How is your name?

4444444444444.png
Nga Dom Gjergj Meta


(Abdullah, Hamza, Omar, Muhamed.)


Këto janë pak a shumë emrat që kanë disa djem të rinj sirian, palestinez apo libian që kam marrë në makinë kur i kam gjetur në rrugë duke ecur në këmbë, apo kur jam ndalur t’u blej ndopak ushqim.

lg.php
Të fundit ishin sot. Nga dalja e Rrëshenit i çova deri në Reps. Ata do të vazhdonin për Kukës e unë kisha punë të tjera. Disa flasin anglisht, ndonjë tjetër italisht e të gjithë, kur i pyet se ku po shkojnë, thonë të njëjtën gjë: “Shqipëri, Kosova, Serbia, Hungaria, Austria e Italia. Mali Zi, Bosnja e Kroacia më vështirë”.

Kur i sheh ashtu duke ecur në këmbë në vapë apo në shi kujton historitë e Agronit, Agimit, Benit, Fredit, Tanit nga Shqipëria rrugëve të Greqisë apo brigjeve të Italisë në vitet ’90.


Ata ecin në këmbë, grupe-grupe, të gjithë të rinj. Sigurisht dikush është në ankth për ta në familjet e tyre, por edhe ata për veten e tyre duke shkelur toka e popuj të panjohur më parë.


Të gjithë ata që kam takuar më thonë se në Shqipëri kanë gjetur bujari e dashamirësi. Pak para se ti merrja unë në makinë më treguan se një grua mirditore u kishte dhënë diçka për të pirë dhe pak bukë. Ndjehem mirë për këtë gjë.

Doda, që është me mua në makinë, më thotë: “pyeti dom Gjergj a kanë hangër?”

I pyes e më thonë: “jo”. Sapo ndalemi në Reps, Doda nxjerr portofolin dhe u jep para që të hanë diçka te restoranti aty. Buzëqeshin, falenderojnë me përzemërsi e zbresin.

Të gjithë jemi shtegtar e imigrantë në këtë botë e nuk mund të jemi indiferentë ndaj atyre që prej luftës e varfërisë janë të detyruar të lënë familjet e tyre për një jetë më të mirë. Gjestet e shqiptarëve me këta të huaj të ngrohin zemrën, por kjo është e pamjaftueshme…


Mapo.al
 
Une mendova mos do qitnim emrat tan te vertet lol ???
Ti ben shaka dhe mire ben por keta sirianet, marokenet, tunizinet po kthehen ne problem social ne Shqiperi(sikur mos te mjaftonin ato qe kemi vete).

E kam mbush makinen me facoleta hundesh tu ja ble ketyre ne semafor.
Edhe pak do hap pike shumice per facoleta?
 
Ti ben shaka dhe mire ben por keta sirianet, marokenet, tunizinet po kthehen ne problem social ne Shqiperi(sikur mos te mjaftonin ato qe kemi vete).

E kam mbush makinen me facoleta hundesh tu ja ble ketyre ne semafor.
Edhe pak do hap pike shumice per facoleta?
Shalgjati nuk eshte se informohem shume per keto tema ,ose me sakt nuk i kushtoj rendsi ,por me dhimbsen ata refugjat sinqerisht .Largohen per me mire ,shpetojn familjet e tyre nga jeta makaber,kerkojn mbeshtetje ,ngrohtèsi ashtu sic kemi kerkuar edhe ne kur kemi emigruar drejt vendeve fqinje .Me vjen mire kur lexoj te tilla raste si kjo mesiper ,te kenaq shpirtin dhe te ben krenar qe vet ne Shqiptaret(jo te gjithe) e kemi zemren e madhe dhe qe edhe pse nuk kemi shume te ardhura per vete mundohemi te ndihmojm me aq sa kemi.

Ps: Shalgjati you are the best ?

E kam mbush makinen me facoleta hundesh tu ja ble ketyre ne semafo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top