Historia e Gjuhes Shqipe

loyalx

Muslim
Gjuha Shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der ضstlichen europنischen Vِlker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.


Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.اabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem اabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proٍes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e اamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.


Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wِrterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.ضlberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem اabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.اabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.اabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem اabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem اabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
 
Historiku i gjuhës shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.

Ishte sidomos merita e njërit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F. Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në Berlin në vitin 1854.

Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indo-iranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.

Origjina

Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.

Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der ضstlichen europنischen Vِlker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.

Teza e origjinës ilire te shqiptarëve është mbështetur nga albanologu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij “Albanesische Stidien”, publikuar më 1854.

Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga këto argumente themelore, janë:

1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.

2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.

3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.

4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.

5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.

Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. ثshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.

Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).

“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.

Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.

Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.

I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar, njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.

Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.

Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.اabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.

"Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.

Prof. Eqrem اabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konsekuente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve përreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.

Për një traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta. Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.

Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, d.m.th. në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.

Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.

Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të hershme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.

Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. ثshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.

Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,

Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdijshme për të ndërtuar një gjuhë letrare kombëtare, standardizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti i jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti i veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.

Shqipja standarde

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.

Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.

Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.

Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lirë edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.

Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.

Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njësimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.

Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njësimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.

Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.

Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.

Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.

Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.

Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme.

Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.

Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).

Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjatë fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.

Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.

Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përveç fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyrë analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).

Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi subjekt+verb+objekt.

Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm). Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja. Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.

Përhapja e gjuhës shqipe


Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e اamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.

Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.

Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wِrterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.ضlberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.

Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin

Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.

Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.

Aleksandër Xhuvani (1880-1961)

Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.

Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqrem اabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.

Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).

Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.

Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).

Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.

ثshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.

Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.اabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.اabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.

Eqrem اabej (1908-1980)

Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare. Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysmëshekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.

Eqrem اabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqrem اabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.

Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).

Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.

Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.

Veprat e prof. Eqrem اabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.

Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqrem اabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.

Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.

Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë. Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhënë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”.

Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqrem اabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.



Marre nga: Shqiperia.com
 
Historia e Gjuhes Shqipe

Nje vidjo qe ja vlen te shikohet, qe nuk eshte nje krijim personal i nje individi, por nje lexim i fakteve "te harruara" nga shqiperia e censures dhe e trasheguar ne ate qe ne sot e njohim si periudha e pluralizmit.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=tJqapcen8Ho]YouTube - Historia e Gjuhes Shqipe[/ame]
 
GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj në Kosovë, në territorin ndërmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovës dhe Di-brës, në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjë, në Krajë, në Ulqin me rrethina deri në Tivar dhe në اamëri. Shqipja, pra, flitet në viset perëndimore të Ballkanit, aty ku kryqëzohen rrugët që lidhin lindjen me perëndimin, pikërisht në atë rajon që ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian. Gjithashtu, shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë), edhe në shumë vende të tjera të kontinentit tonë dhe më gjerë, në Amerikë, në Azi dhe në Australi nga shqiptarë të vendosur atje në kohë më të hershme ose më të vonshme.
Gjuha shqipe i përket familjes së gjuhëve indoevropiane. Rreth dy mijë fjalë të shqipes janë me origjinë indoevropiane: kokë, ditë, natë, dimër, ujë, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon një de-gë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birërie me asnjërën nga gjuhët e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenë i banuar që nga paleolitiku i mesëm (100000 - 40000 vjet para erës sonë). Gjurmët e para të rëndësishme të qytetërimit i përkasin neolitit (6000-2000 vjet para erës sonë).
Në fillimet e kohës së bronzit fiset ilire shfaqen në një territor të gjerë që shtrihej nga gadishulli i Istrias në veri deri në gjirin e Artës në jug. Në lindje, kufiri i tyre shtrihej afërsisht deri te lumenjtë Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtë formuar nga popullsi autokto-ne të epokës së neolitit, pas ardhjes së popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Pra, Ilirët përbënin një popullsi shumë të vjetër të vendosur në perëndim të Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonëve dhe Thesprotëve, i gjejmë tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.
Kjo popullsi del me ketë emër në shekullin e pestë para erës sonë. Në rrethinat e Durrachium-it (Durrësi i sotëm) u formua nyja e Shtetit të parë Ilir. Gjuha e kësaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe gjuha shqipe pasardhëse e ilirishtes.
Nga kjo gjuhë nuk kanë mbetur veçse pak fjalë të cilat mund të shpjegohen me gjuhën shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtë. Edhe disa emra gjeografikë dhe emra perso-nash ilirë mund të shpjegohen me fjalë të shqipes. Kështu p.sh. FV është shpjeguar me shqipen dardhë, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhë, Daz me shqipen dash..
Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Filloi kështu një periudhë pushtimi që zgjati për më shumë se pesë shekuj.
Në shekullin e VII Shqipëria u pushtua nga sllavët, kurse në shekullin XV nga turqit otomanë. Pushtimi otoman vazhdoi pesë shekuj deri më 28 nëntor 1912.
Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbënesh ose Arbëresh.
Emrat e sotëm Shqipëri, shqiptar, shqip janë shfaqur në shekullin XVII.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin e gjuhës e të kulturës latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden në shqipe fjalë me origjinë nga greqishtja e vjetër, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalë të tilla si: drapër, lakër, qer-shi, shpellë; nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonë, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobë, lopatë, pushkë, opingë, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojë (veliko+polje), Zadrimë (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohë, bahçe, oxhak, sobë, jastëk, ilaç etj.
ثshtë e vërtetë që shqipja ka pësuar ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, po është po kaq e vërtetë që ajo ka shfaqur aftësi për t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit të vet huazimet, duke treguar forcën dhe gjallërinë e saj. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër drapanon, kerasia, spileon në shqip dalin drapër, qershi, shpellë,- në latinisht arvum, vicinium, impertorem në shqip arë, fqinj, mbret,- në sllavisht glob, opanak, ravnica në shqip gjobë, opingë, rrafshë.
Gjithsesi gjatë periudhës që vendi ynë, kultura jonë, gjuha jonë ishin nën influencën e kulturës e të gjuhës latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhë indoevropiane me strukturë fonetike, gramatikore e leksikore të veçantë.
Në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zë një vend të veçantë. Gjatë kësaj periudhe, problemet e gjuhës u bënë pjesë përbërëse e programit të Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqërisë së Stambollit (1878) hodhi bazat për zgjidhjen e problemit të alfabetit të gjuhës shqipe, i cili përfundimisht u zgjidh në Kongresin e Manastirit më 1908. Në bazë të alfabetit të gjuhës shqipe është alfabeti latin.
Dokumentet e para të shkruara të shqipes i përkasin shekullit XIV. Libri i parë i shkruar është "Meshari" i Gjon Buzukut që i përket gjysmës së dytë të shek. XVI (1555). Ka mundësi që tradita e shkrimit të shqipes të ketë qenë më e vjetër. Shqipja është shkruar në dy dialekte kryesore, në gegërisht dhe në toskërisht. Vepra e parë toskërisht është "E mbësuame e krishterë", shkuar nga Lukë Matrënga dhe botuar në Romë më 1592. Shqipja ka vazhduar të shkruhet në dy dialekte deri më 1972, kur toskërishtja letrare u shpall gjuhë letrare kombëtare ose gjuhë letrare e njësuar.TSH
 
Historiku Popullit Shqiptar!!!!!

Prova gjuhësore autoktonin e Racës Shqiptare – Zbulimet Arkeologjike – Mendimi i Antropologvet – Besimi i Diellit dhe Bestytni të Sotshme – Përfundim.

Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pati botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipotezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket.
Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, meren vesh në mes të tyre me anën e anglishtes.
Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kanë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç’është kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mitologjija e nga kërkimet antropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e saj indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i ,që nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t’onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-madh i Austris në Janinë, në veprën e tij “Albanesische Studien”, e gjen shqipen e sotshme bijë t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, është i mendimit se shqipja është një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri, i janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme.
Njëri i August Schleicher-it që ve shqipen në një degë indo-europiane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbledh që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»;
tjetri i August Friedrich Pott-it që thotë se shqipja është një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane.

Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para është lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe në qoftë se brenda caqeve të filologjisë ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanve dhe e arkeologve. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europian, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç’ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipotezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, sepse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipoteza, do të thotë të vërtetohet nëse Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi.
Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, sepse një popull që largohet prej një toke e vendoset në një tokë tjetër, duhet të ketë pasur përpjekje, medoemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vendin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.



A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A po, më në fund, përpara shkeljes së Serbëve në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trekëndshin Nish – Shkup – Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e fundme pesha është duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës, që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t’onë në një vend që duhet të ndodhet patjetër afër Greqisë nga njëra anë dhe afër Dalmacisë nga ana tjetër, do me thënë n’atë pjesë të buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarve. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapësira jetësore e të parëve t’anë, kufizohej në bjeshkët e Shqipërisë së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m’i madh i origjinës ilirike dhe i autoktonisë së Shqiptarve është profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo, që njihet prej të gjithë botës si autoriteti m’i lartë në studimet mesapo-japige.
Për të provuar marrëdhëniet që në kohë e në hapësirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të shqiptarve të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripsionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të madh me inskripsjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për shpjegimin e këtyreve duhet përdorur patjetër shqipja e sotshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja-shoqen.
Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i madh po i kushton mund e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë:
«I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së herëshme;
II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t’ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme.5)



اështja e selisë ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t’Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht.
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit, t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.



Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. ثsht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. ثsht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të kenë shkapërcyer detin për hkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n’ishullin më të math të Jonit.

***

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t’anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)



Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak
çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m’e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t’i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m’e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar endé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do
të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q’i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t’onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t’i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n’atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të vjetër.» 23)
.
 
Pe: Historiku E Popullit Shqiptar!!!!!

Hajde historian hajde pse ju te juridikut dhe nga histroia kuptoni e
 
Pe: Historia e Gjuhes Shqipe

Shqiptarëtë flasinë një nga më të vjetërat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s'fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q'është m'ë e vjetërë nga ato, ësht'e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet.
 
Gjuha shqipe...

Dialektet

Artikulli kryesor: Gegë
Artikulli kryesor: Toskë
Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar[citim i duhur], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe.
Toskërishtja dhe Gegërishtja kanë dallime fonetike, morfologjike apo dallime në fjalor. Dallimet fonetike janë të pakta dhe disa nga to janë: â hundore e gegërishtes me ë-në e Toskërishtes ( nâna - nëna ; bâni - bëri) n-ja e Gegërishtes me r-në e Toskërishtes ( syni - syri )etj. Ato morfologjike Tosk - Gegë: të punoj - me punue etj. Disa nga dallimet në fjalor Toskërisht- Gegërisht janë: dhelpër - skile, gjalpë - tlyn, fshat - katund etj.
Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e اamërisë dhe te Bregdetit në jugun e Shqipërisë. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk ka te dhëna të sakta. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.


Historia

Kongresi i Manastirit


Faqe nga Meshari. Libri i parë shqip 1555
Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialektit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gegë[citim i duhur] u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967[citim i duhur]dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot[citim i duhur]. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipe[citim i duhur]. Ky vendim politik i marrë[citim i duhur]në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.
Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtes (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.
Unë mendoj se është një Teme apo artikull pa kurrfarë vlerash as gjuhësore as historike, që mund t'i takoje vetëm "bashqes" apo livadhit t[ Migjen Kelmendit e Nexhmedin Spahiut. Ne këtë lëmi duhet te punojnë dijetar, ose se paku te merren mendimet dhe konkluzionet e tyre, qofte te atyre shqiptar, por edhe te huaj qe kane dhen ndihmese ne zgjidhjen e çështjes se gjuhës shqipe, perveç burimit te fjalës-ndajfoljes shqip, qe ende edhe sot ka mendime te ndryshme — "" 7 Dhjetor 2009 22:32 (CET)


Klasifikimi

Që shqipja është qartë me prejardhje indo-evropiane ishte e njohur nga filologu gjerman Franz Bopp në 1854; hollësitë e ngjashmërive kryesore të shqipes me gjuhët indo-evropiane ishin përpunuar nga një filolog tjetër gjerman, Gustav Meyer, në vitet e 1880-1890. Përmirësimet e mëtejme gjuhësore ishin paraqitur nga gjuhëtari danez Holger Pedersen dhe Norbert Jokl nga Austria.
Etimologjitë në vazhdim e ilustrojnë lidhjen e shqipes me gjuhët indo-evropiane (një yll që i paraprin fjalës tregon të pavërtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike, e cila është e shkruar në ortografi tradicionale) :
pesë “five” (nga *pénkëe)
zjarr “fire” (nga *gëhermos)
natë “night” (nga *nokët-)
dhëndër “son-in-law” (nga *gem{schëa} ter-)
gjarpër “snake” (nga *sérpo{breve}n-)
bjer “bring!” (nga *bhere)
djeg “I burn” (nga *dhegëho)
kam “I have” (nga *kapmi)
pata “I had” (nga *pot-)
pjek “I roast” (nga *pekëo)
thom, thotë “I say, he says” (nga *k'emi, *k'et...)
Sistemi i foljes përfshin shumë tipare arkaike, si ruajtja e aktive e dallueshme dhe përfundimet mesatare personale (si në greqisht) dhe ndryshimi i zanores rrënjë "e" në të tanishmen në "o" në kohën e shkuar, një tipar i ndarë me gjuhët baltike. Për shembull, ekziston mbledh (kalimtare) dhe po ashtu mblidhet (jokalimtare), në kohën e shkuar, dhe mblodha me një "o" në të shkuarën. Për shkak të ndryshimeve sipërfaqësore në formën fonetike të gjuhës gjatë 2.000 vjetëve dhe për shkak të huazimit të fjalëve nga vendet fqinjë, vazhdimësia e trashëgimisë së indoevropianishtes në shqip ka qenë e nënvlerësuar.


Krahasimi me gjuhët tjera indo-evropiane

Shqip muaj i ri / e re nënë motër natë hundë tre i zi /e zezë i kuq / e kuqe i/e gjelbër/blertë i/e verdhë ujk
Tjera Gjuhë indo-evropiane
Sanskrit māsa nava mātṛ svasṛ nakti nasa tri kāla rudhira hari pīta vṛka
Persisht māh nou mādar xāhar shab damāg se siāh sorkh sabz zard gorg
Anglisht month new mother sister night nose three black red green yellow wolf
Frëngjisht mois nouveau mère soeur nuit nez trois noir rouge vert jaune loup
Latinisht mēnsis novus māter soror nox nasus trēs āter, niger ruber viridis flāvus, gilvus lupus
Rumanisht luna nou/noi mamă soră noapte nas trei negru roşu verde galben lup
Italisht mese nuovo madre/mamma sorella notte naso tre nero rosso verde giallo lupo
Irlandisht mي nua mلthair deirfiْr oiche srَn trي dubh dearg glas, uaine buي mac tيre, faolchْ
Valizisht mis newydd mam chwaer nos trwyn tri du (/di/) coch, rhudd gwyrdd, glas melyn blaidd
Letonisht mēnesis jauns māte māsa nakts deguns trīs melns sarkans zaļ? dzeltens vilks

Greqishtja antike μήν
mēn νέος
néos μήτηρ
mētēr αδελφή
adelphē νύξ
nْx ῥίς
rhيs τρεῖς
treĩs μέλας
mélas ἐρυθρός
eruthrَs χλωρός
khlōrَs ξανθός
xanthَs λύκος
lْkos
Bullgarisht месец
mesec нов
nov майка
majka сестра
sestra нощ
no?t нос
nos три
tri черен
čeren червен
červen зелен
zelen жълт
‍ălt вълк
vălk
Serbisht месец
mesec нов
nov мајка
majka сестра
sestra ноћ
noć нос
nos три
tri црн
crn црвен
crven зелен
zelen жут
‍ut вук
vuk
Kroatisht mjesec nov majka sestra noć nos tri crn crven zelen ‍ut vuk
Lituanisht mėnesis/mėnuo naujas mama sesuo/sesė naktis nosis trys juoda raudona ‍alia geltona vilkas


Gramatika

Kategoritë e gramatikës së shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e tjera evropiane. Emrat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe pesë rasa. Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë, buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të shquar në kërkimin e pjesëzës që i përcjell ata që pajtohen me emrin. Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra të mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh, përcjellë emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me emrin.
Foljet kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në Frëngjisht apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e rrënjëve të tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për parregullsitë në një numër të madh të tyre. Kur të përcaktohet një emër apo një i marrur si i njohur është kundrinori i drejtë, një përemër në rastin e vërtetë që përsëritë këtë informacion po ashtu duhet të futet në shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashë librin atij drejtpërdrejtë është “him-it I-gave the-book to-him, e cila në anglishten standarde do të ishte “I gave the book to him.”Në përgjithësi, gramatika dhe dallimet formale të shqipes na kujtojnë greqishten moderne dhe gjuhët romane, veçanërisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnë hungarishten apo greqishten, por gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon më karakteristike.
Gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e komplikuar në krahasim me gjuhët e tjera Indoevropiane. Gjuha shqipe ka 6 ose 5 rasa, emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore dhe që thirrore, e cila është hequr. Foljet janë mjaftë të parregullta. Disa folje si "jap" e "ha", në kohën e shkuar dhe në pjesore ndryshojnë plotësisht në "dhënë" dhe "ngrënë". Foljet e cila mbarojnë me "t" në vetën e tretë njejës, të kohës së kryer të thjeshtë, marrin dy "tt" p.sh ai "hesht" bëhet "ai heshtte" , që shpesh gabimisht shkruhet "heshte".
Fjalët në gjuhën shqipe ndiqen nga nyje të shumta, gjë që e bën të komplikuar edhe për folësit e gjuhës shqipe. Ka 27 forma të shumësit. Shumësi i emrave ndiqet nga prapashtesat por, edhe nga ndryshie brenda emrit, p.sh dash-desh, kal-kuaj,djalë-djemë etj. Disa emra asnjëjës nuk ndryshojnë fare, si p.sh nxënës-nxënës, fëmijë-fëmijë etj.
Fonetika


Transkriptimin në pasoj të përdorimit e Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar.
Alfabeti
A B C ا D DH E ث F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
a b ʦ ʧ d ً ɛ ə f g ɟ h i j k l ɫ m n ɲ ɔ p c ɾ r s ʃ t θ u v ʣ ʤ y z ʒ

Fjalori dhe Kontaktet me gjuhët e tjera

Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, po ashtu tregon jashtëzakonisht disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e tillë është Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afërta me Romakët japin shumë huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet e tilla të fjalëve në Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e Latinishtes së folur në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit Ballkanik. Për shembull, Latinisht paludem u kthye në padulem dhe pastaj padure në Rumani dhe pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të modifikuar.
Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto dy gjuhë reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të hershme. Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuuan fjalën "tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet kulturore gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët (deri në jug), dhe Sllavët (deri në lindje).
Një numër i favorshëm i tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme dhe shprehjes së emrit – janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit por kanë një origjinë dhe zhvillim të pakuptueshëm, ku ndoshta ne te ardhmen mund të nxirët sekreti kodik i ndërtimit të tyre ; Shqipja apo forma e sajë e hershme, shumë lehtë mund të jetë burimi për të zbërthyer mënyrën e ndërtimit te gjuhës se pare universale para çarjeve të mëdha dialektore dhe me vone shendrimit te tyre ne gjuhe te veçanta. Studimi i tipareve të tilla regjionale në Ballkan është bërë një rast klasik për hulumtimi mbi fenomenin e përhapjes së gjuhës.

Alfabeti

Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, ث, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, ا, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.
Rreshtat e mësiperme i përkasin versionit zyrtar të përkufizimit të Alfabetit Shqip. Versioni i saktë është dhe duhet të jetë ky: Alfabeti shqip ka 27 shkronja dhe 9 grupshkronja (digrafi) bashkëtingëlluese që së bashku përbëjnë 36 tingujt e Gjuhës Shqipe të folur. Ndahen në: shtatë zanore: A, E, ث, I, O, U, Y, në 20 bashkëtingëllore: B, C, ا, D, F, G, H, J, K, L, M, N, P, Q, R, S, T, V, X, Z, dhe në 9 tinguj: Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh. Këta 36 tinguj studiohen së bashku në Shkollën Fillore dhe njihen gjithshmërisht që aty e tutje si Alfabeti shqip.
Alfabeti modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i bazuar në atë Latin.
Dëgjoni shqiptimin e alfabetit (Skedar ne formatin Ogg Vorbis, madhësia 146KB)

Shqipja standarde

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njehsimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi të organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosovë.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.
Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes" i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia" (1995), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa" (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht ; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi kryefjale+folje+objekt.
Leksiku përbëhet nga fjalë me preardhje vendase e nga fjalë të huazuara. Fjalët me burim vendas trashëgohen nga periudha e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose janë formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Për fjalët e huazuara qe disa mendojnë vijnë nga gjuhët e popujve me të cilët shqiptarët kanë pasur marrëdhënie gjatë shekujve, greqishtja e vjetër dhe e re, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët sllave, turqishtja, frëngjishtja, është një proces i gjate ne diskutim dhe analizim. Kjo për arsyen e thjeshte sepse burimi i pare i tyre dyshohet se është përsëri gjuha shqipe e folur. Metodat e krahasimit ne shkencën e Entomologjisë nuk janë akoma ne nivelin e saktësisë se duhur përderisa nuk arrihet te zbërthehet ne njësinë minimale kuptimi logjik i simbolo-shkronjave te alfabetit grek dhe atij latin.

Përhapja e gjuhës shqipe

Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e اamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Shën Pjetërburg (Leningrad), Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie, etj.

Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G. Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wِrterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. ضlberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandër Xhuvani. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem اabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961). Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi. ثshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.اabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.اabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej (1908-1980). Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.
Eqerem اabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë.
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”. Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë : Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem اabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, Gjovalin Shkurtaj etj.

Gjuha shqipe gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është gjuhe që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane,por qe klasifikohet si nje nga gjuhet me te vjetra gjeneruese te shume gjuheve indoeuropiane.Kjo gjuhe rrjedh nga Pellazgo-Ilirishtja si gjuhe antikiteti e folur nga Tyrrhenasit,Ballkanasit,dhe nga nje pjese e madhe e asaje qe sot quajme Greqi.Njohja perfekte e kesaj gjuhe,me te dy dialektet TOSK dheGHEG shpjegon pa asnje veshtiresi ethymologjine, ndertimin, dhe kuptimin e fjaleve te gjuheve indoeuropiane.

Marr nga Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
 
Titulli: Historia e Gjuhes Shqipe

Oldest_Surviving_Albanian_Text.jpg

Description : Oldest surviving Albanian text, highlighted in red, from Bellifortis Manuscript, written by Konrad Kyeser around 1380-1405.
Date : 1380-1405
Source Bellifortis Manuscript
Author Konrad Kyeser (1366-1405)
 
Titulli: Historia e Gjuhes Shqipe

Perse ne nje fare menyre Atedheu eshte vete gjuha ?

[video=youtube;T0PdH-8ffTk]https://www.youtube.com/watch?time_continue=400&v=T0PdH-8ffTk[/video]
 
Titulli: Historia e Gjuhes Shqipe

Sa jemi te gjuha shqipe, sipas fjalorit drejtshkrimor shkruhet atdheu apo atedheu? :p
 
Titulli: Historia e Gjuhes Shqipe

Sa jemi te gjuha shqipe, sipas fjalorit drejtshkrimor shkruhet atdheu apo atedheu? :p

Shkruhet Atdhe*

ATDHE m.
1. Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Atdheu ynë. Atdheu socialist. Dashuria (malli) për atdheun. اlirimi i atdheut. Për mbrojtjen e atdheut. Atdheu në rrezik. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Të shkojmë atje ku ka nevojë atdheu! Atdheu i dytë vend i huaj, ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. Duaj atdheun, si shqipja folenë! fj. u.
2. Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i socializmit. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).

*Sipas fjalorit të gjuhës shqipe.
 
Titulli: Historia e Gjuhes Shqipe

Sa jemi te gjuha shqipe, sipas fjalorit drejtshkrimor shkruhet atdheu apo atedheu? :p

Domethenje me te bukur nuk mund te kete asnje gjuhe ne bote.
At-Dhe Dheu i Babait. Aty ku ke rrenjet e tua :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top