Injoranca

Debilizimi i njeriut shqiptar

Pedagogu frëng Daniel Pennac e quan këtë proces « klientelizimi » i njeriut. Sipas tij, mësuesit nëpër shkolla dhe universitetite gjenden në një vështirësi të madhe sepse, ndërkohë që roli i tyre është të mësojnë nxënësit të mendojnë, të reflektojnë, të krijojnë, të thellojnë dijet, të njohin mendimin e Platonit, Aristotelit, Akuinit, Dekartit, Volterit, Zhan Zhak Rusoit, Kantit, Hegelit e me radhë, ata ndodhen përballë një nxënësi që dëshirat e tij nuk i ka aspak të drejtuara për këtej. Ai është formatuar me dëshirat e një klienti që kërkon të blejë gjëra sa më të bukura, sa më të shtrenjta, sa më moderne, të jetë i suksesshëm më mirë se sa të ketë pasionin e një pune që e frymëzon, të ketë para më mirë se sa të ketë moral e dije. Në vend të filozofëve të sipërpërmendur atë e tërheqin vipat e Big Brotherit e të spektakleve të super-reklamuar nëpër revista e televizione.

Ndër të akuzuarit kryesorë të këtij procesi janë edhe mediat, të cilat në vend që të emancipojnë njeriun, duke qenë instrumente të industrisë së konsumit, e manipulojnë atë - sipas Pennac e « klientizojnë » - duke krijuar një qënie të prirur të gjejë kënaqësi vetëm tek konsumi. Dhe duke qenë se blerja, dmth. fitimi i atij që shet, synon numrin më të madh të klientëve të mundshëm, kjo çon në standartizmin dhe uljen në nivele sa më gjithpërfshirëse, dmth. gjithëblerëse, dmth. gjithnjë e më banale, të shijeve.

Megjithatë kush ka fatin të jetojë në Perëndim mund të pohojë se atje gjen, sadokudo, antikorpe ndaj këtij procesi degjenerues, një sistem imuniteti që, gjithsesi, reagon. Vetë shkrimet e librat e njerëzve si Pennac janë shenjë e kësaj rezistence. Apo mjaft të kesh parasysh se feja dhe sistemi i vlerave të atij që dëboi tregëtarët nga Tempulli mbeten ende shtylla të rëndësishme morale të Perëndimit. Problemi është shumë më i madh kur ndaj këtij fenomeni nuk ka asnjë sistem imuniteti. Atëhere do të thoja se ndodhesh përballë efektit më degjenerues të “klientelizmit”, përballë karikaturës së tij që mund të quhet edhe “debilizimi” i njeriut. Kam parasysh me këtë fjalë një dobësim ekstrem mendor e shpirtëror të njeriut që me një gjuhë më popullore i thonë edhe budallallepsje.

Fatkeqësisht më vjen gjithnjë e më shpesh të përdor këtë fjalë teksa ndjek çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe posaçërisht në mediat tona me të cilat, për profesion, jam edhe më i lidhur. Më erdhi ta përdor përsëri termin “debilizim” teksa lexoja, në faqen e parë të njërës nga të përtishmet më të shitura, “Panorama”, lajmin e madh mbi gjetjen e geneve që vërtetojnë gjakun tonë ARIAN.

“Kemi gjak të nxehtë mesdhetar”, duket se nuk është më e goditura për popullatën tonë. Të paktën kjo ka rezultuar nga analizat ADN-së, të kryera nga i vetmi laborator i specializuar në vend. Shkencërisht është e mundur që shqiptarët të kenë gjak ARIAN”.

Ky është kryelajmi i ditës. Gazetari e ka shkruar «arian » me të madhe.

“…është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore. Këtë e vërteton shpeshtia e një prej sëmundjeve gjenetike më të përhapura në këto vende, por edhe tek ne: Fibroza Cistike. Njësoj si nordikët 1 në 25 individë është mbartës i genit, që shkakton sëmundjen. Ndërsa në popullatën mesdhetare ai haset 1 në 40 raste”.

Qënka bërë, pra, nga një laborator i yni gjenetik një studim satistikor nga i cili del se ne u sëmurkemi thuajse dy herë më shumë se grekët apo turqit apo italianët, spanjollët, arabët, francezët nga Fibroza Cistike dhe kjo, për shkak të origjinës sonë ariane, sepse vetëm në Veri gjendet po kaq shpesh sa tek ne mutacioni gjenetik që e rritka predispozitetin e kësaj sëmundjeje gati dy herë.

Nuk jam kompetent i gjenetikës për të hyrë në detajet shkencore të këtij studimi. Por nuhas se kemi të bëjmë me një pseudoshkencë të ngjashme me atë të një linguisti që para disa vjetësh pretendoi se kishte zbuluar dokumente të shkruara në shqip shumë më të hershme se Meshari. Gjithsesi, analizën shkencore të këtij lajmi mund t’ua le gjenetistëve seriozë shqiptarë. Më vijnë ndërmend Ilia Mikerezi dhe Albana Rexhepaj. Por, nga ana tjetër e ndjej se duhet reaguar si gazetar ndaj kësaj pseudoshkence dhe pseudogazetarie që po debilizon njeriu shqiptar. Sepse nuk është nevoja të jesh gjenetist, mjafton të kesh lexuar sadopak letërsi të vulgarizuar gjenetike dhe të njohësh sadopak historinë, të dish psh. se koncepti i racës ariane është një mit i nazizmit që nuk përdoret kërkund në botën që ka nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë dhe aq më pak në atë shkencore, (përveçse kur bëhet fjalë për të njohur historinë e nazizmit) për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një manipulim ideologjik të shkencës të ngjashëm me manipulimet që i bënë darvinizmit nazistët në emër të krijimit të kultit të racës superiore. Vini re: gazeta e jep me gëzim lajmin paçka se bëhet fjalë për shpeshtësinë e një sëmundjeje. Mjaft të bëjmë pjesë në racën superiore, paçka se në këtë pikë qenkemi më inferiorë se popullsia përreth nesh, grekët, turqit, arabët, italianët, serbët e me rradhë. Kudo flitet se ushqimi mesdhetar i pasur me vaj ulliri e fryta zarzavate rrit jetëgjatësinë, por ne duket se jemi gati edhe të hamë dhjamë derri në vend të vajit të ullirit, të shkurtojmë edhe jetën, për të vërtetuar se jemi arianë. (Në fakt ka kohë që po hamë dhjamë derri apo më mirë të them sapunin për djathë).

Por ajo që më shqetëson më shumë nuk është gazetari (në këtë rast gazetarja). Jam i prirur t’i justifikoj e mirëkuptoj të rinjtë tanë sepse ata janë produkt i të rriturve. Ajo që më shqetëson më shumë është se shkrimi vjen si shoqërim i një interviste të drejtorit të rritur të atij që paraqitet në “Panorama” si i vetmi “laborator i specializuar” për analiza gjenetike, Grigor Zoraqit. Vjen pra nga rrethe që presupozohen shkencore.

« Pra, mund të konsiderohemi një popullatë me gjak arian? » - e pyet gazetarja me ankth të gëzuar drejtorin. Kurse ai përgjigjet: «Bazuar mbi këto të dhëna, gjenetikisht kemi të njëjtën përbërje genesh si vendet e Evropës Veriore. Por ky studim i kryer është pak për të dhënë garanci për këtë hipotezë, që është ngritur edhe më parë, po pa iu referuar gjenetikës. Ajo që mund t’ju them është që do të grumbullojmë të dhëna në vazhdimësi». Dhe, për këtë, sipas tij, «duhet një punë e madhe voluminoze në terren. Duhet një projekt i mirëfilltë i mirëmenduar, mbështetur dhe financuar”.

Me një fjalë pseudoshkencëtari do të holla për ta çuar më tej projektin e tij arian. Nuk i mjaftojnë paratë që dalin nga burrat që dyshojnë se gratë e tyre i kanë bërë fëmijët me të tjerë dhe shkojnë e bëjnë analizat rutinë të ADN së fëmijëve tek laboratori që ai drejton, (ky aktivitet shtjellohet në pjesën tjetër të shkrimit), por i duhen edhe para patriotike. Dhe nuk është pa gjasa që Akademia jonë e Shkencave e riformuar, por gjithnjë e më patriotike, t’i japë ndonjë kontribut për këtë projekt të madh. Dhe pastaj, duke përdorur formulën e zbulimit të tradhëtisë bashkëshortore nëpërmjet ADN së fëmijëve, drejtori ynë dhe akademikët tanë mund edhe ta çojë më tej punën e tyre patriotike duke dalluar ata shqiptarë që kanë gjak të pastër arian (që për fat të keq do të vdesin më shpesh nga Fibroza Cistike) nga ata shqiptarë që e kanë gjakun të përzjerë me turq, grekë, romë, vllehë, serb, evgjitë, italianë, francezë – e ku di unë çfarë ushtrish të tjera tradhtare kanë kaluar këtej për të na e ndotur gjakun.

E pabesueshme! Duke lexuar dialogun midis gazetares dhe drejtorit të duket sikur jetojmë një shekull prapa në kohë. Por pastaj paradoksalisht ve re se jemi në kohën e ADN-së. Të lind një ndjenjë e ngjashme me atë kur sheh përdorimin e avionëve supermodernë të mbushur me qënie njerëzore për të vrarë njerëz, si më 11 shtator në Neë York, apo me atë kur shikon njerëz të përdorin internetin për të përhapur ide terroriste. E nuk mund të mos ngresh një sërë pyetjesh: Mirë gazetarja e re nuk e di se teoria e «gjakut arian» të shqiptarëve është trumbetuar me të madhe në kohën e nazizmit, po ky shkencëtari nuk e di? Mirë gazetarja nuk e di se teoritë e nazistëve për racën ariane ishin një pseudoshkencë që rezultoi kriminale, po ky shkencëtari ynë nuk e di? Mirë gazetarja e shtypit tonë nuk di se midis tipareve gjenetike apo genomës së qënies njerëzore dhe tipareve karakteriale apo personalitetit të njeriut ka një hendek të madh që s’ka shkencë ta mbushë e se pikërisht vetëdija e këtij hendeku e ka skualifikuar edhe fjalën “racë” (pa le më fjalën “racë e pastër”), po ky shkencëtari si nuk e di? A nuk e dinë këta se njeriu dhe popujt identifikohen me kulturën dhe jo me racën? Po redaksia e gezetës që e ve në faqe të parë si nuk e di? A nuk po shohin ata se në SHBA ka shumë gjasa që të zgjidhet president i vendit metisi Obama? ا’është kjo indiferencë e opinionit shkencor e intelektual të vendit ndaj skandalesh të tilla mediatike, apo në vend nuk ka më një të tillë?

Këtyre pyetjeve mund t’u shtosh një kryepyetje: Nga cila shkollë i peshkojnë këta të rinjtë tanë këto pseudoteori që i çojnë deri në absurd? Sepse teoritë naziste të superioritetit racor kishin një koherencë elementare me darvinizmin të paktën: ato synonin të provonin se gjermanët ishin gjenetikisht superiorë ndaj hebrejve, sllavëve, jugorëve, të zinjve, të verdhëve, kurse këta patriotët «sui generis» shqiptarë edhe në këtë pikë mbeten “sui generis” sepse për t’u identifikuar me racën superiore u referohen tipareve inferiore të të ashtuquajturve arianë. Por janë “sui generis” edhe sepse harrojnë se sa shumë kanë mburrur në faqet e gazetave faktin se jemi i vetmi vend evropian që kemi shpëtuar hebrejtë nga… arianët. “Santa semplicita!” tha Jan Husi kur pa një plakë që u afrua zdruq, zdruq me një tufë drysh në dorë për ta hedhur në turrën e ndezur të druve mbi të cilin ai po digjej për së gjalli. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!” tha Krishti për ata që po e kryqëzonin. Ky është eksklamacioni që mund të të dalë duke parë skandale të tilla në kërkim të shkollës që i ka formuar. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, se i kanë edukuar me surrogatin e dijeve parashkollore të muhabeteve të burrave e grave të rrjedhur e injorantë që edhe shkollën komuniste e kanë gjysmake, “falua” se nuk u kanë dhënë asnjë aftësi gjykimi mbi fenomenet që i rrethojnë dhe aq më pak për idetë që dëgjojnë, “falua” se jemi në kohën e krijimit të të thjeshtit deri në shenjtëri “hommo debilus” për të cilin punojnë me dhjetra televizione e gazeta e universitete publike e private, përveç partive politike.

“Falua!”, por kujdes!, ky njeri mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm. Të ve në turrën e druve pa i bërë syri tërr. Sepse dijeni, po vazhduam kështu me teorite e skarcuara pseudoshkencore te shekullit të 19 jo vetëm do të vdesim më shumë nga Fibroza Cistike, por po do vdesim akoma edhe më shumë nga injoranca dhe izolimi shkencor e mendor i njeriut të debilizuar shqiptar.


Korrieri
 

Attachments

  • Fatos Lubonja.jpg
    Fatos Lubonja.jpg
    12.8 KB · Shikime: 68
Sigurisht ky ka kapur nje teme shume delikate per shoqerine shqiptare bashkekohore, por nuk di dicka: qe miti i gjermaneve si race ariane perfekte nuk eshte shpikur nga nazistet perkundrazi, ka gjurmet e tij qe ne kohen e latineve...
Taciti, senator latin (dhe jo vetem kaq, po nuk kam kohe te shpjegoj historine), ne vepren e tij "De Origine Germanorum" flet pikerisht per kete superioritetin dhe karakteristikat e races gjermane.

Mos harroje i dashuri autor francez, se nazizmi nuk ishte gje tjeter pervec se nje parti nacjonaliste, dhe nacjonalizmi dhe urrejtja ndaj hebrenjve lindi ne France (shiko Affaire Dreyfus).
Eshte e thjeshte te hedhesh gurin e te fshehesh doren, por nazizmi erdhi si pasoje e nacjonalizmit te shkaktuar nga revolucjoni francez.

Po se mos u perdor vetem ideja e races superiore ne kete teori!
Nacjonalizmi ishte aq paradoksal, saqe arriti te perdorte vete "vlerat" e librave te shenjte per te gjetur vater infektuese ne shoqeri.
Per te qene me e sakte po ve ne dukje 4 elementet baze te Nazizmit (nacjonalizmit) qe gjenden ne 4 Ungjijte:

1) Ideja e popullit te zgjedhur
2) Ideja e "tokes se shenjte"
3) Ideja e "Mesianizmit" (c'do popull ka nje detyre, ka dicka per te treguar dhe per ti dhene popujve te tjere ne kete bote)
4) Ideja e vellazerise

Mos valle ndonje atdhetari nuk i duket me i mire populli i vete??
mos valle ndonje atdhetari nuk i duket e shenjte toka e vete??
Mos valle ndonje atdhetari nuk i duket se populli i tij ka vlera qe duhen perhapur??
Mos valle ndonje atdhetari nuk i duket vella nje shqiptar ne vend te huaj??

Pra, ky shoku pedagog francez, para se te flase e te hedhe balte mbi punen e te tjereve te zgjeroje mepare njohurite e tija (e mira nuk ka fund) dhe mos perdore si mjet Marketingu dialektiken e tij duke bere leve tek masa injorante!
 
Do shtoja dhe dicka tjeter:

Ky artikulli ketij, me duket shume bjeri kesaj se s'i bie dot asaj (gomarit-samarit apo samarit-gomarit??)..
Me duket me shume si shfryrje vreri ndaj "races se paster ariane" se sa si analize "debilizmi shqiptar":)

Edhe me duket si justifikim i "kurverimit" qe po ndodh ne France, kjo shkaktisja e races franceze me gjithe boten!
 
Oops, tani e pashe foton e tosit une:D

Epo s'ka faj qe ka gjithe kete mungese informimi ky:)
Ne fakt, karriera e tij si letrar nis me nje ditar burgu nese nuk gaboj.
Gjithmone ka qene kundra diktatures enveriste, realizmit socjalist etj etj etj.
Mirepo ato vite burg i kane lene per fat te keq edhe shume nyje boshe.
Di fjalen "sui generis" te mesuar permendesh, por nuk njeh letraret latine!
Kjo me le akoma me shume gojehapur, dhe me shtyn te mos i besoj asaj qe shkruhet neper gazeta.
 
injoranca hmmmm.
po na duhet dhe injoranca se pa injorance ska zhvillim.
nga do ta dija une qe isha intelektuale dhe e zgjuar nqs sdo isha rrethuar , ne nje pjese te kohes nga injorante? mua me eshte dukur normale te di gjerat qe di, me esht edukur normale te shkollohem, te mesoj, te lexoj, t epunoj etj etj etj etj, te diskutoj per grimcat ne atmosfere, sepse ne ambjentin qe jam rritur kjo qe gje shume normale, skam pare ndonjehere njeri te familjes te shaje te perdore fjale te pista, te haje me duar, te mos haje ne tavoline, te mos lexoje, te zihet, te mos dije minimumi 2 gjuhe te huaja etj etj...
sa fillova pune, ne ambientin e punes mes kolegeve, arrita te mesoj ne nje moshe goxha madhore qe une qenkam intelektuale, se ata qe me rrethonin ishin detyrimisht injorante.kshu kshu punaaaaaa
 
Qe nga Jugu ne Veri


Per njerezit qe kurre nuk kane lexuar nje liber ne jeten e tyre, por sot zoterojne biznese dhe punesojne shtresen intelektuale, per njerezit qe nuk u intereson historia, tradita, identiteti, per njerezit qe lane shpellat per te zene kolltuqet, per pseudointelektualet qe edhe pse nuk dine te flasin shqip akoma, na perfaqesojne neper rangjet me te larte kombetare e nderkombetare, per te gjithe militantet qe u turren nga pas dhe jane gati te japin shpirtin per te zgjedhur hajdutin e tyre te preferuar duke u vrare mes njeri-tjetrit...

Po degjoja nje recitim te Reshat Arbanes ne youtube dhe mu kujtua ky pershkrim.

"...hani, pini dhe rrembeni
mbushni xhepe e mbushni arka
te pabreke ju gjeti dreka
milionere ju gjeti darka

...hani pini e rrembeni
eshte koha e cakenjve
hani pini e rrembeni
eshte bote e maskarenjve"


[ame]http://www.youtube.com/watch?v=x0iPp0fQLY8[/ame]
 
Injorantet duhen qe te kuptohet me te vertete vlera e te zgjuarve ashtu si nuk e kupton dot vleren e 10 po nuk more njehere 4.
 
Problemi eshte tjeter kund, dhjetat po i ven injorantet kohet e fundit...
 
Qe don respekt nga shqiptari injoro dhe reh si qen, se ta din per nder dhe te respekton, ne jemi te till, njeri me lart tha pa injoranc ska zhvillim mese e vertet. na dhem te gjithve kjo duke e futur dhe veten ketu po qte bejm
 
kjo esht per orakullin ( sa me shum te dish aq me shum do te vuash ): Eshte injoranca e trasheguar, apo e kushtezuar gjate jetes ?ne lindje jan te gjith njesoj, pervec atyre qe kan probleme vertet serioze. mendoj se ajo vjen me jeten ne vazhdim .... sme del koha tani do flasim..
 
thone qe budallenjte jane te lumtur ndoshta sepse kur sdi asgje se vret shume mendjen kurse sa me shume te dish rreth dickaje aq me shume e vret mendjen dhe kerkon ta shqyrtosh ta analizosh ta mendosh etj etj ... injoranca eshte e kushtezuar sepse njerzit nuk lindin te zgjuar por behen te tille dikush me shpejt dikush me ngadale por te gjithe po te duan dhe te kene mundesi behen por nga nje ane me mire qe eshte keshtu se po te ishin te gjithe te zgjuar sdo kishte kuptim jeta ahhah
 
Ngaterrojme inteligjencen me dijen. Ky eshte gabimi me i madh ne vlersimin e nje njeriu. Shume njerez e vlersojne nje person per ate cka ai di dhe jo epr ate cka ai prodhon vete pra per inteligjencen e tij. Dhe ky vles\rsim vjen si pasoje e injorances per mendimin tim.
 
Titulli: Injoranca

,nje person qe eshte i zgjuar do te thote qe di ta sjelle situaten ne favorin e vet qofte duke lexuar qofte duke mos lexuar qofte duke punuar ,duke bere dy apo 20 vjet shkolle ,crendesi ka ,secili perpiqet te mbijetoje ne kte bote qe me shume eshte materiale dhe inteligjent eshte ai qe di ta kaloje lumin me cfare ka ne dore kurse injorant eshte ai qe sben asgje edhe pse mund te jete i shkolluar apo intelektual ,dhe ata qe kane bere leke duke punuar neper halet e botes bravo ju qofte nqs vine ta zeme ne shqiperi dhe hapin nje biznes te tyre ,e pse jo kur ne te gjithe e dime qe ne shqiperi ehste shume e veshtire te gjesh vende pune edhe sikur te kesh dy diploma pastaj kush te pyet ne shqiperi se sa intellektual je ti pffffffffffff (po pate leke mire po spate ik e vri veten po deshe ) ,pastaj ka nje gje qe kjo ndodh me shume ne shqiperi sepse me sa kam pare une neper vendet e tjera te botes nuk shof qe njerezit intelektuale ti kete lene mbrapa njeri ,cdo gje vjen sipas kohes ,ja qe ka ardh koha e lekut sot dhe ata qe skane kushdo qofshin ngelen mbrapa .mendoj se duhet te presim te vije nje kohe tjeter ku te vleresohet me shume njeriu ,gjithsesi ne nuk mund te bejme perkufizim qe jane injorante te gjithe ata qe slexojne libra apo skane shkolle dhe ata qe kane hap biznese me leke te fituara ilegalisht apo duke punuar jashte apo ata qe lane shpellat per te zene kolltuqet (ma merr mendja se cdo njeri do te zere kolltuqet edhe pse ka ardh nga shpella ),sepse edhe ata si cdo njeri tjeter duan te fitojne apo jo dhe sot per te fituar leke apo pushtet cdo njeri ben te pamunduren per me i fitu dhe une madje i quaj te zgjuar te gjithe keta njerez pavarsisht se me vjen keq per ata intelektuale qe rrine kafeneve te heshtur . ajo thenia e njerzve te ardhur nga shpella per te zene kolltuqet sme duket aq e drejte sepse te gjithe nga shpella kemi ardhur besoj , ashtu si une edhe ti skemi lindur neper kolltuqe sepse kur lind lind barabar ,eshte puna ca behesh dhe ata qe sot kane zene vendet me te mira me cfaredolloj menyre qofte per mua shume mire bejen ,te njejten gje do beja dhe une po te vija te jetoja ne shqiperi
 
Titulli: Injoranca

Nuk me pelqeu menyra se si po trajtohet kjo teme.

Per mendimin tim njeri lind dhe jo vetem disa mbeten injorante, Por te gjithe mbeten injorant te vdesim te gjithe, vec se injoranca jone gjate jetes paktesohet por nuk humbet.

Si mund te themi qe njeriu nuk vdes injorant kur ai gjate jetes se tij ka zbuluar kaq pak? gjithe pafundesia e paditurise eshte prezente gjate jetes dhe kjo na ben te vdesim edhe injorant.

Ajo cka perpiqemi eshte ta pakesojme vazhdimisht kete injorance tonen, sepse te gjithe jemi injorant vec se disa kete e kane me te paket.
Ne jemi askush per ti gjykuar te tjeret si injorant sepse edhe vet jemi te tille.
 
Pe: Injoranca

Injoranca eshte mosdije...Ne te gjitha ligjet e jetes dhe ne matematike, qe te formohet nje teoreme duhet qe rregulli te jete gjithnje i vertete,nese ka sikunder nje kundershembull atehere hidhet poshte., sepse ne jeten e perditshme injorante quajme njerezit qe nuk kane njohuri te pergjithshme, por keto njohuri ne i masim ne krahasim me veten dhe kohen, pra injorante quajme njerezit qe nuk dine disa gjera qe ne nuk i dime. Keshtu psh ti filin e quan inteligjent kurse dikush tjeter psh nje pedagog me shume njohuri, nje matematicien,nje fitues e cmimit nobel etj do ta quante injorant.
Keshtu behet shkallezimi, perfshihet relativiteti etj. Une nuk kam njohuri te mira ne fushen e informatikes, une jam injorante ne kete fushe , keshtu gjithkush ne fushe te ndryshme ska njohuri dhe sado te shnderrise ne gjera te tjera mbetet injorant.
Nje pike e zeze qe bie ne fuci boje te bardhe nuk e le me te bardhe ate boje
 
Titulli: Injoranca

Je injorante :D
E perse se un shof terezin time, e ju te tjerat uleni nkafe e merreni m thashetheme :)
Injoranc tgjith kemi sadopak injoranc mbi veten, por e rendsishme esht qe na qujn injoranc ata qe jan me zi se ne :D
 
Esenca e marrjes se diturise nga njerezit sado qe te jete ajo , duhet te jete propocionalisht e perkthyer ne te miren e pergjitheshme . Sepse , jo rralle here takojme njerez ne nivel me te vogel te injorances , por e mira e tyrej e pergjitheshme per familjen shoqerine eshte shume me e madhe , se sa e nje "intelktuali" qe rrehe gjokse , qe vetem te keqia shoqeria ka prej tij .
 
E keqja e kesaj bote nuk eshte se mungon dija,por se te diturit i perdorin njohurite e tyre per gjera te liga:-nuk e mbaj mend ku e kam lexuar kete.
Realisht me problem jane ata qe dine jo ata qe sdine.
 
E keqja e kesaj bote nuk eshte se mungon dija,por se te diturit i perdorin njohurite e tyre per gjera te liga:-nuk e mbaj mend ku e kam lexuar kete.
Realisht me problem jane ata qe dine jo ata qe sdine.

Mos e ngaterron me kete shprehjen tjeter ti amore @Ivy lol lol

The world suffers a lot. Not because the violence of bad people. But because of the silence of the good people.'
 
Mos e ngaterron me kete shprehjen tjeter ti amore @Ivy lol lol

The world suffers a lot. Not because the violence of bad people. But because of the silence of the good people.'
Dhe kjo eshte plot kuptim sepse njerezit e mire gjithmone heshtin,por mos harro veprat e liga te te diturve sepse te paditurit si lejon shume fantazia se kaq ua lejon horizonti.
 
Pjese e perditshmerise na eshte bo, na rrethojne me qindra.
Por tvjen me plas kur nk ua mbush dot mendjen. Te tille le t vdesin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top