të fundit, por këtë herë duket se do të jetë ndryshe.

Skuadra e Conte-s e vazhdoi kampionatin atje ku e kishte lënë, te fitoret, madje tek e teta radhazi.

Zikaltrit mundën me rezultatin e thellë 6-2 Crotone-n, në një ndeshje e cila u duk se do të krijonte probleme për Inter pas disavantazhit në minutën e 12-të.

Inter barazon brenda pjesës së parë dhe në të dytën shënon katër gola, tre nga të cilët me anë të Martinez, të cilat i dhurojnë suksesin e radhës dhe e ngjisin përkohësisht në vendin e parë të klasifikimit në Serie A.

■Viti 2021 ka nisur me goleada në Serie A. Interi ishte i pari që nisi këtë vit me fitoren 6-2 ndaj Crotone-s, ndërsa më pas Atalanta triumfoi 5-1 ndaj Sassuolo-s dhe Napoli 1-4 në transfertë ndaj Cagliari-t.napoliii-1100x620.jpg

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, bie në sy fitorja 0-3 e Torinos në Parma, ndërsa Fiorentina-Bologna dhe Genoa-Lazio u mbyllën në barazim.

Në orën 18:00, do të luajë Milani në transfertë ndaj Benevento-s, ndërsa në mbrëmje Juventusi pret Udinese-n.

Pa dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, është Interi kryesues në Serie A me 36 pikë, i ndjekur nga Milani me 2 pikë më pak.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top