Greqi, rihapen bankat. Kufiri për qytetarët, 420 euro në javë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Bankat greke kanë filluar të hapen këtë të hënë, tre javë pas mbylljes të shkaktuar nga ngërçi në bisedimet për borxhin publik të vendit.

Megjithatë, kufizime të shumta mbeten ende në fuqi, përfshirë bllokimin e transfertave të parave jashtë shtetit. Gjithashtu, grekët po përballen me një rritje të çmimeve me një rritje të mëtejshme të TVSH-së.

Radhët nëpër bankomate janë kthyer tashmë në diçka normale në Greqi, ku njerëzit presin të tërheqin maksimumi 60 euro në ditë, një kufizim ky i imponuar nga frika e tërheqjes së parave nga bankat.

Megjithatë, nga kjo e hënë kufiri ditor është bërë javor, me 420 euro në javë, që do të thotë se grekëve nuk do t’u duhet të mbajnë radhë çdo ditë.

Por bllokimi i transfertave për në bankat e huaja dhe ndalimi i përdorimit të çeqeve mbetet në fuqi.

Gjithashtu, grekët do të paguajnë më shumë për një sërë mallrash dhe shërbimesh, përfshirë këtu taksitë dhe restorantet, me TVSH-në që rritet nga 13 në 23 për qind.

Rritja e TVSH-së ishte mes kushteve të paketës së reformave që Greqisë iu vendosën nga kreditorët për t’i hapur rrugë ndihmës prej 86 miliardë eurosh.

Athina zyrtare arriti më herët gjatë muajit një marrëveshje me Eurozonën, para në këmbim të reformave, në mënyrë që të shmangte falimentimin dhe për rrjedhojë daljen nga zona që përdor monedhën e përbashkët.

Ndërkohë, Gjermania ka bërë të ditur se është gati të shqyrtojë lëshime të tjera për Greqinë.

/ Top Channel
 
Titulli: Greqi, rihapen bankat. Kufiri për qytetarët, 420 euro në javë

Hajde hajde 1/4 e jona
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top