Halimi: Sot hyn në fuqi paketa civile, qytetarët s'do presin më pas gjykatave

cent

...Lontano
TIRANث- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” njoftoni se sot hyn ne fuqi paketa civile, e cila sipas tij do të thyejë tabutë pasi qytetarët përfitojnë një sërë lehtësirash dhe shmangin sorollatjen në dyert e gjykatave.

“Reforma civile që hyn sot në fuqi ndihmon në rritjen e eficensës së sistemit gjyqësor, duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës se gjyqit, apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë”, thekson Halimi.

POSTIMI I PLOTث
Te dashur miq,

Sot hyn ne fuqi paketa civile. Thyejmë tabutë dhe sjellim një traditë të re në fushën civile. Më shumë se 30.000 qytetare në vit nuk do të shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërisht një muaj kohë, por do ta përfitojnë këtë shërbim në pak minuta nga noteri. Nga nesër qytetaret që kanë fituar një proces gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërisht në gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhërit të ekzekutimit.

Gjykime për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nuk do të ketë më. Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, cfarë ndodhi në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24.

Reforma civile që hyn sot në fuqi ndihmon në rritjen e eficensës së sistemit gjyqësor, duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës se gjyqit, apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët do të kenë më pak procese, ndaj trupat gjykues me fleksibël si dhe kalendari elektronik për proceset civile do të shkurtojnë kohen e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës.

Hyrja e kësaj pakete në fuqi është siguri e shtuar edhe për sistemin bankar i cili do të ketë mundësi të ekzekutoj me shpejt kreditë e këqija; do të mund të kontrolloj online se cfarë bën përmbaruesi me cështjen e tyre si dhe te siguroj kolateralin. E realizuam këtë reforme dhe nga sot cdo shqiptar do të gëzoj frutet e saj.

Paketa Civile si dhe te gjitha proceset transformuese qe ndermorri Ministria e Drejtesise u mbështetën nga ekspertë të misioneve të huaja, u përkrahën nga grupet e interesit dhe për to u investua stafi i ministrisë, një ekip profesionistësh të cilit i jam mirënjohës për reformat e guximshme të këtyre viteve. Eduard

/BalkanWeb
 
Titulli: Halimi: Sot hyn në fuqi paketa civile, qytetarët s'do presin më pas gjykatav

Me shum vonese ishin keto reforma, duhet te kishin dale kohe me pare, nje padi civile kerkonte vertet 30 Diteshin, por pa harruar edhe sorrollatjen e gjyqtarve ne seancen e prezantimit apo dhe ne ato te shqyrtimit, e per te mos folur pastaj per datat ne proces qe jan vertet nje humbje katastrofale kohe, te pakten deri keto kohe. Gjithesesi me mire vone se kurre..!!
 
Titulli: Halimi: Sot hyn në fuqi paketa civile, qytetarët s'do presin më pas gjykatav

Me mire vone se kurre...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top