Ismail Kadare

Titulli: Ismail Kadare

Mars

Ajri ngrohet pak nga pak
Po mbasditeve ben fresk
Merrijne zogjte befas
Si me teleks.

Ne lajmet e botes
Ka shqetesim jo pak
Mbi catine e shekullit
Nje ylber rri ndrkaq.

Si mengjes i bruzte
Pa ankthin qe ju prish
Vjen fundi i mijevjecarit
Pa apokalips.

################################

Bjeshket E Nemura Ne Dimerr

As Zog, As Vetetime
Gjekund Syri S’has
Ngrire Gjithcka-enderr
Veshur Ne Guack

Si Ne Hotelet E Shtrnjta
Ku Shtegetari Shyn
Shiu Dot Si Afrohet
Luksit Alpin

Shkembinj Si Tempuj
Nen Re, Mbi Re
Nje Varreze Bubullimash
Kujdes, Nen Kembe Ke
 
Titulli: Ismail Kadare

Një Vajzë


Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi


Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.


Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"


Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë


Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.


Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

#######################################

Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë..

########################################

U ZUNث RRUGثT


U zunë rrugët me dëborë
Afër teje s´mund të vi.
Rri dritareve me orë,
Në mendime futur rri.

Era zë të ulërijë;
Gjithnë rrugët mbenë shkret...
Bora s´ka ndërmend të shkrijë.
Ti siç duket nuk më pret.
 
Titulli: Ismail Kadare

Monologu i te vetmuarit

Tani une ngjitem lart dhe s’kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi.
E dija kete, por padurimi i vdekur
Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.

Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonese esht prill.
Kam ftohte.
Kam ftohte.

##############################

Kercenimi

Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.

Erdh’pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del…
Shtat’qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t’i vras qente shtat’qind vjet.

#####################################

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s’ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
 
Titulli: Ismail Kadare

..Dhe hoqa dore prej saj, duke menduar se fjalet me te zakonshme,
ato qe shqiptohen miliona here ne dite nga banoret e ketij planeti, jane disa here edhe me te veshtirat
per t'u kuptuar...

I. Kadare
 
Titulli: Ismail Kadare

Në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëjë "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.
 
Titulli: Ismail Kadare

“I couldn't get to sleep. The book lay nearby. A thin object on the divan. So strange. Between two cardboard covers were noises, doors, howls, horses, people. All side by side, pressed tightly against one another. Boiled down to little black marks. Hair, eyes, voices, nails, legs, knocks on doors, walls, blood, beards, the sound of horseshoes, shouts. All docile, blindly obedient to the little black marks. The letters run in mad haste, now here, now there. The a's, f's, y's, k's all run. They gather together to create a horse or a hailstorm. They run again. Now they create a dagger, a night, a murder. Then streets, slamming doors, silence. Running and running. Never stopping.”
― Ismail Kadaré,
 
Titulli: Ismail Kadare

“Aksidenti” i Kadaresë, dashuria e shënjuar nga misteri

Libri i fundit i botuar në Poloni i Kadaresë nis në mënyrë krejt të pazakontë për këtë autor, me një sensacion kriminal. Ngjarja që përmendet në fjalinë e parë, duket në pamje të parë krejt e rëndomtë – në Austri, një taksi del papritur nga autostrada dhe bie në greminë. Dy pasagjerët e saj humbin jetën, ndërsa shoferi i plagosur rëndë përfundon në spital. Aksident. Një aksident atipik, por sërish aksident. Edhe pse shkaqet e tij policia vendëse nuk është në gjendje t’i shpjegojë. Pra, a kemi të bëjmë vërtet me një aksident? Dy të vrarët në këtë aksident janë dy shtetas shqiptarë: Besfort Y., punonjës i Këshillit të Europës dhe një njeri i ngatërruar në çështjet e luftërave në Ballkan, si dhe bashkudhëtarja e tij, Rovena, stazhiere në Institutin e Arkeologjisë në Vjenë dhe e dashura e tij prej vitesh. Meqenëse Besforti kishte lidhje të ngushtë me hetimet që po zhvilloheshin në Hagë lidhur me krimet e luftës, si shërbimi sekret shqiptar, ashtu edhe ai serb, po kryejnë hetime të pavarura mbi vdekjen e tij. Por këtë çështje është duke e ndjekur gjithashtu një hetues misterioz dhe i paemër. Dhe vetëm falë tij ne arrijmë të njohim se çfarë kishte ndodhur me këtë çift gjatë dyzet javëve të fundit. Ky fillim pak si sensacional dhe policesk është në fakt vetëm një koperturë, sepse më pas njihemi me historinë e dashurisë ndërmjet Besfortit dhe Rovenës, të risjellë në kujtesë pikërisht prej këtij hetuesi misterioz. Sigurisht, ky libër nuk trajton aspak një histori dashurie klasike, nga ato sëmbueset, por rrëfen historinë e një lidhjeje tejet të ngatërruar dhe të pleksur, për më tepër të shënjuar nga misteri, i cili asnjëherë nuk do të ndriçohet deri në fund.
Marrëdhënia ndërmjet këtyre dy karaktereve është e mbushur me përleshje emocionale, fiksime, si dhe nga një lloj perversioni, i cili duket sikur i shijon më tepër atij. Besforti është hera-herës dashnor mizor dhe i poshtër, i cili duket sikur eksitohet nga një damar i brendshëm vetëshkatërrimi. Rovena, ndërkohë, është vajza e humbur në histerinë e saj, e cila në këtë lidhje është viktima, edhe pse ndonjëherë hyn në rolin e të dashurit të saj, duke qenë e aftë të jetë po aq mizore në lëndimin e tjetrit.
Ky është një çift që gjendet në një lidhje të fortë emotive, të tejmbushur me ndjenja e që kërkon me ngulm përherë më shumë një formë të re të dashurisë. Dhe hapi i parë drejt saj është vdekja.
“Kështu i kishte thënë kohë më parë: ishin dy gjëra në botë që u vihej në dyshim qenia: dashuria dhe Zoti. Të tretën, vdekjen, njeriu, siç dihej, nuk mund ta shihte veç te të tjerët.”
Përveç kësaj dashurie të çmendur, e cila shfaqet në rolin kryesor, Kadare trajton tek “Aksidenti” edhe disa çështje të tjera. Njëra prej tyre është pikërisht vdekja. Ky është një libër ku ndërthuren mjaft motive tematike. Këto motive trajtohen me po aq fiksim sa dashuria. Në libër një vend i veçantë i është lënë
temës së ****ualitetit, e cila është këtu po aq e komplikuar dhe e vështirë sa ndjenjat që lidhin dhe ndajnë dashnorët. Dhe, ç’është më e rëndësishme: kjo temë nuk shtjellohet vetëm në një marrëdhënie burrë-grua, por edhe në një marrëdhënie lesbikesh, pasi Rovena po ashtu ka një dashnore.
Ky është gjithashtu një roman politik, edhe pse në shkallë më të vogël. Ai është i ngulitur fort në ditët tona (çka nuk ka ndodhur në librat e tjerë të shkrimtarit shqiptar, të botuara në Poloni), duke iu referuar Gjykatës së Hagës, Këshillit të Europës, jehonës ende kumbuese të komunizmit, apo bombardimeve në Ballkan.
“Kudo në botë, zhaurima e ngjarjeve që ndodhnin në sipërfaqe ishte në kundërti të plotë me heshtjen e thellësisë, por askund ajo kundërti nuk ishte aq e madhe sa në Gadishullin Ballkanik.”
Por, ky libër është gjithashtu një skicë e dhënë mjeshtërisht për situatën specifike të vetë Shqipërisë, e cila, edhe pse më në fund është e lirë, nuk është ende e bindur për vendin e saj në Europë, e cila proteston dhe nga e cila nuk mund të çlirohesh dot.
“Sa më fort që e shaje, aq më keq të lidhte. ثshtë si dashuria e lavires.” Kjo prozë është nga njëra anë e ftohtë si çeliku dhe jashtëzakonisht analitike, e nga ana tjetër e errët dhe plot e përplot fakte të paqarta e të pasigurta. Në fund, ajo të godet me tone metafizike, fetare, e sidomos mitologjike. Autori kujton mitin e Orfeut dhe Euridikës, të cilin ia kundërvë dashurisë së
Besfortit dhe Rovenës. Pa na thënë kurrë asgjë deri në fund, por duke na lënë lirinë e interpretimit. E donte, apo nuk e donte? E humbi, apo nuk e humbi? A ishte aksidenti një atentat, një vetëvrasje, apo një vrasje? Mundet që përgjigjet të jenë fshehur te pasqyra e taksisë, prej së cilës taksisti kishte parë për herë të fundit çiftin, para se këta të përfundonin në humnerë, dhe të cilat hetuesi anonim që ishte përpjekur të zgjidhte enigmën, i kishte marrë me vete në varr.
Ky libër nuk hyn te librat e thjeshtë për t’u lexuar, e madje nuk hyn as te veprat më të arrira të shkrimtarit shqiptar. A do të thotë kjo që libri nuk ia vlen të lexohet? Jo. Ky libër është një punë solide, një letërsi intriguese me një narracion elegant dhe me thellësi interpretimi. Edhe pse vende-vende duket sikur libri e tepron me intrigën, ai jep gjithashtu një kënaqësi të përkorë, që provohet rëndom, kur lexon letërsi ambicioze.
Në fund fare, një respekt të madh për punën e zonjës Dorota Horodyska, për përkthimin e shkëlqyer të radhës nga gjuha shqipe, si dhe për përafrimin këmbëngulës të veprave të Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari shqiptar të jashtëzakonshëm. Ai dikur do ta fitojë Nobelin. Keni për të parë…

Mikolaj Marszycki /perktheu Edlira Lloha
 
Titulli: Ismail Kadare

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte, bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara, gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat, si mbi deshira.
Sa i larget, aq edhe i dashur je, atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
 
Titulli: Ismail Kadare

Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë deri sa t'u
vijë neveri nga vetja e tyre.

|Ismail Kadare|

##########################

''Nuk duhet qeshur me ata qe humbin krenarine per shkak te Dashurise.. Por me ata qe per shkak te krenarise Humbin Dashurine .. ''

| Ismail Kadare |

######################

"...është shumë e vështirë të grindesh me të. Nganjëherë, mu midis kacafytjes, më vjen ta përqafoj."

| Ismail Kadare |
 
Titulli: Ismail Kadare

" Ne mund te jemi gjithçka , veç nje gje nuk jemi :
Ajo qe kujtoni ju . "

I . Kadare .
 
Titulli: Ismail Kadare

Te huaj jemi


Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
 
Titulli: Ismail Kadare

Ndarja...
Një fjalë goje.
Por ndarja është e rëndë, shpirtin ta qit.
Të ndërtosh një ndarje për të qenë
Eshtë më e zorshme se të ndërtosh një piramidë.

Ismail Kadaare
 
Titulli: Ismail Kadare

Llora

Prape mu kujtove, Llora.
Dashurine tone te shkuar
Prape ripertyp
Si demi qe ripertyp barin e livadheve te larget
Naten
Ne grazhdin e rrethuar nga bora.
Po ripertyp
Ate asfalt e zhavorr te zi kerrcites,
Borite dhe katroret mizeri te taksive,
Tabelat e kafeve plot drite,
Afishe, stacjone metroshe
Ku me ty brodha
Nofullat e zemres
Me dhembin
Llora.

-II-
Tani shiu godet me shkelma xhamave.
Atje qielli si negativi i zi i nje shkretetire.
Llora,
Me ka marre malli,
Mall boje hiri.
Tani nata si nje mbulese vigane
qendisur me drita aneve
Karrfosur me paralele dhe meridiane
Nga lindja ne perendim,
Na mbulon e shqetesuar.
Ne shtrihemi nen te,
Si ne ethe zbulohemi
Te ndare,
Te larget,
Te vetmuar.
Pati nete
I qullur nga stuhia jote
Heshtja prane teje dhe pasjonit te marre
Mberthyer mbi krahet dhe kembet e tua
Si mbi nje kryq te madh
Te bardhe.
Ne fillim e mora kaq lehte.
Madje s'thosha as fjalen "dashuri".
S'e dija se dhjete vjet me i ri se Krishti
Do te kryqezohesha mbi ty.

-III-
Ja
Vetetimat e bardha ne qiej
Adresen tende shkarravisin.
Sikur keto re
Te perhimta
Te ngarkuara
Te ti dergoja si letra, Larisa.
Letra …
Nga tere letrat qe shkrova
Sdi pse te dergova ate me te marren
Pas se ciles si personazh Dostojevski
Te thashe njeqind here "me fal!"
Me pas ate faj per ta shlyer
Doja te te shkruaja por me kot.
Lapsi me ngrinte mbi leter
Dhe une ngrija si robot.
Ti u ngryse kur ta shpjegova,
Veshtrimi t'u err, t'u mpi,
Si syte e falltarit kur pikasin
Midis fallit kumtin e zi.
Dicka qe prishur ne bote
Ne zemrek te saj, ne aks.
Ikje e letrave si e zogjve
S'parandillte vec dimrin plak.

-IV-
Keshtu pra te ti nisja keto re
Gjer ne vilen tende ne rrethine te Moskes.
Ti ne mesnate e hutuar atje
Do te coheshe nga gjumi
Tek xhami t'afroheshe:
C'ndodh keshtu?
C'eshte kjo gjeme,
Ky shi her i merzitur, her i rrepte,
Keto vetetima,
Keto rrufe?
Dhe do te rrije gjithe naten tek dritorja
Rete te deshifroje,
Llora.

-V-
Zor se ne jete do te takohemi.
Adresat humben,
S'ka me letra.
Ti mjegullat,
Une rete
Do ti dergojme njeri-tjetrit
Gjersa dhe vete
Te mjegullohemi.

-VI-
Me kujtohet, gazetat hapa ne mengjes
Si nje terbim, si nje shkulm ere,
Shkronjat vallzonin si ne ethe:
Prerje. Prerje. Prerje.
Prerje mardheniesh diplomatike
Kurre s'do te shoh ty.
Ambasadat u mbyllen.
Pasaportat,
Vizat
Rame ne zi.
Mbi ijet e tua te bardha
Ra pluhur.
Mbi syte e tu.
Larisa diplomaticeskaja
C'ndodhi ne bote keshtu?

-VII-
Qendrova perpara globit.
Ballin e nxehte mbeshteta
Mbi rrudhat e meridjaneve
Do te desha te pija me globin,
T'endeshim te dy te dehur,
Ai mes kozmosit,
Une rrugicave te Tiranes.

-VIII-
Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur turp me vinte nga fjale.
Ishte me siguri si ndeshkimi
I atij qe me tempullin tallet.
Njohja ne stacjonin Konsomolskaja
Banale si rrallehere ish
Numri i telefonit
Numri i telefonit shkarravitur shkujdesshem
Me te kuq buzesh
Barbarisht.
Restorant Leningradi
Shampanje
Snobizem i dyanshem.
Kotni.
Perlat, secili, pse valle
Perpiqet ti fshihte ne thellesi?
Nje te kollur si prej prostitute
Ajo nxirrte ore e cast si mburoje,
Ndersa une ngukembe se nga lirat,
Merrja vesh me pak se nga futbolli.
Vec te port e shtepise
Nen ca jargavane
Ajo psheretiu njerezisht
Dhe iku me vrap pas puthjes se pare
E kthyer ne madone serisht.

-IX-
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Naten avjoni u ul n'aeroport.
C'pati mes nesh,
Llora,
Harrese, ftohje, abort?
Tek dera e avjonit era te priste.
Zemra ime me debore u mbush
Si nje vetmi e madhe zbrisja
Po n'aeroport.
Askush.
askush.
Hamej, merrini keto valixhe.
Te renda?
Jane mbushur me pritje.
Gjithe naten fluturuam mbi qytetet e Evropes
Ti s'dija c'kishe, s'me prisje.

-X-
Ne kafe artistike bashke jemi prape.
Jashte debora ruse.
Brenda ti.
Shkrofetin brenda meje geni i rraces:
Prape me sllaven ben dashuri.
Pusho, gen i vjeter i rraces,
Ne thellesi, ne humnere hesht,
Nese jetes sime do ti duhej nje kryq
Kryqi im ajo le te jete.

-XI-
Dhe ja gdhiu mengjesi plot gazeta.
I ngrysur, shpresepak, shteteror,
Kemi flakur te dy mburojat,
Si qelqi te thyeshem jemi prore.
Ku jane ditet e shkudesshme.
Te djelat mendjelehta, te martat,
Kur ti me shthurjen une me njorancen
Vertiteshim si me maska?
Tani qe te tjeret rresht vune maskat
Ne papritur i hoqem ato
Fishkelle, uleri ere e marre,
Oren e ndarjes kendo!

-XII-
Ndarja …
Nje fjale goje
Por ndarja eshte e rende, shpirtin ta qit.
Te ndertosh nje ndarje per te qene
Esht' m'e zorshme se te ngresh nje piramide.
Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapsira te medha e po aq mund.
por jet e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq yje e katastrofa e shkrumb.
Ne jeten e ngushte koha vertet s'mjafton
Per dashuri,
Per ndarje,
Harrese.
Pleksen dashurite dhe ndarjet dhe harrimi
Kengetor i thinjur shetites syqorruari …
Era e nentorit
Librin e trete te vjeshtes
Shfleton dhe mbyll duke uluritur trishtuar.
Te gjitha keto rikujtoj
Ripertyp.
Ne dhembe guret e pendimit me kerrcasin,
Asfalti i zi me varet nofullave te lodhura.
Keshtu pra, Larisa, moskovitja.
Keshtu pra, Llora.
 
Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, pastaj drejtoi revistën “Les letres albanaises”. Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve. Frymëzime dialoshare (1954), ثndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë. Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet ’60 -’70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë: Po s’ndërron ai kurrë Art i skulpturës Gënjeshtrën mbi mua ka ngrيrë përgjithnjë. I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të. (Laokonti) Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe. Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me “motin e madh”, të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar: Njëzet e katër luftra bëri, Njëzet e katër vdekje theu. çka mangut linte ditën Gjergji, Plotësonte natën Skënderbeu. (Portreti i Skënderbeut) Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj: Dhe kur binin në prille a në vjeshtra Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje, Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm Era loste me xhufkat e kuqe. (Nisja e shqiptarëve për në luftë) Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si “Përse mendohen këto male” dhe “Shqiponjat fluturojnë lart”, pastaj me “Shekulli i 20-të”, “Poemë e blinduar”, “Shqipëria dhe tri Romat” e vepra të tjera. Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme. Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e “temës së madhe”. dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij. Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë: Do shkoj të ulem përmbi pellgjet, Të pi në gjunjë duke rënë, Në grykë e di që do më ngelet I ftohti medaljon i hënës. Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij, për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg. RAPORTI NDثRMJET JETثS DHE VDEKJES Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t’i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut,varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit. Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek “Balada e zhvarrimit”, kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët. Në tregimin “E krehura”, vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s’kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij. Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të اu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet. Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Kadareja që në vitet ’60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t’i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh. E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.
 
Titulli: Ismail Kadare

E PAMUNDURA
Ka njezet vjet qe ti mungon
Zbrazetiren asgje se mbush
Ne tryezen e gezimit a te brenges sone
Ka nje vend ku nuk ulet askush

Ne aeroport te Rinasit nga ike
Pistat jane te Shtruara Gjithnje
Te gjithe avionet ty te marrin
Por pas ste kthen asnje

Vec mes gjemimit te motoreve
Duralumini ndrit, dritheron,
Zeri gjemuer dhe buzeqeshja jote
Vijne nje cast dhe prap shkojne
 
Titulli: Ismail Kadare

Varri
Jashtë ngrenë, piramidën e turpit
Me ulërima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,
Të mos hyjë zhurmë e tokës, pluhuri i saj.

Shkretëtirë grimcash, parrullash.
Saharë plenumesh. Të kërcet
Në dhëmbë kuarci i frazave,
Të vdekura qysh nga viti ’40.

Jashtë ngrenë piramidën e turpit
Të murtajës, të hoxhës së zi.
Ndërsa unë pranë oxhakut të studios
i vetëm mbi varrin e tij.

I thellë ky varr duhet të jetë
Që piramidën ta gëlltisë krejt,
Që prej gropës së tij të mos dalë
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e gërmo ditë e natë
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihës do ta nderroja
Prej kohësh emrin poet.
 
Titulli: Ismail Kadare

NICA KUJTON

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat e
ushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë. Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty. Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të
shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi
andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?
Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në këtë
dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton
se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.
Të dridhet dora kur ngre gotën e rakisë dhe në sy të kalojnë hije plot frikë.
Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do
të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t’i mbledhësh të gjithë, por dije se
njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk
do t’i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që
ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t’u kujtoj të zezat e
luftës këtyre dasmorëve. ا’shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Uji buronte nga
nata. Megjithatë, unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë, për të mos prishur
gëzimin e të tjerëve, qoftë dhe gëzimin tënd, i mallkuar.
Më thanë se ti pyete veçanërisht për të. Siç duket keni kohë që e kërkoni dhe
nuk e gjeni dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar kaq shumë atë kolonel të zi?
Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq
shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat. Sepse të gjithë e dinë
se ai dergjet në dhe, diku këtu rrotull, por asnjërit nuk ia merr mendja ku ndodhet
ai. Do të ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi, që më sterrosi jetën. Të
ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri i urtë si një qengj, dhe tëqesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzit, por unë e di se ç’ke në mendje. Ti mendon si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh dhe të na vrasësh, siç bënë shokët e tu. Nuk duhet të vije në këtë dasmë.
Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua
plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Por ç’bëhet kështu? Ty po të ftojnë në
valle? Dhe ti guxon të ngrihesh? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Daleni! ا’bëni
kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!
 
Titulli: Ismail Kadare

Tani kërkoj poshtë e lartë
Një vend ku ty të të lëshoj
Një strofë a notë, a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Ismail Kadare
 
Titulli: Ismail Kadare

Më rrëzëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re.
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja,
Sepse secila m' e bukur se tjetra qe.
-Ismail Kadare
 
Diku nga Qershori kam prure kete material ,dedikuar lirikut te Poradecit. :)

Do ta sjell ketu,enkas qe ta gjejme me lehte.

Dedikim ma te bukur kundrejt nje gjigandi s'kam lexuar (nje shqiptar kundrejt nje shqiptari tjeter). :)

Po pres te radhes shkrim dedikuar Kadarese tashme qe eshte i gjalle,i m'plakur tejmase,por me te tille kaliber. :)

----------------------------------------------------------------------------------------------------


portreti-728x430.jpg

Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës.
Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej.
Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vëmendshëm për gjithçka, e megjithatë, ti e ndjeje se sa ç’ishte , aq edhe mungonte.
Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu si nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dysia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.
Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta.
Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë? Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoja. Ishte një pengesë e tjeterfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj.
Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske.
Prej vitesh, qysh pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që e bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit. Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta , i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë , duke qenë i gjallë, të përjetojë vdekjen e tij.
Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit. Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të.
Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme. Ai ishte i paparashikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend.
Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty. Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi…
…Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 mbasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II.
Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm , më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij.

Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister.
 

Attachments

  • portreti-728x430.jpg
    portreti-728x430.jpg
    57.2 KB · Shikime: 0
  • portreti-728x430.jpg
    portreti-728x430.jpg
    57.2 KB · Shikime: 1

Mustafa Nano rrëfen bisedën me kolegun serb: I përmendja me nderim Gjokoviçin, Paskaljeviçin e Kusturicën, më tha ‘merrini të gjithë, veç na jepni Kadarenë’​

Për herë të parë, Ismail Kadarenë “e kam takuar” diku nga fillimi i viteve ‘980. Siç mund të merret me mend, nuk ka qenë një takim kokë më kokë (kjo ka qenë e pamundur dhe e pamendueshme, sidomos për sërën time; atëmot më dukej se më lehtë mund të takoja Pérez de Cuéllar-in sesa Kadarenë). Isha në një sallë, tok me të tjerë, dhe Kadareja kishte ardhur për një takim me lexuesit. Unë isha student në fakultetin e inxhinierisë, dega elektronikë, dhe ai erdhi në ndërtesën e Korpusit Qendror për të zhvilluar një bisedë me studentët e me pedagogët. Ne e dinim që do të vinte. Nuk e di se si. Ndoshta fjala qarkulloi vesh më vesh, ndoshta ishte vënë ndonjë njoftim në hyrjen e ndërtesës së madhe, ndoshta na e kishte thënë ndonjë pedagog në orën e mësimit. Por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që të gjithë e dinin. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Bisedat publike të intelektualëve të kohës, përfshirë këtu edhe bisedat e shkrimtarëve me lexuesit, ishin një gjë e rrallë. Dukej sikur dikush i shihte me mosbesim. Dikush u trembej. Kushedi pse. Ndoshta prej shqetësimit se protagonizmi publik i njerëzve “jo normalë” të artit e të kulturës, si pa dashje, apo vetvetiu, mund të rivalizonte e eklipsonte protagonizmin e udhëheqësve trashamanë politikë. Ose ndoshta prej shqetësimit se në një moment a në një tjetër diskutime të tilla publike, nga natyra më të hapura e më të shkriftuara se takimet e udhëheqësve me popullin, mund të dilnin jashtë kornizave. Sikur të mos ishte mjaft kjo, takimet që Kadare bënte me lexuesit kanë qenë edhe më të rralla. Me siguri ka qenë një zgjedhje e shkrimtarit që në vitet ‘980 ishte bërë i njohur në gjysmën e Europës, e për këtë arsye takimet shterpë me lexuesit shqiptarë duhet t’i ketë parë si kohë e humbur.

Nuk jam shumë i sigurt mbi datën. Madje, as vitin e saktë nuk e mbaj mend. Një zë, që më del prej rrënojave të kujtimeve të mia, më thotë se duhet të ketë ndodhur pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, por kjo bie ndesh me ca vlerësime që unë i bëj aposteriori. Ajo kohë (pas vdekjes së Shehut) më bëhet tok vetvetiu me një sjellje të ndrojtur të Kadaresë në publik (shkrimtari ishte i lidhur me familjen Shehu; më saktë, me Bashkim Shehun), mirëpo mua më ka mbetur në mendje që ai veç i ndrojtur nuk ishte në atë takim. Përkundrazi, ishte i sigurt në gjithçka bënte. I shihte të gjithë nga sipër. Sepse të gjithë e shihnin nga poshtë. Mua më dukej se e demonstronte hapur vetëdijen se ishte ndryshe në atë vend, se ishte ndryshe nga ata që po e dëgjonin, e se ishte kështu për të mirën e kënaqësinë e të tjerëve, jo të tijën. Megjithëse, e vlerësuar pas kohës së gjatë që ka rrjedhur, nuk duhet përjashtuar që të kem qenë unë që merrja për arrogancë të Kadaresë magjepsjen e shastisjen e pedagogëve dhe të studentëve të shtypur prej autoritetit të shkrimtarit. Është një detaj që e ilustron këtë. Para se të ulej, Kadareja zuri të hiqte pallton, dhe personi i vetëm që ishte në tribunë me të, në të majtë të tij (nuk di të them se cili ishte; por duhet të ketë qenë një nga drejtuesit e universitetit), në mënyrë instiktive bëri një gjest prej maxhordomi: vuri duart për t’i mbajtur pallton. Por aty për aty u kap prej skrupujve të një dinjitari të lartë, i tërhoqi sakaq duart dhe la Kadarenë t’i shërbente vetes.

Ishte ngjarja e vetme publike që mua më është dukur interesante gjatë viteve të komunizmit. Ishte një takim që nuk mund të ngatërrohej me asgjë tjetër të ngjashme ato kohë. Në ndryshim nga takime të tjera, që nuk ndryshonin nga njëri-tjetri e që, shí për këtë arsye, ishin shumë të mërzitshëm, ky i Kadaresë bartte apriori interesin, kureshtjen, radhën e gjatë të njerëzve, sallën e mbushur citazi me spektatorë, pritjen se mund të thuheshin gjëra të ndryshme, le të themi sugjestive (sepse ishte koha kur nuk thuheshin gjëra sugjestive), frikën se mos ndonjë gjë, apo çdo gjë, dilte nga kontrolli, se mos prodhohej ndonjë lajm sensacional, dhe kjo do ishte gjëja më e tmerrshme në atë kohë pa lajme të tilla. Sepse Kadareja, edhe nëse nuk thoshte asgjë që mund të merrej me dy, apo me nën, kuptime, edhe nëse, në ato që thoshte, nuk i kapej asnjë insinuatë politike, edhe kur me regjimin bëhej njësh (kjo gjë, afërmendsh, ndodhte të shumtën e kohës), ai dinte të ishte ndryshe. Dhe mua kjo gjë nuk më dukej e lehtë. As një gjë e paktë. Sidomos në rrethanat kur edhe antikomunistët se ç’kishin diçka që i bënte njësh me peizazhin komunist, të paktën në stilin e komunikimit. Ismail Kadare ishte e vetmja gjë e regjimit që nuk puthitej e nuk lidhej tamam me regjimin. Ligjërimin publik ai e kishte si të një kohe tjetër, të një vendi tjetër, të një ngjyre tjetër. Mënyrën e të shkruarit, po se po.

I gjithë ai takim, për të cilin po flas, ishte një ilustrim i kësaj që sapo thashë. Fjala vjen, në atë rast, në përgjigje të pyetjes se “përse nuk shkruan më poezi?”, Ismail Kadare dha një përgjigje “tronditëse” (kjo më kujtohet me saktësi, ngaqë ishte koha kur rrekesha të shkruaja edhe vetë poezi; që i lexoja po vetë). Në thelb ai tha se “nuk do të shkruante më poezi; poezia është një fushë krijimi, në të cilën shkrimtari shteron, është një fushë krijimi që i vë limite shkrimtarit, është një fushë krijimi, në të cilën shkrimtari rrezikon të përsërisë vetveten; shkrimtari bën poezi sa është i ri; me t’u rritur, si njeri e si shkrimtar, ai zbulon se është proza mjeti më i mirë për t’u shprehur.” Thonjëzat zakonisht përdoren kur tjetri citohet fjalë për fjalë, por në këtë rast në thonjëza kam futur mendimin e tij të perifrazuar.

Ky ka qenë “takimi” i parë me Kadarenë. Ndërsa takimin e parë real me të e kam pasur andej nga viti 1999. Duhet të ketë qenë pas Luftës në Kosovë. Tok me Andrea Stefanin e Fatos Baxhakun i kemi marrë një intervistë për llogari të RTSH-së. “Jam i hapur për të gjitha pyetjet, vetëm se kam një kërkesë,” na tha. “Dua që t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ‘ju’.” Ishte, në fakt, një shprehje bezdie ndaj etikës së shkujdesur në studiot e televizioneve të reja që kishin lindur. Përndryshe, kjo kërkesë do të ishte e tepërt. Asnjërit prej nesh nuk i shkonte mendja t’i drejtohej Ismail Kadaresë me “ti” në një program TV.

Pas kësaj here të parë, ka pasur edhe herë të tjera. Dhe çdo takim me të ka qenë interesant. Por kjo ishte një gjë që unë e kam ditur apriori. Një bisedë me Kadarenë nuk mund të jetë një bisedë dosido. Mund të jetë një bisedë e poshtër (praktikisht nuk ka qenë kurrë e tillë), por jo dosido. E si mund të bësh biseda dosido me një njeri, i cili, teksa je duke zbritur një palë shkallë (shkallët në dalje të restorant Juvenilja, meqë ra fjala), të drejtohet me fjalët: “Se si janë këto shkallë! E përfytyron dot ti Hamlet-in duke i zbritur apo i ngjitur? Kurrsesi.” Në fakt, kush ka shkuar shpesh te Juvenilja ka mundur t’i vërë re ato shkallë që janë të ngushta në njërën anë e të gjera në tjetrën. Në anën e gjerë të duhet të bësh dy hapa para se të zbresësh një shkallë më poshtë a të ngjitesh një shkallë më sipër. Edhe te lartësia e tyre ka diçka që i bën të pangjashme me shkallët normale, në të cilat “Hamleti mund të zbresë pa asnjë problem”. E dini? Pasi u ndava atë ditë nga Kadareja, me të shkuar në shtëpi, u ula para kompjuterit dhe google-ova një copë herën fjalët “shkallë kështjellash”, te faqja e fotografive, për të verifikuar saktësinë e vëzhgimit të tij. Ai kishte të drejtë.

Një herë tjetër kemi qenë në Torino, në një festival kulturor. Unë isha i ftuar si një gazetar i Tiranës, dhe ai ishte i ftuar si Ismail Kadare. Mbajti edhe një fjalë në frëngjisht, e cila mua nuk më tha ndonjë gjë kushedi se çfarë (m’u duk sikur ia kisha dëgjuar një herë atë fjalë, diku tjetër: ishte mbi raportin e shkrimtarit me diktaturën), por të pranishmit, që mund të ishin rreth një mijë vetë, e dëgjuan me interes të veçantë. Dhe e ndërprenë disa herë me duartrokitje. Në fund e rrethuan për t’i marrë autografe. Gati e mbytën. Por ai nuk shfaqi shenja bezdie, gjë që mua më qetësoi. Prisja që të nervozohej e t’u kthehej lexuesve italianë, që mbanin radhë me librat e tij në dorë: “Oooo, po mjaft tani! E gjitha kjo është e tepërt. Si mund ta humbasë njeriu kohën kështu?” Meqë jemi në këtë pikë, lidhur me kohën, në një bisedë që bëmë pak më vonë duke ecur rrugëve të Torinos, pyetjes sime mbi marrëdhënien që kishte patur me të atin, ai iu përgjigj: “Sikur t’i mbledhësh minutat e bisedave që kam patur me të gjatë gjithë jetës sime, bëhen a s’bëhen pesë.” Mua m’u kujtua marrëdhënia ime me babain. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta përkufizuar këtë marrëdhënie sesa të them çfarë Kadare tha për babain e vet. Veçse unë kam komunikuar pak më shumë me tim’atë. Gjithë-gjithë bëhen 7 minuta.

Doni edhe një gjë të fundit mes detajeve të panumërta që kam të regjistruar në mendje prej bisedave që kam patur me të, të cilat, ç’është e vërteta, kanë qenë të pakta (ndoshta aq sa ishin minutat e bisedave të Kadaresë me të atin: pesë)? Po flisnim për Nobel-in, të cilin sapo e kishte marrë krejt papritur francezi Patrick Modiano. “Ti vetë me siguri do të doje ta merrje çmimin Nobel, apo jo?” pyeta unë. “Sigurisht,” tha ai. “Pse?” “Do të doja ta merrja për ju, për Shqipërinë,” vijoi. Një sekondë më pas, si të ishte bërë sakaq i vetëdijshëm se e mira e Shqipërisë në këtë mes ishte një pasojë, e jo një qëllim a interes i posaçëm i tij, shtoi se edhe atij, si autor, mirë i bëhej. Librat do t’i lexoheshin edhe më shumë.

Ndër të tjera Nano, ndan edhe një bisedë me një kolegun e tij nga Serbia ku shkruan: Një ditë, në Beograd, po bisedoja me një koleg serb, dhe teksa po i përmendja me nderim Gjokoviqin, Paskaljeviqin, Kusturicën, etj., ai më tha si me dhembje e shpirt të ligur kompetitiv: “jeni dakord ju shqiptarët të bëjmë një këmbim? Merrini të gjithë, veç na jepni Kadarenë.”

Marrë nga libri “Si e kam njohur”, botim i UET Press-it, viti 2019/ babel.al
 
Interesante!
Ne kemi mendje te ndritura ,qe ngrene emrin Shqiptare neper bote.
Mos te harrojme se jemi nje popull i vogel ne numer.
Me beri te qesh me shkallet e Juvenilies,mu duk sikur i pashe dhe njehere pas kaq vitesh.
Se di ekziston me Juvenilja?!
 
Interesante!
Ne kemi mendje te ndritura ,qe ngrene emrin Shqiptare neper bote.
Mos te harrojme se jemi nje popull i vogel ne numer.
Me beri te qesh me shkallet e Juvenilies,mu duk sikur i pashe dhe njehere pas kaq vitesh.
Se di ekziston me Juvenilja?!

Jan dy: Juvenilja e vjetër (në bllok) dhe Juvenilja Castelo (pranë stadiumit kombëtar).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top