Hapni zjarr ndaj grabitesve, nen rrota ata qe bllokojne rruget

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka hartuar një projektligj që u jep leje qytetarëve të armatosur (në SHBA shumica e qytetarëve mbajnë armë me leje), për të qëlluar çdo grabitës të dyshuar dhe që shkakton trazira.

shba.jpg

Gov Ron DeSantis hartoi legjislacionin me emrin ‘anti-mob’, që do të lejojë qytetarët e armatosur me leje, të gjuajnë ndaj plaçkitësve të dyshuar ose këdo që përfshihet në ‘aktivitete kriminale’, apo të gjithë ata që kanë si qëllim që ë shkatërrojnë pronën e qytetarëve apo edhe bizneset.


Propozimi erdhi si përgjigje pas disa muaj protestash kundër brutalitetit të policisë, të cilat ndonjëherë janë shoqëruar me dhunë dhe plaçkitje.



Gjithashtu drejtuesit e mjeteve që akuzohen se kanë vrarë ose plagosur pa dashje protestuesit që bllokojnë trafikun do të amnistohen nga ndjekja penale.

DeSantis u zotua në shtator se do të godiste pa mëshirë “grupimet e dhunshme dhe të çrregullta’ që po zhvillohen në SHBA pas vdekjes së George Floyd, i vrarë nga një polic i bardhë.

Propozimi i tij ndezi kritika të ashpra. Ata e quajtën atë të rrezikshëm, antikushtetues dhe një propozim me papavijë të “qarta politike”.

DeSantis hartoi të ashtuquajturin legjislacion ‘anti-mob’ në përgjigje të trazirave me muaj rreth vendit këtë vit. Në disa raste, protestat paqësore kundër brutalitetit të policisë i dhanë vendin dhunës dhe plaçkitjeve, përfshirë Florida.

Guvernatori po kërkon përdorimin e forcës kundër njerëzve të përfshirë në plaçkitje dhe ‘shkatërrime kriminale’ që prishin një bizneset, shkroi “Miami Herald”.

Propozimi i DeSantis vjen disa javë pasi ai u zotua të godiste "asambletë e dhunshme dhe të çrregullta" – duke iu referuar protestave kundër padrejtësisë racore që kanë tronditur kombin që prej vdekjes së 25 majit të George Floyd në Minneapolis.

Guvernatori shpreson t’i frenojë ato me forcë.

Kryebashkiaku i Miami Beach, Dan Gelber, një ish-ligjvënës i shtetit Demokrat që kundërshtoi ligjin tha se propozimi ‘tingëllon si një ftesë për të nxitur dhunë’.

Gelber spekuloi se DeSantis ishte i motivuar për të hartuar projekt-ligjin nga dëshira e tij për të marrë vendin e Trump, në Partinë Republikane.

/a.m/NOA.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top