Ja kur formohet qeveria dhe kush sipas tأ« gjitha gjasave do tأ« jenأ« ministra

legjenda

Tetova
Deri ditën e premte duhet që mandatari Zaev të parashtrojë deri te Kuvendi propozimin për përbërjen e re të Qeverisë. Detalet përfundimtare rreth ndarjes së resoreve dhe emrave të ministrave, do të dakordohen ditën e enjte, pas kthimit të tij nga Brukseli.

Deri atëherë në mënyrë permanente do të duskutojnë grupet punuese të partive, thonë nga LSDM-ja.

Ministrat e LSDM-së, që do të jenë në përbërjen e kësaj qeverie kryesisht janë të njohur, Radmilla Sheqerinska do të jetë në krye të Eurointegrimeve apo në Ministrinë e Mbrojtjes, Oliver Spasovski në MPB, Renata Trenevska Deskovska në atë të Drejtësisë, Ljubço Nikollovski në Ministrinë e Bujqësisë, Frosina Remenski ose Milica Carovska në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ndërsa Edmond Adeni në krye të Ministrisë së Kulturës.

Në qeverinë e re do të ketë edhe zgjidhje jopartiake, kështu, Nikolla Dimitrov do të jetë ministër i Punëve të Jashtme, kurse zëvendëskryeministër për اështje ekonomike do të duhet që të jetë një përfaqësues i Odës Ekonomike.

BDI-ja si duket do të ketë në këtë përbërje shumicën e emrave të njohur deri më tani, me disa përjashtime ku do të ketë edhe emra të rinjë. Teuta Arifi sipas të gjitha gjasave do të duhet gjendet në krye të Eurointegrimeve apo në atë të Mbrojtjes, Bashkim Ahmeti do të duhet të jetë në Ministrinë e Ambientit Jetësor, kurse përmenden edhe emrat e ministrave të deritanishëm,Festim Ademi, Arbër Ademi, Lirim Shabani.

Aleanca për Shqiptarët që nga fillimi e ka preferuar Ministrinë e Shëndetësisë. Emër më i përfolur për këtë është Arben Taravari.

Marrëveshja përfundimtare në mes partive në përgjithësi varet nga vendimi i Lëvizjes Besa. Se a do të jetë edhe kjo pjesë e qeverisë mbetet do ta shohim në ditët në vazhdim. Nga kjo parti është kërkuar Ministria e Arsimit, kurse si emër është propozuar Bilall Kasami.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për zgjedhjen e Qeverisë duhet që të mbahet në afat prej 15 ditës që nga momenti kur mandatari e dorëzon programin për përbërjen. Kryetari i Kuvendit duhet t’ua dërgojë atë të gjithë deputetëve.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi ka paralajmëruar se do t’u japë tri ditë për shqyrtim. Seanca zgjat dy ditë dhe votohet për Qeverinë si tërësi deri në fund të ditës së dytë.

Të domosdoshme janë të paktën 61 vota të deputetëve që qeveria të marrë dritë jeshile.Bota Sot
auto_zoran-zaev1495509023.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top