Ish-kryeministri Berisha nderohet me çmim ndërkombëtar në Itali

Hera

Έτερος εγώ
Ish-kryeministri Berisha nderohet me çmim ndërkombëtar në Itali

[IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/ital-700x442.jpg"}[/IMG2]
Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte në Itali ditën e diel, në një ceremoni ku u nderua me çmimin ndërkombëtar të Akademisë Bonifaciana, çmimin “Bonifacio \/|||”.

Vetë Berisha ia ka rrëfyer mbështetësve të tij në rrjetet sociale, këtë udhëtim në qytetin Anagni dhe pritjen që u bë atje.

Në Itali, në qytetin Anagni!


Miq, diten e diele une isha ne Itali ne qytetin Anagni, pjese e provinces se Frosinones, Rome, nje qytet i lashte me histori te madhe, qytet i 5 papeve, nder te cilet papes se famshem Bonifacio \/||| (i tete)!

Ne Anagni une shkova i ftuar nga Presideni dhe Rektori i Akademise Bonifaciana, zoti Sante De Angelis per te me nderuar me çmimin nderkombetar te Akademise, cmimin “Bonifacio \/|||”.

Ky cmim nder vite u eshte akorduar personaliteteve te shquara italiane dhe te huaja, te politikes, shkences, biznesit, kishes, ushtrise dhe fushave te tjera. Qe nga themelimi i Akademise e ne vazhdim çmimin i saj e kane marre kryeministra, kryetare parlamentesh e ministra. Nder ta mund te permend Papa Gjon Pali II, Benedikti XVI, Antonio Tajani, Julia Timoschenko, Giulio Andreotti, Carlo Azeglio Ciampi, Oscar Luigi Scalfaro, Anthony Troy Carter, Rita Levi Montalcini, Presidenti i Parlamentit Europian Jerzy Karol Buzek etj, etj..

Ne ceremonine madheshtore te organizuar me kete rast ne pallatin municipal te qytetit merrnin pjese perfaqesues te qeverise, Vatikanit, kishes, dipolmacise, ushtrise, shkences, biznesit, policise. Presidenti dhe rektori i Akademise Bonifaciana, Sante De Angelis u ndau çmimet e vitit, cmimet kombetare dhe nderkombetare te Akademise, personaliteteve te fushave te ndryshme.

Ne kete ceromoni ne momentin e marrjes se çmimit mbajta nje fjale te shkurter te cilen shpreha mirenjohjen time te thelle Akademise Bonifacio \/|||, Presidentit dhe Rektorit te saj zotit Sante De Angelis per nderin e madh qe me bene duke me akorduar kete çmim prestigjioz si dhe per interesin, ndihmen dhe solidaritetin e tyre miqesor me shqiptaret, dhe kryesisht ata me ne nevoje ne Shqiperi dhe Kosove, per bashkepunimin dhe nderimin qe kjo Akademi dhe udheheqja e saj i ka bere kishes katolike ne Shqiperi, drejtuesve te saj te shquar.

Une gjithashtu shrytezova rastin te falenderoj me mirenjohje popullin mik italian dhe qeverine italiane per mbeshtetjen e fuqishme dhe miqesine e deshmuar ne keto dekada ndaj Shqiperise.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top