Irlandezët nuk e harrojnë ndihmën osmane në kohën e urisë së madhe

Hera

Έτερος εγώ
Irlandezët nuk e harrojnë ndihmën osmane në kohën e urisë së madhe

humbs_b_c_14d617d391d9647a7179efd7c8cf2945-770x434.jpg

lg.php

lg.php

Megjithëse kanë kaluar 173 vjet nga koha kur osmanët ndihmuan popullin e Irlandës në kohën e mungesës më të madhe të ushqimit, populli i këtij vendi ende e përmend këtë gjest njerëzor dhe bujarinë e osmanëve dhe Sulltan Abdulmexhidit.
Mungesa e ushqimit në Irlandë zgjati nga viti 1845 deri në vitin 1852, kur për shkak të urisë vdiqën një milion banorë të Irlandës, kurse rreth dy milionë të tjerë u detyruan të ikin në vende të tjera.
lg.php

lg.php

E njohur edhe si “Uria e Patates”, ngjarja u shfaq fillimisht me kalbjen e patateve si pasojë e një vrugu.
lg.php

Pasi dëgjoi lajmet për mungesën e ushqimit me të cilin po përballej Irlanda, Sulltan Abdulmexhidi mori vendimin për të filluar një aksion humanitar me vlerë deri në 10 mijë funta, e cila nëse llogaritet me vlerën e sotme, është pak më shumë se 1 milion funta ose 1,3 milion dollarë.
lg.php

Kur Mbretëresha Victoria e Anglisë mësoi për këtë gjest njerëzor, ajo deklaroi se nga kjo shumë mund të pranonte vetëm 2 mijë funta, kurse këshilltarët e saj në Londër refuzonin të pranonin ndonjë ofertë që tejkalonte ndihmën e monarkut.
lg.php

Përballë këtij propozimi befasues, sulltani uli shumën dhe dërgoi 1 mijë funta në Irlandë në vend të 2 mijë.
lg.php

Megjithatë, Sulltan Abdulmexhidi ishte i gatshëm të ofronte sasi shumë të madhe të parave dhe në fund, në shenjë solidariteti me popullin irlandez, ai dërgoi ndihmë të përbërë nga tri anije plot me ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera.
lg.php

Meqenëse Marina Britanike nuk lejonte zbarkimin e anijeve të huaja në portet e kryeqytetit Dublin ose Cork, anijet osmane u detyruan të lundronin më tej në veri dhe të zbarkonin ndihmat në portin e Droghedas, një nga qytetet më të vjetra irlandeze, banorët e të cilit nuk harrojnë gjestin human të osmanëve të shekullit XIX.
lg.php

Levent Murat Burhan, ambasadori i Turqisë në Dublin, në një intervistë për AA tha se populli irlandez nuk ka harruar bujarinë dhe ndihmën e osmanëve, të cilat ata i bënë të paharruara duke ngritur pllaka përkujtimore dhe në shumë mënyra të tjera.
lg.php

irlanda-tabela-e1581890690783.jpg
Kështu, një pllakë përkujtimore u vendos në ndërtesën e Qytetit të Drogheda në vitin 1995 me mbishkrimin “Uria e Madhe në Irlandë e vitit 1847 – në kujtim dhe njohje të bujarisë së popullit të Turqisë ndaj popullit të Irlandës”. Kështu, në shenjë mirënjohjeje, në emblemën e qytetit Drogheda u vendos gjysmëhëna osmane.

Në njërën prej rrugëve qendrore të Irlandës është edhe një pllakë në të cilën qytetarët irlandezë falënderojnë popullin osman për veprimin e tyre miqësor dhe solidaritetin.
Në shenjë mirënjohjeje, zyrtarët e atëhershëm të Irlandës i dërguan një letër falënderimi dhe miqësie Sulltan Abdulmexhidit.
Përpos kësaj, Mary McAleese, ish-presidentja e Irlandës, gjatë një vizite në Ankara në vitin 2010, tha se vendi dhe populli i saj nuk do ta harrojnë kurrë bujarinë e osmanëve.
Qytetarët e Irlandës u mahnitën me këtë akt miqësor dhe e vendosën gjysmëhënën osmane në emblemën e Droghed United, klubin e futbollit në vend.
Ka edhe letra të shumta në të cilat irlandezët shprehin falënderimet e tyre ndaj osmanëve për ndihmën e tyre të madhe, kurse ambasadori Burhan i tregoi AA-së një kopje të tillë, në të cilën qëndronte se populli irlandez falënderon osmanët dhe Sulltan Abdulmexhidin për ndihmën e tyre të sinqertë në kohën kur më së shumti kishin nevojë.
irlanda-yazi-e1581890725249.jpg
Letra theksonte se irlandezët “nuk kishin zgjidhje tjetër përveç që të mbështeteshin në ndihmën dhe dhuratat e vendeve të tjera që ishin prekur më pak”, për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre nga uria.
“Ju iu përgjigjet thirrjes për ndihmë. Për këtë ndihmë në kohën e duhur dhe bujare e cila ka shpëtuar dhjetëra bashkëqytetarë tanë nga vdekja, ne ju jemi thellësisht mirënjohës”, thuhet në letër.
Bujaria e sulltanit osman u vlerësua gjithashtu në një revistë fetare të asaj kohe në tekstin me titull “Sulltani Filantrop”.
“Për herë të parë një sundimtar musliman, që përfaqëson një popullsi të madhe islame, ka treguar një dashuri të ngrohtë për popullin e krishterë. Qoftë e pranishme kjo dhembshuri në të gjitha bamirësitë e përbashkëta të njerëzimit dhe të ruhet nga sot midis pasuesve të gjysmëhënës dhe kryqit”, thuhet në tekst.
Madje edhe në një revistë nacionaliste irlandeze, sulltani osman ishte përmendur si një “njeri i mirë, i sjellshëm dhe bujar”.
Novelisti irllandez James Joyce gjithashtu përmendi ndihmën e Sulltan Abdulmexhidit për irlandezët në romanin “Ulysses”, i cili zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë.
Ambasadori turk Burhan theksoi se ai kishte vizituar Droghedan disa herë dhe ishte mirëpritur ngrohtësisht çdo herë nga politikanët vendas, duke shtuar se mirënjohja ndaj popullit turk mund të ndjehet në çdo hap.//AA


Ballkanweb
 

Attachments

  • humbs_b_c_14d617d391d9647a7179efd7c8cf2945-770x434.jpg
    humbs_b_c_14d617d391d9647a7179efd7c8cf2945-770x434.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
  • irlanda-tabela-e1581890690783.jpg
    irlanda-tabela-e1581890690783.jpg
    57.2 KB · Shikime: 0
  • irlanda-yazi-e1581890725249.jpg
    irlanda-yazi-e1581890725249.jpg
    117.8 KB · Shikime: 0
  • humbs_b_c_14d617d391d9647a7179efd7c8cf2945-770x434.jpg
    humbs_b_c_14d617d391d9647a7179efd7c8cf2945-770x434.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
  • irlanda-tabela-e1581890690783.jpg
    irlanda-tabela-e1581890690783.jpg
    57.2 KB · Shikime: 0
  • irlanda-yazi-e1581890725249.jpg
    irlanda-yazi-e1581890725249.jpg
    117.8 KB · Shikime: 0
Eshte edhe ky ekipi futbollistik qe ka logon e saj si shenje falenderimi per ndihmen e Osmaneve





They share the same club colours as Trabzonspor, in Turkey – and in 2011 the two sides became sister clubs. These were given in favor of the Ottoman Sultan Abdulmejid I's great assistance during the Irish famine.

20200218_100330.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top