Interi e nis si kampion, bindin Dzeko e Calhanoglu

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
dea7b4229c62f725e891bc304033eb4ao2-1100x620.jpg
Interi e ka nisur me hapin e duhur sezonin e ri të Serie A duke mundur me rezultatin e pastër 4-0 ekipin e Genoa.

Ndonëse me ndryshime të shumta në formacion, me largimin e Lukakut dhe Hakimit, zikaltërit treguan që në këtë ndeshje se janë ata ekipi për t’u mundur në këtë sezon të ri futbollistik në Itali.

Calhanoglu-s iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar, ndërsa Dzeko tregoi menjëherë se është një lojtar i kalibrit të lartë që e njeh portën në mënyrë të përkryer. Boshnjaku shënoi golin e katërt të ndeshjes në minutën e 88.

Dy golat e tjerë për djemtë e Inzaghi u shënuan nga Skriniar dhe dhe Vidal.

Në ndeshjen tjetër hapëse të Seria A që këtë vit kthehu dhe atmosferën e munguar të tifozëve, Sassuolo fitoi në transfertë ndaj Veronës me rezultatin 2-3.

Lazio dhe Atalanta e Gjimshitit bindin në të parëne7f06576e3224d3db09dcacae582fba7o2-1100x620.jpg


Lazio dhe Atalanta e Berat Gjimshitit e kanë nisur me këmbën e mbarë javën e parë të kampionatit italian të futbollit.
Lazio fitoi me rezultatin 1-3 në transfertë përballë Empolit të sapongjitur në Serie A. Ndonëse vendasit kaluan të parët në avantazh, bardhekaltrit gjetën fuqinë të barazonin dhe ta kthenin ndeshjen që në pjesën e parë.
Atalanta e Gjimshitit triumfoi po ashtu në transfertë përballë Torinos me rezultatin 1-2. Atalanta kaloi e para në avantazh, por një gol me devijim i Bellottit në minutën e 80 krijoi idenë se ndeshja do të shkonte drejt në barazimi.
Kur mendohej gjithçka e mbyllur në minutën e 93 vjen dhe goli i Piccoli, i cili i dha ekipit të Gasperinit 3 pikët e para në këtë kampionat të saponisur.

A2news.com
 
Ehhhhh ehhhh he he he ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top