Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët”, Ministri i Brendshëm turk bën deklaratën e fortë

5e938a4dc03c0e13d41ff328-905x395.jpg

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë ditës së djeshme në media duke tronditur të gjithë shoqërinë turke.

I ftuar në një emisionin “Haber Global” Soylu, i cilësuar si njeri i dytë më i fuqishëm në qeverinë turke pas Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij të forta me “nëntokën”, tha se grushti i shtetit nuk është kryer nga gylenistët.

Soylu u shpreh gjatë emisionit se në të vërtetë, grushtin e shtetit e bënë amerikanët.

“Ju vërtetë mendoni se grushtin e shtetit e bëri FETO?”, pyeti ministri turk duke mos e lejuar gazetarin të vijonte pyetjen tjetër, ndërkohë që të njëjtën fjali e përsëriti dy herë.

Kaq është dashur që pas kësaj deklaratë në Turqi të shpërthejë debati se “nëse grushtin nuk e kanë bërë gylenistët, siç pretendon qeveria turke, atëherë përse gjenden në burgje dhjetra mijëra qytetarë?”.

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm përbën një ndryshim 180 gradë në politikën e vendit pasi deri më tani qeveria e Erdoganit pretendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga gylenistët duke nisur më pas një përndjekje të madhe përmes burgosjes, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjes së personave.

Më herët, agjenci inteligjence si BND e Gjermanisë apo CIA kishin deklaruar se nuk ka prova që grushtin e bënë ushtarakët gylenistë në ushtri, megjithatë e deklaruar kjo nga goja e ministrit të Brendshëm përbën një kthesë të madhe në qendrimin e Turqisë ndaj asaj që ndodhi në 15 korrik 2016.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani në Turqi pas kësaj deklarate, e cila i ka surprizuar të gjithë.

o.j/dita
 
Oh kto lajmet dhe titujt bombastik aman. :D
Nejse, meqe e degjova ne turqisht: Ai tha: "Sadece Feto mu yaptin?" ( A e beri vetem FETO?)
Dhe me vone kur u ripyet, tha: ku po rrin Gyleni?
Ne Amerika -ja kthen gazetari.
-Epo ja. (Bitti) si me thene "u mbyll ai muhabet".

Pra, e beri vetem apo me suportin e Amerikes?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top