• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hadithe....

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku radijall-llahu anhu transmeton se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."


Buhariu dhe Muslimi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij radijall-llahu anhu transmetohet se Profeti Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:


"Vërtet nga fjalët /urtësitë/, që bota i ka mbajtur mend nga ligjërimet e Profetëve të mëparshëm është:

*Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash."


Buhariu
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Nga Enesi radijall-llahu anhu transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar Resulull-llahun Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

All-llahu i madhëruar ka thënë: O biri i Ademit, deri sa të mbështetesh në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të falë çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vrënësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po aq."

(Tirmidhiu, hadith hasen-sahih)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".

(Sahih, Ahmedi).
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muhammedi a.s.thotë:

"Kush e shet lëkurën e kurbanit, për të s'ka kurban."
(Sahih El-Xhami', 6118)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Transmetohet se njeherë kishte ardhur një njeri te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur: "O i derguar i Zotit, deri sa herë duhet ta falim sherbëtorin (kur ai gabon)"?

E Pejgamberi a.s. ishte përgjigjur: "Çdo ditë deri në shtatëdhjetë herë"!


Nëse kjo falje dhe tolerancë kërkohet të jetë në raport me gabimet e sherbëtorit që shërben në familje, a thua çfarë falje dhe mëshire duhet të kemi për vetë anëtarët e familjes, për prindrit, bashkëshortet, fëmijët, vllëzërit dhe motrat tona!!!?
Zoti dhashtë mëshirë, butësi e lumturi në çdo familje!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka thene Muhammedi a.s:

“Pasha Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, do te vije koha kur vrasesi nuk do te dije se per cka ka vrare ndersa i vrari per cka eshte vrare”(Muslimi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
FB_IMG_1566094439777.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nese beson se Meshira e Zotit, ia ka tejkaluar Hidherimit te Tij, atehere a nuk eshte me primare, me e dobishme qe njerezve t'ju flasim me shume rreth Meshires se sa Hidherimit te Zotit ?

Profeti yne i dashur, Muhammedi a.s., nxiti per ne pergezim dhe ndaloj nga te frikesuarit. Ai tha:

“Përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.

Sahabet i urdheroi dhe ju tha:
“Thirrni njerëzit, dhe përgëzoni dhe mos frikësoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni”.
P.s.
Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim (Hadith Kudsij)

tumblr_pjys460Gog1ul63vpo1_1280.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Enesi r.a. tregon se:

“Njëherë Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. shkoi tek një i ri që ishte në shtratin e tij të vdekjes dhe e pyeti: Si po ndihesh? Djaloshi i tha: Unë kam shumë shpresë tek Allahu i Madhërishëm, mirëpo kam frikë edhe për mëkatet e mia. Pejgamberi a.s. tha: Besimtari që i ka këto dy ide njëherësh, Allahu i Madhërishëm ia përmbush shpresat e tija dhe i dhuron siguri e mbrojtje ndaj frikës.”

(Tirmidhiu)


44115882_291597094786245_8303892269757366272_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka thene Muhammedi a.s. (Paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te)

"Ne Xhennet, ti do ta shikosh shpendin duke fluturuar dhe ke dëshirë qe ta hash kështuqë ai te bie para duarve i pjekur".

(Bezzari, Bejhekiu, 318, Ebu Ja'la, 6/155)

90980129_2775873879198441_8735611906926051328_n.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) ka thënë:
“Vërtet Allahu kënaqet me robin e tij kur ai ha ose pi dhe e falënderon Zotin për atë mirësi.”
Transmetoi Muslimi.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të)kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pastaj tha:

“Kështu ka vepruar Pejgamberi alejhi selam".

(Rijadus Salihin)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem asnjëherë nuk ka goditur ndonjë shërbëtor ose grua.

— Hazreti Aisheja radiallahu anha, nga Sunen Ebi Davud, vol. VII, hadithi 4786.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pejgamberi kur fliste nuk fliste si ju. Të folurit e bënte qartë dhe me pushime. Kushdo që ulej me të, i mbante mend fjalët e tija.

— Hazreti Aisheja radiallahu anha, nga Sunen Tirmidhi, vol. VI, fq. 231.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Profeti Muhamed a.s ka thënë:

“Kur babai ia hedh sytë djalit të tij dhe mbushet me gezim, do të ketë shpërblim sikur t’i ketë falur lirinë një skllavi.” Dikush e pyeti: O i dërguari i Zotit! Po sikur ta shohë fëmijën e tij njëqind herë në ditë?! Profeti (a.s.) u përgjigj:- “Zoti është më i madhi!” Pra, Zoti do ta shtojë më shumë shpërblimin dhe sevapin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Sjellja e butë sa herë që është pjesë e diçkaje, e zbukuron atë dhe kurdo që hiqet prej saj e shëmton".

(Muhammedi a.s. )
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Enesi r.a. tregon se:


“Njëherë Pejgamberi ynë i dashur s.a.v.s. shkoi tek një i ri që ishte në shtratin e tij të vdekjes dhe e pyeti: Si po ndihesh? Djaloshi i tha: Unë kam shumë shpresë tek Allahu i Madhërishëm, mirëpo kam frikë edhe për mëkatet e mia. Pejgamberi a.s. tha: Besimtari që i ka këto dy ide njëherësh, Allahu i Madhërishëm ia përmbush shpresat e tija dhe i dhuron siguri e mbrojtje ndaj frikës.”
(Tirmidhiu)


121691865_799019604255562_1669424154962659288_o.jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
“E dini se cila vepër është një shkallë më lartë se agjërimi, namazi dhe sadakaja? Vendosja e paqes mes njerëzve”.

(Muhammedi a.s. )
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muhammedi a.s. ne nje thenje te tij ndalon tri gjera, njera nga te cilat eshte: "Dhe të bisedojnë fshehurazi dy vetë e të tretin ta lënë anash, ngase kjo shkakton shqetesim tei ai"
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Modestia e Muhamedit s.a.v.s.:

I Derguari i Zotit ishte në udhëtim. Gjatë udhëtimit i tha ashabëve (shokeve) të tij që të therrnin një dele. Ata pranuan këtë vendim të të Dërguarit. Ashtu që, njëri prej tyre tha: '' O Resulallah, therrjen e bëj unë ''. Një tjetër tha: '' O Resulallah, lëkuren e rrjep unë ''. Ndërsa, një tjetër tha: '' O Resulallah, pjekjen e bëj unë ''. Atëherë, Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: '' Ndërsa unë po mbledh drutë ''. Duke ndëgjuar këto fjalë, ashabët thanë: O Resulallah, ne mjaftojmë për ta bërë këtë punë. Por Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) u tha atyre: Edhe unë e di që ju jeni të mjaftueshëm, por mua nuk më duket e përshtatshme që ta konsideroj vetën timë sipër jush sepse Allahut i duket e shëmtuar që robi i tij ta konsiderojë vetën sipër shokëve të vet.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
“Ju nëse nuk keni mundësi t’i kaploni njerëzit me pasuri, mund t’i kaploni me fytyrë të hapur dhe moral të mirë”. (Transmeton: Muslimi ).
-Muhammedi a.s. -
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Sjellja e butë sa herë që është pjesë e diçkaje, e zbukuron atë dhe kurdo që hiqet prej saj e shëmton".

(Muhammedi a.s. )
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Është shënuar se I dërguari i All-llahut a.s.v.s. ka thënë:

“Pasha All-llahun, në Xhennet do të hyjë vetëm ai që ka qenë i mëshirshëm”. Shokët e kanë pyetur: “A nuk jemi të gjithë ne të mëshirshëm, o I dërguari i All-llahut”? Në këtë ai iu tha: “Nuk është kjo mëshirë e dikujt nga ju ndaj fëmijës së vet apo dikujt të afërm, por mëshira ndaj gjithë asaj që ka shpirt”. Këtu I dërguari i All-llahut e ka ngritur zërin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Muadhi rrëfen:

“I Dërguari a.s. më tha: - O Muadh! Të këshilloj të frikësohesh prej Allahut, të flasësh të vërtetën, të mbashë premtimet, të meritosh besimin, të mos tradhëtosh, të mbrosh komshiun, të tregosh mëshirë ndaj jetimit, të flasësh butë, t’i japësh selam çdokujt dhe të jesh modest, të jesh në punë të mira, të mos jesh pesimist, t’a ruash besimin (iman), ta kuptosh Kur’anin, dashurinë ndaj Xhennetit, frikë nga dhënia e llogarisë dhe shtrirje e dorës ndaj çdokujt me dashamirësi. Ndërsa të ndaloj të flasësh fjalë të këqija ndaj të mençurit, që ta gënjesh të vërtetën, t’i përshtatesh gjynahqarit, të bëhesh kryengritës ndaj udhëheqësit të drejtë, dhe nxitjen e përçarjen. Të këshilloj: në çdo vend të jesh me devotshmëri dhe menjëherë të bësh teube (pendim) - nëse ke bërë gjynah fshehurazi, atëherë bëj edhe teube fshehtas, e nëse bën gjynah haptazi, atëherë haptazi bëj teube.

============================================================================


Një beduin në praninë e tij filloi që të urinonte në një qoshe të xhamisë. As’habët u vërsulën drejt tij, e Resulallahu, s.a.v.s., u tha:

“Mos e ndërpreni” (derisa të kryej urinimin), e më pastaj tha: “Nuk ka hije në xhami papastërtia, si urina dhe jashtëqitja. Në një transmetim tjetër: “Afroni (njerëzit), e mos i bëni që të ndjejnë urrejtje.”

============================================================================
 
Top