Ia veshi fajin gjuhës për dështimin te Reali, zv. trajneri hedh poshte fjalët e Joviç: Nuk kemi probleme gjuhe me të huajt

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
jovic.jpg

Luka Joviç bëri një hap pas në karrierën e tij duke u rikthyer përsëri te Eintrahti i Frankfurtit. Aventura e serbit në Madrid ishte për tu harruar dhe për këtë lojtari ia vendosi fajin gjuhës. Vetë sulmuesi do të shprehej se në radhët e “los blancos“ nuk shkëlqeu për shkak se kishte vështirësi në komunikim me trajnerin Zidan dhe me stafin për shkak të gjuhës.

Por këtë opsion e ka hedhur poshtë zëvendës trajneri i Realit të Madridit. David Bettoni është shprehur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Levanten se kurrë nuk ka pasur probleme për të tilla arsye te gjigantët spanjollë. Madje sipas tij komunikimi në futboll nuk kërkon një nivel të lartë gjuhe.

“Besoj se në një grup teknik të sotëm ka shumë persona që mund të flasin shumë gjuhë. Kemi gjithmonë alternativa për të folur me lojtarët. Por të flasësh për futboll nuk është e vështirë, kemi një fjalor të thjeshtë. Pështatja është e vështirë për disa futbollistë, por nuk kemi probleme gjuhe me lojtarët e huaj”, ka thënë David Bettoni.

./-Sport Ekspres/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top