Ja sekreti që fytyra juaj të duket 10 herë më e re!

Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë e mrekullueshme në lëkurë të orizit. Aplikimi i vajit të orizit, i pluhurit të orizit dhe i ujit të orizit në lëkurën e fytyrës do t’ju ndihmojë ta keni atë të limuar dhe njëkohësisht të shpëtoni nga pikat e zeza.

Për më tepër, orizi mund të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dietës suaj ushqimore, duke qenë se është i pasur me antioksidantë. Orizi përmban sasi të mëdha të acidit linoleik dhe skualenës, një antioksidant i fortë, i cili ka aftësinë të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. ثshtë një substancë natyrale, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme dhe parandalon krijimin e rrudhave.

Gjithashtu, orizi mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara si pasojë e ekspozimit në diell. Për më tepër, orizi është i pasur me vitaminë E dhe gama orizol, të cilat kanë veti të reduktimit të nivelit të klesterolit në gjak dhe mbron shëndetin.

Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar.

Më poshtë po ju paraqesim një recetë të thjeshtë me bazë orizin, për të bërë një maskë kundër rrudhave dhe për lëkurë më të butë

Përbërësit

3 lugë oriz

1 lugë mjaltë

1 lugë qumësht

Pasi të vini orizin të ziejë, mundohuni ta hiqni nga zjarri dhe të ndani mënjanë kokrrat e orizit dhe mënjanë ujin. Shtoni një lugë qumësht tek orizi dhe përziejeni mirë. Në fund shtoni edhe mjaltin.

Fillimisht pastroni fytyrën dhe më pas aplikoni maskën në lëkurën e thatë. Lëreni të veprojë për një kohë të shkurtër, deri sa të thahet maska tërësisht. Më pas hiqni maskën nga fytyra dhe lajeni atë me ujin e orizit.

Uji i orizit vepron në lëkurë si një lloj masazhuesi, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut, parandalon plakjen si dhe redukton inflamacionin. Për të pasur rezultate më të mira, bëjeni këtë gjë një herë në javë. Fytyra juaj dot duket 10 herë më e re.



(c)Mapo
 
Titulli: Ja sekreti që fytyra juaj të duket 10 herë më e re!

Mos e pyet , doli sekreti sheshit .

Japonezet- aziatiket .. E Kane ne gen , llojin e lekures te atille . Qe ta marre vesh artikulli .. Nje aplikim vaji, thjeshte do e zbusi pak si gjithe vajrat e kremrat e tjere .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top