Grupi muzikor i juaj i preferuar..!!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mora shkas per kete teme,nga grupi Shqiptar .." NRG Band"..pasi me pelqen shume pothuajse ne te gjitha kenget e tyre,.:)
Thash te hapi nje teme,ku mund te sillni kenget e GRUPEVE tuaja te preferuara,te gjitha rrymave muzikore,qofshin grupe shqiptare apo te huaja..


Sipas deshires mund te shoqerojm postimin dhe me informacione t endryshme rreth grupit..


NRG Band u themelua gjatë vitit 2000 nga tre vëllezërit - Qaka, me bashkangjitjen e Besnikut (vokal dhe tupana) dy vëllezërve të tij, Arbenit (gitarë) dhe Metit(bas), që të dy deri atëherë, anëtarë të ish grupit Dora D’Istria.
Arbeni e Meti si Dora D’istria, në vitet 1992-93, u paraqiten në disa rock festivale me disa shokë muzicientë, si Boom Festivali – në Mitrovicë, dhe Rock Festivali – në Pejë. Në vitin 1996 ata realizuan inçizimin e parë – “Funk-in t’a dëgjojmë”, në studion e mirënjohur të kohës “Positive Enertainment” të Enis Preshevës, por për fat të keq për shkak të rrethanave të atëhershme – ky inçizim nuk arrijti deri te auditoriumi. Pas kësaj pason një periudhë e bashkëpunimit me disa bende tjera.

Në formacionin e ri, NRG Band, që nga viti 2000, përveq që performoi nëpër shumë klube anëkënd Kosovës e të trojeve tjera shqiptare, u paraqit edhe në disa festivale, si: BBC (Rritëm e Pop) në Tiranë, në vitin 2002, e më pas në Prishtinë BBC – 2003 … pastaj në SHOW FEST 2003 e 2004 etj, e në të cilat paraqitje arrijti suksese të shkëlqyeshme. Në ndërkohë, vokali i grupit – Besniku u paraqit si mysafir në disa këngë në dy albumet e fundit të “Rritmit të Rrugës”.

Në fund të vitit 2004 realizohet albumi i parë i grupit - “Ama …” me gjithsejt 12 këngë. Si mysafir në album me nga një send paraqiten Babuka, Rritmi i Rrugës, Etno Engjujt si dhe një duet realizohet me Adelina Thaqin.


Menjëherë pas realizimit të albumit, grupit i bashkangjitet edhe anëtari i katërt, Vedat Maxhuni – sint, dhe rrjedhimisht pas kësaj periudhe të editimit të albumit dhe konsolidimit pason paraqitja e grupit në skena e klube, festivale si dhe në disa koncerte humanitare nëpër Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e në diasporë.

Në ndërkohë, gjatë vitit 2005, pregaditet edhe albumi i dytë i bendit, i cili për shkak të një vonese të natyrës teknike, mbeti të realizohet diku gjatë muajit prill, 2006 .


Po gjatë këtij viti NRG Band për pos një kontiuniteti të vazhueshëm që patën në skenat e ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Mal të Zi dhe diaspor Nrg Band u mori pjesë në Këngen Magjike 2006 dhe 2007 më këngen "Luja bab luja" dhe "Hajde me mu ni natë" ku dhe shperblyen me disa اmime. Në grup hyri anëtar i ri Xhengiz Boshnjaku - sint. Nrg Band gjatë verë 2007 ka relizuar edhe video klipin e balladës nga albumi Paja Paja "AIDA" po ashtu edhe te bashpkonimit në mes Nrg Band dhe Orinda Huta me këngen "As fejesa e as martesa".

Me kalimin e kohës ata u afruan afër publikut me këngën "Urgjentisht" ku bënë një "bum" në publikun shqiptar. Më pas ata e ripërtrijnë këngën "Drenushë" të kënduar vite më parë nga grupi Minatori.

Jo kot, ata në vitin 2008 u zgjodhën "Best Group" në trojet shqiptare duke u bërë grupi më i sukseshëm i vitit. Me këngën "Nina" ata fituan gjithashtu shumë çmime.

Në vazhdim, grupi pejan pas shumë koncerteve, mbrëmjeve të natës, sukseseve të ndryshme dolën në pah me këngën "Studentja". Pas kësaj kënge ata bashkëpunuan edhe me Mc Beken ku "rindërtuan" këngën "Shehide".

Vera 2010 për Nrg Band ishte sukses gjithmonë më i madh. Ata kompozuan këngën "Duame" ku me të morën pjesë live në Top Fest 7, ku arritën deri në finale dhe u shpërblyen me çmime. Pas këtyre sukseseve në Shqipëri, ata dolën me këngën "Atmosfera" ku klubet e natës ishin të stërmbushura kur këndonte grupi Nrg Band.

Me tu afruar festat e fundvitit ata kompozuan një këngë për diasporën të quajtur "Me gaz e lot", dhe morën pjesë në vende jashtë Kosovës për mbrëmje muzikore në diasporë.

Ata lansuan edhe këngën Rina me të cilën morën pjesë në Top Fest 8 dhe u shpërblyen me çmimin "Top Albanian Radio". Më pas ata bënë edhe spotin e këngës me mjaft sukses në publik dhe hodhën në shitje albumin e 4 të tyre.







To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Grupi muzikor i juaj i preferuar..!!

[video=youtube;eBmpwzi-_0Q]http://www.youtube.com/watch?v=eBmpwzi-_0Q[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Grupi muzikor i juaj i preferuar..!!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

scorpions ......
 
Kto me kane pelqyer cdohere
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Kta jane te preferuarit e mi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top