Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
1658223306135.png
Kryeministri Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Brukesel.

Rama: Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare.

Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat.

Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit.

Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.

Kryeministri Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.

Rama: Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan.

Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor.

LAJMIFUNDIT / 19 KORRIK 2022/
 
Me fjalë tjera - faleminderit për asgjë!
Po erdhëm një ditë në BE, do hamë thërimet që do mbesin. Qofshim për veten tonë 🙏
 
Me fjalë tjera - faleminderit për asgjë!
Po erdhëm një ditë në BE, do hamë thërimet që do mbesin. Qofshim për veten tonë 🙏
Une kam hallin e ekspulsit 😂😂😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top