Holanda në finale

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar fitore prej 3-2 përballë Uruguait, për të siguruar finalen e tretë në një botëror në histori të ‘Tulipanëve’.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga mbrojtësi veteran Giovanni van Bronckhorst, i cili kaloi Holandën në epërsi me një supergoditje nga distanca (18’).

Kapiteni dhe padyshim lojtari më i mirë i Uruguait, Diego Forlan, ktheu baraspeshën në lojë me një gol fantastik, për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.

Në njëzet minutat e fundit të takimit, lojtarët me fanellat ‘portokalli’ arritën që brenda tre minutash të shuanin shpresat e Uruguait për ndonjë befasi.

Fillimisht, një goditje e Wesley Sneijder u devijua dhe përfundoi në portë për të rikthyer epërsinë e Holandës (70’), ndërsa pas një krosimi të Dirk Kuyt, Arjen Robben me kokë vulosi fituesin e takimit (73’).

Në minutat shtesë, Maxi Perreira arriti të ngushtojë epërsinë, mirëpo uruguaianët nuk patën kohë që ta barazojnë rezultatin deri në fund ta takimit.

Në finalen e madhe të 11 korrikut (e diel), Holanda do të luajë kundër fituesit të supersfidës Gjermani- Spanjë. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Holanda në finale

E ka merituar !:)
 
Titulli: Holanda në finale

Ju lumte çunave te Hollandes ! E ndriten fare ! Nje gje eshte e sigurt , kupa do rrije ne Evrope edhe per kater vite .
Evropa do kaloje ne eperi 10-9 ndaj Amerikes se Jugut .
 
Titulli: Holanda në finale

Si ka mundesi ne 2010 te quhet HOLANDA ???? Shteti dmth mbreteria si Britania e Bashkuar e ka emrin Vendet e Ulta kudo ne ndeshje shkruhet Nederlands neve shkurt Holanda!!! Holandez jan shtetasit dhe gjuha. Mire ne gjuhen e perditshme i bjem shkurt po neper artikuj gazetash eshte gabim trashanik!!!

Pas kesaj.... tamam gjysme finale boterori...100% i sigurte qe fitonin Holandezet kot nuk i jan hedhur 500€ ne koke LOL LOL
 
Titulli: Holanda në finale

eshte aty aty si te thash flasim shqip shteti shqiperia por te huajt na therrasin ALBANIA
neve se kemi quajtur ndonjehere ndryshe holanden,ku eshte gabimi trashanik ketu hard
 
Titulli: Holanda në finale

eshte aty aty si te thash flasim shqip shteti shqiperia por te huajt na therrasin ALBANIA
neve se kemi quajtur ndonjehere ndryshe holanden,ku eshte gabimi trashanik ketu hard
Shteti mbreteria quhet Vendet e Ulta (Nederlands) shtetasit quhen Holandez dhe gjuha eshte Holandeze. Kombetarja quhet Vendet e Ulta. Holanda eshte vetem nje nga regionet e Vendeve te Ulta, nje gazetare me shkolle duhet te kete kujdes me keto gjera. Nuk eshte njesoje si me ne shqip edhe Albania. Ti si i thua Britanise, Angli ???
 
Titulli: Holanda në finale

O Hard te gjithe ashtu i kemi thene dhe i themi HOLANDA mbase dhe HoLLande
Ka shume individ qe UK i thone Angli pavaresisht se aty ka 4 shtete,ne gjuhen e tyre ata i thone ashtu pra sic thua ti Nederlands
ndersa ne e shkruajme SHQIP te merremi vesh ku jemi
edhe greket i thone HELLAS po ne i themi GREQI se ndoshta kemi dal dhe nga tema
 
ore vella eshte si ti thuash Gjermanis , Bavari me kupton apo jo ska lidhje me si i themi neve.
 
Titulli: Holanda në finale

o hard kur ke qene ketu si shkruhej ne tab elektronike Hol?
po italianet pse vazhdojne ende ti thone OLANDA dhe jo PAESI BASSI?
Mbase dhe e kam une gabim ,mbase ti por ne shqiperi ne keshtu i themi :D
 
Titulli: Holanda në finale

Mire mo mire , ti patjeter ke te drejte , se e njeh mire historin dhe realitetin e tyre ,
por ne qe nuk e njohim i biem shkurt Hollande , biles dhe belget qe e kane komshi ashtu i thone Holande .
E kam fjalen per Valonet .
 
Titulli: Holanda në finale

o hard kur ke qene ketu si shkruhej ne tab elektronike Hol?
po italianet pse vazhdojne ende ti thone OLANDA dhe jo PAESI BASSI?
Mbase dhe e kam une gabim ,mbase ti por ne shqiperi ne keshtu i themi :D

[video=youtube;U9zOKGk8-6g]http://www.youtube.com/watch?v=U9zOKGk8-6g[/video]

shikoje si e thote shikoje si eshte shkruar
-------------------------

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

shikoje si e thote shikoje si eshte shkruar.

Sa per Italianet keta mire qe diferenciojne Angline me BM dhe ata qe jan vertet te mire informuar dhe duan te japin informacionet si duhet kan kujdes kur u drejtohen Shtetasve dhe Shtetit (Mbreterise).
 
Titulli: Holanda në finale

tek e para e ke Olanda ne ITA dhe ashtu sic thua ti
ndersa tek e dyta e ke ne ENG
shiko mua sma mbush dot mendjen,as une ty,kshu qe e lem ti me iden tende e une me timen
2 shqiptar sbihen asnjehre ne nje mendje
 
ore shiko shkrimin tek etiketa e rezultatit a nuk me the per ate??? Etiketen e ve regjia internacionale, mos u bej si femije tani. Une po te them qe diferenca midis Shtetasit dhe Shtetit duhet te behet, se eshte gabim trashanik, kaq.
 
Titulli: Holanda në finale

LOL me duket se e prishe cik me femijen po njs
idea ishte tek NE dhe jo ne youtube me etikete nderkombetare
shkurt muhabeti te gjithe na thone ALBANIA
ne jemi te mbrapshte qe i themi vetes SHQIPERI
me kaq e mbyll diskutimin se jemi 4 5 poste jashte teme
 
Titulli: Holanda në finale

bravo cunat e hollandes:DD
 
ore keto jan emrat internacional te njohura te shteteve edhe Holandezet njihen si Vendet e Ulta LOL LOL LOL neve skemi lidhje ne kete mes...si ne jan shume shtetet Gjermania, Austria etj kan emra te tjere internacional dhe te tjere ne vend te tyre. edhe ketu ska asgje per jashte teme, spo shajme njeri keto jan informacione me shume plus.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top