Historia, simbolet dhe ndalesat nga ana e gjykatave: "Utopia shkel lirine"

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Keto dite, ne Itali, degjon shpesh te lexosh neper gazeta vendimin e fundit te Gjykates se Strasburgut, sipas te ciles eshte e ndaluar te vesh kryqin neper klasa.
Sipas ketij vendimi Turqise i bie ti heqesh gjysem henen dhe Izraelit yllin e Davidit.
Dikush kerkon te mos festohen me Krishtlindjet, keshtuqe rrjedhimisht duhet te hiqen festat e Ramazanit. E gjithe kjo ne emer te laicitetit te Shtetit.
Por del nje problem, ne eren moderne Shtet nuk eshte vetem ai qendrori. Shtet jane krahinat, shtet jane qytetet, shtet jane lagjet, shtet jane minoritetet e ndryshme, shtet jane dhe istitucionet fetare.
Ne nje Europe plurietnike dhe plurifetare jane shume te rendesishme shtetet dhe grupet qe jetojne rreth vlerave, rregullave, traditave dhe simboleve te konsoliduara me kohen.
Te ndalosh shpalljen e simboleve sepse irritojne, krijojne merzi nje individi cfaredo, do te thote te shkelesh te drejtat e nje komuniteti te tere per te qene vetvetja, do te thote te shkelesh PLURALIZMIN qe eshte nje nga faktoret kryesore te shtetit demokratik.

Historia na tregon se pluralizmi mohoet nga te gjithe ata qe duan ti vene zjarrin te shkuares dhe qe duan te krijojne nje utopi.
Spanjollet zhduken te gjitha fiset prekolombiane, rivolucjoni francez madje, nderroi dhe emrat e muajve dhe te viteve. Komunistet sovietike, imponuan ATEIZMIN. Ne vendet islamike, te arrestojne nese tregon qe ke nje Bibel apo ungjill. Utopia te con ne TOTALITARIZEM.

Mirepo, c'do te thote kjo? Do te thote qe filozofet e jurisprudences dhe gjykatesit kane mentalitet totalitar?
Per te kenaqur te gjithe, duhet te ndalojne gjithcka: traditat, simbolet dhe gjuhet e vendeve te huaja.
Nderkohe qe perandoret e medhenj persiane, romake, angleze dhuronin lirine e kulteve, te gjuhes dhe te traditave, utopistet tane jane te pameshirshem.
Ne disa vende nuk mund te thuash seks por gjini, sepse dikush mund te ofendohet.

Mbas nje totalitarizmi jakobin, nazist, komunist dhe islamist, tani mund te them me plote gojen se mund te linde edhe nje totalitarizem eurokratik.
 
Vendet publike nuk duhet te propogandojne fene me ane simbolesh apo gjithcka tjeter qofte...ne institucioni laike publike.

E imagjinoni pak qe nje klase mund te kete nxenes, me 20 bindje te ndryshme fetare, atehere c'do behej...?
 
Vendet publike nuk duhet te propogandojne fene me ane simbolesh apo gjithcka tjeter qofte...ne institucioni laike publike.

E imagjinoni pak qe nje klase mund te kete nxenes, me 20 bindje te ndryshme fetare, atehere c'do behej...?

Kryqi nuk ndodhet ne cdo vend publik, por vetem neper shkolla, dhe jo per te bere propagande por eshte simbol bekimi. :)
 
Kryqi nuk ndodhet ne cdo vend publik, por vetem neper shkolla, dhe jo per te bere propagande por eshte simbol bekimi. :)

Shkolla eshte institucion i ndare nga feja dhe simbol bekimi nuk eshte per te gjithe.
 
Ketu po del feja ne per kastraveca ju me flisni per nje kryq ne mur qe fundja fundit nuk eshte i sotem por ka dekada ne muret e shkollave....
 
Shtet jan lagjet??????

Cfare kuptimi ka fjala eurokratik? Hera e pare qe e lexoj diku!

Eurokratik nuk ekziston, eshte fjale e krijuar nga autori per te shprehur pushtetin e europes! Euro - Europe, Kratia - pushtet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top