Historia e lezbikes nga Tirana

AnGeLiC

VIP
V.I.P
gay-1-800x445.jpg

Nga Jonida Dama

G. D është një vajzë që nuk e ka problem ta pranojë që ka prirje homoseksuale dhe aq më pak të japë një intervistë. Kur i thashë që doja ta pyesja për jetën e saj, përgjigja e parë nga ajo ishte: “Unë pranoj, por nuk kam asgjë të jashtëzakonshme për të treguar”.
Shumicën e kohës G. D e kalon në punë, pavarësisht se ajo ka mbaruar profesionalen për cikël të ulët, bën disa punë të ndryshme.
Siç thotë dhe ajo vetë për dritare.net: “Mundësitë e punës këtu në Tiranë janë shumë të pakta dhe detyrohesh të bësh lloje të ndryshme pune për të përballuar jetesën. Duhet të punosh shumë që të marrësh aq sa të duhet të përballosh jetën”.

17 maji për të ka qenë një ditë normale pune dhe nuk e ka ndjerë të nevojshme që t’i bashkohet paradës.
“S’e kam ndjerë të nevojshme të dal në paradë sepse çfarë bëj unë nga dera e shtëpisë e brenda është punë për mua. Fakti që jam lesbike nuk do më pengojë dhe nuk më ka penguar as në punë, as në shoqëri dhe as në shkollë”,- tregon ajo dhe na siguron që nuk e ka problem të flasë për veten dhe për prirjet e saj seksuale, madje, me të qeshur tregon se ka raste që njerëzit nuk e besojnë.
“Kur më ngacmojnë meshkujt, apo kur thjesht i tregoj njerëzve që jam lesbike, nuk më besojnë. Mendojnë që po tallem, apo thjesht po e përdor si justifikim për t’i hequr qafe,” – rrëfen G. D, për dritare.net.

Dritare.net- Kur e kuptove që ishe ndryshe nga vajzat e tjera?

Që e vogël, në klasë të pestë. Zyshën e fizkulturë e shikoja me sy tjetër. Nuk vishesha mirë, nuk merrja uniformën që ajo të më fliste. Doja vëmendjen e saj.

Dritare.net- Po më pas?

Kam pasur histori, por s’e kam nisur që e vogël, pavarësisht se s’mund ta them saktësisht moshën. Kam pasur një lidhje prej dy vitesh me një djalë shumë të mirë. Nuk u ndamë ngaqë nuk më përshtatej si njeri. Por ndjeja bezdi kur flija me të. Nuk dija mirë çfarë doja dhe kush isha. Pastaj kuptova që me një femër ndihesha ndryshe, sepse femra është ndryshe, është më e butë.

Dritare.net- Si është të kesh një lidhje me një femër? E krahason dot me raportin me një mashkull?

Me një femër një lidhje është shumë ndryshe, pavarësisht se thonë që femrat nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Unë duke menduar çfarë dua për veten, mendoj çfarë do dhe tjetra. Në qoftë se do ta krahasoja lidhjen me një mashkull, është shumë ndryshe. Mund të shtiresh sikur e kupton, mund të shtiret sikur të kupton, por nuk kuptoheni. ثshtë e vështirë për tu kuptuar me një mashkull.

Dritare.net- Si reaguan prindërit kur e morën vesh që ti pëlqen femrat?

Mami im e mori me sportivitet. Më tha: “Shko gjej ndonjërën që të të lajë enët. Në familjen time ata s’e kanë pasur problemin kryesor që unë jam lesbike, sepse kanë pasur probleme më të mëdha se kjo, mbase. Jo po s’kemi lekë, jo po kështu, jo po ashtu.
Edhe prindërit e mi mund të më kërkojnë që unë të fejohem, sepse çdokush do ta shohë fëmijën të rregulluar, por unë ia kam bërë të qartë: “Po më deshët kështu siç jam, më doni. Po s’më deshët, mos i bini telefonit. Nuk më detyroni dot kur do të fejohem, martohem apo kur do të bëj fëmijë. Unë e mbaj vete veten, jam e zonja e vetes. Ndaj edhe mami, edhe babi, tani më thonë: “Rëndësi ka të jesh mirë dhe të rregullohesh si të duash.”
Tani nuk më flasin më, ata e shohin që unë jam e rregulluar mirë, lekët nuk më mungojnë. Kam shtëpi me qera. S’kam blerë akoma shtëpi, por makinë kam.
Ata shikojnë që unë jam e zonja për të punuar dhe jetuar, dhe mendoj që këtë kërkon një prind nga fëmija vet. Të paktën, këtë kërkojnë sot, se në qoftë se do flisnim para shumë vitesh, ishte situatë tjetër. Kjo kohë ka ndryshuar shumë.

Dritare.net- Në shoqëri apo në ambientin e punës, si sillen me ty pasi marrin vesh për prirjet e tua seksuale?

Në punë sillen shumë normalisht, asnjë lloj diference, asnjë lloj komenti, asnjë lloj shakaje të tepruar, pavarësisht se unë e teproj vetë me shaka.
Edhe ata që e dinë, si femrat, si meshkujt, nuk më shohin ndryshe. Mbase meshkujt më shohin si shok, më thonë: “Hë moj, do na bësh ndonjërën!” Nuk i intereson njeriu se çfarë zgjedh unë të mbaj në krah, një mashkull apo një femër. ثshtë zgjedhja ime ajo.

Dritare.net- E ke menduar ndonjëherë t’i bashkohesh LGBT-së?

Unë i njoh ata të LGBT-së, por nuk e kam ndërmend të dal me ata në protesta apo në paradë.
Nuk i duroj dot, realisht po të shikosh nja dy lokale ku rrinë shumica prej tyre, të vjen keq. Janë tipa që mblidhen tok dhe rrinë kot, me një kafe 500–lekëshe, 10 orë. Kërkojnë edhe ja 100 gota ujë që të bezdisin kamarierin.
Gjithë ditën merren me llafe. Edhe atë 500–lekëshin, s’dihet nga e kanë marrë, nga mami, nga babi apo s’dihet çfarë mashtrimi kanë bërë. I ekzagjerojnë të gjitha. Nuk janë fare të vërteta ato çfarë thonë; jo më rrahu, jo më mbylli, jo më theri. Nuk janë fare të vërteta. Pastaj edhe sikur, normal që do i bërtasin prindërit, se janë të paaftë. Vetëm ankohen. Pse mos të të bërtasë ty mami, që lë shkollën? Që nuk punon? Normale që duhet të të bërtasë. Sepse ata nuk punojnë, nuk mësojnë, rrinë vetëm në kafe.

Dritare.net- Po në paradë nuk ishin të gjithë që nuk mësojnë e nuk punojnë. Ti mund të shkoje.

Pse duhet të shkoja? اfarë të drejte që nuk e kam, duhet të kërkoja? Të lëviz me biçikletë? Por unë me biçikletë lëviz gjithë ditën. Të jem gej? Po unë jam dhe nuk më pengon kush.
Më duket shumë pa lidhje të dal mes rrugës dhe t’i bërtas botës: Unë jam gej! Pse ta bëj këtë, kur askujt nuk i intereson.
Unë s’e kam kuptuar akoma pse ata dalin në paradë. Në këtë vend ndodhin aq shumë gjëra dhe shumica është indiferente ndaj gjithçkaje. Unë do t’i isha bashkuar me shumë dëshirë një parade, ku të gjithë në kor të bërtisnim: Unë jam njeri!
Fax.Al
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Citim;--Dritare.net- E ke menduar ndonjëherë t’i bashkohesh LGBT-së?

Unë i njoh ata të LGBT-së, por nuk e kam ndërmend të dal me ata në protesta apo në paradë.
Nuk i duroj dot, realisht po të shikosh nja dy lokale ku rrinë shumica prej tyre, të vjen keq. Janë tipa që mblidhen tok dhe rrinë kot, me një kafe 500–lekëshe, 10 orë. Kërkojnë edhe ja 100 gota ujë që të bezdisin kamarierin.
Gjithë ditën merren me llafe. Edhe atë 500–lekëshin, s’dihet nga e kanë marrë, nga mami, nga babi apo s’dihet çfarë mashtrimi kanë bërë. I ekzagjerojnë të gjitha. Nuk janë fare të vërteta ato çfarë thonë; jo më rrahu, jo më mbylli, jo më theri. Nuk janë fare të vërteta. Pastaj edhe sikur, normal që do i bërtasin prindërit, se janë të paaftë. Vetëm ankohen. Pse mos të të bërtasë ty mami, që lë shkollën? Që nuk punon? Normale që duhet të të bërtasë. Sepse ata nuk punojnë, nuk mësojnë, rrinë vetëm në kafe.



Nje femer qe ka nje koncept te tille,vetem les nuk mund te jete, homo dhe po :p hahahahahahaha.
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Që e vogël, në klasë të pestë. Zyshën e fizkulturë e shikoja me sy tjetër. Nuk vishesha mirë, nuk merrja uniformën që ajo të më fliste.
Doja vëmendjen e saj.

Ne klase te5 hmmmm
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Si ta quaj ketē : Les(h) bige ....

Kështu njerezish na duhen në kryeqytet .
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Ne klase te5 hmmmm

Jo po i kish vluar ujin teneqja :gjyshe:dreqja :liber:gogel i vogel jam - sherr i madh :liber:te kish thene me pelqente kukulla hajde, hajde :djep:
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Pavarsisht zgjedhjes se saj te pakten arrin te kuptpj se jeta private esht jet private
 
Titulli: Historia e lezbikes nga Tirana

Me mir tjesh lesbike sesa e perdal sa me njerin sa me tjetrin -.-
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top